|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ai qė ėshtė i pasur, jep nga teprica, ai qė nuk ėshtė i pasur jep nga zemra
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 167 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".
Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.
Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".
Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.
Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
|
|
|
|
| |
|
Zv/presidenti i KE, tha se pėr biznesmenėt dhe gazetarėt do tė kenė viza shumė-hyrėse. Pėrjashtohen Britania e Madhe dhe Islanda
BE, vizat 35 euro, studentėt dhe shkencėtarėt, falas
TIRANĖ-Politika e re pėr lehtėsimin e vizave qė do tė fillojė tė ndjekė Bashkimi Evropian, pėr vendet e Ballkanit Perėndimor, parashikon uljen e taksės sė vizės. Zv/presidenti i KE, Franko Fratini, ka konfirmuar dje nėpėrmjet njė deklarate, se vizat pėr nxėnėsit e shkollave, studentėt dhe shkencėtarėt, do tė jenė falas.
Ndėrkohė, taksa e vizės do tė jenė 35 euro pėr qytetarėt e vendeve tė Ballkanit Perėndimor, kur pėr tė gjitha vendet e tjera, pagesa do tė jetė e pandryshuar, 60 euro. Ndėr tė tjera, komisioneri Fratini, ka pohuar se pėrmbajtja e detajuar e Marrėveshjeve tė Lehtėsimit tė Vizave, do tė pėrcaktohet gjatė negociatave. Njė detaj tjetėr qė ėshtė pohuar nga ai, lidhet me faktin se procesi i lehtėsimit tė vizave, nuk pėrfshin vendet, si Britania e Madhe dhe Irlanda, ndėrsa ėshtė i vlefshėm pėr Norvegjinė dhe Islandėn. Qėllimi ynė ėshtė qė ti fillojmė kėto negociata sa mė shpejt, nė mėnyrė qė marrėveshjet tė mund tė pėrfundojnė gjatė vitit tė ardhshėm. Pėrmbajtja e detajuar e Marrėveshjeve tė Lehtėsimit tė Vizave, do tė pėrcaktohet gjatė negociatave. Ato do gjejnė zbatim pėr vizat afat-shkurtra, dhe qėllimi i pėrgjithshėm ėshtė lehtėsimi pėr njė shtresė qytetarėsh tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor, nė veēanti ata qė udhėtojnė mė shpesh pėr tė marrė viza pėr nė BE. Lehtėsimi i vizave nuk ėshtė i vlefshėm pėr Britaninė e Madhe dhe Irlandėn, por ėshtė i vlefshėm pėr vendet e BE-sė, si dhe pėr Norvegjinė dhe Islandėn. BE, ka vendosur tashmė qė vizat pėr nxėnėsit e shkollave, studentėt dhe shkencėtarėt, tė jenė falas. Ndėrsa, pėr tė tjerėt, taksa e vizės do jetė 35 euro, kėshtu qė vendet e Ballkanit Perėndimor do pėrjashtohen nga taksa 60 euro, qė BE do zbatojė pėr gjithė botėn, prej vitit 2007. Biznesmenėt, shkencėtarėt dhe gazetarėt, do tė kenė viza shumė-hyrėse, dhe nuk do jenė tė detyruar pėr tė marrė vizė, pėr ēdo vizitė qė duan tė bėjnė. Vendet anėtare tė BE-sė, do tė krijojnė kushtet pėr njė transparencė mė tė madhe nė lidhje me nxjerrjen e vizave afat-shkurtra, si dhe do shkurtojnė procedurėn e nxjerrjes sė vizave,- thuhet nė deklaratėn e komisionerit Fratini. Ai ka konfirmuar se brenda javės, BE-ja do tė japė disa prova konkrete se mirėpret qytetarėt e rajonit tė Ballkanit, duke nisur punėn me marrėveshjet qė lehtėsojnė udhėtimin nė vendet e BE-sė. Ne duam tiu sigurojmė, se vendet e Ballkanit Perėndimor bėhen pjesė e plotė e udhėtimit evropian, nė pritje tė plotė se i gjithė rajoni, njė ditė do tė bėhet pjesė e BE-sė. Ne po e promovojmė kėtė integrim nėpėrmjet kontakteve tė afėrta me udhėheqėsit politikė nė rajon. Por, BE-ja dėshiron gjithashtu tė inkurajojė kontaktet nė nivelin njerėzor, duke siguruar qė njerėzit tė mund tė kenė kontakte tė rregullta me miqtė e tyre, kushėrinjtė dhe kolegėt qė jetojnė nė Bashkimin Europian,- shtoi mė tej Fratini, pėrgjegjėsi pėr drejtėsinė, lirinė dhe sigurinė nė BE. Bisedimet pėr tė negociuar marrėveshjet me vendet e Ballkanit Perėndimor pėr lehtėsimin e vizave, pritet tė fillojnė nė 30 nėntor e do tė pėrfundojnė nė qershor tė vitit 2007. Fratini tha mė tej, se liberalizimi i plotė i vizave ėshtė njė synim afatgjatė dhe 25 Ministrat e Brendshėm, qė do vendosin nėse njė vend do pėrfshihet nė listėn e vendeve Shengen, qytetarėt e tė cilėve nuk do kenė nevojė pėr vizė, duhet tė jenė absolutisht tė bindur, se vendi pėrkatės ka pėrballuar me sukses luftėn ndaj krimit tė organizuar, mbrojtjen e kufijve dhe ēėshtje tė tjera. Sipas tij, edhe vetė vendet e rajonit duhet tė luajnė gjithashtu rolin e tyre, duke bėrė progres nė ēėshtjet e kyēe tė sigurisė, lufta mė e efektshme ndaj krimit tė organizuar, korrupsionit, imigrimit ilegal, pėrmirėsimi i kontrollit kufitar dhe tė sigurisė sė dokumenteve nėpėrmjet futjes sė tė dhėnave biometrike, si dhe duke garantuar shtetin ligjor. Sipas tij, qeveritė e rajonit kanė nevojė tė zbatojnė reforma tė rėndėsishme, si dhe tė forcojnė nivelin e bashkėpunimit tė tyre rajonal dhe nė ato me BE-nė, nė kėto fusha.
Kortezi e Shekulli
|
|
|
|