Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Edhe durimi ka njė kufi
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Politike :: PS bojkoton zgjedhjet e 20 janarit, bėn thirrje pėr protesta
Postuar nga: Albo

Politike PS: Distancohemi nga zgjedhjet pa standarde

Asambleja Kombėtare e PS-sė zyrtarizoi vendimin e kryesisė pėr t’u distancuar nga njė proces zgjedhor pa standarte. Asambleja Kombėtare e miratoi njėzėri rezolutėn e pėrgatitur duke theksuar se pas njė sėrė veēorish, qė kanė penguar procesin e reformės zgjedhore, distancohet nga zgjedhjet pa standarte, pa mbėshtetje ligjore e kushtetuese, pėr tė cilat vlerėsoi se synojnė deformimin e vullnetit tė zgjedhėsve, pėrkatėsisht imponimin e dhunshėm tė njė farse.

Pika 2 e rezolutės thotė se PS “distancohet nga ēdo proces elektoral antikushtetues e antiligjor pa standarde demokratike, qė synon deformimin e vullnetit tė zgjedhėsve shqiptarė mė 20 janar 2007 dhe imponimin e dhunshėm tė njė farse, ku asnjė forcė progresiste nuk mund tė marrė pjesė”. Vetė kryetari Edi Rama i bėri thirrje kryeministrit pėr tė lėnė mėnjanė akuzat, shpifjet dhe diversionet, pėr tė cilat tha se nuk janė tė denja “pėr njė burrė shteti” dhe “t’i referohemi ambicjes sė shqiptarė pėr t’u integruar nė Evropėn, qė kalon vetėm pėrmes zgjedhjeve tė lira e tė ndershme”. Sipas Ramės, duhet paracaktuar njė afat i arsyeshėm pėr hartimin e listave tė zgjedhjeve, sepse askush nga ne nuk mund tė mohojė shqiptarėve tė drejtėn e kontrollin e emrit tė tij” dhe po kėshtu qė tė prodhohen certifikata qė garantojnė besueshmėri. Asambleja Kombėtare u thirr tė dielėn nga kryesia, e cila vendosi tė mos ketė regjisitrim si subjekt nė KQZ pa standarte. PS kėrkon qartėsisht plotėsimin e tyre, respektivisht themelore pėr zgjedhjet e lira e tė drejta, kohėn e mjaftueshme pėr hartimin e listave, certifikatat e posaēme dhe pėr rrjedhojė, shtyrjen e zgjedhjeve tej 20 janarit, me ē’rast gjykon se nuk ka asnjė afat ligjor qė lejon mbajtjen e tyre. Rezoluta me 5 pika erdhi nė kėtė gjykim pasi u njoh me relacionet e pėrgatitura mbi ngecjen e reformės dhe duke konsideruar si tė domosdoshėm respektimin dhe pėrmbushjen e rekomandimeve tė ndėrkombėtarėve. Rezoluta thotė se “zgjedhjet lokale nė Shqipėri mė shumė se kurrė, mė shumė se ēdo herė tjetėr nė historinė e shkurtėr tė demokracisė sonė po ndiqen me shqetėsim nga publiku shqiptar dhe vėzhgohen nga afėr prej komunitetit ndėrkombėtar” dhe se “padyshim, nuk ėshtė rezultati ai qė do tė vėzhgohet, por ėshtė procesi prej nga do tė dalė rezultati”. Pikat e dokumentit, vetė rezoluta, e mbėshtetur njėzėshėm, rikonfirmon vullnet tė plotė e tė palėkundur pėr tė hapur njė kapitull tė ri, sikurse shkruhet, “nė historinė e zgjedhjeve nė Shqipėri duke ofruar konsensus pėr arritjen e standardeve demokratike zgjedhore dhe duke refuzuar ēdo rregull apo udhėzim tė imponuar nė rrugė tė njėanshme, qė zgjat zinxhirin e zgjedhjeve tė kontestuara, tė deformuara e tė papranueshme pėr vizionin tonė europian pėr Shqipėrinė”. Asamblea Kombėtare e PS , e ka ftuar megjithatė shumicėn nė pushtet dhe veēmas PD-nė pėr “t’i dhėnė fund konfliktualitetit qė pengon realizimin e konsensusit pėr ēėshtjet e axhendės evropiane tė Shqipėrisė e pėr t’i dhėnė jetė, bashkė me ne, njė procesi zgjedhor tė pakontestueshėm, tė padeformuar dhe tė denjė pėr ambicien e shqiptarėve tė shekullit XXI si edhe pėr kėrkesat e botės demokratike ndaj nesh”. Socialistėt thanė gjithashtu se duhet tė vijojnė pėrpjekjet pėr tė mos lejuar ato qė i kujtuan si “praktika famėkėqia elektorale tė viteve ‘96-97” dhe gjithashtu duke ofruar rishtaz dialog dhe bashkėpunim.”

12-12-2006


Rehn: Jo bojkotit, kur arrihen standardet nė zgjedhje

Bashkimi Evropian ėshtė kundėr bojkotit, nė rast se zgjedhjet zhvillohen sipas standardeve. Kryekomisionari i Bashkimit Evropian pėr Zgjerimin, Olli Rehn, i pyetur nga TvAlsat pėr situatėn e vėshtirė parazgjedhore nė Shqipėri, tha se ai e shkurajonte bojkotin, pėr sa kohė mund tė respektohen standardet ndėrkombėtare. “Pėr sa kohė zgjedhjet dhe procesi zgjedhor janė projektuar, dhe pėr sa kohė zhvillohen sipas standardeve ndėrkombėtare, atėherė ne kemi tė drejtėn legjitime qė tė presim qė nė zgjedhje tė marrin pjesė tė gjitha forcat politike. Duhet tė them se nė njė numėr vendesh tė Ballkanit, ne kemi parė tė bojkotohet Parlamenti ose zgjedhjet dhe mė vjen keq ta them, qė kjo nuk ėshtė njė mėnyrė demokratike pėr tė drejtuar politikėn. Prandaj do ta shkurajoja bojkotin, pėr sa kohė respektohen standardet ndėrkombėtare”,- tha Rehn. Komisionari pėr Zgjerimin e BE-sė, theksoi se pret nga tė gjitha forcat politike nė Shqipėri, qė tė marrin pjesė nė zgjedhjet lokale. Qėndrimi i mbajtur prej tij, ėshtė njė thirrje e fortė pėr politikėn shqiptare, qė tė arrijė tė gjejė gjuhėn e pėrbashkėt me qėllim qė zgjedhjet lokale tė 20 janarit tė mos dėshtojnė, por tė gjitha palėt tė konkurrojnė sipas standardeve ndėrkombėtare. Po dje, nė takimin e radhės mes Taske-Force tė BE-sė dhe palės qeveritare shqiptare, u bė thirrje pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet mes palėve, pasi koha deri nė mbajtjen e procesit zgjedhor ėshtė shumė e shkurtėr. Situata politike gjatė ditėve tė fundit ka precipituar me shpejtėsi duke u pėrkeqėsuar, pėr shkak se negociatat mes maxhorancės dhe opozitės, pėr tė miratuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe pėr tė shtyrė datėn e zgjedhjeve, dėshtuan. Ndėrkaq, prej 10 ditėsh, kreu i shtetit, Alfred Moisiu ka dekretuar datėn e zgjedhjeve, duke pėrmbushur nė kėtė mėnyrė detyrimin e tij kushtetues. Njė tjetėr afat qė nuk ėshtė pėrmbushur dje, ishte mos regjistrimi i partive tė majta nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje.

12-12-2006


Berisha: I gatshėm tė votoj ndryshimet nė Kod, por jo shtyrjen e zgjedhjeve

Vetėm pak minuta pas pėrfundimit tė takimit tė 15-tė konsultativ tė BE-sė nė Tiranė, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ėshtė i gatshėm tė miratojė me opozitėn tė gjitha amendimet pėr Kodin Zgjedhor, por ka theksuar sėrish, se nuk do tė negociojė pėr datėn e zgjedhjeve. Edhe pse ėshtė pyetur disa herė nga pėrfaqėsues tė medias, nėse do tė kishte ndonjė mundėsi kompromisi pėr shtyrjen e datės sė zgjedhjeve, Berisha e ka mohuar, duke sqaruar pėrfundimisht, se data e zgjedhjeve nuk shtyhet. “Qeveria e koalicionit qė unė drejtoj dhe Partia Demokratike, janė tė gatshme tė garantojnė tė gjitha burimet financiare dhe materialet pėr Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, si dhe tė bėjė ēdo pėrpjekje tė bashkėpunojė me Partinė Socialiste dhe tė gjitha forcat politike tė vendit, pėr suksesin e plotė tė zgjedhjeve tė 20 janarit. Ndaj, edhe njėherė i bėj thirrje zotit Rama, tė vėrė interesat e qytetarėve shqiptarė, demokracisė shqiptare, integrimit tė vendit, interesat e Shqipėrisė, mbi interesat personale dhe vetjake, tė lėrė mėnjanė bojkotin e tė angazhohet me tė gjitha mundėsitė e forcės sė tij politike, pėr zgjedhje tė standardeve tė lira dhe tė ndershme. Me kėtė rast, dua tė shtoj se standardet nuk arrihen kurrė duke bojkotuar dhe se nė standarde nuk kontribuon duke bojkotuar zgjedhje, standardet nuk mund tė arrihen duke shkelur Kushtetutėn dhe ligjet e vendit, mbasi respektimi i kėtyre tė fundit qėndron nė themel, dhe pėrbėn edhe standardet mė kryesore tė zgjedhjeve tė lira e tė ndershme. Ftoj Partinė Socialiste, qė duke punuar sė bashku pėr standardet, vlerėsimin e tyre t’ia adresojė institucioneve tė vėzhgimit tė zgjedhjeve”,- tha dje Berisha. Kreu i ekzekutivit ka theksuar gjithashtu, se nė asnjė prej takimeve qė ai ka zhvilluar me ndėrkombėtarėt, kėta tė fundit nuk i kanė kėrkuar shtyrjen e datės sė zgjedhjeve. “Nė dhjetėra e dhjetėra takime qė kam pasur gjatė tė gjithė kėtij viti, qė po mbaron me shtetarė tė vendeve tė ndryshme, kryeministra, ministra, udhėheqės tė partive evropiane, pėrfshirė kėtu udhėheqės kryesorė tė Internacionales Socialiste, drejtues tė Parlamentit Evropian, tė Kėshillit tė Evropės, parlamenteve tė vendeve mike, ambasadorė, diplomatė, tė gjithė, pa pėrjashtim, jo vetėm nuk kanė kėrkuar shtyrjen e afatit tė zgjedhjeve dhe zgjatjen jokushtetuese tė mandateve, por pėrkundrazi, janė shprehur haptazi dhe qartazi pėr respektimin e Kushtetutės, nė raport me afatet e mandateve dhe datėn e zgjedhjeve, si dhe zhvillimin e kėtyre tė fundit nė afatet kushtetuese ligjore”,- tha ai. Kryeministri Berisha ka aluduar se standardet qė kėrkon opozita, lidhen vetėm me fitoren pėr njė mandat tė tretė tė kryetarit tė Bashkisė, Edi Rama, pėr Tiranėn. “Kėto standarde qė kėrkon opozita, kanė vetėm njė emėrues tė pėrbashkėt, qė unė, Sali Berisha, Kryetar i PD-sė, tė vendos t’i le zonė tė lirė zotit Edvin Rama, Tiranėn. Por, unė nuk mund ta vendos kurrsesi kėtė, sepse kjo ėshtė gjėja mė e pakonceptueshme nė njė vend demokratik, pluralist, me pozitė dhe opozitė. Ju tė jeni tė sigurt se, nė rast se unė vendos pėr kėtė, zotėria e tij do tė thotė se kėto janė standardet mė tė shkėlqyera tė planetit, se kemi bėrė listat mė tė mira se asnjėherė tjetėr, se asnjė certifikatė nuk ėshtė dhėnė nė kundėrshtim me rregullat. Por unė kėtė nuk e bėj dot, nuk e kam kėtė target. Ky ėshtė njė parim i imi fondamental”,- tha Berisha

13-12-2006


BE: Nuk ndėrhyjmė pėr zgjedhjet

Komuniteti Ndėrkombėtar nuk do tė luajė rolin e arbitrit, nė zgjedhjet e afėrta pėr qeverisjen vendore. Qėndrimi i prerė u bė i ditur dje, nga Dirk Lange, shef i Njėsisė pėr Shqipėrinė nė Drejtorinė e Zgjerimit tė BE-sė, nė pėrfundim tė takimit tė 15-tė tė Task-Force dhe tė mbledhjes sė 9-tė tė Komitetit tė Pėrbashkėt mes BE-sė dhe vendit tonė. Duke vijuar qėndrimin e deritanishėm tė Bashkimit Evropian, pėr rėndėsinė qė ka zhvillimi i zgjedhjeve administrative sipas standardeve ndėrkombėtare, Lange nėnvizoi se strukturat e BE-sė, do tė monitorojnė nga afėr procesin zgjedhor me njė numėr tė konsiderueshėm vėzhguesish. Duke iu pėrgjigjur interesimit tė gazetarėve, nėse zgjedhjet pa praninė e opozitės mund tė konsiderohen brenda standardeve, ai ripėrsėriti deklaratėn e bėrė nga Kryekomisionari i Zgjerimit nė BE, Olli Rehn, se deri nė momentin kur kėto zgjedhje mbahen nėn standardet e duhura, presim qė tė gjitha partitė politike tė marrin pjesė nė to. “Dua tė pėrsėris edhe njėherė deklaratėn e Komisioniarit Rehn, qė pėrderisa zgjedhjet do tė mbahen nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare, ne nuk shohim pėrse njė parti politike mund tė bojkotojė”,- tha ai. Ndėr tė tjera, Lange shprehu keqardhjen nė emėr tė BE-sė, qė Shqipėria po pėrballet me vėshtirėsi nė organizimin e kėtyre zgjedhjeve. Por, sipas tij, e gjithė klasa politike mban pėrgjegjėsi pėr mėnyrėn e zhvillimit tė zgjedhjeve dhe kjo klasė politikanėsh duhet t’u shpjegojė zgjedhėsve tė saj, se pėrse nuk bien dakord me njėri-tjetrin, pėr ēėshtjet e diskutueshme. Nga ana tjetėr, Lange nuk tha njė qėndrim tė prerė, lidhur me faktin se pėr zhvillimin e zgjedhjeve nė fjalė, maxhoranca e djathtė po zbatonte dispozitat ligjore, si nė rastet e zhvillimit tė zgjedhjeve tė parakohshme apo tė pjesshme. “Nuk mund tė jap njė opinion tė saktė pėr problemin e zgjedhjeve tė parakohshme, por besoj se presidenti Moisiu e ka pėrcaktuar datėn 20, duke u bazuar nė kompetencat e ligjit”,- tha komisionari Lange. Ndėr tė tjera, nė fjalėn e tij ai nėnvizoi, se edhe pse nuk e dėshironte qė zgjedhjet tė zhvilloheshin jashtė standardeve ndėrkombėtare, nėse zgjedhjet do tė ishin tė tilla, pasojat nuk do tė ishin aspak tė mira. “Pas zgjedhjeve parlamentare nė Shqipėri, tė cilat u mbajtėn nė pėrputhje me standardet, Komisioni Evropian vendosi mbylljen e negociatave pėr Asociim-Stabilizimin. Sigurisht, kjo ėshtė njė dėshmi pėr rėndėsinė qė Komuniteti Evropian i jep zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme, lidhur me procesin e integrimit tė Shqipėrisė. “Nuk dua tė paragjykoj, nėse zgjedhjet nuk do tė mbahen tė lira dhe tė ndershme nė Shqipėri, por duhet tė theksoj se kjo do tė shihet si njė gjė kritike. Opinioni i KE-sė do tė publikohet vitin qė vjen, nė progres-raportin pėr Shqipėrinė”,- tha mė tej Lange. Ai shtoi nė fund, se nga informacioni qė kishin marrė gjatė takimit nga pala qeveritare, ishte konfirmuar se ekzistonin mundėsitė procedurale, pėr tė zhvilluar zgjedhjet nė janar. “Ne patėm njė diskutim tė shkurtėr lidhur me kėtė ēėshtje, nė takimet e djeshme dhe tė sotme, dhe ky diskutim u bė edhe nė praninė e ambasadorit tė OSBE-sė nė Shqipėri. Na u paraqit se ishin tė qarta vėshtirėsitė me tė cilat po pėrballet Shqipėria, pėr mbajtjen e zgjedhjeve tė janarit, por nga ana procedurale, na u bė e qartė se nuk ėshtė e pamundur tė mbahen zgjedhje nė janar”,- pėrfundoi zyrtari i BE-sė. Ai shprehu bindjen nė emėr tė KE-sė, se partitė politike shqiptare, do tė arrijnė ta kalojnė kėtė moment mosmarrėveshjesh.

13-12-2006


Opozita, protesta tė mėdha, pas 20 janarit

Opozita e ka njė plan “b” nė rast se nuk do tė ketė konsensus me mazhorancėn dhe zgjedhjet e 20 janarit, do tė mbahen nė kėto kushte. Drejtues tė opozitės janė shprehur dje nė emisionin “Top Story” nė Top Channel, se vendi do tė pėrfshihet nė protesta tė mėdha, nė rast se zgjedhjet do tė mbahen nė datėn e dekretuar nga presidenti i Republikės, Alfred Moisiu. “Nė asnjė rast, nuk mendojmė qė skenari ynė do tė jetė si ai i 14 shtatorit tė 98-ės, pėr tė ndėrprerė procesin. Por, procesi i legjitimitetit nuk e ndalon protestėn. Ne mendojmė sė pari, negociatat dhe kompromiset. Shqipėria e ka provuar vitin ‘96”,- tha Sekretari i Pėrgjithshėm i PS-sė, Pandeli Majko. Nė emisionin Top Story ėshtė pyetur edhe deputeti i Partisė Socialiste, Erion Braēe, i cili mbajti thuajse tė njėjtin qėndrim si Sekretari i Pėrgjithshėm, Pandeli Majko. “Nė rast se Berisha nuk plotėson standardet, i themi se ai do tė na ketė pėrballė nė zyrėn e tij, nė rrugė, kudo. Sė bashku me ne do tė jenė gjithė shqiptarėt, ata qė nuk kanė bukė, ata qė nuk kanė ujė dhe drita, biznesmenėt qė paguajnė gjoba dhe jo taksa. Do tė jemi nė rrugė me ēdo lloj mjeti demokratik dhe Berisha t’i bėjė llogaritė mirė”,- ėshtė shprehur Braēe. Edhe kryetari i PAD-sė, Neritan Ceka ka theksuar gjatė emisionit, se pėrmes protestave synohet mbrojtja e demokracisė. “Berisha e di shumė mirė qė ne dimė tė organizojmė protesta. Por nė e dimė gjithashtu se si mbrohet demokracia dhe dimė shumė mire se si organizohen lėvizjet masive”,- tha Ceka.

Ndėrsa kryetari i KQZ-sė, Ēlirim Gjata ka shprehur shqetėsime serioze, pėr pėrfshirjen e politikės nė punėn e kėtij institucioni tė rėndėsishėm kushtetues. Ai deklaroi se mungojnė kushtet thelbėsore pėr mbajtjen e zgjedhjeve nė 20 korrik, si listat dhe komisionerėt, pėr shkak tė mungesės sė mospėrfshirjes sė opozitės. “Ajo qė unė do doja tė sqaroja, ėshtė fakti se nė momentin qė doli data, KQZ nuk pret mė. Ėshtė e detyruar t’u sigurojė qytetarėve kushtet e votimit, qė janė listat, kutitė e votimit e komisionerėt. Njėra nga kėto mungon dhe nuk e di se si mund tė ngrihet njė komision, kur kėto gjėra mungojnė. Nuk e kuptoj se si njė pushtetar lokal mund tė deklarojė se nuk i bėn listat. Kjo ėshtė njėsoj sikur tė thuash se unė nuk e zbatoj dekretin e Presidentit, kjo ėshtė rėnia e shtetit”,- tha Gjata. Ai pohoi se, fakti qė PS dhe aleatėt nuk kanė sjellė komisionarėt, e bėn tė pamundur zhvillimin e zgjedhjeve nė 50% te vendit. “Si mund tė votojė njė qytetar qė ka tė drejtė vote, kur nuk ka komision? Nuk mund tė pengosh qytetarin tė votojė”,- tha ai. Gjata shtoi gjithashtu, se KQZ do t’i zgjedhė vetė komisionerėt nė rast, se nuk vijnė propozimet, ndonėse mundėsitė janė tė pakta. Megjithatė, me kalimin e tė gjitha afateve, Gjata shtoi se pjesėmarrja e opozitės nė zgjedhje, ėshtė ligjėrisht e pamundur. Po mbrėmė, Gjata ėshtė shprehur se listat duhet tė shpalleshin mė parė dhe se u shkelėn afatet.

15-12-2006

Kortezi e "Shekulli"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.