|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Asnjehere s`kam pasur fat me femrat. Gjithnje ndodh qe budallalleku i tyre e kapercen dashurine time.
--- Leautaud
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 99 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".
Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.
Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".
Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.
Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
|
|
|
|
| |
|
Nė vazhdim tė ciklit "Tė Njohim Shkrimtarėt Shqiptarė", sjellim njė tjetėr autor tė njohur:
Bardhyl Londo
Bardhyl Londo ka lindur ne 1948 ne Pėrmet. Vazhdoi studimet pėr Gjuhė-Letėrsi nė Universitetin e Tiranės. Pas mbarimit tė fakultetit ai punoi pėr disa vite mėsues nė Pėrmet dhe mė pas pėr gazetėn letrare Drita. Pėr disa kohė ka qėnė kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Krijmtaria e tij letrare pėrfshin 8 vėllime me poezi si edhe disa romane. Ėshtė fitues i ēmimit Migjeni.
Amaneti i Poetit
Nese syte e tu do te qendrojne te menduar, mbi keto vargje, une do te shoh nje enderr te bukur.
Nese syte e tu do te dridhen sadopak nga keto vargje, une i gjithi do te kumboj si nje kitare deri ne agim.
Po nese syte e tu do te kalojne indiferente mbi keto vargje, atehere une do te kem vdekur.
Mos harro te vish ne varrim.
ITAKA
Itaka fle nen qiellin e shtatorit. Ullinjte si gra qe presin burrat e vonuar ngjajne. Mua me merr malli per shtepine larg, per nje grua qe s'do te mbylle syte kete nate ne Tirane. Me ndihmo, Odise! Flake tutje mantelen e legjendes! Me thuaj nje fjale te mencur, te ngrohte. Rruget fillojne, humbasin, vrapojne, zhduken me te ngaterruara se radhet e trikos se Penelopes.
Rruge, rruge, rruge... Drejt lindjes, drejt perendimit, drejt Jonit, drejt Egjeut. Kohet vertet moderne jane po fillin prape mund ta humbasesh si ne shekullin e Odiseut.
Cila, pra me con ne Itaken time? Cila fjale e qeteson gruan qe pret? Larg nga sirenat e detit qe prape klithin histerike, larg nga Circet e shekullit te njezet!
Une kete rruge s'e humbas! Do ta gjej dhe ne qofsha i verber!
Te gjithe jemi nga pak Odise; ne mos pacim Penelope, nje Itake e kemi patjeter!
Ura dhe brigje
Ne jemi si dy brigje te nje lumi, perjete perballe, perjete te ndare, naten ndertojme ne endrra nje ure, diten mbetemi te huaj si me pare.
Ne jemi si dy brigje te nje lumi, (Fat te rende paskan, e dashur, brigjet!) Ne endrra qajme e qeshin bashke, diten te flas, ti s'me pergjigjesh.
Dhe ne mos me pafsh nje dite ne vendin tim, perballe teje ne mos me pafsh nje nate, mos u beso fjaleve qe thone te kam harruar, besome mua: jam shnderruar ne Rozafe.
Nje ure te ngre te lidhen brigjet, me dite e mia, me endrrat do ta mbaj, te vij te mbeshtes koken mbi supin tend dhe te hesht, te qesh, te qaj.
REQUIEM
Pasi i hengren te gjitha banketet Pasi i shijun te gjitha presidiumet, Pasi i moren te gjitha cmimet, te gjithe titujt, Pasi i bene te gjitha udhetimet jashte shtetit, Befas nje mengjes folen krejt ndryshe: Ate qe kemi puthur, ta peshtyjme tani.
Dhe zgjaten duart prape drejt banketeve, cmimeve, titujve, udhetimeve... Rituali i ripertypjes filloi ne remaxhor: pertyppeshty, peshtypertyp...
Zoti te ruajt, demokraci!
Atdheu eshte dhimbje
Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende, sa karrigia e zyres, sa dhoma komode
A me degjon, ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes, per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?
Atdheu s'eshte loje kalamajsh. Atedheu eshte dhimbje. O Zot, Dhembje!
Pėr mė shumė krijime tė Bardhyl Londos mund tė shkoni tek forumi i letersise: Bardhyl Londo
Pėr njė listė tė plotė tė shkrimtarėve shqiptarė vizitoni: Lista e Shkrimtarėve Shqiptarė
|
|
|
|