Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēka ta bėn goja s'ta bėn armiku
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 125 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Histori :: Burimet pėr Betejėn e Kosovės tė vitit 1389
Postuar nga: Skampa

Histori Pėr shkencėn e historisė nuk ėshtė i njohur asnjė dokument nga dita e ngjarjes dhe me burime nuk mund tė saktėsohet dita kur ndodhi ajo. Vidovdani serb i datės 15 pėrkatėsisht i 28 qershorit 1389, ėshtė shpikje e kishės dhe e politikės serbe nga fundi i shekullit XVIII - fillimi i shekullit XIX, njėsoj si edhe Kulti i Lararit dhe Miti i Kosovės.

Ndodhja nė rrjedhė tė poshtme tė lumit Llap, nė verė tė vitit 1389, ėshtė moment historik pa asnjė ndikim pėr ndryshime tė marrėdhėnieve ekzistuese nė vendet e pėrfshira nė ngjarje. Kjo ndodhje nė historiografi depėrtoi ngadalė dhe u ngulitė me atributin Beteja e Kosovės dhe Beteja e Parė e Kosovės e vitit 1389, duke i pėrshkruar pėrmasa fantastike.

Lėnda burimore udhėpėrshkruese, folkloristike, anuare dhe kronikale, qė i bėnė jehonė kėsaj ndodhje ėshtė e vėllimshme, por shumė kundėrthėnėse njėra me tjetrėn deri nė absurd. Vėrtet, kėto tė mira kulturore letraro-kronikale tė proveniencės sllave, turke, persiane, greke, latine, shqiptare, hungareze, frėnge e tė tjera, janė ngritur mė vonė, pėr qėllime politike tė palėve, me interes pėr afirmimin e hapave tė rinj pushtues perandorak osman dhe Islamit drejt Perėndimit dhe Lindjes sė krishterė, nė njė anė, dhe pėr afirmimin e kėrkesės pėr krijimin dhe forcimin e bedemit antiosman tė gjithėkrishterė, nė anėn tjetėr. Motivet fetare tė krishtera antiislame nė burimet europiane do tė forcohen veēanėrisht pas shekullit XVI, pikėrisht si produkt i lėvizjeve tė reja kulturore e politike nėn ēatinė e Humanizmit, tė Renesancės, tė Reformacionit dhe tė Kundėreformacionit. Pėrfundimisht deri nė kėtė kohė ndodhi kalimi masiv nė Islam i shqiptarėve ortodoksė shėnsavianė e shėnklimentianė nė ish-provincat romako-bizantine tė Dardanisė dhe tė Maqedonisė, qė pati pėr pasojė edhe depėrtimin e motiveve fetare islame nė kujtesėn historike shqiptare pėr Ndodhjen e Kosovės tė vitit 1389.

Nė kėtė kumtesė nuk kam kohė as vend tė pasqyrojė kėtė ndodhje nė pėrplotėni, ngase pėr njė analizė kritike tė burimeve dhe tė literaturės duhet studim i veēantė monografik multidisciplinor. Pėr kėtu e konsideroj tė rėndėsishme vetėm evidencimin kohor tė kronikave lindore dhe perėndimore tė krijuara nė rrjedhė tė historisė nga fundi i viteve tė 80-ta tė shek. XIV deri nė fillim tė viteve tė 70-ta tė shek. XVII, me njė gjykim tė pėrmbledhur nė fund pėr ēėshtjet e hapura. Pėr burim tė parė tė proveniencės osmane, i pari i njohur deri tashti, ku zuri fillin versioni zyrtar osman pėr Betejėn e Kosovės, ėshtė poema “Iskender-name” e poetit Ahmedije tė Anatolisė, e pėrfunduar mė 13 mars 1390. Ndėrkaq trajtimi kohor i ngjarjes nė Kosovė, mė 1389, nisi me veprėn “B?zm u rāzm” persisht tė Azis ibn Ardäshira Astr?b?dija, e pėrfunduar mė 1398.

Ky krijues jetoi nė oborrin e njė emiri tė pavarur, ndaj e dha dritėn e gjelbėr pėr egzistimin e komplotit ushtarak nė taborin e Sulltan Muratit. Sipas tij Murati I, si dhe biri i tij, Jakubi, u likuiduan me komplot nga i biri, pėrkatėsisht vėllai, Sulltan Bajaziti I. Kjo dritė mė vonė do tė mjegullohet me versionet zyrtare pėr vrasjen e Muratit I, shkruar nga kronistė dhe historianė oborrtarė, nisur me veprėn “Menakib-name” tė Jahshi Fakih-ut, shkruar nga bashkėkohėsi i ndodhjes. Fakih ishte i biri i Iljasit, imam i Bajazidit I dhe vdiq para vitit 1413. Vepra e Fakihut u bė bazė e fortė pėr pretendimet e tjera historiografike osmane pėr ndodhjen nė Kosovė, mė 1389. Pasoi historia e Mulla Shukrullah-ut: “Behxhet-ut Tevarih”, e pėrfunduar mė 2 nėntor 1459. Versionin zyrtar osman e shpini edhe mė tutje kronisti i quajtur Enver, nė veprėn “Düstür-name” tė viti 1464. Tri vjet mė pas u pėrfundua vepra historiografike madhore: “Tevarih-i al-i osman” e Uruxh-it, e shkruar deri nė vitin 1467, i cili u mbėshtet kryesisht nė veprėn e Fakihut, tė cilėn e pėrfilli edhe historiani zulmėmadh, Ahmed Ashik-pasha Zade, nė veprėn e njohur me emrin “Menakib“ ose “Tevarih-i al-i Osman”, tė shkruar deri nė vitin 1484. Pasha Zade jetoi dhe veproi nė Shkup nė vitet 30-50 tė shek. XV, ndaj veprėn e pasuroi edhe me tė dhėna nga kujtesa historike nė Kosovė. Mirėpo, me ndikim tė madh nė historiografinė botėrore do tė bėhet “Kitāb-i Cihan-nümā” i Mehmet Neshriut, e shkruar midis viteve 1484-1493, e fryrė me tė dhėna fantastike.

Kujtesa historike ballkanike pėr ngjarjen nė Kosovė, mė 1389, gjeti afirmim nė “Kronikėn turke tė Janiēarit” tė Mihail Konstantin - Ostrovicės, e shkruar nė vitet 1491/92, pėr nevojat e mbretit tė Hungarisė. Pas kėsaj kronike vije historia e rėndėsishme “Hesht behisht” e Idris Husam ed-Din - Bitlis, e pėrfunduar nė vitin 1505, ndėrkaq kjo u ndjek nga historia, gjithashtu madhore, “Tevąrih-i āl-i Osman” e Kemal Pashazades, e shkruar midis viteve 1502-1510.

Midis viteve 1490-1512, njė krijues anonim nga Edrenea e pėrshtati historinė e Uruxhit, “Tevarih-i al-i osman”, e pasuroi me motive tė reja dhe vende-vende e stilizoi. Tani vijnė veprat historiografike osmane: “Tārih-i Ni?ancī” e Ramazan zade Mehmet Ēelebi - Nishanxhiut, e shkruar para vitit 1561 dhe vepra madhore “Tac-ut-tevārih”, e Saaduddin Mehmet Hoxha Efendisė, e shkruar mė 1575. E kėtij viti konsiderohet edhe vepra e Ahmed Ferīdūn-it: “Mejm?ah-i nunshā?t-i Salātīn”, nė tė cilėn janė botuar letrat e sulltanėve, pėrfshirė edhe “Fermanin e Bajazitit I” - dėrguar kadiut tė Bursės nga Kosova pėr varrosjen e kufomės sė Muratit I. Sipas kėtij dokumenti, Sulltan Murati u flijua pėr islamin, si plotėsim i dėshirės sė tij, nė mesin e muajit Shaban tė madhėrueshėm 791 tė hixhrit, pėrkatėsisht mė 1389. Muaji Shaban i atij viti filloi ditėn e hėnė, mė 26 korrik dhe kishte 29 ditė, deri mė 23 gusht. Del se tragjikomendia nė “vendin Kosovė” ndodhi mė 8 ose 9 gusht 1389, datė tė cilėn nuk e gjejmė nė kronikat osmane tė hershme, as tė pėrfillur nga historiografia turke, e cila pėr datė tė Betejės sė Parė tė Kosovės e mbanė 20 qershorin 1389.

Pėrafėrsisht tė mesit tė viteve tė 70-ta tė shek. XVI ėshtė edhe vepra: “Bad?’i ‘ul-waq?’i” e autorit Hoxha Husejn dhe “Nuhbet-üt-tevarih ve ‘L-abar” e Mehmed bin Mehmed. Tė dhėna me interes pėr ngjarjen e Kosovės tė vitit 1389 la edhe Mustafa Ahmedi - Aliu, i cili shėrbeu nė Bosnjė, mė 1577, kurse kronikėn e rėndėsishme: “Künh-ül-ahbār” e shkroi midis viteve 1591-1599. Njė vepėr historiografike voluminoze midis kronikės dhe historisė me pretendime tė mėdha, ėshtė historia “T?hih-i Sollakzāde”, e shkruar para vitit 1657, e Mehmet Handamit - Solakzade. Ndėrkaq, tė dhėna me interes nga kujtesa historike shqiptare dhe ballkanike pėr Ndodhjen nė Kosovė, mė 1389, pėrjetėsoi nė kujtesėn turke dhe nė historiografinė osmane udhėpėrshkruesi i famshėm Evlie Ēelebi, nė veprėn madhore “Sijaset-name”. Ai tokat shqiptare, Kosovėn dhe vendin e ndodhjes i vizitoi nė vitin 1660/62. Pėr traditėn vendėse shqiptare tė Kosovės me interes pėr ngjarjen e Kosovės sė vitit 1389 ka lėnė edhe dervishi i Selanikut Ahmet Dede Lutfullah-Mynexhimbashi,nė veprėn: “Müneccimba?i Sahāif-ul-ahbar”, tė shkruar pas vitit 1672. Kėtu, tė themi kushtimisht, pėrfundon faza e historiografisė letraro-kronikale zyrtare osmane.

Nė rrjedhė tė kohės, pėrkrah kronikave osmane, lindėn anuarėt dhe kronikat e proveniencės ballkanike dhe europiane pėr Ndodhjen nė Kosovė, mė 1389. Mirėpo, derisa para kronikave osmane nuk njohim asnjė dokument arkivor tė proveniencės lindore, vjetarėve dhe kronikave europiane pėr kėtė ngjarje, u kanė paraprirė informatat me shkrim tė individėve si pėrpjekje pėr tė informuar opinionin pėr ndodhjen. Informatėn e parė pėr Ndodhjen nė Kosovė e la gjakoni Ignjatie, mė 27 qershor 1389, pėrcjellės nėpėr Lindje i mitropolitit rus, Pimen. Ai shkroi se nė popull po flitet pėr vrasjen e Muratit I, por nuk e zuri ngoje vrasėsin, as ditėn e vrasjes. Mė 1 gusht 1389, Mbreti i Bosnjės, Tvrtko I, e informoi komunėn e Trogirit dhe tė Firencės se ushtria e tij e ka thye ushtrinė osmane tė Muratit I. Nga pėrgjigjja e Firencės, mė 20 tetor 1389, nė Letrėn e Mbretit Tvrtko I, shihet se firentinasit kishin siguruar edhe informata nga burime tė tjera pėr Betejėn e Kosovės. Ata Tvrtkos i uronin fitoren dhe i gėzoheshin vrasjes sė Muratit I nga ana e 12 bujarėve tė besatuar, nga tė cilėt - “njėri prej tyre me shpatė e therri”.

Kėtu e vlen tė thellohemi pak mė shumė nė tė dhėnat e proveniencės serbe. Tė theksojmė fillimisht se Kultin e Lazarit dhe Mitin serb tė Kosovės e krijoi qeveria dhe kisha ruse deri nė fund tė shekullit XVI. Kisha serbe nė Perandorinė Osmane pėr Ndodhjen nė Kosovė u muar vetėm rreth dy muaj e gjysmė pas ngjarjes. Prifti Pahomije,me gjasė i kishės sė Shėn Onufrit tė Shumicės, lokalitet afėr Ravanicės, nė Shumadi, shkroi: “...Nė kėtė vit knez Lazarin e vranė turqit dhe Muratin serbėt”. Dhe, vetėm rreth dhjetė vjet pas ngjarjes, aty nga fundi i shekullit XIV, kemi edhe njė shėnim tjetėr tė kishės serbe ku thuhej: “Sa gjėmė u bė nė vend kur u vra knezi dhe mbreti i madh turk”, pa ua zė ngoje emrat. Tani kjo kishė Tragjedinė Lazar-Murat mė nuk e zuri n’goje pėr rreth 100 vjet, deri nga fundi i shekullit XV. Nė njė shėnim tė kėsaj kohe zihej n’goje vrasja e Muratit I dhe e Lazarit dhe humbja e ushtrisė sė krishterė “pėr shkak tė ikjes tė ca njerėzve serbė”. Emrin e vrasėsit tė Muratit nuk e pėrmendi asnjėri nga burimet kishtare serbe tė shek. XIV - XV. Emrin e vrasėsit tė Muratit I nuk e pėrmendi as Konstantin Filozofi nė Biografinė e Stefan Lazarit , mė 1431, dhe as autori i anuarit Cetinski letopis (1516-1572). Nė njėrin dhe nė tjetrin shkrim, vrasėsi i Muratit I quhej vetėm me atributin: “...njėfarė burri fisnik”, ndonėse kronikat osmane dhe europiane deri nė kėtė kohė pėr vrasės konsideronin Milosh Nikollė Kopiliqin - krahinar vendės kosovar, vasal dhe i njohur mirė nga afėr i Muratit I. Edhe Gjergj II Brankoviēi nė veprėn “Cronica Serbica” (fundi i shek. XVII), botim i vitit 1704, i iku rolit tė Milosh Nikollė Kopiliqit nė Tragjedinė e Kosovės tė vitit 1389 dhe nuk dha shenja pėr egzistimin e Kultit serb tė Lazarit dhe tė Mitit serb tė Kosovės.

Tashti tė pėrmendim radhazi burimet e tjera europiane pėr Betejėn e Kosovės 1389. Diēka para tetorit tė vitit 1389 francezi Filip Mezičre, ushtarak dhe administrator nė Qipro, e informonte Francėn se ngjarja ku u vra Murati I me tė birin - “sė bashku me disa udhėheqės eminent turq” ndodhi “nė pjesėt e Shqipėrisė”. Me interes ėshtė edhe Letra e Dimitrije Kidonit drejtuar nė burg mbretit Mihaili II Paleolog, nė ditėt e para pas “ndeshjes” sė koalicionit tė krishterė kundėr ushtrisė osmane. Tani, mė sė pesė vjet mė nuk u fol pėr Ndodhjen nė Kosovė, deri nė Kronikėn e murgut tė Saint Denisit, mė 1395, e cila nuk e zuri n’goje emrin e vrasėsit tė Muratit I. Filip Mezičre Ndodhjes nė Kosovė iu kthye edhe njėherė, mė 1396/7. Tashti informonte se janė vrarė 20 mijė trupa tė Sulltanit dhe po aq tė Lazarit. Pason kronika e njė Anonimi grek, e botuar nga Zoras dhe Anonimi i Raguzės, mė 1402, i cili ndiqte kujtesėn boshnjake. Ky do tė konstatojė se nė Kosovė, nė mesin e qershorit 1389, pranė Lazarit, tė cilin e quante “mbret i Bosnjės”, ishin “boshnjakėt”, Vuk Brankoviēi dhe Vojvoda Vllatko Vukoviē (i Kroacisė). Nuk e pėrmendi fare emrin e atij qė Muratit I i “dha plagė nė zemėr”. Kronisti anonim i Fiorentinės (Kronika e Friulit), nė dhjetėvjetėshit e dytė tė shekullit XV, foli pėr ngjarjet nga vrasja e Karlo Durrsakut mė 1385, deri nė vitin 1409. Sipas tij, Murati pati mė se 70 mijė viktima, kurse tė krishterėt mė se 30 mijė. Me ndikim nė historiografinė europiane do tė bėhet vepra e Laonici Chalcondyle Atheniensis: “De origjine et rebus gestis Turcorum...”, e shkruar para vitit 1435 dhe e botuar mė 1556. Ky e dinte se vrasės nė variantet: Milo, Miloen dhe Michale. Ndėrkaq, sipas informatave qė kishte Mbreti hungarez, Albrehti, mė 1438 - Murati e Lazari u vranė nė dyluftim. Pėr ndodhjen nė Kosovė, mė 1389, shkroi edhe Armtari Jerga i Nirnbergut, i cili shėrbeu nė oborrin e Stefan Vukēiē - Kosaēit para vitit 1466. Mirėpo, ndikim tė madh nė historiografinė europiane do tė bėjė Kronika e Johan Mihail Dukės, e botuar italisht nė fillim tė shek. XVI. Atė kryekreje e pėrfilli Marin Barleti si dhe njė grup kallogjerėsh nė Letrėn pėr Papėn mė 1598, si edhe relatorėt: Marin Bici (1610) dhe Pjetėr Mazreku (1623/24). Kėta relatorė e afirmuan edhe kujtesėn historike shqiptare tė Kosovės pėr vrasjen e Muratit dhe tė Milosh Kopiliqit. Nga fillimi i shek. XVI pėr Ndodhjen nė Kosovė, mė 1389, la tė dhėna edhe prifti ulqinak Martin Segoni nė itinerarin: “De itineribus in Turciam Libellus” dedikuar nevojave tė mbretin hungarez, mė 1502, e cila mė vonė i atribuohet udhėpėrshkruesit Filice Petantio-s, mė 1522.

Me rėndėsi tė posaēme dhe saktėsi tė madhe pėr pjesėmarrjen e shqiptarėve nė koalicionin e tė krishterėve antiosmanė ofron kronika “Historia e generalogia della casa Musachia” e Gjon Muzakės, e shkruar nė vitin 1510. Kėtė e ndjek raguzani Ludovik Cerva Tubero nė “Comentario de rebus quae temporibus eius...gestae funt”, e shkruar para vitit 1515, kurse e botuar mė 1590 me titull: “...De Turcorum origjine...”. Ngjarjes sė vitit 1389 nė Kosovė iu kushtua edhe Benedikt Kuripeshiēi nė “Itinerarium der Botschaftstreise...”, mė 1530, kurse mė 1550 u botua nė gjuhėn gjermane kronika osmane e quajtur: “Girabi Tevarichi”. Ngjarjes nė Kosovė, mė 1389, do t’i pėrkushtohet edhe Francesco Sansouino nė “Gl’ Annali overo le vite de’principi et singnori della casa Othomana”, botuar mė 1571 si dhe udhėpėrshkruesi Jean Palerne Forensien, i cili vizitoi viset e Dardanisė nė vitet 90 tė shek. XVI dhe regjistroi kujtesėn historike shqiptare tė ndritur pėr Skėnderbeun dhe pėr Milo Komnenin (Milosh Nikollė Kopiliqin).

Nga fillimi i shkullit XVII zuri fill trajtimi historiografik humanist europian pėr ndodhjen nė Kosovė tė vitit 1389. Me ndikim tė madh nė literaturėn historiografike europiane do tė bėhen veprat: “Il regno de gli Slavi...”, e Mavro Orbinit, e botuar mė 1601 dhe “Ristretto de gli anali di Rausa” e Petro Lukarit, e botuar mė 1604. Kėto dhe disa kronika osmane i ndoqi historiani anglez Richard Knolles nė veprėn: “Generall Historie of the Turkes...”e botuar mė 1610 dhe 1710, i ndjekur nga Joanne Cuspiniano: “De Turcorum origjine...” tė botuar mė 1673. Nga kėtu mund tė flasim pėr fillin e dijes shkencore pėr Betejėn e Kosovės nė Perėndim dhe nė Lindje mbi bazėn e tė dhėnave tė kronikave osmane e europiane pėr Ndodhjen nė Kosovė mė 1389, me pasoja tė konsiderueshme pėr historiografinė dhe pėr historinė e popujve ballkanikė, veēanėrisht nė dėm tė qenies shqiptare nė Djepin e shqiptarizmės, nė Kosovė. Tė pėrmbledhim shkurtimisht: Pėr shkencėn e historisė nuk ėshtė i njohur asnjė dokument nga dita e ngjarjes dhe me burime nuk mund tė saktėsohet dita kur ndodhi ajo. Vidovdani serb i datės 15 pėrkatėsisht i 28 qershorit 1389, ėshtė shpikje e kishės dhe e politikės serbe nga fundi i shekullit XVIII - fillimi i shekullit XIX, njėsoj si edhe Kulti i Lararit dhe Miti i Kosovės. Realisht, sipas gjykimit kritik tė informatave dhe tė kronikave osmane dhe europiane, mund tė thuhet se ka egzistuar pėrpjekja e fshehtė e Princ Lazarit pėr njė aleancė tė tė krishterėve ballkanikė e europianė kundėr pushtuesit osman, kurse Murati I erdhi nė Kosovė, njė vend vasal midis Bosnjės dhe Serbisė vasale, me qellim tė kontrollonte dhe tė forconte besnikėrinė e vasalėve nė Shqipėri, nė Serbi dhe nė Bosnjė.

Analiza kritike e fakteve tregon se Ndodhja ėshtė komplot nė kreun komandues tė koalicionit tė tė krishterėve ballkanikė nė nismė, nė njė anė dhe nė kreun komandues tė ushtrisė aziatike-ballkanike perandorake osmane, nė anėn tjetėr. Sipas gjithė gjasash, tragjedia nė dy pamjet e saj origjinale, nė dy taborėt ushtarake, ėshtė zhvilluar nė intervalin kohor prej rreth dy orėsh dhe nė fshehtėsi tė madhe nga trupat ushtarake dhe kreu i ulėt komandues. Kjo Ndodhje nuk shkaktoi asnjė ērregullim nė marrėdhėniet shoqėrore tė kohės nė relacionin okupator osman - vasalė ballkanikė. Nė terren nuk mbetėn gjurmė tė luftės - varre as gjėsende nga “Beteja...”, e cila nė burimet e pėrmendura tregohet se kishte armatim kėmbėsorie, kalorėsiake dhe artilerike tė pėrmasa fantastike: mbi 100000 tė rėnė, e po gati aq tė plagosur, pjesa mė e madhe e tė cilėve “nuk u pėrballuan plagėve”. Kufoma e Muratit dhe kufoma e Lazarit, tė padėmtuara, u varrosėn me nderime tė larta fetare e pushtetore, i pari pranė xhamisė nė Bursė, kurse i dyti pranė kishės ortodokse nė Prishtinė. Pak muaj mė vonė kufoma e Lazarit do tė zhvarroset dhe rivarroset me nderime kishtare e pushtetore nė kishėn e pėrshpirtshme tė tij, nė Zhiēė tė Shumadisė, Bajazidi I do tė bėhet dhėndėr i Lazarit dhe Stefan Lazareviēi do t’i bashkohet me ushtri Bajazidit nė pushtimet e reja.

Sekuencat mė reale tė kėsaj tragjedie janė ndėr motivet mė tė hershme tė kujtesės dhe tė epikės historike tė popullit shqiptar tė Kosovės tė periudhės sė krishterė ortodokse shėnsaviane. Nė epiqendėr tė saj ėshtė fati tragjik i Sulltan Muratit I dhe i krahinarit vendės drenicar, Milosh Nikollė Kopiliqit, zotėrues vasal i Kosovės i njohur nga afėr me Sulltan Muratin. Me kėto shėmbėllejnė fuqishėm motivet e hershme tė kujtesės epike boshnjake, kroate e serbe, e cila sa ka ardhur dhe ėshtė pasuruar me aktorė tė imagjinuar dhe me motive fetare, mitike, legjendare e politike, tė gjitha kėto me proveniencė nga versionet zyrtare tė Oborrit perandorak Osman dhe tė kishės ortodokse dhe tė oborrit qeveritar serb nė shekujt XV- XIX. Dhe, njė fakt duhet tė vihet nė spikamė: Tė gjitha personalitetet historike nga tabori i krishterė, tė cilėt janė flijuar nė Komplotin Bajazi I - Vuk Brankoviē, pėr pushtet e mirėqenie vasale osmano-serbe, janė personalitete shqiptare ose tė pėrkatėsisė vllahe, amallgam ky iliro-roman, siē ishte edhe kosovari pėrlepnicas anamoravas - Lazar Pribezi, dhėndėr i fisniku serb nga Krushevci i Shumadisė. Tė gjithėve, pėrpos Lazarit, vrasėsi ua humbi edhe varret, pėrfshirė edhe varrin e princit Theodor Muzaka II.

Sė kėndejmi, ndonėse pėr tė ashtuquajturėn Beteja e Kosovės 1389 janė botuar shumė shkrime, studime dhe monografi historiografike e folkloristike nė gjuhė tė ndryshme, si ngjarje historike nė fushėn e dijes ka ngelė e errėt dhe e pambyllur. Ndėr ēėshtjet mė parėsore tė cilat janė tė hapura pėr hulumtim dhe pėr ndriēim shkencor kritik me interes pėr historinė dhe pėr historiografinė, janė njohja e prapaskenave politike tė tragjedisė, karakteri i asaj qė ėshtė emetuar nė historiografi si Beteja e Kosovės, pėrmasat reale tė ngjarjes, roli i Sulltan Bajazitit, i Vuk Brankoviēit dhe i Milosh Nikollė Kopiliqit nė zhvillimin dhe epilogun e ndodhjes - nė flijimin e Muratit I me pakė besnikė osmanė dhe tė Lazar Pribezit e tė Theodor Muzakės II me besnikė tė pakėt.

Prof. Dr. Muhamet Pirraku


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.