Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė ėshtė nė fuqi bėhet se din ēdo gjė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 66 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Letersi :: Botohet nė Itali “Antologjia e letėrsisė shqipe”
Postuar nga: Albo

Letersi Kohėt e fundit u botua nė Itali “Antologjia e Letėrsisė shqipe” nga Shtėpia Botuese “Luigi Pelegrini”. E zgjedhur dhe e pėrgatitur nga prof. Nasho Jorgaqi, ajo pėrfshin letėrsinė shqipe nga shekulli i XVIII e deri nė fund tė viteve 80 tė shekullit tė XX. E pėrfaqėsuar nė krye nga poezia popullore, lėnda e antologjisė ndjek vijėn historike tė zhvillimit tė saj nga letėrsia e vjetėr nė letėrsinė e Rilindjes dhe nga letėrsia e Pavarėsisė nė letėrsinė e Pas luftės.

Antologjia, e ndarė nė dy pjesė, rrok kryesisht dy gjinitė kryesore, poezinė dhe prozėn shqipe, paraqitur pėrmes krijimtarisė sė 35 autorėve tė periudhave tė ndryshme letrare. Ajo fillon me J. Varibobėn, pėr tė vijuar me J. De Radėn e G. Darėn, N. Frashėrin, Ēajupin, Z. Skiroin, N. Mjedėn, Gj. Fishtėn, F. Nolin, Asdrenin, V. Prenushin, A. Asllanin, E. Koliqin, M. Kutelin, Migjenin e N. Hakiun, pėr t’u plotėsuar me autorė tė pasluftės si I. Kadare, D. Agolli, F. Arapi, Dh. Qiriazi, V. Skėnderi, Xh. Spahiu, A. Istrefi, A. Mamaqi, E. Kadare, J. Xoxa, Q. Buxheli, S. Andoni, N. Prifti, Dh. Xhuvani e F. Ballanca.
Lėnda e pėrkthyer ėshtė vjelur nga botime tė ndryshme tė bėra brenda dhe jashtė Shqipėrisė, ku spikatin emrat e pėrkthyesve si E. Koliqi, J. Kodra, J. Jeuse, E. Scalambrino, K. Kokoshi, R. Baldini, A. Vrioni.
Antologjia voluminoze shoqėrohet nga njė parathėnie dhe shėnime biobibliografike tė pėrgatitėsit pėr secilin autor.
“Antologjia e letėrsisė shqipe” pėrbėn njė kontribut tė ēmuar pėr njohjen e letėrsisė sonė nė njė vend mik siē ėshtė Italia. Prof. Nasho Jorgaqi, pas kėtij botimi, ka pėrgatitur “Antologjinė e letėrsisė shqipe bashkėkohore” me krijimtrainė letrare tė periudhės post komuniste, e cila do tė shohė dritėn e botimit brenda kėtij viti.


Vėshtrim mbi letėrsinė shqipe*

Prof. Nasho Jorgaqi

Shqiptarėt, ndonėse janė njė nga popujt mė tė vjetėr tė Evropės dhe gjuha e tyre i takon tė jetė pasardhėse e ilirishtes sė lashtė, letėrsia shqiptare, pėr shkak tė kushteve tė vėshtira historike, ka lindur pėrgjithėsisht me vonesė. Shkrimet e para nė gjuhėn shqipe, me sa dihet deri mė sot, janė tė shekullit tė pesėmbėdhjetė, kurse libri i parė shqip, “Meshari” i Gjon Buzukut u botua mė 1555. Por ka mendime tė studiuesve se gjuha shqipe ėshtė shkruar shumė mė herėt, megjithėse pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė qė mungesėn e njė letėrsie tė shkruar nė jetėn shpirtėrore tė popullit shqiptar e ka zėvendėsuar letėrsia orale. Folklori shumė i pasur dhe me vlera tė shquara artistike tregon qartazi shpirtin krijues tė shqiptarėve, botėn dhe psikologjinė e tyre si njė popull me shpirt krijues, vital e liridashės.
Nė fakt letėrsia shqipe gjatė mesjetės sė vonė do tė pėrfaqėsohej nga njė anė me vepra tė shkruara latinisht, nė gjuhėn e kulturės sė kohės, siē janė veprat e humanistėve shqiptarė, tė M. Barletit, M. Beēikemit, Marulit etj. dhe nga ana tjetėr, me vepra nė gjuhėn shqipe tė njė plejade letrarėsh patriotė. Kėsaj plejade do t’i pėrkasin letrarėt P. Budi, F. Bardhi, P. Bogdani etj., qė zhvilluan veprimtarinė e tyre krijuese nė prozė e poezi dhe i hapėn rrugėn letėrsisė sė vėrtetė shqipe. Themi letėrsisė sė vėrtetė shqipe se letėrsia artistike do tė nisė nė fillimet e shekullit tė XIX, me zhvillimin e lėvizjes kombėtare pėr Ēlirimin e Shqipėrisė nga pushtuesit osmanė. Nė kėtė kohė, nė diasporė dhe nė Shqipėri do tė lindė shtypi dhe do tė botohen libra qė do tė hedhin themelet e letėrsisė kombėtare shqiptare. Vepra e parė madhore e kėsaj letėrsie do tė jetė poema “Milosao” e poetit arbėresh Jeronim de Rada, botuar nė Napoli nė vitin 1836. Gjithė veprat qė do tė botohen mė pas deri nė 1912, kur Shqipėria do tė fitojė pavarėsinė, do t’i takojnė njė periudhe letrare qė njihet nėn emrin letėrsia e Rilindjes. Kjo letėrsi ėshtė njė letėrsi kryesisht patriotike, me nota luftarake dhe frymėmarrje romantike. Kryefjala e saj do tė jetė liria e atdheut, emancipimi shpirtėror i popullit, lartėsimi i kulturės, progresi estetik. Nė ballė tė letėrsisė sė Rilindjes do tė prijė poeti Naim Frashėri, i cili me poezinė e vet lirike dhe epike u bė poeti kombėtar i popullit shqiptar. Nė kuadrin e letėrsisė sė Rilindjes do tė krijojnė shkrimtarė si A Zako – Ēajupi, F. Konica, Asdreni, F. Shiroka, G. Dara, Z. Serembe etj., tė cilėt dhanė vepra me vlera tė shquara ideoartistike. Letėrsia e kėsaj periudhe ishte kryesisht letėrsi poetike. Proza sapo do tė bėnte hapat e parė si prozė publicistike, historike dhe mė pak si prozė letrare. Po kėshtu dhe dramaturgjia do tė japė veprat e para pioniere.
Me ēlirimin e Shqipėrisė nga pushtuesit e huaj dhe krijimin e shtetit shqiptar, letėrsia do tė hynte nė njė periudhė tė re zhvillimi (1912-1939). Traditat e shquara nė lėmin e poezisė do tė ēoheshin mė tej nėpėrmjet krijimtarisė sė pasur tė poetit tė shquar Gjergj Fishta dhe tė poetėve tė tjerė si N. Mjeda, F. Noli, L. Poradeci, A. Asllani, V. Prenushi etj. Nė kėtė periudhė letėrsia do tė shėnonte njė hop cilėsor me lindjen e romanit shqiptar nė dekadėn e dytė tė kėtij shekulli me romanet e N. Nikajt, F. Postolit, Z. Arapit dhe mė pas me ato tė H. Stėrmillit e S. Spasses. Nga ana tjetėr, nė lėmin e prozės do tė ndjehet njė ngritje e nivelit tė tregimit. Ky lloj letrar do tė kualifikohet artistikisht sidomos nėpėrmjet tregimeve tė M. Kutelit dhe E. Koliqit.
Nė qendėr tė letėrsisė gjatė periudhės sė Pavarėsisė, nuk do tė jetė mė tema patriotike, por ajo sociale. Problemet e mprehta shoqėrore do tė gjejnė njė trajtim realist nė krijimtarinė, sidomos tė njė brezi tė ri letrar, qė vjen nė letėrsi. Ky ėshtė brezi i letrarėve realistė , qė i ēeli horizonte tė reja ideoartistike letrave shqipe. Nė ballė tė kėsaj plejade do tė qėndronte poeti dhe prozatori i talentuar Migjeni, i cili, megjithė jetėn tepėr tė shkurtėr, la gjurmė tė thella dhe ndikoi nė rrjedhat e letėrsisė moderne shqiptare. Nė kėtė rrugė, pėr njė drejtim realist tė letėrsisė shqiptare, krijuan letrarėt e rinj si P. Marko, N. Bulka, Dh. Shuteriqi, G. Pali, A. Ēaēi etj. Janė interesante dhe eksperimentet letrare qė u bėnė nė kėtė kohė pėr tė krijuar korelacione me rrjedhat dhe fenomenet qė zhvilloheshin nė letėrsinė evropiane, sidomos me simbolizmin, neorealizmin etj. Letėrsia shqipe gjatė periudhės sė Pavarėsisė bėri pėrpjekje tė suksesshme pėr tė dalė nga kuadri krahinor, pėr tė thelluar dhe konsoliduar tiparet e veta qė kish fituar nga koha e Rilindjes si njė letėrsi kombėtare.
Me pushtimin fashist tė Shqipėrisė dhe nė kushtet e rezistencės antifashiste, letėrsia shqiptare nuk do tė qėndronte indiferente, pėrkundrazi, ajo do tė merrte pjesė aktive, duke u kthyer nė njė armė lufte. Marshet dhe kėngėt kushtruese, skicat luftarake, skeēet dhe humori stigmatizues do tė jenė shfaqjet karakteristike tė letėrsisė sė kėsaj kohe. Mbi kėtė bazė, mė pas, nė vitet e ēlirimit kombėtar e shoqėror do tė zhvillohet letėrsia shqipe me tipare tė reja, si njė letėrsi realiste. Sigurisht, rruga qė ndoqi kjo letėrsi, nė kushtet e njė shteti monist, qe e vėshtirė e me pasoja, sidomos nė prirjet politizuese, tendenciozitetin e njėanshėm, skematizmin etj. Por, edhe pse nė kėto kushte, letėrsia shqipe gjatė afro pesė dekadave (1944-1990) njohu pjekurinė e saj, u konsolidua dhe u afirmua me autorėt e veprat e veta mė tė mira si njė letėrsi me vlera tė nivelit evropian. Tė gjitha gjinitė letrare, proza dhe poezia, dramaturgjia dhe letėrsia dokumentare njohėn zhvillime tė gjithanshme. U zgjerua dhe u thellua tematika, u krijuan tipa dhe karaktere sociale, u pėrdorėn teknika tė reja letrare, shprehja artistike njohu variacione nga mė tė ndryshmet. Pėr herė tė parė u krijua gjuha letrare kombėtare shqipe dhe mbi bazėn e saj u shkrua njė letėrsi e gjerė. Poezia shqiptare, e cila kish njė traditė tė shkėlqyer, u pasurua mė tej nė gjysmėn e dytė tė kėtij shekulli me vlera tė reja artistike, me individualitete tė fuqishme krijuese, me tipare origjinale. Kėsaj letėrsie i takon poezia e D. Agollit, I. Kadaresė, F. Arapit, Dh. Qiriazit pėr tė vijuar mė tej me atė tė mė tė rinjve si B. Londo, Xh. Spahiu, A. Istrefi etj. Por treguesi mė i mirė i pjekurisė sė letėrsisė shqiptare ėshtė ecuria e mbarė e prozės, zhvillimi i gjithanshėm i saj. kjo ka gjetur mishėrim nė tregimin, qė fitoi cilėsi tė reja estetike nė pendėn e njė vargu autorėsh si Dh.S. Shuteriqi, Sh. Musaraj, N. Prifti, F. Ballanca, Z. Ēela, E. Kadare etj. Por lartėsitė mė tė mėdha qė arriti letėrsia shqiptare nė kėta vjet s’ka dyshim janė nė fushėn e romanit. Nuk ėshtė fjala kėtu pėr rrethin e gjerė tė shkrimtarėve qė u morėn me kėtė gjini, me numrin e madh tė romaneve tė botuara, se sa me krijimin e disa veprave romaneske me nivel tė lartė ideoartistik. Nė mes romancierėve si D. Agolli, J. Xoxa, S. Spasse, A, Abdihoxha, F. Gjata etj. dallon talenti i madh i Ismail Kadaresė. Romanet e tij pėrbėjnė njė kapitull me merita tė veēanta nė letėrsinė shqiptare. Me kėtė autor, tė pėrkthyer nė dhjetėra gjuhė tė botės, letėrsia shqiptare ėshtė pėrfaqėsuar me dinjitet tė plotė para opinionit tė huaj. Romanet e Kadaresė janė njė enciklopedi e jetės dhe e historisė sė shqiptarėve, e botės sė tyre shpirtėrore, e njeriut shqiptar nė kohė tė shkuara dhe nė kohėn e sotme. Kjo ėshtė arsyeja qė kritika e huaj e ka ēmuar lartė dhe vepra e tij ka gjetur jehonė tė gjerė nė masėn e lexuesve nėpėr botė.
Tabloja e letėrsisė sė sotme shqipe ėshtė e gjerė, komplekse dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishme, ajo ėshtė gjithnjė nė zhvillim e ndėrrim e sipėr. Brenda saj gjejmė procese ideoartistike, qė flasin pėr lidhjet e saj me jetėn, me ndryshimet historike qė kanė ndodhur e po ndodhin. Kjo shpjegon dhe faktin qė, brenda njė shoqėrie pluraliste, letėrsia po fiton njė frymėmarrje mė tė gjerė, si dhe diversitėt konceptesh ideo-estetike dhe variacione trajtash e shprehjesh nga mė bashkėkohoret.
Libri qė po merr nė dorė lexuesi italian e sidomos ai arbėresh, pėrbėhet nga disa prej faqeve tė bukura tė letėrsisė shqiptare, ku pėrfaqėsohen periudha e drejtime tė ndryshme letrare, autorė tė kohėve tė shkuara dhe bashkėkohorė. Jemi tė bindur se kjo pėrmbledhje, qė nuk ka qenė e lehtė tė pėrgatitet dhe s’i ka shpėtuar subjektivizmit, do tė mirėpritet nga lexuesi i nderuar.
Sė fundi duhet thėnė se antologjia ėshtė pėrgatitur nga mesi i viteve 90 dhe pėrfaqėson kryesisht letėrsinė shqipe nga shek. XVIII deri nė fund tė viteve 80 tė shek. XX. Periudha postkomuniste ėshtė shoqėruar nga procese tė reja ideoartistike nė letėrsinė shqiptare, tė cilat do tė jenė objekt i njė tjetėr antologjie

* Parathėnie e “Antologjisė sė letėrsisė shqiptare”


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.