Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E sotmja e qesh tė djeshmen
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 163 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Lajme :: "Vetėvendosja", proteston dhunshėm nė Prishtinė kundėr planit tė Ahtisarit
Postuar nga: Albo

Lajme "Vetėvendosja" proteston kundėr planit tė Ahtisarit

Nė Prishtinė, nė organizim tė Lėvizjes “Vetėvendosje”, nė ora 14.00 filloi protestq kundėr planit tė kryendėrmjetėsit Marti Ahtisari, Ekipit tė Unitetit dhe bisedimeve pėr statusin. Drejtuesit e kėsaj lėvizje vlerėsuan se pakoja e Ahtisarit trajton vetėm problemet e serbėve.
Pjesėtarėt e policisė kanė ndėrhyrė kundėr protestuesve para “Teatrit Kombėtar" nė Prishtinė, pasi kėta tė fundit kishin hequr barrikadat qė ndodheshin para tyre dhe ishin pėrballur me kordonin e forcave speciale. Policia ka pėrdorur gaz lotsjellės pėr tė shpėrndarė protestuesit. Protesta ka pėrfunduar rreth orės 17.00.

Nė njė komunikatė tė policisė thuhet se 14 persona janė arrestuar ndėrkohė qė po sipas policisė rreth 70 demonstrues janė lajmėruar tė kenė pranuar ndihmė tė parė pėr shkak tė ndikimit tė gazit lotėsjellės, 8 persona janė lajmėruar tė jenė lėnduar, njė seriozisht. Nė kėtė kohė nuk dihet numri i policėve tė lėnduar.


Ekipi Negociator shpreh ngushėllime, kėrkon hetime dhe fajėson Kurtin

Ekipi i Unitetit nė takimin e sotėm analizoi- siē thuhet nė kumtesė- "gjendjen e krijuar me protestat e dhunshme tė nxitura nga Albin Kurti dhe lėvizja 'Vetėvendosje'", me ē’rast humbėn jetėn dy persona dhe u plagosėn dhjetėra tė tjerė. Me kėtė rast, Ekipi i Unitetit u shpreh ngushėllime familjeve tė personave qė kanė humbur jetėn.
Ekipi i Unitetit thėrret qytetarėt e Kosovės qė tė kontribuojnė, sikur edhe deri tash, pėr stabilitetin e vendit.
Ekipi i Unitetit konstaton se dhuna e orientuar kundėr institucioneve dhe prishja e rendit dhe e qetėsisė publike, duke thyer ligjin ėshtė e papranueshme.
Ngjarjet sikur kjo e djeshmja mund tė lėnė pasoja negative nė procesin e shtetformimit tė Kosovės, thuhet nė kumtesėn e Ekipit tė Unitetit.
Ekipi i Unitetit thėrret institucionet kompetente qė urgjentisht tė hetojnė gjithė kėtė zhvillim dhe tė japin shpjegime pėr rrjedhat e tij nė afat sa mė tė shkurtėr, para qytetarėve dhe institucioneve tė Kosovės.


"Vetėvendosja" nė ora 18:00 ndez qirinj pėr tė vrarėt

Sot nė ora 18:00 aktivistė tė Lėvizjes "VETĖVENDOSJE" do tė vendosin qirinjė dhe lule nė vendin ku dje u vranė 3 persona.
"Martirėt kanė rėnė nga dhuna e policisė sė UNMIK-ut dhe SHPK-sė, vetėm e vetėm pėr shkak se kishin vendosur tė protestojnė kundėr padrejtėsisė qė po i pėrgatitet Kosovės dhe pėr vetėvendosje", thuhet nė njė komunikatė tė Lėvizjes "Vetėvendosja".


AAK shpreh keqardhje pėr tė vdekurit, kėrkon hetime dhe mbėshtet Ahtisarin

Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės me keqardhje mori lajmin pėr vdekjen e dy personave tė lėnduar nė protestat e djeshme. Me kėtė rast AAK-ja , pėrmes njė kumtese, shprehu ngushėllimet mė tė sinqerta familjeve tė tė ndjerėve.
"AAK-ja e kundėrshton fuqishėm pėrdorimin e dhunės nė kėtė protestė, posaēėrisht tendencėn e disa individėve pėr tė cenuar institucionet e Kosovės. AAK-ja vlerėson se askush nuk mund tė ushtrojė dhunė ndaj institucioneve pėr tė cilat populli i Kosovės u flijua nė vazhdimėsi.
Institucionet demokratike tė vendit duhet tė ruhen nė ēdo moment, si nga cenuesit e brendshėm ashtu edhe ata tė jashtėm.
AAK-ja inkurajon organet e hetuesisė dhe policisė qė tė identifikojnė individėt qė ushtruan dhunė gjatė protestės nė mėnyrė qė ata tė marrin dėnimin e merituar. Po ashtu, kėrkojmė nga hetuesia qė aty ku janė tejkaluar kompetencat e ndėrhyrjes sė policisė tė ndėrmerren masat e nevojshme.
AAK-ja edhe njė herė vlerėson se dokumenti i Ahtisaarit pėrfundimisht do tė hapė rrugėn pėr plotėsimin e aspiratave tė qytetarėve tė Kosovės pėr tė pėrmbyllur pėrpjekjet dhe sakrificat e vazhdueshme gjatė luftės pėr liri, pavarėsi", thuhet nė kumtesėn e AAK-sė.


Kurtis arsyeton veprimet policore nė protestė

Komisari i policisė, Stefan Kurtis pėr agjencinė Reuters ka deklaruar se ėshtė totalisht e padėshiruar qė dy njerėz kanė humbur jetėn si rezultat i papėrgjegjshmėrisė pėr tė thyer sigurinė rreth institucioneve.
“Demonstruesit tek ndėrtesa e qeverisė kanė detyruar policinė qė tė ndėrrmarrin masa mbrojtėse, nė mėnyrė qė tė mos eskaloj situata”, ka thėnė Kurtis. Gjatė protestes, ku policia pėrdori gazėlotėsjellės dhe plumba gome, janė lėnduar rreth 80 persona, prej tyre disa me lėndime tė rėnda.


Ēeku: Kosova nuk ka nevojė pėr revolucion

Prishtinė, 12 shkurt- Kryeministri Agim Ēeku ngjarjet nė protestėn e tė shtunės i vlerėsoi tragjike dhe nga tė cilat nuk duhet tė pėrfitojė askush.

"Zhvillimet e fundjavės kanė qenė tronditėse pėr tė gjithė ne. Ndodhi ajo qė mė sė paku i duhej Kosovės", tha nė fjalimin e pėrjavshėm radiofonik kryeministri Ēeku, pėr ngjarjet nė tė cilat nga plagėt vdiqėn dy tė rinj.

Ai thotė se nga jeta e tij e deritashme ka mėsuar se asgjė nuk ėshtė mė e ēmueshme sesa jeta e njeriut. Dhe ky ishte motivi qė e ka shtyrė tė kėrkojė fillimin e menjėhershėm tė procesit hetimor, tė pavarur dhe transparent, pėr zbardhjen e rrethanave.

Ēeku tha se ajo qė dihet ėshtė se dhuna prodhon dhunė. "Nė njė pėrballje ku logjika i lė vendin ndjenjave tė pakontrolluara, rezultati bėhet dramatik", theksoi ai.

Mė pas kryeministri pėrkujtoi se vendi ndodhet nė momente kyēe tė historisė, ndėrsa bėri thirrje pėr harrimin e tė kaluarės.

"Nuk duhet ta lėmė tė ardhmen tė vuajė nga traumat e sė shkuarės. Shteti qė ne po ndėrtojmė nuk do tė jetė njė shtet ku ligji ėshtė selektiv. Shteti qė ne po ndėrtojmė nuk do tė ngritet mbi mohimin e vlerave dhe normave demokratike qė janė garancia pėr zhvillim. Shteti qė po ndėrtojmė do tė jetė shtet i cili respekton dhe mbron institucionet demokratike qė janė tė shenjta dhe tė paprekshme pėr ēdo vend. Do tė jetė shtet qė do tė pėrfaqėsojė dhe mbrojė besnikėrisht interesat e tė gjithė qytetarėve".

Ēeku tha se tė shtunėn pati sjellje tė anakrkistėve. "Pamė njė episod tė pėrsėritur, tė dhunshėm, tė rreziqeve qė sjell njė frymė kur disa bartės tė ideve anarkiste - revolucionare, vazhduan tė shpallin fajtorė tė gjithė ata qė me besimin e dhėnė me votėn e lirė punojnė pėr t'i ofruar njė tė ardhme mė tė mirė kėtij populli", tėrhoqi vemendjen Ēeku, ndėrsa shtroi dilemėn se kush e bėn "zhvillimin paqėsor tė pamundur, e bėn revolucionin e dhunshėm tė pashmangshėm".

Ēeku thotė se vendi s'ka nevojė pėr revolucionarė. "E Kosova nuk ka nevojė pėr revolucion.

Revolucion ndaj ēkafit? Pėr tė arritur ku? Nė emėr tė kujt? Kosovės nuk i duhet konflikti. Nuk ka as arsye, as cak dhe as objektiv pėr dhunė", theksoi ai, pavarėsisht dyshimeve qė mund tė kenė qytetarėt, qoftė politike, ekonomike apo sociale.

Ai porositi pėr adresimin e shqetėsimeve janė nė Grupin e Unitetit, nė Kuvendin e Kosovės dhe nė Qeverinė e Kosovės. Procesi politik, diplomatik dhe institucional nėpėr tė cilin po kalonė vendi, tha ai, ėshtė rruga e vetme e duhur pėr realizimin e aspiratės shekullore tė popullit tonė pėr krijimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės.

"Ndjej keqardhje qė jo tė gjithė ndajnė tė njėjtėn bindje" u shpreh Ēeku. Kryeministri bėri tė qartėse pavarėsia e Kosovės dhe sovraniteti i saj janė rezultat i pashmangshėm i kėtij procesi, ndėrsa ngjarjet e tė shtunės duhet tė shėrbejnė si moment reflektimi dhe se nuk duhet tė shfrytėzohen a keqpėrdoren pėr qėllime pėrfitimesh politike tė njė grupi a njė individi, "duke akuzuar qeverinė apo ndonjė institucion tjetėr qeveritar".

"Njė gjė e tillė ėshtė shumė e pandershme", tha ai, duke porositur qė tė punohet bashkarisht nė tejkalimin e pasojave tė kėsaj ngjarjeje dhe tė gjitha energjitė tė drejtohen nė pėrmbylljen sa mė tė shpejtė tė procesit pėr pavarėsinė e Kosovės. "Kosova e re pashmangshėm do tė jetė njė shtet demokratik, funksional, ku sundon ligji dhe rendi", nėnvizoi nė fjalimin e tij tė sotėm Kryeministri Ēeku.


Policia bastis zyret e Vetėvendosjes - konfiskon materiale

Prishtinė, 12 shkurt - Tė dielėn nė mbrėmje rreth orės 18.00, policia ka bastisur lokalet e lėvizjes Vetėvendosje, pėr shkak tė demostratave tė dhunshme tė 10 shkurtit 2007, njoftoi sot SHPK-ja. Bastisjet janė zhvilluar njėkohėsisht nė tė gjitha rajonet nė Prishtinė, Gjilan, Prizren, Pejė, dhe Mitrovicė.

"Pajisjet e konfiskuara gjatė operacionit tė bastisjes janė pajisje tė ndryshme kompjuterike, CD, kompjuterė, dhe dokumente. Bastisjet janė kryer me urdhėrin e Gjykatės sė Qarkut", thuhet nė njoftimin e policisė.

Poashtu njoftohet se policia ka arrestuar tre persona pėr shkak tė pengimit tė policisė gjatė bastisjes nė Prishtinė, tė cilėt i ka dėrguar nė Qendrėn e paraburgimit me urdhėr tė Prokurorit Publik.


Kryeministri Ēeku ka vizituar familjen e tė ndjerit Mon Balaj nė Podujevė

Prishtinė, 12 shkurt Kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku ka vizituar familjen e tė ndjerit Mon Kadri Balaj nė Podujevė, i vrarė tė shtunėn nė protestėn e organizuar nga lėvizja Vetėvendosje.

Duke u shprehur ngushėllimet familjarėve Balaj nė emėr tė Grupit tė Unitetit, Kryeministri Ēeku ka thėnė se dhashtė Zoti qė biri i tyre tė jetė viktima e fundit e Kosovės, qė po shkon drejtė pavarėsisės sė saj.

"Tė jeni tė bindur se po tė mos ishte kėshtu se Kosova po shkon drejtė pavarėsisė sė saj, unė i pari tė shtunėn do tė dilja nė kėtė protestė, qė pėr fat tė keq pėrfundoi si pėrfundoi", ka thėnė Ēeku.

Ai ka shtuar se do tė ngrihet njė komision i pavarur hetimor pėr tė hetuar kėtė ngjarje.


Para udhėtimit pėr nė Bruksel, Presidenti Sejdiu shprehu keqardhje pėr vdekjen e dy personave nga protesta e tė shtunės

Prishtinė, 12 shkurt - Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu ka udhėtuar dje pėr nė Bruksel ku sot do tė marrė pjesė nė takimin e Forumit tė Bashkimit Evropian "Ballkani Perėndimor", qė mbahet nė nivel ministrash tė jashtėm.

Nė kėtė takim do tė marrė pjesė edhe Kryenegociatori pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisari. Para udhėtimit pėr nė Bruksel, Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu shprehu keqardhje pėr vdekjen e dy personave nga protesta e tė shtunės dhe ka nėnvizuar se kjo protestė nuk ėshtė shenjė e mirė nė momentet e rėndėsishme, nėpėr tė cilat po kalon vendi.

"Shprehim keqardhjen e madhe pėr humbjen e dy jetėve nė protestėn e dhunshme qė u mbajtėn tė shtunėn, tė cilat si tė tilla nuk i kontribuojnė stabilitetit tė vendit. Ėshtė e drejtė e gjithėkujt qė tė protestojė, tė jap vizionin e vetė, tė japė mendimin tjetėr konform ligjit, por ėshtė i papranueshėm organizimi i manifestimeve tė dhunshme, qė kanė pėr qėllim sulmin e institucioneve dhe po ashtu qė kanė pėr qėllim destabilizimin e pėrgjithshėm tė situatės", ka thėnė Presidenti Sejdiu.

Ai ka shtuar se pėr ne ėshtė shumė e nevojshme nė kėtė kohė tė ndieshme tė mbajmė stabilitetin nė vend. Me kėtė rast Presidenti Sejdiu ka falėnderuar tė gjithė qytetarėt e Kosovės qė janė tė pėrkushtuar veēanėrisht nė kėtė funksion pėr tė shfrytėzuar bashkarisht kėtė shansė tė madhe qė kemi nė jetėsimin e pavarėsisė sė Kosovės dhe njohjen e saj ndėrkombėtare.

Presidenti Sejdiu shfaqi bindjen se brenda policisė do tė bėhen hetimet e nevojshme pėr kėtė ngjarje.



Kosova, vendi qe nuk gjen paqe

E Marte, 13 Shkurt 2007

Dy dite pas protestave qe tronditen Prishtinen, situata duket se i eshte kthyer normalitetit. Aktivistet e levizjes “Vetevendosja” premtojne protesta te reja. Rrefimet e kosovareve qe provuan ne kurriz shkopinjte e gomes dhe plumbat e kaucukut

Nga Prishtina, Jonuz HALLACI

PRISHTINE - Dy dite pas protestave qe degjeneruan ne dhune te tejskajshme te policise nderkombetare mbi protestuesit e levizjes “Vetevendosja”, situata ne Prishtine dhe ne qytete te tjera te Kosoves duket e qete, por ajo ngerthen ne vetvete nje tension qe nuk eshte pare qe nga trazirat e marsit te vitit 2004, ku humben jeten rreth 30 persona, shumica shqiptare. Por duket se vdekja per shqiptaret e Kosoves eshte e pandare, derisa ata te mberrijne te stacioni i fundit ku kane nisur te shkojne, dhe ky stacion mban emrin “Pavaresi”. Dhe per kete pavaresi te vonuar u desh edhe gjaku i dy te rinjve kosovare, aktiviste te levizjes “Vetevendosja”. Mon Bala nga Podujeva dhe Arben Xheladini, 25 vjec, nga Presheva, por i lindur dhe rritur ne Prishtine, vella i tri motrave, jane martiret me fundit te Kosoves qe ka ecur prej dekadash ne rrugen e saj te martirizuar.

Prishtina

Ne fakt, prania e trupave nderkombetare dhe te sigurise nuk ndihet shume. Nderkombetaret sikur nuk duan te jene te pranishem gjate situates se rende qe po kalon Kosova. Ne vendin ku dy dite me pare u derdh gjak dhe u perdoren fisheket plastike dhe gazi lotsjelles, kalojne te merzitur qytetare. Ende era e tharte e gazit lotsjelles le shije te keqe ne goje, pse jo te shkakton dhe dhembje e skuqje sysh. Ne afersi te nderteses se qeverise se Kosoves eshte dhe Skenderbeu mbi kale, deshmitar i asaj dhune te papare. Nje grup emigrantesh qe duket se nuk kane qene prej vitesh ne Kosove, pozojne perpara bustit te heroit sikur nuk ka ndodhur asgje. Vetem qenia e tyre ne Kosove, u krijon ndjesine e lirise dhe kaq per ta eshte shume ndoshta. Kane kaluar dy dite dhe ende askush nuk di gje per te vdekurit: ku jane dhe si vdiqen? Ne morgun e spitalit te Prishtines mjeket thane se jane derguar per mjekime me te specializuara dhe me pas per fatin e tyre nuk dihet asgje.

Spitali

I ndertuar ne hyrje te qytetit, ky spital gjate historise se vet, ka trajtuar me shume te vrare e te plagosur nga protestat, lufterat e perleshjet, sesa paciente qe vuajne nga semundje te zakonshme, qe ne gjuhen e perditshme quhen semundje qe vijne prej Zotit. Mjeket pohojne se naten e se shtunes ambientet i ngjanin nje spitali lufte. Plot 82 te rinj kane kerkuar ndihme mjekesore, shumica prej tyre kane ardhur pa ndjenja. Ne repartin e emergjences civile vetem sa eshte dhene ndihma e pare dhe me pas, disa jane terhequr per ne spitalet e KFOR-it dhe disa jane derguar ne Shkup e Prizren. Ne dhomat e Oologjise jane shtruar te reja me fasha ne hunde, qe ne fakt nuk kane bere operacione plastike, por hundet dhe gjymtyret e tyre jane thyer keqas. Te aferm me qeleshe ne koke u rrine prane te perlotur.

Rrefimet e te plagosurve

Artan Sadria eshte vetem 16 vjec. Fjalet e tij nuk merren vesh mire, se hundet i ka cope-cope dhe me fasha. “Jemi nisur paqesisht per proteste paqesore, megjithese nuk lejohet te protestohet nen moshen 18 vjec. Dhuna ka nisur nga policia, e cila ka perdorur shkopinjte e gomes dhe me pas plumbat e kaucukut. Nuk mbaj mend shume, vetem kur jam permendur sot ne spital kam kujtuar se si na kane qelluar pa meshire. Une jam per pavaresi dhe, sapo te sherohem, serish do te dal ne protesta”. Sakaq, drejtori i qendres spitalore te Prishtines, Avdyl Krasniqi, thote se jane trajtuar ne spital 82 persona. Sipas tij, ne menyre kategorike nuk ka pasur te vdekur ne spital. Per dy te rinj qe behet fjale per plage te renda, pas mjekimit jane marre nga forcat e KFOR-it dhe nga policia e UNMIK-ut, dhe me pas nuk dime asgje per ta. “Kemi dhe kater persona ne gjendje te rende qe po trajtohen ne spital”-tregon drejtori Krasniqi.


Kortezi e QIK dhe Korrieri


Shenim: Komentet dhe pershtypjet tuaja per ngjarjen mund ti shprehni ne forumin shqiptar: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=77802


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.