|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Lumturia eshte e shendetshme per trupin, por eshte dhimbja ajo qe zhvillon shpirtin.
--- Marcel Proust
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 98 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.
Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.
Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.
Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
|
|
|
|
| |
|
Mė 25 dhjetor, ditėn e lindjes sė Krishtit, 8 vjet mė parė, lindi njė faqe e thjeshtė nė Internet nė gjuhėn shqipe qė kish vetėm 4 albume me muzikė shqiptare. Risia e asaj faqeje te thjeshtė ishin jo vetem tingujt e parė nė gjuhėn shqipe nė Internet, por edhe vetė gjuha shqipe e pėrdorur nė tė gjithė faqen. Faqja e Albasoul nuk ishte faqja e parė e ndėrtuar nga shqiptarė nė Internet, por ishte faqja e parė shqiptare 100% nė gjuhėn shqipe qė nuk pėrpiqej tė prezantonte Shqipėrinė e shqiptarėt tek tė huajt, por kish pėr qėllim krijimin e njė komuniteti shqiptar nė Internet; njė vend ku shqiptarėt nga mbarė bota do tė mund tė mblidheshin pėr tė dėgjuar njė kėngė shqiptare, pėr tė diskutuar mbi problematikėn shqiptare, pėr tė biseduar me njėri-tjetrin, pėr tė krijuar njohje dhe shoqėri tė reja.
Ajo qė nisi si njė faqe e thjeshtė 8 vjet mė parė, sot ėshtė kthyer nė komunitetin shqiptar mė tė madh dhe mė divers nė botė, si nė atė botėn e madhe virtuale edhe nė atė botėn reale. Janė me qindra mijėra shqiptarė qė kanė vizituar komunitetin tonė nė kėto 8 vjet. Albasoul ėshtė sot vendtakimi mė i madh i shqiptarėve nga mbi 100 shtete tė botės dhe vendtakimi i vetėm ditor ku mblidhen shqiptarė nga tė gjitha krahinat shqiptare pėr tė diskutuar sė bashku. Faqja kryesore e Albasoul nė kėto 5 vjetėt e fundit numėron 2000 artikujt tė publikuar dhe 40.5 milion shfletime faqesh; forumi shqiptar nė katėr vjetėt e fundit numeron 28000 anėtarė tė regjistruar, 30000 tema diskutimesh dhe 600000 postime nė gjuhėn shqipe; seksioni muzikės qė nisi me 4 albume sot numėron 321 albume dhe 3761 kėngė; rrjeti Albasoul i bisedimit nė gjuhėn shqipe (chat) ėshtė rrjeti mė i madh shqiptar i bisedimit dhe ka mesatarisht 400 vizitorė nė linjė nė ēdo moment tė ditės; stafi i Albasoul qė nisi me 1 njeri sot numėron 150 shqiptarė nga mbarė bota qė kontribuojnė vullnetarisht kohėn, energjitė dhe mbulojnė vetė shpenzimet financiare tė kėsaj inisiative jo-fitimprurėse.
Pavarėsisht nga statistikat impresionuese, vlera reale e kėtij komuniteti duhet kėrkuar gjetkė: tek shkatėrrimi i tabuve dhe kufijve ndarės sė botės shqiptare kur shikon se si shqiptarėt e krahinave tė ndryshme diskutojnė sė bashku pėr problemet shqiptare; tek lėvrimi i gjuhės shqipe edhe nga fėmijėt e shqiptarėve qė po rriten nė mėrgim; tek ruajtja dhe trashėgimi i kulturės dhe traditės shqiptare; tek kompaktėsimi i komuniteteve shqiptare nė mėrgim ku Albasoul ka qenė pikėnisja e njohjeve dhe kontakteve tė para midis shqiptarėve; tek forca shprehėse e mendimit tė lirė tė shqiptarėve nė forumin shqiptar; tek ndėrgjegjėsimi i shqiptarėve pėr tė pranuar barrėn e vetė tė pėrgjegjėsisė si shqiptarė pėr fatet e vendit; tek nismat e shumta shqiptare nė Internet qė duke marrė shkas nga suksesi i Albasoul e kanė pasuruar prezencėn shqiptare nė Internet. Bota shqiptare ka flakur tej shumė tabu nė kėto 8 vjet dhe Albasoul si njė sipėrmarrje e lirė dhe modeste ka dhėnė kontributin e vetė nė kėtė drejtim. Dhe kjo ėshtė kėnaqėsia qė gjithė stafi vullnetar i Albasoul merr, kjo duhet tė jetė edhe kėnaqėsia qė ju si anėtarė e vizitorė tė kėtij komuniteti duhet tė merrni sa herė qė na vizitoni, pasi ky komunitet ėshtė meritė e tė gjithė shqiptarėve qė e vizitojnė atė prej 8 vjetėsh.
Edhe pse shumė punė ėshtė bėrė dhe shumė arritje janė realizuar nė kėto 8 vjet, shumė punė ngelet pėr tu bėrė nė ditėt, muajt e vitet nė vazhdim. Qė prej krijimit tė tij, Albasoul ėshtė konceptuar nė formėn e njė stafete, ku tė gjithė vizitorėt dhe anėtarėt qė janė tė gatshėm pėr tė ndihmuar nė mirėmbajtjen e komunitetit tė mund ta bėjnė kėtė. Prandaj nė kėtė 8 vjetor, unė dua ta mbyll kėtė pėrshėndetje me nje urim tė sinqertė nga zemra dhe njė ftesė. Uroj dhe falenderoj tė gjithė stafin e Albasoul pėr punėn e tyre vullnetare dhe pėrkushtimin maksimal. Pa punėn e pėrkushtimin tuaj ditor ky komunitet jo vetėm qė nuk do tė arrinte dot tė ishte ai qė ėshtė sot, por nuk do tė ekzistonte fare. Pa harruar as ata ish-anėtarė te stafit qė kanė dhėnė kontributin e tyre nė kėto 8 vjet. Emrat e tyre janė tė shumtė qė tė renditen nė kėtė mesazh. Nga ana tjetėr, ftoj tė gjithė anėtarėt e vizitorėt e shumtė tė Albasoul qė tė bėhen pjesė e stafit tė Albasoul dhe tė mund tė vazhdojnė mė tej stafetėn 8 vjeēare duke ndėrtuar shėrbime tė reja pėr mbarė komunitetin.
Gėzuar 8 vjetorin e komunitetit tuaj Albasoul!
Ilirjan Papa Nismėtari i Albasoul webmaster@albasoul.com
|
|
|
|