Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Zemra eshte nje kafshe qe eshte e mira te mos ti zesh bese. Inteligjenca eshte nje tjeter, por ajo te pakten nuk flet per dashurine.
--- G.Green

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 64 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kuvendi i Junikut
Nė 21 maj 1912 u mblodh nė Junik njė tubim ku morėn pjesė pėrfaqėsues nga e gjithė krahina e Kosovės, Dibrės, Shkodrės, si dhe nga disa krahina tė Jugut. Ata shqyrtuan programin dhe masat pėr forcmin e mėtejshėm tė kryengritejs sė pėrgjithshme, si dhe paraqitėn kėrkesat pėr caktimin e kufijve tė vendit, vendosja e administratės shqiptare dhe caktimin e gjuhės shqipe me alfabetin kombėtar si gjuhė zyrtare. Ky tubim ka hyrė nė histori si Kuvendi i Junikut.

Iljaz Fishta
Nė 21 maj 1926 lindi nė Shkodėr prof.dr. Iljaz Fishta, studiues, i cili iu kushtua gjurmimeve nė fushėn e ekonomisė dhe pėrgatiti e botoi 11 vėllime pėr kėtė fushė, si dhe mbi 130 artikuj. Gjithashtu pati njė letėrkėmbim tė dendur pėr problemet ekonomike me rreth 30 qendra universitare e studimore tė Europės e Amerikės.

Mėsimi i gjuhės shqipe ne universitetin amerikan
Nė 21 maj 1932 , nė gazetėn "Besa" tė shqiptarėve tė Amerikės, u njoftua nė njė artikull se nė Universitetin e kolumbias tė SHBA-sė, filloi pėr herė tė parė mėsimi i gjuhės shqipe, si dhe u hap njė katedėr pėr gjuhėn shqipe.
Demokraci :: Liria ekonomike nė botė, Shqipėria renditet e 66-ta
Postuar nga: Albo

Demokraci Punetore ne ndertim

Sipas njė klasifikimi pėr vitin 2007, tė publikuar ditėn e sotme nga Fondacioni Amerikan "Heritage", Shqipėria renditet vendi i 66-tė nė botė pėr nga liria ekonomike, me 61.4 pikė. Nė kėtė studim janė pėrfshirė 157 vende nga e gjithė bota. Shqipėria renditet nė vendin e 30, mes 41 shteteve evropiane qė gjendet nė listėn e Fondacionit Amerikan.

Megjithėse ndodhet njė vend mė para krahasuar me vitin 2005, sipas raportit, niveli e lirisė ekonomike ka pėsuar njė rėnie me 0.6 pėr qind gjatė vitit tė kaluar, duke e lėnė kėshtu vendin tonė, pas mesatares sė rajonit. Kalimi njė vend mė parė se viti 2005, ka ardhur pėr shkak tė ndryshimeve mė tė mėdha negative qė kanė pasur vendet e tjera, nė vlerėsimin e kėtij treguesi. Sipas tė pėrditshmes ekonomike amerikane "Wall Street Journal", Shqipėria ėshtė renditur kėtė vit nė vend tė 66-tė pėr treguesin e lirisė ekonomike, ndėrsa zhvillimin mė tė madh pozitiv vendi, sipas kėtij treguesi, e ka pasur gjatė 2005. Nga viti 2004 deri nė vitin 2005, Shqipėria ėshtė ngjitur 14 pozicione mė sipėr. Niveli i lirisė ekonomike sė Shqipėrisė, sipas vlerėsimit, ėshtė i pėrafėrt me fqinjėt e saj nė Ballkan, si Kroacia apo Maqedonia, dhe disa herė mė i lartė se Greqia, shtet i cili ėshtė anėtarėsuar edhe nė Bashkimin Evropian. Liria fiskale, liria nga ana e qeverisė dhe liria monetare pozicionohen shumė mirė, por pikėt nė total pėr Shqipėrinė bien nga performanca e dobėt nė fushėn e tė drejtave tė pronės dhe korrupsionit. Dobėsia nė tė drejtėn e pronės, vjen si rezultat i ndėrhyrjes politike nė sistemin gjyqėsor, i cili ēon nė njė dhunimin tė ligjeve tė vendit. Por niveli i lirisė ekonomike nė Shqipėri mbetet nė nivele tė larta, krahasuar me vendet fqinje, ku ndarja shtetėrore dhe paqėndrueshmėria ėshtė e theksuar dhe ka ardhur nė rritje gjatė 7 viteve tė fundit. Nėse Shqipėria vazhdon tė mbajė tė ulėt nivelin e taksave dhe shton luftėn ndaj korrupsionit, niveli i lirisė ekonomike do tė rritet mė tej, sqaron raporti i bėrė nga Fondacioni Amerikan "Heritage".

Liria e biznesit, 56.1%

Sipas studimit tė bėrė nga Fondacioni Amerikan "Heritage", hapja e njė biznesi tė ri nė Shqipėri kėrkon 39 ditė, krahasuar me 48 ditė qė ėshtė mesatarja nė shumicėn e shteteve tė marra nė kėtė renditje. Ndėrkohė qė marrja e njė licence pėr biznes, ėshtė mė e vėshtirė pėr shkak tė procedurave ligjore. Gjithashtu edhe mbyllja e njė biznesi ėshtė tepėr e vėshtirė, nėse krahasohet me vendet e rajonit.

Liria Fiskale, 91.5%

Shqipėria aplikon taksa tė ulėta, ēka rrisin interesin, si pėr punėdhėnėsit ashtu dhe pėr punonjėsit. Sipas studimit, Tatimi mbi tė Ardhurat ėshtė 20 pėr qind. Nė janar 2006 qeveria ia uli taksėn korporatave me 3 pėr qind, nė 20 pėr qind, duke bėrė tė mundur renditjen disa vende mė lart pėr kėtė tregues.

Liria nga qeveria, 77.7%

Shpenzimet qeveritare nė total janė nė nivele mesatare. Studimi sqaron se gjatė viteve tė fundit, qeveria shpenzoi 28.8 pėr qind tė GDP, ndėrkohė qė mblodhi 8.8 pėr qind tė tė ardhurave tė saj nga ndėrmarrjet shtetėrore.

Maqedonia e 71-a, sipas listės sė "Heritage" Foundation, pėr lirinė ekonomike

Ekonomia maqedonase, sipas pėrqindjes sė lirive nė sferėn ekonomike nė rang botėror, ndodhet nė vendin e 71-tė, theksohet nė raportin vjetor tė "Heritage" Foundation. Sipas dokumentit, Maqedonia ka njė indeks tė lirisė nė sferėn e ekonomisė prej 60,8 pėr qind, me njė pėrmirėsim pėr 0,2 pėr qind nė krahasim me vitin 2006, qė do tė thotė se shteti ėshtė zhvendosur nė grupin e shteteve me liri-biznesi tė matur. Maqedonia e mori vendin e 32-tė nga 41 shtete evropiane, me rezultat tė pėrgjithshėm mė tė ulėt nga mesatarja evropiane, shtohet nė raportin vjetor "Indeksi i Lirive Ekonomike". Vlerėsimet nga raporti tregojnė nivel tė lartė tė lirisė fiskale dhe monetare nė Maqedoni, me inflacion tė vogėl tė nivelit vjetor. Tatimet personale dhe korporative janė mjaft tė ulėta, me vėrejtje se tė ardhurat e pėrgjithshme tė tatimit kanė rol tė madh nė GDP-nė e vendit. Fondacioni me renome vlerėson se qeveria e Maqedonisė po synon ta ulė ndikimin e vet ndaj tregut tė tė mirave, edhe pse nė sfera tė caktuara, ekonomia e tregut ėshtė shkelur pėr shkak tė pranisė sė kompanive qė ende janė nėn kontrollin e shtetit.

Hong Kongu, kryeson botėn pėr nga liria ekonomike

Hong Kongu ėshtė renditur si vendi me lirinė mė tė madhe ekonomike nė botė, pėr tė 13-in vit rresht, sipas "Indeksit tė Lirisė" tė publikuar nga fondacioni amerikan "Heritage". Ndėrkohė qė nė vendin e dytė gjendet qyteti kinez me taksat mė tė ulėta nė botė, Singapori. Indeksi vjetori i lirisė ekonomike i publikuar nga fondacioni me qendėr nė Uashington, nė bashkėpunim me gazetėn "Wall Street Journal" ka marrė pėr bazė 10 faktorėt mė tė gjerė tė lirisė, nė 157 shtete tė botės. Nė vendin e tretė tė listės me 157 shtete, renditet Australia, e pasuar nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Zelanda e Re. Kina renditet nė vendin e 119 pėr nga liria ekonomike, me 61.6 pikė.

Kortezi e Shekulli

Shenim: Mund ta lexoni ne origjinal raportin te plote ne adresen http://www.heritage.org/research/features/index/countries.cfm


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.