Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
As hasmin mos e pafsh pa punė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 56 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kuvendi i Junikut
Nė 21 maj 1912 u mblodh nė Junik njė tubim ku morėn pjesė pėrfaqėsues nga e gjithė krahina e Kosovės, Dibrės, Shkodrės, si dhe nga disa krahina tė Jugut. Ata shqyrtuan programin dhe masat pėr forcmin e mėtejshėm tė kryengritejs sė pėrgjithshme, si dhe paraqitėn kėrkesat pėr caktimin e kufijve tė vendit, vendosja e administratės shqiptare dhe caktimin e gjuhės shqipe me alfabetin kombėtar si gjuhė zyrtare. Ky tubim ka hyrė nė histori si Kuvendi i Junikut.

Iljaz Fishta
Nė 21 maj 1926 lindi nė Shkodėr prof.dr. Iljaz Fishta, studiues, i cili iu kushtua gjurmimeve nė fushėn e ekonomisė dhe pėrgatiti e botoi 11 vėllime pėr kėtė fushė, si dhe mbi 130 artikuj. Gjithashtu pati njė letėrkėmbim tė dendur pėr problemet ekonomike me rreth 30 qendra universitare e studimore tė Europės e Amerikės.

Mėsimi i gjuhės shqipe ne universitetin amerikan
Nė 21 maj 1932 , nė gazetėn "Besa" tė shqiptarėve tė Amerikės, u njoftua nė njė artikull se nė Universitetin e kolumbias tė SHBA-sė, filloi pėr herė tė parė mėsimi i gjuhės shqipe, si dhe u hap njė katedėr pėr gjuhėn shqipe.
Kulture :: Jeta teatrale nė Gjilan shėnon punėn 63 vjeēare
Postuar nga: Tygjeci

Kulture Shfaqja e parė, komedia “Vllazni interes” e Kristo Floqit u shfaq me 26 mars tė vitit 1944. Nė kėtė shfaqje, por, edhe gjatė gjithė kėsaj kohe, arti dramatik nė Gjilan nuk pati problem pėr interpretimin e roleve tė femrave. Kjo veprimtari mbi 60-vjeēare e gjilanasve u nderua duke e profesionalizuar teatrin, i cili ėshtė bartės kryesor edhe i Festivalit kombėtar tė Dramės shqiptare.

Jeta teatrale shqiptare nė Gjilan, nė dokumentet e shkruara daton prej 26 marsit tė vitit 1944, pra, ishte ajo ditė e diel, kur mėsuesit dhe nxėnėsit shqiptar tė shkollės fillore “Bogdani” shfaqėn komedinė e Kristo Floqit “Vllazni interes”. Kjo datė ėshtė shkruar nė njė raport tė botuar nė gazetėn “Lidhja e Prizrenit”nr. 8, qė u botua nė vitin 1944, nė faqėn e 3-tė. Nė gazetė, pos kėsaj shkruan se drejtori i shkollės Xhemal Xhahysa u falenderua pėr kėtė shfaqje.
Ky mėsues dhe drejtor, kishte aftėsi tė organizojė e tė paraqet para publikut njė shfaqje tė tillė, nga se, ai si mėsues i shkollės nė Zogaj, me 17 qershor tė vitit 1938, sė bashku me pėrfaqėsuesin e inspektorisė sė arsimit tė Shkodrės, prezantoi nė provimet e dyta pėr deftesė lirimi tė shkollės sė Shirokės nė Shkodėr, ku u dhanė shfaqje tė ndryshme. Kėtė e dėshmon Gjeto Kola (Gjysh Sheldija) nė shkrimin e tij pėr shkollėn e Shirokės. Sipas tė dhėnave pėr shkollėn e atėhershme nė Gjilan, qė i jep Abdylaziz Veseli (“Shkollat dhe arsimi shqip nė Prefekturėn e Prishtinės gjatė periudhės 1941-1944”, faqe.209), mėsojme se, nė Gjilan, mėsues nė at kohė ishin Xhemal Xhahysa( mėsues dhe drejtor), Hilmi Rexhepi, Halit Isaja, Njazi Fehmiu, Tahsin Sylejmani, Sadije Gjilani (Brestoci) dhe Gjyste Sekuj, tė cilėt sigurisht se kanė qenė edhe aktorė tė mundshėm, tė kėsaj komedie.
Nė hulumtimet e deri tashme nuk ėshtė hasė nė ndonjė dokument tė shkruar e as nuk ėshtė mėsuar nga ndonjė dėshmitar okular pėr shfaqje tė tjera tė shfaqura nė Gjilan deri nė vitin 1954, kohė kjo, prej kur ruhet njė fotografi me aktorė gjilanas. Nė foto shihen aktorėt qė inskenuar dramėn “Gjaku vlon” e qė pėr publikun gjilanas u shfaq me 11 Nėntor tė vitit 1954. Disa nga aktorėt e identifikuar janė:Taip Myezini, Ramiz Ajvazi, Jashar Jashari, Qamil Begu-Gjinolli, Hasan Bunjaku, Isa Gashi, Tasim Sylejmani, Ali Bujiqi, Qenan Mahmuti, Behaxhere Arapi (Peja), Zymrije Tali e tė tjerė. Sipas Faik Hetemit, qė njėherit ėshtė edhe puntori i parė shqiptar i punėsuar nė sektorin e kulturės nė Gjilan, (nė maj apo qershor tė vitit 1956), regjinė e kėsaj shfaqje e ka bėrė Isa Gashi, i cili nė Prishtinė kishte kryer shkollėn e mesme teknike drejtimi i ndėrtimtarisė. Mėsohet se nė kėtė kohė nė Gjilan vepronte Shoqėria kulturo-artistike “Zenel Hajdini” nė kuadėr tė sė cilės seksionin e aktrimit e udhėheqte Tahir Ibrani-qė punonte si prokuror nė Gjilan. Gjatė kėsaj kohe, Isa Gashi shpesh herė i ndihmuar edhe nga Kristė Berisha, ka pėrgatitur shfaqjen “Monserati”, “Nitėn” e disa tė tjera. Tė gjitha kėto shfaqje qė pėrgatiteshin nė Gjilan, shfaqeshin edhe nė mjedise tė tjera tė Kosovės madje edhe nė Preshevė, Kumanovė e Shkup, tregon Faik Hetemi.
Tradita teatrale nė Gjilan, siē po shihet ėshtė mbi 60-vjeēare, dhe kėtė traditė e karaktrerizon edhe njė e dhėnė tjetėr inkurajuese, asnjėherė nė kėtė qytet nuk ka pasė problem pėr tė siguruar femra pėr tė luajtur rolet. Ato ēdo herė kanė qenė pjesėmarrėse active nė zhvillimin e jetės kulturore, sa qė, sipas dėshmisė sė doajenit tė gazetarisė gjilanase dhe njohėsit tė kulturės sė kėtij qyteti, Hasan Bunjakut, njė aktore, kuptohet amatore, ka shtyrė ditėn e martesės pėr shkak se atė ditė shfaqej premiera e njė drame nė tė cilėn ajo interpretonte njė rol. Madje, ajo ishte edhe e kėrcnuar nga i fejuari, por kėmbėnguėlėsia e saj i theu tė gjitha barierat e kohės.
Gjatė viteve tė 50 tė shekullit tė kaluar shfaqjet teatrale nė gjuhėn shqipe ishin tė kohėpaskohshme, por asnjė vit nuk ka mbetė pa u ngjitė nė skenė njė, dy apo mė tepėr premiera nė gjuhėn shqipe. E gjithė kjo punė ėshtė kryer nė bazė tė vullnetit tė intelektualėve tė kėtij qyteti dhe entuziastėve regjisorė amatorė si Isa Gashi e ndonjė tjetėr. Nė kėtė kontekst ndihmė tė madhe kanė dhėnė edhe aktorėt e Teatrit tė Prishtinės, tė cilėt qoftė nė bazė vullnetare apo edhe zyrtare, kanė kthyer deri nė Gjilan, pėr tė pėrgatitur apo udhėzuar rreth pėrgatitjeve tė shfaqjeve.
Nė vitet e 60-ta, amatorizmi skenik, pos nė qendėr, mori hov edhe nėpėr shkollat e mesme tė Gjilanit, ku profesorėt dhe nxėnėsit pėrgatitnin shfaqje tė ndryshme, prej nga dalloheshin talentėt qoftė nė garat e recitimit apo edhe tė interpretimit, e tė cilėt kontribuonin edhe nė teatrin e qytetit, i cili punonte nė kuadėr tė shtėpisė sė kulturės, e cila kishte njė sale, qė pėrdorej pėr shfaqjen e filmave, por edhe tė shfaqjeve. Mėqe nė shkollat e mesme tė Gjilanit, nė atė kohė gravitonin nxėnės edhe nga Bujanoci, Medvegja, Presheva, Kumanova, Kaēaniku dhe vendet e Anamoravės, kjo veprimtari amatore teatrale ndikoi qė kėta nxėnės, mė vonė, kėtė aktivitet qė e zhvillonin nė Gjilan, ta vazhdonin edhe nė vendet e tyre ku punėsoheshin. Kėsisoji, ndonėse nė mėnyrė amatore zhvillohej ky aktivitet, Gjilani u bė edhe shkollė e amatorizmit teatral pėr kėtė anė tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera me banorė shqiptarė, por edhe tė artit muzikor, sepse nė Shkollėn normale “Skėnderbeu” nxėnėsit merrnin hapa serioz nė kėtė drejtim.
Nė fillim tė viteve tė 70-ta tė shekullit tė kaluar, me punėsimin e Sabedin Shahiqit dhe Nuhi Matoshit-aktor tė shkolluar nė Prishtinė jeta teatrale nė Gjilan mori hov. Kėta nė fillim ndėrmorėn hapat e parė pėr aplikimin e dijes profesionale nė teatėr, por edhe nė amatorizmin e pėrgjithshėm nė kulturė. Organizuan gara tė recitatorėve nė nivel tė qytetit e rajonit dhe zgjodhėn amatorė pėr nevojat e teatrit tė kėtyshėm, filluan punė tė programuar, pėrmes kėshillave artistik pėr hartim tė repertuarit dhe morėn pjesė nė garat e ndryshme tė fushės dramaturgjike tė asaj kohe. Ky hov i jetės teatrale, qė mori pėrmasa tė gjėra bėri qė Gjilani tė kthei nga Shkupi, mė 1976, aktorin tash tė formuar Muharrem Shahiqi pėr regjisor tė teatrit, dhe kėshtu u vunė themelet pėr njė teatėr profesionist. Kjo treshe profesionistėsh dhe numri i madh i entuziastėve amator, bėri qė Gjilani tė krijon emėr jo vetėm nė Kosovė, por edhe mė gjėrė nė teritorin e ish Jugosllavisė, duke zėnė madje edhe vendet e para nė festivale, si nė ate tė Kullės e tė Trebinjės. Nė skenėn e kėtij teatri u ngjitėn shfaqje me emra autorėsh tė mėdhėnj ndėrkombėtar e kombėtar. Madje guximi i trupės aktoreske gjilanase ishte tejet i madh, nga se pėrgatiti edhe shfaqje tė autorėve qė ishin tė anatemuar si Minush Jero, pastaj angazhoi nė gjiun e vet edhe emra njerėzish tė anatemuar edhe nga regjimi vendor, duke krijuar pastaj edhe skandale, siē ishte rasti i Ramadan Agushit.
Dramat e pėrgatitura nga aktorėt gjilanas e tė shfaqura gjithandej, janė pėrfolur shumė gjatė nga njerėz me reputacion teatral, si bie fjala “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” nė regji tė Fetah Mehmetit, qė ėshtė shfaqur nė vitin 1976 nė Kullė tė Vojvodinės, si realizim ėshtė pėrmendur edhe nė vitin 1993.
Periudhė, mė e vėshtirė, por ndoshta mė e rėndėsishme e kėtij teatri, ėshtė ajo e dhjetėvjetėshit tė fundit tė shekullit tė kaluar. Tė larguar nga puna e edhe nga salla e teatrit, aktorėt gjilanas arritėn qė ta mbajnė kontinuitetin e vet, duke pėrgatitur shfaqje edhe nėpėr shtėpi private e duke i vėnė nė skenė nėpėr shkolla e shtėpi tė kulturave nėpėr fshatrat e Gjilanit. Kėta aktorė, tė ndihmuar edhe nga intelektualėt, entuziastėt dhe veprimtarėt tjerė tė Gjilanit, arritėn qė nga viti 1991 e kėndej, tė mbajnė ritmin teatral gjilanas me nga 2-3 premiera nė vit, por edhe mbajtjen e shtyllės teatrore tė “Flakės sė janarit…” duke e zgjėruar nė festival vendor tė teatrove.
I tėrė ky aktivitet i aktorėve gjilanas, gjeti pėrkrahjen e merituar vetėm me 20 janar tė vitit 2004, kur Ministria e kulturės i njohu statusin e Teatrit profesionist. Kėtė epitet Teatri i Gjilanit e meritoi dhe e arriti edhe me punė pas luftės sė fundit, sepse mori pjesė nė tė gjitha festivalet qė mbahen nė trojet shqiptare, ku dėshmoi seriozitet dhe pėrkushtim nė punė si dhe cilėsi nė zgjedhje tė repertuarit, ftoi regjisor tė njohur pėr tė pėrgatitur shfaqje nė Gjilan, dhe nė skenėn e kėtij teatri u ngjitėn realizimet e te tė gjitha teatrove profesioniste tė trojeve shqiptare. Kėsisoji, Teatri profesionist i Gjilanit, aktorėt e tij dhe publiku besnik i Gjilanit, mburren me kėtė traditė 63 vjeēare, por edhe me Festivalin e Dramės shqiptare qė ky teatėr e organizon me sukses.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.