Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Femije shume - grushta shume.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 116 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Feja :: Komunitetet fetare nė Shqipėri, nismė pėr Kėshillin Ndėrfetar
Postuar nga: Albo

Feja Simpoziumi “Harmonia dhe dialogu ndėrfetar” nė Shqipėri

Me mbėshtetjen e kryetarėve tė Komuniteteve Fetare Tradicionale, tė cilat janė angazhuar nė formimin e Kėshillit Ndėrfetar Shqiptar, u zhvillua Simpoziumi me temė “Harmonia dhe dialogu ndėrfetar”. Ai u mbajt nė kryeqytet, nė datėn 27 shkurt, nė mjediset e “Tirana International Hotel”. Pėr realizimin e kėsaj veprimtarie bashkėpunuan Religions for Peace / USAID / World Learning dhe Komiteti i Kulteve.

Simpoziumi u hap me fjalėt pėrshėndetėse tė drejtuesve tė tė katėr komuniteteve fetare tradicionale. I pari e mori fjalėn Kryetari i Komunitetit Mysliman, Hafiz Selim Muēa, i cili theksoi se dialogu, harmonia dhe bashkekzistenca janė vlerat mė tė ēmuara tė kombit tonė. “Detyra jonė mbetet forcimi i kėsaj bashkėjetese, sepse besimtarėt e kanė kuptuar bashkekzistencėn.”

Ndėrsa nė pėrshėndetjen e tij, Kryepiskopi i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Fortlumturia e tij Anastasi, tha ndėr tė tjera se: “…Ne kemi vendosur sė fundi tė shprehim me anė tė njė strukture formale, krijimin e Kėshillit Ndėrfetar tė Shqipėrisė, atė ēka qenė realitet nė jetė. Nė kėtė mėnyrė, ne shpresojmė, sė pari, tė forcojmė zėrin e komuniteteve fetare nė jetėn publike tė Shqipėrisė; sė dyti, tė ofrojmė njė model pėr bashkekzistencėn fetare dhe bashkėpunimin harmonik nė mbarė Ballkanin; dhe sė treti, tė marrim pjesė nė mėnyrė aktive nė strukturėn globale tė Konferencės Botėrore tė Feve pėr Paqen, organizmit botėror qė punon bashkėrisht pėr tė parandaluar luftėn dhe varfėrinė, si edhe qė tė mbrojė planetin tonė. Pra, ne nuk do tė qėndrojmė tė izoluar nė rajonin tonė, por do tė marrim pjesė nė pėrpjekjet globale pėr tė krijuar njė dialog ndėrfetar dhe bashkėpunim pėr paqen botėrore”.

Mė tej, e mori fjalėn pėr Komunitetin Katolik, Arqipeshkvi i Tiranė-Durrės Imzot Rrok Mirdita. Sipas tij: “Tė flasėsh pėr dialog fetar nė Shqipėri nuk do tė thotė tė punosh pėr tė shuar konfliktet sepse shqiptarėt e kanė projektuar tė ardhmen e tyre fetare shumė paqėsore”. Kryetari i Komunitetit Bektashian, Haxhi Dede Reshat Bardhi, theksoi se takimi dhe idetė pėr harmoninė ndėrfetare janė njė ogur i bardhė pėr vendin tonė. “Ka ardhur koha qė t’i tregojmė botės se kemi njė traditė dhe histori dhe kulturė fetare tė mrekullueshme. Le tė jemi ne shqiptarėt qytetarė tė epokės sė re fetare”.

Simpoziumi vazhdoi me temat qė kishin pėrgatitur pėrfaqėsuesit e komuniteteve tradicionale nė Shqipėri. Z. Sajmir Rusheku, nėnkryetar i Komunitetit Mysliman. foli pėr temėn: “Dialogu ndėrfetar, obligim hyjnor”. Komunitetet fetare tradicionale duhet tė thellojnė bashkėpunimin dhe tė kontribuojnė nė reduktimin e fenomeneve negative tė shoqėrisė pėr ripėrtėritjen e jetės”.

Referati i dytė me temė “Harmonia fetare nė Shqipėri dhe sfidat e sė ardhmes” u mbajt pėr Komunitetin Orthodhoks nga Episkopi i Krujės, Hirėsia e Tij Andoni i cili ndėr tė tjera tha se: “Fetė dhe veēanėrisht komunitetet tona fetare, ftohen tė japin kontributin e tyre esencial nga pasuria dhe pėrvoja e tyre e thellė shpirtėrore nė zbutjen dhe shėrimin e kėtyre plagėve, si mbartėsit dhe pėrfaqėsuesit mė autokton dhe mė tė besueshėm tė vlerave shpirtėrore, morale, etike e kulturore tė shoqėrisė. Nė kėtė kėndvėshtrim, sfidat e sė ardhmes kėrkojnė nga ne qė tė jemi vigjilent e tė bashkuar, me pėrkushtim e mirėbesim ndaj njėri-tjetrit nė pėrmbushje tė angazhimit dhe tė misionit tonė pėrpara Perėndisė dhe njerėzve.”

Ipeshkėv Xhorxh Frendo, ipeshkėv ndihmėsi Arqipeshkvisė Tiranė-Durrės kishte pėrgatitur temėn: “Fetė dhe toleranca fetare”, tė cilėn e lexoi Don Henri. Nė kumtesė thuhej se askush nuk mund tė na i ērrėnjosė besimin. “Me rritjen e pluralizmit ėshtė rritur tensioni. Roli i vėrtetė i fesė ėshtė ta ulė kėtė tension.” Z. Ilir Dedei, nga Komuniteti Bektashian, referoi pėr temėn “Harmonia dhe toleranca fetare nė Shqipėri, traditė unikale e paqes ndėrfetare”. Ai tha se harmonia fetare ėshtė duke u forcua nė rrafshin shpirtėror, moral dhe kombėtar. Njė aspekt i tolerancės ėshtė respektimi i objekteve tė kultit. Dialogu i shqiptarėve duhet tė konsiderohet njė proces i gjatė historik.

Nė fund tė simpoziumit, pėrshėndetėn edhe kryetari i Komitetit tė Kulteve, Z. Rasim Hasanaj, drejtori i projektit tė USAID / World Learning nė Shqipėri, pėrfaqėsuesja shqiptare e projektit tė organizatės “Fetė pėr paqen”, znj. Albana Hila, Rev. Verbjon Horsfjord, sekretar i pėrgjithshėm i Kėshillit Europian i liderėve fetarė dhe Dr. Brajan Uolker, drejtor i “Feve pėr Paqen” nė Britaninė e Madhe.





Kortezi e Ngjallja


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.