Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 132 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Letersi :: Cikėl letrar: Prezantojmė poetin Bardhyl Londo
Postuar nga: shigjeta

Letersi Nė vazhdim tė ciklit "Tė Njohim Shkrimtarėt Shqiptarė", sjellim njė tjetėr autor tė njohur:

Bardhyl Londo

Bardhyl Londo ka lindur ne 1948 ne Pėrmet. Vazhdoi studimet pėr Gjuhė-Letėrsi nė Universitetin e Tiranės. Pas mbarimit tė fakultetit ai punoi pėr disa vite mėsues nė Pėrmet dhe mė pas pėr gazetėn letrare “Drita”. Pėr disa kohė ka qėnė kryetar i “Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve”. Krijmtaria e tij letrare pėrfshin 8 vėllime me poezi si edhe disa romane. Ėshtė fitues i ēmimit “Migjeni”.

Amaneti i Poetit

Nese syte e tu do te qendrojne te menduar,
mbi keto vargje,
une do te shoh
nje enderr te bukur.

Nese syte e tu do te dridhen sadopak
nga keto vargje,
une i gjithi do te kumboj si nje kitare
deri ne agim.

Po nese syte e tu do te kalojne indiferente
mbi keto vargje,
atehere une do te kem vdekur.

Mos harro te vish ne varrim.



ITAKA

Itaka fle nen qiellin e shtatorit.
Ullinjte si gra qe presin burrat e vonuar ngjajne.
Mua me merr malli per shtepine larg,
per nje grua qe s'do te mbylle syte kete nate
ne Tirane.
Me ndihmo, Odise! Flake tutje mantelen
e legjendes!
Me thuaj nje fjale te mencur, te ngrohte.
Rruget fillojne, humbasin, vrapojne, zhduken
me te ngaterruara se radhet e trikos
se Penelopes.

Rruge, rruge, rruge...
Drejt lindjes, drejt perendimit,
drejt Jonit, drejt Egjeut.
Kohet vertet moderne jane
po fillin prape mund ta humbasesh
si ne shekullin e Odiseut.

Cila, pra me con ne Itaken time?
Cila fjale e qeteson gruan qe pret?
Larg nga sirenat e detit qe prape klithin histerike,
larg nga Circet e shekullit te njezet!

Une kete rruge s'e humbas!
Do ta gjej dhe ne qofsha i verber!

Te gjithe jemi nga pak Odise;
ne mos pacim Penelope,
nje Itake e kemi patjeter!


Ura dhe brigje

Ne jemi si dy brigje te nje lumi,
perjete perballe, perjete te ndare,
naten ndertojme ne endrra nje ure,
diten mbetemi te huaj si me pare.

Ne jemi si dy brigje te nje lumi,
(Fat te rende paskan, e dashur, brigjet!)
Ne endrra qajme e qeshin bashke,
diten te flas, ti s'me pergjigjesh.

Dhe ne mos me pafsh nje dite ne vendin tim,
perballe teje ne mos me pafsh nje nate,
mos u beso fjaleve qe thone te kam harruar,
besome mua: jam shnderruar ne Rozafe.

Nje ure te ngre te lidhen brigjet,
me dite e mia, me endrrat do ta mbaj,
te vij te mbeshtes koken mbi supin tend
dhe te hesht, te qesh, te qaj.


REQUIEM

Pasi i hengren te gjitha banketet
Pasi i shijun te gjitha presidiumet,
Pasi i moren te gjitha cmimet, te gjithe titujt,
Pasi i bene te gjitha udhetimet jashte shtetit,
Befas nje mengjes folen krejt ndryshe:
Ate qe kemi puthur, ta peshtyjme tani.

Dhe zgjaten duart prape drejt banketeve, cmimeve,
titujve, udhetimeve...
Rituali i ripertypjes filloi ne remaxhor:
pertyppeshty, peshtypertyp...

Zoti te ruajt, demokraci!



Atdheu eshte dhimbje

Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende,
sa karrigia e zyres,
sa dhoma komode

A me degjon,
ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?

Atdheu s'eshte loje kalamajsh.
Atedheu eshte dhimbje.
O Zot,
Dhembje!


Pėr mė shumė krijime tė Bardhyl Londos mund tė shkoni tek forumi i letersise: Bardhyl Londo


Pėr njė listė tė plotė tė shkrimtarėve shqiptarė vizitoni: Lista e Shkrimtarėve Shqiptarė


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.