Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ec e bridh ngado, por shtėpinė mos e harro
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 126 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Letersi :: Kadare u jep pėrgjigje kritikėve tė tij
Postuar nga: Albo

Letersi Shkrimtari i njohur shprehet se hapja e arkivave dhe dosjeve tė ish-Sigurimit ėshtė e dosmosdsohme.

Kadare: Qosja e Lubonja kanė zili ndaj meje

TIRANĖ- “Rexhep Qosja dhe Fatos Lubonja kanė zili njerėzore ndaj meje”-tha dje Ismail Kadare nė njė intervistė tė gjatė pėr “Opinion”, nė TV Klan. Kadare zbuloi dje edhe njėherė qėndrimin e tij pėr hapjen e dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit, iu pėrgjij akuzave tė Rexhep Qoses, Kristo Frashėrit dhe Fatos Lubonjės dhe foli pėr herė tė parė pėr ngjarjen e konfliktin me familjen Rrapi. Shkrimtari preku nė kėtė bisedė dhe raportet me Dritėro Agollin dhe idenė tij rreth identitetit evropian tė shqiptarėve. Mė poshtė po japinm tė plotė intervistėn etij.

Zoti Kadare, u bė pothuajse njė muaj qė mediat shqiptare kanė patur nė qendėr tė vėmendjes njė debat qė lidhet me ju dhe qė ka nisur fillimisht me qėndrimin ndaj hapjes sė dosjeve, figurės sė Enver Hoxhės dhe mė pas me njė problem qė familja juaj ka patur nė fillim tė viteve ’80 me njė familje tjetėr nė Tiranė, familjen Rapi. Si e keni pėrcjellė kėtė fushatė?

Unė mendoj se nuk ka shkrimtar normal nė botė qė do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes pėr gjėra tė tilla. Shkrimtarėt, po, mund tė jenė nė qendėr tė vėmendjes kur botojnė njė libėr, kur ka diskutim pėr tė, qoftė mendime tė ndryshme qoftė dhe kur atij nuk i pėlqejnė, por qė tė jetė nė qendėr tė vėmendjes pėr marrėzira, pėr fantazira, pėr pėrralla, pėr shpifje, pėr deformime, sigurisht qė nuk i pėlqen askujt.
Megjithatė, unė nuk jam i imunizuar nga kjo, herė pas herė kam qenė objekt i sulmeve, fushatave, gjysėm-fushatave, gjysėm tė hapura, gjysėm tė fshehta kėshtu qė e kam pėrcjellė dhe kėtė herė. Kjo ka qenė mė e forta nga tė gjitha…

Mė e forta nga tė gjithė fushatat?

Mė e ulėta do tė thosha, mė e pamoralshmja nga tė gjitha, dhe e kam pėrcjellė, nuk mund tė them me shpėrfillje, kurrsesi, por jo dhe nė mėnyrė tragjike, siē mund ta mendojė ndokush, sepse nė thelbin e saj, kishte njė mashtrim tė madh, dhe asgjė tjetėr. Kur njeriu e di si ėshtė e vėrteta, dhe e ka ndėrgjegjen e qetė, trazimi ėshtė i sipėrfaqshėm.

Shpresoj qė nė vijim tė intervistės t’ju pyes me hollėsi pėr tė gjitha kėto…

Patjetėr. Shkrimtari ėshtė njeri publik, dhe e ka detyrė, kur lexuesit e tij, kur publiku, do tė dijė, ta sqarojė. Unė jam kundėr asaj qė thonė se: “po ē’merresh me kėto gjėra, me kėto poshtėrsi, me kėto meskinitete”. Njeriu duhet tė sqarojė, derisa je njeri publik ke disa detyrime publike.

Doja t’ju bėja njė pyetje qė nuk ka lidhje me thelbin. A ėshtė e mundur realisht qė tė sqarohen probleme tė tilla?

Ėshtė e mundur. Ėshtė e mundur kur nuk ka imoralitet, kur nuk ka dinakėri, dhe kur ka njė nivel qytetar tė shtypit dhe tė opinionit qė qėndron mbi mesataren. Kurse nė njė atmosferė tė ndotur moralisht, duken tė vėshtira, por dhe nė kėtė rast, kjo gjė duket e mundur.

Si shpjegohet atėherė qė nė Shqipėri nuk arrihet tė sqarohen probleme thelbėsore prej kohėsh?

Sepse Shqipėria nuk ka traditė demokratike. Nuk ka traditėn e tė folurit shoqėror. Shqiptarėt nuk dallohen pėr kurajo civile. Trimėria shqiptare ėshtė njė trimėri e vecantė ballkanase dhe shqiptare, me pak traditė civile. Dmth ėshtė shprehur trimėria shqiptare, e pranojmė se populli ynė nuk ėshtė popull frikacak, se ka disa popuj qė nuk i pėrballojnė dot ndeshjet me vėshtirėsitė, ka popuj qė kanė ulur kokėn, qė ulin kokėn...

Pse thoni qė nuk kemi kurajo civile?

Pėrsa i pėrket kurajos civile, Shqipėria ka traditė shumė tė pakėt, se nėqoftėse kemi jetuar pesė shekujt nė njė shtet totalitar, pushtues, koncepti i trimėrisė ėshtė grumbulluar tek koncepti i lirisė. Lirisė si tė thuash nė kuptimin kombėtar, patriotik, por duke bėrė njė jetė tė pakėt civile, qytetėruese, ende ajo nuk ėshtė pėrpunuar me mekanizmat e jetės shoqėrore dhe institucionale, ne kemi pasur njė periudhė tė shkurtėr, ajo qė quhet republika e parė, pastaj mbretėria, dhe pastaj erdhi diktatura komuniste, dhe liritė civile, jeta civile u zhduk pėrsėri, pėr arsye tė tjera, nuk ėshtė mė pushtimi otoman, por ėshtė njė gjė ndoshta dhe mė e rrezikshme pėr jetėn civile..

Qė ishte?

Ishte regjimi komunist. U shuan tė gjitha institucionet civile.

Si vjen jehona e shtypit dhe debatit tė shoqėrisė shqiptare, deri tek ju, nė Paris?

Ėshtė shumė e lehtė. Pėrpara ndoshta nuk do tė vinte, por ...

Jo thjesht si kanale, por a vjen e pėrthyer, e shumėfishuar, mė alarmante sesa ėshtė?

Cdo shkrimtar ka njė mekanizėm pėr tė kapur atė gjė qė ėshtė mė thelbėsore, hyn nė mjeshtėrinė e tij, hyn nė teknologjinė e krijimit, tė dijė tė kapė atė cka ėshtė thelbėsore, dhe atė qė ėshtė e dorės sė dytė, tė tretė dhe cka ėshtė krejt kot, kashtė. Unė besoj se herė pas herė, ky mekanizėm funksionon. Edhe nė kėtė rast.

Zoti Kadare, do doja, pėrpara se t’ju pyes pėr atė qė quhet ēeshtja e Janulla Rrapit, dhe qė ka patur shumė debat nė shtyp, tė shkoja njė hap mė pėrpara, aty ku nisi debati. Nė njė intervistė qė i keni dhėnė VOA, shėrbimit shqiptar, ju u shprehėt, pa ekuivok, pėr hapjen e dosjeve tė ish-sigurimit tė shtetit. A mund tė ma riformuloni pėr shikuesit tanė, idenė qė keni dhe qė keni pasur pėr hapjen e dosjeve. C’konceptoni ju me hapje dosjesh, dhe c’domethėnė tė hapen dosjet e ish-sigurimit?

Vetė fjala dosje dhe hapje dosjesh nė Shqipėri ka filluar tė deformohet, kuptohet nė mėnyra tė ndryshme. Pak a shumė ideja ime ka qenė kjo, ėshtė njė ide e vjetėr, kam thėnė, duhet tė hapen arkivat e fshehta; e kam formuluar kėshtu, tė dalė e vėrteta. Njė shtet, njė vend, njė komb, njė ndėrgjegje kombėtare nuk mund tė funksionojė normalisht nė qoftė se mban xhepa tė errėt brenda saj. Unė e kam thėnė nė disa esse tė miat, se nė qoftė se kemi qytetėrim grek, kyci ku ai filloi ishte se Greqia hapi njė xhep pėr njė krim qė kishte bėrė, dmth asnjė popull s’mund tė fshehė, asnjė shtet, asnjė administratė nėse ėshtė e pėrlyer nė krim. Dhe shoqėria shqiptare e tė gjithė shoqėritė qė kanė qenė komuniste duhet ta bėjnė kėtė process dhe pėr cudi erdhi tashi vonė, u pėrtėrit kjo gjė nga Kėshilli i Europės. Ai ia kėrkoi vendeve ish-komuniste ta bėjnė kėtė process, ose ta kryejnė gjer nė fund. Procesi nuk ėshtė kryer, Shqipėria ėshtė e fundit. Unė nuk kam dashur as tė marr flamurin, as tė dallohem, as tė spekulloj me kėtė, unė nuk kam kohė, unė jam shkrimtar, e kam mendjen kryesisht tek vepra ime. Kur mė ėshtė kėrkuar njė mendim e kam dhėnė, kur nuk mė ėshtė kėrkuar nuk kam marrė iniciativė. Kjo ka qenė njė intervistė e Zėrit tė Amerikės, qė ndoshta nuk do tė hapej fare me emrin tim, nėse njė ditė nuk do mė merrnin nė telefon dhe tė mė kėrkonin mendim.

Gjithsesi, pse ju keni kėrkuar vazhdimisht qė hapja e dosjeve tė jetė njė lloj katarsisi?

Unė nuk mund ta konceptoj njė shoqėri demokratike, njė shoqėri qė del nga njė gjendje post-diktatoriale, tė mos e bėjė kėtė. Gjermania nuk mund tė ishte kurrsesi ajo qė ėshtė sot nė qoftė se nuk do ta bėnte kėtė proces. Asnjė shtet, asnjė popull, asnjė komb, nuk mund t’i shpėtojė kėsaj, ėshtė qėndrimi normal, si tė thuash, shėndeti normal, nuk ėshtė luks kjo gjė, kjo ėshtė e detyrueshme qė tė bėhet.

A do ta ndyjė nė rast hapjeje shoqėrinė shqiptare kjo gjė?

Pikėrisht, mė lejoni t’u pėrgjigjem pėr kėtė. Pėr kėtė arsye nuk kam dashur tė marr kurrsesi asnjė flamur nė kėtė proces. E kam quajtur, nė Zėrin e Amerikės, po marr tė fundit, proces jo i gėzueshėm, kam theksuar qė ėshtė i vėshtirė, kam theksuar qė nuk duhet abuzuar me tė, kam theksuar qė ushtria, armata, e atyre qė quhen denoncues, ose spiuna, informatorė ėshtė njė armatė e pikėllueshme, njė pjesė e sė cilės kanė njė tragjedi tė madhe brenda saj, dhe ne nuk mundet nė mėnyrė ēnjerėzore …

C’tragjedi?

Tragjedia ėshtė sepse rekrutimi i tyre ka qenė njė dramė mė vete. Midis tyre ka fatkėqinj, midis tyre ka njerėz qė kanė rėnė nė kurth nė mėnyrat mė djallėzore qė pėrdoreshin nė diktaturė, midis tyre madje ka kundėrshtarė tė shtetit, qė janė kapur si kundėrshtarė dhe u kanė dhėnė kėtė alternativė, ose tė na informosh ose tė bėra gjėmėn, me fėmijėt, me vajzėn, me djalin, me gruan. Nė burgje janė bėrė rekrutime, nė torturė disa herė. Dmth si mundet ne t’i vėmė kėta, prandaj unė kam propozuar kėtė pėr kėtė arsye…

Hapja e dosjeve a mund tė bėjė qė ata tė ridėnohen moralisht?

Jo. Prandaj unė kam propozuar qė njerėzit e thjeshtė qė janė 90 pėrqind e kėsaj armate, tė mos preken. Unė e kam pėrcaktuar, mendimi im, tė mos preken kurrsesi, sepse popullit shqiptar do ti shkaktohet kjo vuajtje e re, shpesh herė krejt e padrejtė. Sepse, mė falni, tė hap parantezėn, kam theksuar se janė fajtorė dyfish se kėta rekrutuesit, janė fajtorė tė gjithė nomenklatura qė nuk janė spiunė, por ata mund tė fėrkojė duart tani: “hė ua hodhėm kėtyre”. Ėshtė fajtore kupola e lartė komuniste, kryekriminelėt. Ata duhet tė pėrgjigjen nė radhė tė parė dhe jo kėta.
Tani mendimi im se ku duhet tė hapeshin dosjet. Tė hapeshin dosjet e atyre njerėzve qė me grykėsi, pasi kanė bėrė kėtė gjė, duan prapė tė bėjnė karrierė politike, duan tė futen nė Kuvend, tė futen nė qeveri, duan tė drejtojnė mediat, duan tė drejtojnė opinionin publik. Kėta tahmaqarė, kėta grykės nuk meritojnė mė mėshirėn tonė, dhe kėta janė disa qindra, nuk e di sa mund tė bėhen, maksimumi njė mijė, dy mijė, s’ka mė tepėr. Tė kufizohet vetėm tek kėta kam thėnė, gjithmonė.

Pėrsėri arrijmė nė njė lloj kontradikte zoti Kadare, sepse ndėrkohė qė nga parlamenti, nga institucionet largohen kėta persona, ose persona publike qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė sigurimit, mund tė mbeten nė kėto institucione, pavarėsisht se cilat do tė jenė institucionet, persekutorė tė tyre, punonjės tė sigurimit, shefa qė i kanė bėrė kėta bashkėpunėtorė…

Prandaj thashė qė kjo ėshtė njė fazė, njė proces, njė operacion kirurgjikal nga njėra anė, qė ka dhe anėn tjetėr. Kjo duhet tė shoqėrohet me njė spastrim, jashtė atyre qė quhen dosje. Nė vendet ish komuniste kemi njė pėrvojė, nuk ka pse tė hiqemi sikur jemi pėrpara njė problemi tė pazgjidhshėm, pėrpara njė enigme, jo. Ka pėrvojė gjermane, hungareze, ēeke, e kanė bėrė, s’ka ndonjė ēudi tė madhe kėtu, nuk e ka bėrė Rusia fare, por e kanė bėrė tė tjerė. Nuk ka patur tragjedi fare. Janė hequr nė Gjermani, kujtoj, brenda njė dite, njė pastrimi tė dytė, 13 mijė mėsues. U duk sikur u pėrmbys bota, jo, aspak. Unė s’jam qė tė hiqen mėsuesit, por Gjermani e gjykoi kėshtu, sepse ishte shumė e keqe, siē duket e kaluara e tyre me nazizmin. Nuk bėhet hataja. Unė jam kundėr kėsaj, kundėr kėtij revanshi, nuk ka nevojė pėr tė, kurse pėr nivele tė tjera, drejtora tė rėndėsishėm, zv/ministra, pėrfaqėsues tė jetės publike, nuk kanė nevojė tė jenė, nuk ka nevojė populli shqiptar pėr ta.

Ju po flisni pėr njė lloj dosjesh, pėr ato qė lidhen me bashkėpunėtorėt e sigurimit tė shtetit…

Jo, unė fola tani jashtė...

Dakort, por sistemi komunist ka patur njė sistem tė shumėfishuar tė dosjeve, kanė qenė dosjet e kuadrit, kanė qenė dosjet e lagjeve dhe tė fronteve, kanė qenė dosjet e qendrave tė punės, ju keni qenė nė Lidhjen e Shkrimtarėve, padyshim qė ka patur dosje tė denoncimeve tė shkrimtarėve?

Po, dhe ėshtė zhdukur komplet.

Si ėshtė zhdukur?

Arkivi i Lidhjes sė Shkrimtarėve ėshtė zhdukur. Ėshtė djegur.

Ka qenė i rėndėsishėm si arkiv?

Mendoj se po, sepse atje janė tė arshivuara tė gjitha mbledhjet e kryesisė ku ka pasė shpesh herė debate, dėnime dhe atje ka qenė e vėrteta se c’qėndrim kanė mbajtur...

A jeni i sigurtė se ėshtė zhdukur ky arkiv?

Deri tashi s’gjendet asgjėkundi, asgjė. Kėshtu thonė tė gjithė, unė e kam besuar. E kam lexuar nė shtyp. Arkivi ėshtė djegur.

Gjithsesi, si do veproni me kėto dosje tė tjera qė duket se nuk janė aq tė rėndėsishme, por qė shprehin mėnyrėn e funksionimit tė njė diktature?

Jo, kėto janė tė rėndėsishme shumė. Prandaj e kam thėnė gjithmonė, nė kupolėn mė tė lartė, dėnimi duhet tė jetė mė i ashpėr, duke zbritur sipas pėrgjegjėsisė. Nuk ėshtė e pamundur, se disa thonė, nuk gjejmė dot emrat e spiunėve, nuk gjejmė ato, nuk gjejmė kėto. Po tjerat mor zotėri, ti ke emrat e gjithė anėtarėve tė komitetit qėndror, byrosė politike, karrierės sė tyre, tė shefave tė kuadrit, qė kanė qenė tmerri i Shqipėrisė. Nuk i nget njeri, fėrkojnė duart tani, se shefat e kuadrit kanė qenė ndėr rekrutuesit kryesorė disa herė.
Thonė se ka patur njė polici tė fshehtė, krejt speciale, qė ėshtė e pazbuluar ende qė drejtohej nga pjesa mė e lartė e kupolės sė komitetit qėndror, nuk e di sa ėshtė e vėrtetė. Por unė e besoj.

Zoti Kadare, nė rast hapjesh, nė rast se shoqėria shqiptare do tė merrte njė vendim pėr t’i hapur kėto dosje, ju personalisht do tė kishit frikė nga kjo hapje?

Absolutisht jo. Unė po ju them, sepse ra fjala tashi nė qendėr tė kėsaj fushate, qė u hap tani kundėr meje dhe kundėr vajzės sime. Unė nuk dua tani tė abuzoj me sentimentet prindėrore…

E kam fjalėn nė njė tjetėr lloj sikleti. Disa ditė mė parė, Rexhep Qosja, njė kolegu juaj nė Kosovė ėshtė shprehur se tani vonė ka mėsuar se ju keni denoncuar disa drejtues komunistė tė kohės, sic ishin Todi Lubonja, Fadil Pacrami etj. Pra a jeni marrė me denigrimin e shkrimtarėve tė tjerė, pa pėrmendur rastin e Bilal Xhaferrit etj?

Absolutisht jo. Pėrkundrazi, hapja e tyre do tė heqė kėtė mjegull mashtruese. Dhe unė kur kam ngulur kėmbė, ka qenė dhe arsye private veē tė tjerash, se kėto thashetheme qarkullojnė kudo. Ēdo sistem komunist ka patur njė drejtori tė veēantė pėr diskretitimin e personaliteteve. Nė Shqipėri, kjo mesa duket vazhdon. Nuk ėshtė e organizuar dhe e strukturuar, po degėt e saj vazhdojnė kudo tė diskretitojnė. Rusia sovjetike arriti kaq larg, sa arriti tė diskretitojė shkrimtarė perėndimorė, arriti deri nė Amerikė, pėr shembull Dos Pasos pėrmendet si shembull se si KGB-ja i organizoi njė diskretitim edhe nė Amerikė. Arriti me njerėzit e saj.
Po e mbyll parantezėn. Unė jo vetėm qė nuk kam frikė, por ėshtė e kundėrta, sepse e kam thėnė dhe herė tjetėr nė njė intervistė, qė nė ka gjė pėr tė cilėn jam krenar nė jetėn time, ėshtė qė nė njė mijė vjet tė kėrkohet, nė njė mijė arkiva, nuk do tė gjenden kurrė dy rreshta tė miat ku tė kėrkohet dėnimi i dikujt, kurrė. Dhe kanė kėrkuar mos kujtoni, kėto 15 vjet, si minj janė shpėrndarė kudo, kjo strukturė qė punon kundėr meje. Por nuk kanė pėr tė gjetur.
Tani po kthehem tek deklarata e Qoses. Deklarata ėshtė mė e shėmtuar se sa thatė ju.

Nuk gjendet asnjė letėr ku tė keni shprehur qoftė dhe njė konsideratė negative ndaj njė shkrimtari tė caktuar?

Konsideratat negative i kam shprehur nė shtyp ose...

Flas nė dokumenta konfidencialė?

Mund tė kem kujtuar nė ndonjė letėr, qė zotėrinj, juve mua mė bėni po ato kritika qė vetė ia keni bėrė njė shkrimtari qė tani ndodhet nė burg, dhe quhet armik i partisė, ose qė mi ka bėrė ai mua. Ja kaq.
T’ju them dhe dicka. Lidhur me kėtė deklaratėn e Qoses qė thatė ju. Ajo ėshtė mė e keqe nga ajo qė thatė ju. Ai thotė: kam lexuar nė shtypin shqiptar letrėn qė Ismail Kadare i ka dėrguar shefit tė sigurimit shqiptar pėr dėnimin e Fadil Pacramit dhe Todi Lubonjės. Mor zotėri, ku e paske parė ti kėtė letėr?

Ekziston?

Absolutisht s’ekziston. Ėshtė njė mashtrim nga mė tė ndyrėt. Dmth, unė jam mėsuar tashmė me mashtrime, por deri kėtu nuk kisha parė mashtrim tė tillė. E keni parė ju nė shtypin shqiptar tė botohet ndonjė letėr e tillė? Si mund tė ekzistojė? E keni parė ju? Ju jeni dhe gazetar i njohur. Ku e keni parė, se ai thotė qė e kam parė nė shtypin shqiptar. Mor, ku e pe mor mashtrues, t’i thuash, ku? Dhe “Gazeta Shqiptare” qė e boton intervistėn nuk ka verifikim pėr njė gjė tė tillė, “more keni parė gjėkundi ndonjė vepėr tė tillė?”, ose ai televizioni qė e jep si scoop gjithė ditėn. Ku e paskan parė kėtė? Ku ekziston kjo? Hajde tė thotė se e di unė nga burime sekrete, do dalė. Po ai thotė e pashė nė shtypin shqiptar. Todi Lubonja ka shkruar dy libra mė pas pėr dėnimin e tij, ku denoncon me dhjetėra njerėz, dhe Todi ka qenė natyrė e ashpėr, nuk ėshtė nga ata qė falin kollaj dhe ka faqet mė tė admirueshme pėr mua atje.

Ē’raporte keni pasė me tė pas dėnimit?

Raporte krejtėsisht miqėsore, si mė pėrpara.

A keni marrė pjesė direkt, ose indirekt, ndoshta dhe pa dashje nė persekutimin e ndonjė shkrimtari?

Asnjė. Bllofi i Bilal Xhaferrit ėshtė mashtrim e gjitha. Bilal Xhaferri nė njė mbledhje ėshtė ngritur me dy fjalė dhe mė ka kritikuar mua, se unė nxij realitetin socialist, nxij gruan shqiptare dhe klasėn punėtore shqiptare, mė ka akuzuar se po sjell metoda dekadente, revizioniste nė letėrsinė shqiptare dhe e ka ndėrprerė Fadil Pacrami, duke i thėnė mos je ti qė do na mėsosh neve si tė jemi komunistė. Tani thonė tė tjerėt, ne nuk e dėgjuam mirė cfarė tha, se ėshtė e turpshme kritika qė mė bėri ky, gjoja i djathtė, dhe thonė, nuk dėgjuam mirė, po rėndėsi ka qė u kritikua Kadareja. More qen bir qeni, pse paska rėndėsi qė kritikohem unė, cfarė jam unė, Hitler jam unė. Po unė jam kritikuar, kjo kritikė u bė,‘67 ose ’68 ka ndodhur kjo, dy vjet mė para unė kam botuar “Pėrbindėshin”, jam quajtur dekadent, c’nuk jam quajtur, mė ėshtė ndaluar libri. Tė mė kritikoje mua, ėshtė gjėja me e lehtė nė Shqipėri. Unė jam kritikuar, kam pesė-gjashtė vepra tė ndaluara, me sulme, kritika disa herė, menjėherė kam bėrė autokritikė, po kam bėrė vepėr tė gabuar, dekadente, anti- parti bile kam thėnė, jam detyruar tė them. Tani si qenka, tė kritikojė Ismail Kadarenė, kėtė e ka bėrė vetė Bilal Xhaferri shėni, ishte si tė kritikoje Enver Hoxhėn. Kujt ia hedhin kėta, kėto gjera, kujt ia mbushin mendjen, popullit shqiptar? Sporti kombėtar nė Shqipėri ishte kritika ndaj meje. “Dimri i vetmisė sė madhe”, qė ma pėrmendin si njė vepėr konformiste, tre muaj vazhdoi, jo kritikė nė shtyp, c’nuk thanė pėr tė.

Ndėrkohė shtypi shqiptar ka botuar njė autokritikė tuajėn pėr poemėn “Pashallarėt e kuq. Pėrse e bėtė kėtė autokritikė? Mundet edhe mos ta kishit bėrė duke i qėndruar besnik idesė tuaj.

Jo! Isha i detyruar ta bėja. Ēfarė tė keqeje ka ajo autokritikė, se tė tėrė ngatėrrohen pėr punėn e kėsaj autokritike? Ē’farė tė keqe ka pra? Eshtė botuar tani nė disa gjuhė dhe, nė thelb, ajo ėshtė njė gjė kurajoze. Unė them zhurie qė mė gjykon se kam bėrė njė vepėr armiqėsore: Po kam shkruar njė vepėr armiqėsore. Unė deklaroj pėrpara tyre qė unė kam shkruar njė vepėr antiparti. Unė deklaroj pėrpara tyre qė kam shkruar njė vepėr kundėr diktaturės sė proletariatit dhe shtetit shqiptar. Ēfarė tė keqe ka? E vetmja mbrojtje qė bėj, unė them (do ti shpjegoj unė pse e bėra) qė unė doja tė shkaktoja trazira. Kjo ishte e vėrtetė. Unė s’e kisha bėrė me atė qėllim. Ajo vjershė nuk i ka kėto, por ata ashtu e kritikuan dhe unė thashė: Po ashtu ėshtė. E ēfarė tė keqe ka? Ēfarė tė keqe ka qė unė them se ktheva armėt dhe godita partinė? A keni menduar ndonjėherė qė kjo ka qenė dėshira e ēdo shkrimtari nė botėn komuniste? Qė tė vinte njė ditė qė tė mund ta thoshte kėtė. Mua mu dha njė rast i ēuditshėm dhe e thashė. Ēfarė tė keqe ka ? Mė thoni! Trimėri absolute do tė ishte qė tė thoja qė, unė e kam bėrė kėtė sepse unė jam antikomunist, antiparti dhe qė unė tė shkoja nė pushkatim. Duhet tė shtoja edhe kėto fjalė. Unė thashė: E kam bėrė jo me kėtė qėllim. Dhe nė tė vėrtetė unė nuk e kam bėrė me qėllim qė tė shkaktoj ndonjė pėrmbysje. Eshtė qesharake qė njė vjershė tė shkaktojė...

A keni tentuar ndonjėherė, zoti Kadare qė pas viti 90 tė ta quani veten disident ose...

Jo, mė falni. Se janė bėrė spekullime shumė me kėtė poemė, nga mė tė shėmtuarat. Ēfarė thuhet. U botua vjersha. Po s’ishte ndonjė gjė ajo vjershė! Dakort, kjo vjershė nuk ishte ndonjė gjė. Por ama kėto kritika kundėr meje u bėnė. Ore ti bėj pyetjen njėherė, po ē’ėshtė ky tėrbim i shtetit kundėr njė vjershe tė kotė? Tė kotė! Quaje edhe realiste socialiste po deshe. Ti mendo, ėshtė njėlloj sikur tė themi tani, se e ka pėrmendur dikush nė shtyp... U pushkatuan dy poetė: Vilson Blloshmi, Genc Leka. Nė shtatėdhetė e shtatėn. Tmerr. Dy vjet pas kėsaj historie. Le tė themi tashti tė hapim vjershat e tyre... mo po kėto vjersha sikur s’kanė ndonjė gjė, fare. Vjeshta po vjen, oxhaku, zjarri, kjo ... kanė diēka, po kaq. Dhe tė themi tashti: kėta poetė, na paskan qenė hileqarė? Mo po ata u vranė pėr atė. U vranė pėr atė paranojė tė kėsaj diktature qė shikonte armikun kudo. Mund t’i bėjnė fajtorė tashti ata? Ata u vranė vėrtetė. Vjershat s’kishin ndonjė gjė. Po ata u vranė ama. A mund tė themi tani qė kjo vjershė nuk ka ndonjė gjė tė madhe, prandaj qenka fajtor autori? Unė jam fajtor? Si qenkam unė...? Nuk ėshtė fajtor shteti qė mė godet mua kot? Zgjohet nė mėngjes edhe...?

Megjithatė, unė doja t’ju pyesja, se dua tė rikthehem edhe njėherė tek problemi i Qoses, a keni qenė ju disitent zoti Kadare, nė kėndvėshtrimin tuaj?

Ky ėshtė njė nga spekulimet mė tė poshtėra qė bėhet kundėr meje. E ēfarė bėhet?

Ē’do me thėnė kjo?

Ja si e shpjegoj. Thuhet qė Kadareja ėshtė shkrimtar shumė i mirė, e pranojnė gjoja kėta hileqarė tė mėdhenj, por ama nuk durohet qė tė thotė: “Jam disident”. More zotėri, ku e ke parė ti qė unė kam thėnė qė jam disident? Po ju them, kėrkoni nga tė gjitha anėt. Nuk do tė gjeni kurrė njė deklaratė timen. Pėrkundrazi, kam thėnė: “Nuk kam qenė disident“. Nuk mė ka interesuar kjo gjė. Mė ka mjaftuar letėrsia. Dhe kam thėnė…

Nuk ju ka interesuar, apo nuk keni mundur tė bėheni...

Ja t’ua shpjegoj juve. Kam thėnė: “unė jam shkrimtar (njė formulė qė ėshtė paraqitur…), qė jam pėrpjekur dhe kam bėrė letėrsi normale nė njė vend anormal”. Kam thėnė: “nuk kam qenė i persekutuar”. S’ėshtė e vėrtetė se kam thėnė… E shpikin vetė... Eshtė metodė e ndyrė shqiptare. Shpik njė gjė qė... Tani kjo ėshtė pasuruar, kjo meny ėshtė... “Ismail Kadareja ka thėnė qė refugjatėt janė jashtėqitje e kombit“. Eshtė njė nga shpifjet mė tė shėmtuara qė ka zėnė vend kudo. Pse? Atje u duk. Atje unė kuptova se sa thellė ėshtė futur sigurimi nė popullin shqiptar. Ju ka dhėnė urdhėr agjentėve tė tij nė nėntėdhjetėn: tė hapni kėtė shpifje pėr Kadarenė.

Nuk ėshtė e vėrtetė kjo deklaratė?

Absolutisht kurrė. Kam thėnė tė kundėrtėn. Eshtė botuar e kundėrta, teksti. Eshtė botuar dhjetė herė nė shtyp. Ju vetė e keni botuar njėherė nė gazetėn tuaj. Nuk pi ujė pėrgėnjeshtrimi sepse spiunėt janė ende aktivė ose njerėzit naivė qė u besojnė spiunėve. Prandaj... Ku e kishim fjalėn?

Tek Disidenca.

A, tek disidenca. Unė nuk kam thėnė kurrė. Tani...

Po a keni tentuar ndonjėherė, zoti Kadare, qė ta paraqisni veten, pėrmes tė tjerėve, si njė disident?

Absolutisht jo. Kanė thėnė tė tjerėt, ēfarė t’i bėj unė gazetarit tė huaj qė thotė: “Shkrimtari disident Ismal Kadare...”. Cfarė t’i bėj unė. Ti bėj telegram zotėrisė, ti them s’jam disident? Kur mė pyet mua: “S’ėshtė e vėrtetė, nuk kam qenė…”. Tani, pyetja shtrohet nė mėnyrė shumė tė papranueshme. Njėherė dikur, e pyetėn njė shkrimtar: “Pse s’u bėre ti disident“. E para, or zotėri, nga ana parimore, ti do tė mėsosh mua? S’dua tė bėhem disident! S’kam dashur! More mund tė them: “kam qenė komunist“. Pse paskam qenė i detyruar unė tė bėhem disident? A, nė qoftė se unė them, Po, ti ke tė drejtė tė mė thuash: “S’ke qenė disident“. Nė qoftė se unė them... Pra pyetja ...

A ėshtė ky njė lloj faji, qė s’jeni bėrė disident?

Asnjė faji s’ėshtė qė s’kam qenė disident. Unė nuk jap shpjegime, sepse ėshtė e shėmtuar dhe meskine tė thuash se... kushtet nuk ishin, gjė qė ėshtė krejt e vėrtetė, po unė parimisht e them: “S’kam dashur tė bėhem”. Jo. Ta marrim nga ana parimore, njerėzore.

Nėse do tė kishit mundėsi, do tė mund tė bėheshit disident?

Po sigurisht do tė bėhesha, po kjo ėshtė njė punė qė unė s’e vėrtetoj dot. Por unė them tė parėn: Nuk kam dashur tė bėhem. Ta zėmė... Ti s’ke tė drejtė, askush, tė mė bėjė mua pyetjen. Unė mund t’i them: “Ore zotėri, po ti pse s’je bėrė disident?“ Eshtė bėrė njėherė njė dialog, e kam pėrmendur nė njė nga librat e mi, ėshtė ngjarje e vėrtetė: Njė njeri i thjeshtė i thotė njė intelektuali: “Ja juve intelektualėt, neve popullin na latė nė errėsirė...
-Po mirė... si, - thotė ai?
-Po ja, pse s’u bėre disident?
-Po mirė, pse tė bėhesha unė, - i thotė ai.
-Po se ti je me shkollė, edhe di tė bėhesh disident
-More, mė fal. Ti je njeri i thjeshtė?
-Po
-Dy litra vajguri kushtojnė dhjetė lekė tė vjetra. Merri, spėrkatu me tė pėrpara kryemisnistrisė, tė bėsh bujė, Kupton ti? - Dhe tė bėhesh edhe i famshėm, se vuan nga kjo, qė je i thjeshtė. Dhe tė bėhesh Jan Palahu, - si heroi i Ēekosllovakisė,- hero i vendit. Pse s’e bėn,- i tha. Pse mė jep mėsime morali mua?
I them unė kėtyre, kėshtu : lubonjėria me shokė qė thonė: “Mė mirė tė ishe vrarė se sa ashtu...”. E para njėherė, s’kam dashur. Nuk mund t’ia bėsh asnjė qenieje njerėzore kėtė pyetje: “Pse s’u vrave ti, qė tė bėj sehir unė”. “Po pse s’u bėre ti”,- ti them unė. Ishe njėzetė vjeē, ishe i lirė. Pse s’u bėre ti? Tė merrje njė bezinė ose atje.. tė merrje tė hidhje njė bombė po deshe..., meqenėse ishe kaq trim, atje pranė bllokut, meqenėse jetoje rrotull, hyje e dilje, e tė bėheshe i famshėm. Pse s’u bėre ti? Ē’tė pengoi? E pse ma kėrkon ti mua? Ku kam bėrė unė kėtė pakt me popullin shqiptar, qė do bėhem disident, qė tė bėhem dėshmor.

Problemi qėndron qė pas vitit nėntėdhjetė, ju keni tentuar apo jo ta hiqni veten si disident?

Absolutisht jo. Unė s’kam thėnė... Ku e keni fjalėn disident? Unė kam thėnė...

A e keni quajtur veten i persekutuar Zoti Kadare?

Unė nuk e kam quajtur veten. Unė kam treguar kujtime tė ndryshme, siē kanė ndodhur gjėrat, shpesh duke mė pyetur... Ato janė... merri si tė duash. Tuaj: “nė kujtimet e tij, teprohet kjo ana e zymtė”. Unė nuk e kam fshehur asnjėherė atė jetė qė kam jetuar. Nuk kam thėnė ndonjėherė qė unė nuk kam udhėtuar jashtė, s’kam qenė nė Francė, s’kam qenė ashtu... Po unė i kam thėnė tė gjitha. Kur mė kanė pyetur arsyet, po. Unė jam i vetmi shkrimtar qė ėshtė ftuar nga botuesit e tij perėndimorė. Unė kam patur mbi njėqind ftesa. Kam vajtur disa herė.

Pėrse?

Se jam botuar, i vetmi. Tė tjerėt nuk janė botuar nė perėndim nė atė kohė. E ēfarė do? Kjo ėshtė shumė e thjeshtė. Unė merrja, minimumi dhjetė ftesa nė vit. Shteti me ashtu.. do tė pranonte njė nė njė vit e gjysėm... do tė pranohej njė ftesė sė s’bėn. Sepse presioni ndėrkombėtar ėshtė kaq i fortė saqė nuk..., si duket, bėnte llogari qė: “po i ndalojmė njėmbėdhjetė, po i japim dymbėdhjetėn”. Ja kjo ėshtė. Shumė histori e thjeshtė. Nuk merrnin shkrimtarė tė tjerė shqiptarė ftesa. Unė merrja, jo vetėm qė merrja ftesa, por shpalleshin nė shtyp: Kemi ftuar Kadarenė... nuk vjen, cfarė ka, cfarė po ndodh”? Bėnin edhe kėshtu... provokime sigurisht. Provokime... do ti quaja... pozitive! Cfarė ka kėtu? Unė isha botuar, mė falni... Nė 1970-tėn, kur Shqipėria ishte nė zi, e izoluar, unė arrita, pėr rastėsi, qėlloi... letėrsia shqipe u fut pa pritur nė klubin e letėrsisė evropiane. Doli nga njė izolim absolut, librat e mija u bėnė brenda njė viti tė njohura, u pėrkthyen nė tė gjithė Evropėn, “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”. Tani, sigurisht qė unė isha nė qendėr tė vėmendjes. Sigurisht qė unė do tė bėja njė udhėtim nė Francė, ose edhe njė tjetėr, mė vonė. Pse ju duket kaq ēudi e madhe? Pse harroni kėtė fakt? Kjo letėrsi, doli pra, nga njė errėsirė e plotė mosnjohjeje, dhe papritur, librat e mija filluan tė lexohen nė Paris, njė vit mė pas, gjashtė muaj mė pas nė Nju York, nė Berlin, kudo. Po mirė, nuk e mendoni juve, si shpjegohet qė letėrsia e njė vendi qė ish njė burg i madh, papritur e lexon njė lexues i huaj. Kush e detyron lexuesin francez tė lėrė shkrimtarėt e vet e tė mė lexojė mua. Pse? Kush e detyron lexuesin Londinez? Se ka patur edhe zėra qė i manipulonte Tirana, - marrėzira te pafundme! Atėherė, zotėri, unė tė bėra ty letėrsi nė... Dhe unė nga kjo, nga njė anė... Ishte dyfishe kjo, nga njė anė mua mė ndihmonte, se mė mbronte, kjo njohje ndėrkombėtare, por dhe mė krijoi probleme, sepse unė u bėra i dyshimtė: “Ē’ėshtė ky shkrimtar qė po na del, qė po e pėlqeka borgjezia?” Se elozhet pėr mua ishin tė pafundme, ju i keni parė besoj nėpėr shtyp. Domethėnė tėrė epitetet qė mund tė thuhen, qė mund tė ėndėrrojė ēdo shkrimtar, janė thėnė pėr mua. Dhe unė isha nė atė burg atje nė Shqipėri. Kjo ėshtė ajo gjėja mė paradoksale qė ka ndodhur nė ashtu... Qė librat e mija shiteshin nėpėr kryeqytetet perėndimore. Pse bliheshin? Se ishte propagandė komuniste? Vėretetė kishte nevoja Evropa tė merrte propagandė komuniste nga Shqipėria? Vėrtetė kishte nevojė Parisi dhe Londra tė merrnin?


Zoti Kadare, cilat kanė qenė dhe janė problemet tuaja me Rexhep Qosen? Pėrveē debatit pėr identitetin evropian tė shqiptarėve ose jo ka edhe njė goditje shumė tė fortė qė ai ju ka dhėnė disa ditė mė parė, nė njė intervistė qė ka dhėnė pėr shtypin e Kosovės.

Ēfarė? Qė ka gėnjyer? Pse thoni: “Goditje”. Ka thėnė njė mashtrim qė ka turpėruar veten. Ka dhėnė pra, atė qė thashė, qė Ismail Kadareja ka futur nė burg Todi Lubonjėn dhe dhe Fadfil Pacramin.

Ju ka quajtur persekutor tė shkrimtarėve shqiptarė.

Po ėshtė njė mashtrim, fare, i gradės mė tė ulėt.

Ēfarė probleme keni ju me tė?

Nuk kam... asnjė problem s’kam patur, nė kuptimin, ky ka qenė, herė pas here kundėr meje. Se pse ka qenė, ai mund ta shpjegojė.

Qė kur .....

Qė nė shtatėdhjetėn. Dilte kundėr meje. Ky ka bėrė njė polemikė tė madhe, me njė grup shkrimtarėsh kosovarė, pėr shkakun tim dhe tė Eqerem Ēabejit. Ju nuk e dini. Jeni tė rinj. Po tė hapni ato libra sepse ai ka botuar edhe njė libėr... e ka pėrshkruar edhe njė njė libėr atė! Njė libėr i turpshėm do tė thosha unė, ky i ka pasur kundra tė gjithė shkrimtarėt e rinj tė Kosovės pėr kėtė gjė, sepse ka qenė kundėr meje.

Cili ka qenė shkaku?

Nuk e di. Unė mendoj, nuk dua tė bėj spekullime, unė mendoj se kėtu ėshtė zilia njerėzore. Zilia njerėzore ėshtė shkaku bazė nė fushėn e letrave. Nuk ka shkak mė tė fuqishėm se ky. Qoftė ky, qoftė Lubonja, se kėta tė dy kanė marrė flamurin e kėsaj Janullės tashti, kėta kanė zili njerėzore. Unė mund tė thosha dhe pėr Lubonjėn, qė ėshtė pjesė e nomenklaturės, por nuk bėj spekullime tė tilla.
Tė hap njė parantezė, unė nuk kam asgjė kundėr shkrimtarėve mediokėr, shkrimtari mediokėr ėshtė pjesė e peizashit botėror kulturor, shumė i rėndėsishėm. Madje nė njė mbledhje, njė takim, kam thėnė qė unė kam admirimin mė tė madh pėr shkrimtarėt mediokėr, filluan tė qeshnin, kujtuan se po tallesha. E kam thėnė nė Itali, dhe u kam thėnė mos qeshni, sepse kėta janė njė ushtri e madhe e artit, e flijuar pėr artin, sepse kėta e dinė qė do vdesin, kėta janė qė sigurojnė miliona lexues tė letėrsisė, qė arti i madh nuk i siguron dot. Kėta janė mediokrit.

Ju po thoni qė Rexhep Qosja ėshtė njė shkrimtar mediokėr?

Po, ėshtė shkrimtar mediokėr. Me kėtė e tregon. Unė mund ta ēmoja mė tepėr, me kėtė e tregon qė ėshtė njė ziliqar.

Kėtė mendim keni pasur dhe pėrpara se ai t’ju godiste?

Shikoni, i kemi ngritur disa figura, mė tepėr se c’duhet. Shumė njerėz mendojnė qė ai ėshtė njė shkrimtar i rėndėsishėm. Dhe ai ka qenė publicist i rėndėsishėm, historian i rėndėsishėm. Po me kėtė qė bėri, kėtė sulm tė shfrenuar, mendja mė shkon qė do ėshtė i tillė, se nuk gjej dot arsye. Shkrimtari mediokėr, unė s’kam gjė kundėr tyre, por kur shkrimtari mediokėr bėhet agresiv dhe sulmon shkrimtarin tjetėr qė ėshtė mbi ti, ėshtė bisha mė e egėr qė mund tė mendohet nė botė, nuk ndalet pėrpara asgjėje. Kėtu qėndron tmerri i mediokritetit. Dhe kjo ėshtė histori e pėrjetshme e njerėzimit, nuk ndryshon. Do thoni ju, mediokriteti dhe zilia, cmira, nuk janė vetėm tek shqiptarėt. Tek shqiptarėt janė shumė tė theksuara, ato janė kudo nė botė, por kultura i pakėson, i zbeh ato.


Ismail Kadare sqaron konfliktin me familjen Rrapi, “mitingjet” e janullės poshtė shtėpisė, dialogu me Renaton dhe kėrkesa pėr mosdėnimin e tij

Kadare: Janulla mbrohej nga shteti, ishte agjente speciale pėr tė burgosur ruset

Zoti Kadare, do tė doja qė tė ishit sa mė i drejtpėrdrejtė dhe i sinqertė pėr pyetjen qė do ju bėj nė vijim. “Gazeta Shqiptare” ka botuar njė problem qė ka patur mes familjes tuaj dhe familjes sė Janulla Rrapit nė fillim tė viteve ’80 e nė vazhdim. Njė debat, si pasojė e tė cilit, familja Rrapi ėshtė internuar nė vitin 1984. Doja tu pyesja, si ėshtė realisht kjo histori sipas jush?

Kjo ėshtė njė histori krejtėsisht e deformuar. Ka 15 vjet qė vazhdon ky deformim. Dhe unė kam kujtuar se njerėzit kanė njė pėrēmim, kanė qeshur kur e kanė dėgjuar, por me sa duket kjo e gjora Janullė, arriti tė organizohet mė mirė. Ajo ndihmohet nga njė staf, ėshtė krejt e kuptueshme, nė tė cilin ka shumė njerėz, qė dinė edhe tė futin emrat filozofėsh francezė nė letrat e saj dhe e ndihmojnė tė bėjnė letra andej-kėndej, ėshtė puna e saj. Ju thashė dhe njėherė, unė s’kam kėrkuar kurrė nė jetėn timė, dėnimin e askujt, dhe kėtu pėrfshihet kjo grua me djalin e saj, absolutisht ėshtė e kundėrta, po tė hapen dhe tė zbulohen dokumnentat, do tė gjeni disa herė kėrkesėn time se nuk dua qė tė dėnohet, sepse, e para ėshtė njė parim moral, e dyta, nuk doja mė tė kisha telashe, sepse kjo vazhdimisht mė hapte telashe.

Si ka qenė historia konkrete?

Historia ka qenė shumė e thjeshtė. Fillimi i vitit ’82, njė kohė shumė e vėshtirė pėr mua, pėr arsye sepse ishte fill pa vrasjes sė Mehmet Shehut. Djali i tij po shkonte nė burg, dhe atje e pyesnin pėr mua. Unė e dija kėtė, e kisha marrė vesh. Bashkim Shehu e ka shkruar nė librin e tij “Vjeshta e ankthit”, marrjen rresht nė pyetje. E pyesnin kryesisht, c’mendoja unė pėr Enver Hoxhėn. Unė kėtė e mėsova, dhe e merr me mend, e kisha mendjen atje, ishte njė tmerr. Po nė kėtė kohė po pėrgatitej pleniumi pėr goditjen e “Pallatit tė ėndrrave”, janar-shkurt ’82. Nė kėtė kohė, njė ditė, mė thyhen xhamat e shtėpisė nė mbrėmje me gurė nga rruga. Nuk ishte kaq e lehtė tė thyheshin xhamat e mi po tė mos goditeshin nė mėnyrė sistematike sepse unė jetoja nė katin e tretė. Kam marrė nė telefon policinė, ka ardhur policia, ka bėrė matjet, dhe dokumentat duhet tė jenė nė polici, fotografimet...

Edhe fotografimet?

Besoj se po, e fotografuan. Erdhėn ekspertėt, thanė mos e prekni, sa tė dėrgojmė nesėr nė mėngjes, ekspertė tė tjerė. Ne nuk e prekėm atė natė. Pas disa ditėsh ėshtė bėrė njė pėrpjekje tjetėr pėr tė mė thyer derėn. Policia pėrsėri ka ardhur, dhe mė thonė, e dimė kush e bėn.

Deri nė atė moment nuk e dinit kush e bėnte?

Absolutisht jo. S’kisha asnjė ide. Mė thanė se e bėnte njė djalė i lagjes me kėtė emėr, Renato. Pastaj e kanė arrestuar djalin pėr kėtė vepėr, e kanė liruar sėrish. Hetuesi e ka shpjeguar atė kalendarin si ka ndodhur. Pastaj ka ardhur nėna e tij dhe ka bėrė disa herė mitingje poshtė shtėpisė sime. Kur them mitingje, mitingje, mitingje. Unė banoja tek Rruga e Dibrės, atje kalojnė njerėz nė mbrėmje, ėshtė e mbushur plot me njerėz dhe kjo ulėrinte nga poshtė nė mėnyrė histerike: “Ismail Kadare, agjent i borgjezisė, Ismail Kadare, agjent i Mehmet Shehut”. Sigurisht, nė shtetin diktatorial nuk lejohen tė tilla, po nuk i organizoi vetė partia, s’tė lejon askush tė ulėrish nė mbrėmje…

Pėr njė kohė tė gjatė?

Njerėzit rrinin tė pataksur! Si ėshtė e mundur tė ndodhė njė gjė e tillė nė Tiranė?

Policia ndėrhynte?

Ka ardhur policia gjithmonė, e ka arrestuar. Ata janė arrestuar, nėnė e bir, disa herė.

Kanė hyrė nė shtėpinė tuaj?

Kanė ardhur dhe nė shtėpi, ka hyrė. Ka qenė nėna ime me motrėn, se unė s’kam qenė, pastaj kam ardhur unė, ka thėnė: “ju do ma paguani, ju do ma jepni vajzėn se s’bėn”.

Ajo pretendon se ju vetė e keni sharė, e keni thirrur personalisht pėr tė folur dhe e keni sharė...

Jo, unė mund ta kem sharė, se s’mbaj mend, mund ta kem sharė qė “ēke me tė”; unė njėherė po e dėgjoja, qė e shanin policėt kur e merrnin nėpėr shkallė dhe mė thanė “ne e dimė se ē’po heqim me kėtė grua”. Kjo grua nuk kishte frikė fare nga policia, i dukej si lodėr, kjo grua ishte e mbrojtur, ishte e mbrojtur nga sfera tė shtetit qė ishin mė tė forta se policia. Kjo ishte fare haptaz, nuk ēante kokėn pėr asgjė. Kjo kur e arrestonin, buzėqeshte me ironi.

Pėr sa kohė vazhdoi kjo?

Kjo vazhdoi pėr muaj tė tėrė. Pastaj ėshtė bėrė njė proces gjyqėsor ku ėshtė dėnuar me punė edukuese, pėr kėto skandale. Mė kanė marrė mua, nėnėn time pėr ankesat, dhe i bėnė njė dėnim fare qesharak. Eshtė e ēuditshme se kur kjo punė u mbyll, afro dy vjet mė pas, ajo befas ėshtė dėbuar nga Tirana. Pas dy vjet e ca, ėshtė e habitshme! Dhe dokumenti i policisė qė ka botuar gazeta ėshtė njė pjesė fare e zbehtė e asaj qė ka ndodhur. Sic duket, policisė i ėshtė kėrkuar tė bėjė me nxitim njė dokument, pse duhet dėbuar. Dhe ata c’kanė gjetur, e kanė bėrė shpejt e shpejt. Mungojnė tė gjitha kėto, thyerjet e xhamave tė dritares, thyerja e derės etj.
Nė kėtė kohė ėshtė marrė vesh se cili personazhi i saj, cila ishte kjo grua. Shkrimtari ka dashamirės dhe prej tyre mora vesh anėn morale tė saj, qė nuk dua ta pėrmend se ėshtė e padrejtė. Por mora vesh gjėnė mė tė rėndėsishme: kjo ishte njė agjente speciale pėr tė burgosur gratė ruse dhe gratė e huaja nė pėrgjithėsi! Kjo e vėrteta dhe kjo e vėrtetė duhet kėrkuar, jo nė dosjet e policisė, se policia s’ka tė drejtė ta dijė kėtė gjė, policia vetėm konstaton qė u fut nė ambasada tė huaja. Nė atė kohė nuk kishte nė Shqipėri njė grua qė futet natėn nėpėr ambasada, s’ka nė Shqipėri njė grua qė tė ketė lidhje me tė huajt dhe kjo vazhdoi gjatė dhjetė vjetėve. Kjo grua, Janulla zinte mikesha gratė e tė huajve, tė cilat pas disa javėve pėrfundonin nė burg, dhe kjo ka futur nė burg njė sasi tė grave ruse, mė duket dhe tė kombėsive tė tjera dhe kėtu do tė hap njė parantezė.
Ka qenė njė nga shėmtitė mė tė mėdha tė shtetit shqiptar, nuk po them mė tė regjimit por tė shtetit shqiptar, qė gratė e gjora tė huaja, tė mbetura nė Shqipėri, pas prishjes, pas shkėputjes sė Shqipėrisė nga kampi socialist, u futėn nė burg njėra pas tjetrės, ka qenė njė hakmarrje burracake. Shteti shqiptar nuk kapte dot spiunėt e KGB, nuk kapte spiunėt e Gjermanisė, Hungarisė, dhe nė mėnyrė burracake kapi gratė e tyre, i futi nė burg, u la fėmijėt rrugėve. Sigurisht ėshtė njė nga krimet e mėdha, dhe zė njė vend, sigurisht nuk duhet tepruar, po si model krimi, ėshtė nga mė tė shėmtuarit nė Europė. Dhe Shqipėria mendoj unė, tashi, ka kohė tu kėrkojė ndjesė shteteve pėrkatėse pėr kėto shtetase tė tyre qė i futi nė mėnyrė burracake nė burg. Mė kuptoni ju, ishin krime tė regjimit, por ka disa krime qė shteti merr pėrgjegjėsi nė vazhdimėsi historike. Gjermania ende kėrkon andej kėndej ndjesė, edhe pse tani s’ka lidhje me Hitlerin, Japonia kėrkon ndjesė andej-kėndej, prandaj ka krime qė shtetet kėrkojnė ndjesė, marrim pėrgjegjėsi, Turqisė iu kėrkua pėr armenėt, tani, sa larg qė ėshtė Turqia nga periudha otomane. Dmth shteti shqiptar duhet tė kėrkojė ndjesė pėr kėto krime. Ėshtė jashtėzakonisht burracake dhe e shėmtuar. Dhe kjo grua, kjo “e gjora” Janulla Rrapi, i ka futur nė burg kėto gra. Dhe shkoni dhe verifikojeni. Sipas dokumentave ka dalė dėshmitare nė gjyqet e tyre. Dmth, ka dalė dėshmitare pėr t’i futur brenda.

Zoti Kadare, a keni tentuar ju atėherė ta mbyllni ēeshtjen?

Vazhdimisht. Thoja, nuk dua tė dėnohet njeri. Thoja, a ka mundėsi t’i pengoni? Nuk i pengonte dot policia. Absolutisht.

Jeni i sigurtė se nė fund, i shqetėsuar nga gjithė ky insistim i saj, nuk keni kėrkuar internim?

Kurrė! Asnjėherė!

Morėt vesh qė ajo u internua?

Mora vesh qė e hoqėn nga Tirana, ca thoshin internim, ca dėbim, nuk merresh vesh mirė, ishte e paqartė. Nė atė kohė, po e kam marrė vesh, por kjo ishte shumė vonė, jam habitur. Mendimi im, motra ime e ka shprehur, kjo filloi tė merrte nė gojė ca personalitete shumė tė larta tė shtetit, kur pinte, kishte qejf tė mburrej shumė. Tani, ishte apo nuk ishte e vėrtetė, nuk mund tė vė dorėn nė zjarr, po kjo thoshte, ta dini ju, me kė kam lidhje unė dhe pėrmendte: Liri Gjoliku ishte njė e rangut tė mesėm, njė anėtare e Gjykatės sė Lartė, po paskėsh qenė e vėrtetė sic duket. Vazhdonin tė tjerė, Aranit Cela, etj, emri shkonte deri tek Nexhmije Hoxha, tundte njė telegram kėshtu nė dorė. Unė them se ajo e ka pėsuar nga kjo gjė. Ajo u bė tepėr e bezdisshme pėr shtetin.

A kishit ndonjė mundėsi ju qė ta shmangnit kėtė konflikt?

Absolutisht jo! Ku keni parė ju qė vjen njė nėnė me njė djalė, o tė na japėsh vajzėn, o tė dogjėm shtėpinė? Absolutisht nė botė.

Me kėtė gjuhė kanė folur?

Absolutisht me kėtė gjuhė. Ku keni parė ju qė njė vajzė e lirė, qė shkon nė shkollė, nė mėngjes, nė darkė, tė thotė tjetri, ma jep vajzėn. Po mirė mo zotėri, po tė jesh i zoti, merre vajzėn. Ku keni parė nė njė shtet, pak a shumė normal qė tė ndodhė njė gjė e tillė? Si mundet tjetra qė tė vijė dhe tė kėrkojė vajzėn dhe tė thotė “agjent i Mehmet Shehut, mė jep vajzėn”. Ku keni parė ju nė botė. Prandaj kjo s’kishte frikė nga asgjė. Prandaj kjo histori e shėmtuar dhe qesharake njėkohėsisht. Ka 15 vjet ėshtė nė internet. Dhe unė s’kam ēarė kokėn pėr tė.

A keni ngritur pikėpyetje se mos ky ka qenė njė provokim i Sigurimit tė Shtetit?

Nuk them se ka qenė nė fillim, por pastaj janė gjasat qė ėshtė shfrytėzuar kjo gjė. Ose qė nė fillim mund tė jetė bėrė, nuk e di. Kjo ishte njė metodė. Ju jeni gazetar, ju kėtė gjė mund ta provoni. Sa gra ka futur nė burg me kėtė afrimin e saj. Dhe pse tė mos mendoj unė qė erdhi e u afrua nė shtėpinė time pėr tė parė ē’libra kam unė etj. Pse tė mos e mendoj?
Thashė ishte fillimi i vitit ’82, dhe unė isha nė njė gjendje jashtėzakonisht tė vėshtirė dhe e vetmja gjė qė nuk doja ishte tė mė hapeshin telashe tė tilla. Sepse duhet tė dini njė gjė, nė tė gjitha sistemet diktatoriale tė lindjes, tmerri i inteligjencės kanė qenė sjelljet rrugaēėrore. Po tė lexoni Sollzhenicinin nė “Gulagu” e shpjegon. Ne kujtonimin se kishim armik shtetin, por armiku jonė mė i madh ishin rrugacėt, huliganėt, thotė ai. Ishte e tmerrshme tė kishe me ta punė, dhe ata i vinin bashkė nėpėr burgje. At Zef Pėllmbi tregon se si e goditi njė rrugaē me hekur nė kokė, prift i poshtėr i tha dhe iu sul. Atė qė nuk guxonte ta bėnte polici, e bėnte rrugaēi, mė mirė se polici.

A keni patur nė kėtė kohė, pėr tė zgjidhur konfliktin tuaj, mbėshtetjen e shtetit?

Policia nė vizionin tim ka qenė korrekte, sepse policia nė kėto raste ėshtė mė korrekte nga tė gjitha. Policia ka qenė pėr mendimin tim, korrekte. Njė nga shefat e policisė nė atė kohė ka qenė Aredin Shyti, dhe mua m’u duk shumė profesionist, i zoti. Dua tė di, i thashė njė ditė, s’keni ju forcė tė ndaloni njė kalama? Se ai djali ishte i ri fare. Dhe tė ndaloni njė tė tillė qė mė vjen mua nė shtėpi?

Ai mė dha tė kuptoj, nuk kam fuqi, nuk mė lėnė. Kjo ishte ajo qė them unė, ajo kishte tepėr fuqi, ishte tepėr e mbrojtur, jashtėzakonisht e mbrojtur. Dmth nuk ma tha troē.

Gjithsesi, a ju ka ardhur keq pėr fatin e kėsaj familje?

Nuk mund tė mė vijė keq mua pėr njė grua qė ka futur nė burg, gratė e tjera.

Po pėr djalin?

Djali njėherė ka dashur tė mė kėrkojė ndjesė. Ka qenė shumė i sjellshėm, sė paku me mua. Atė dikush e rrahu. Nuk e di, e kanė rrahur nė polici, apo e ka rrahur ndonjė nga dashamirėsit e mi, unė nuk kam ndonjė frikė tė them. Shumė njerėz mė kanė ardhur duke mė thėnė kėtė punė e zgjidh druri, sepse ata e dinė botėn e rrugacėve. Nuk kam dashur tė pėrzihem me tė, sepse zoti e di ē’do ndoshte. C’do tė thotė dru? I bie me levė kokės dhe e lė tė vdekur tjetrin. Megjithatė ai erdhi, ishte i rrahur.
Tė paskan rrahur? i them.
Ju mė keni rrahur mė tha.
Unė nė sekondė e mora me mend, njė nga ata qė mė kishin ardhur do ta shembim, do ta grijmė nė dru etj, edhe i thashė:
“Do tė rrihesh mė keq po tė vazhdosh”.
Kot, dhe unė, dhe ai mė tha:
- “Po, po, e kuptova, kam hequr dorė tani”.
Dhe vėrtet u zhduk nga qarkullimi pėr njė kohė tė gjatė.

Nuk ju shqetėsoi mė?

Jo, pėr ca kohė, pastaj filloi njė rast i fundit, pas njė viti, isha nė rrugė, njė gjė krejt banale nė krahasim me atė qė kishte bėrė. Ishte i dehur, me shokėt e vet, nuk bėri ndonjė gjė tė madhe, ka bėrtitur thjesht nga rruga: “o”, ku e di unė. Ka sharė, nuk e mbaj mend ēfarė ka thėnė. Por mua mu duk hiē nė krahasim me ato qė kishte bėrė mė pėrpara, asgjė. Kjo ėshtė historia.

Zoti Kadare, do tė doja t’ju pyesja pėr disa gjėra, meqėnėse folėm pėr ēėshtjen e Rrapit. Cili duhet tė jetė qėndrimi qė duhet tė mbajmė ndaj tė shkuarės komuniste?

Unė e kam thėnė kėtė qėndrim. Unė s’kam ndonjė qėndrim origjinal, se tani po mi veshin mua ca gjėra, sikur unė po udhėheq ndonjė rrymė nė Shqipėri. Absolutisht jo! Mua mė ėshtė bėrė njė pyetje nga Zėri i Amerikės dhe jam pėrgjigjur me njė pėrgjigje fare tė rėndomtė, si tė gjithė, unė mendoj, tė dėnohen. Nuk kam thėnė ndonjė gjė tė ēuditshme. Mė kanė pyetur pėr figurėn e Enver Hoxhės, kam thėnė lavdėrimi ėshtė monstruoz, s’ka pse i bėhet lavdėrim, kaq.

Ka njė tendencė pėr ta rehabilituar atė periudhė...

Ėshtė e vėrtetė. E kam thėnė. Kjo bie nė sy, nuk do ndonjė filozofi ta kuptosh, dhe unė prapė kam thėnė mendimin e pėrgjithshėm se ajo kohė nuk ka pėr tu rehabilituar kurrė.

Nė ē’aspekt?

C’dmth rehabilitim i njė krimi. Ka popull qė do tė rehabilitojė robėrinė e vet? Asnjė vend i ish-Lindjes nuk po bėn kėtė pėrpjekje pėr ta rehabilituar robėrinė komuniste.

Po qėndrimi qė duhet mbajtur ndaj figurės sė Enver Hoxhės. Edhe kjo ka qenė njė pikė e mprehtė e debatit?

Ai qėndrim qė ėshtė i natyrshėm tė mbahet. Ka qenė diktatori i Shqipėrisė. Njeriu qė farkėtoi, projektoi kėtė mjerim tė madh, mjerim ekonomik, mjerim politik, mjerim represiv, s’ka ndonjė filozofi tė madhe, vetėm do mjafonte lista e tė burgosurve, tė pushkaturave dhe tė internuarve, sikur pesė-gjashtė veta tė ishin, njė figure i vihet njė pikėpyetje shumė e madhe. Do tė mjaftonte ai mjerim ekonomik qė u nxiu jetėn shqiptarėve gjatė gjithė shekullit gati. Do tė mjaftonte izolimi nga Europa, se ne po plasim tė hyjmė tashi, dhe ėshtė i vetmi shtet qė u largua me kaq tėrbim nga kontinenti ynė, dhe tashi na dalin ca filozofė qė tė largohemi akoma mė tepėr, tė shkojmė nga Afganistani, kupton.

Po pėr krimet e komunizmit, a mendoni se duhet tė ketė dėnim moral, apo dėnim konkret?

Them, sinqerisht nuk e kam menduar kėtė gjė. Ėshtė e detyrueshme morale. Por mund tė ketė dhe konkret, pėr gjėra skandalozė, shumė tė rėnda. Nuk pėrjashtohet dhe ai tjetri.

Vazhdimisht nė komentet qė keni bėrė, keni nėnvizuar rolin e tė vesė sė diktatorit Hoxha. Cila ėshtė ideja qė ju keni pėr tė?

Ideja qė unė kam, dhe e kam shprehur me shkrim ėshtė se zakonisht kur ka histori tė njė diktatori, pas fshihet gruaja e tij, gjithmonė, nuk shmanget kurrė. Dhe komunizmi na jep disa modele, unė i kam thėnė kėto, por me dy fjalė, gruaja e Leninit, qė ka qenė njė grua shterpė, sic duket dhe nga personaliteti, e tharė si njeri, pa ndjenja njerėzore, nuk ka lėnė dėshmi, por mė tepėr gjykohet si e keqe. Pėr ēudi, gruaja e Stalinit ka qenė njė martire e vėrtetė, ka qenė kundėr burrit tė saj, aktive, e ka kundėrshtuar pėrherė, dhe ka vrarė veten natėn e festės sė revolucionit, martire e vėrtetė. Ka qenė gruaja e Mao Ce Dunit, njė kriminele e vėrtetė, gruaja e Ēausheskut, kriminele e vėrtetė, dhe ka qenė gruaja e diktatorit tonė qė nuk ėshtė shquar asnjėherė pėr ndonjė fjalė zbutjeje, se gruaja o zbut, o egėrson, o ėshtė neutrale ose tutkune, nuk merr vesh se c’bėhet. Kjo ka qenė sipas dėshmive qė janė botuar, del se kjo ka qenė jashtėzakonisht e ashpėr. Historia nuk i njeh asnjė rast, vetėm fjalime nga mė tė ashprat, thirrje pėr forcimin e luftės sė klasave dhe mesa duket nė atė familje kjo ka luajtur rolin e parė egėrsues. Kėtė mendim kam unė.

A mendoni qė ėshtė ende aktive?

Po, mendoj. Dhe shumė njerėz ia kanė frikėn.

Nė c’kuptim ia kanė frikėn?

Dridhen prej saj, ia kanė frikėn. Nuk e di cfarė lidhjesh kanė pasur. Ia kanė frikėn njerėz qė janė nė politikėn e sotme. Unė kėtė mendim kam.

Zoti Kadare, gjithė ky debat qė ka pėrfshirė opinionin publik, qė ėshtė bėrė publik nė media, a krijon njė raport negativ mes jush dhe lexuesve tė popullit tuaj le tė themi?

Nuk besoj, po dhe po ta krijonte, nuk kam ēfarė tė bėj. Do tė ishte njė raport i pėrkohshėm. Me fjalėn popull dhe shkrimtar lozet shumė. I jepet njė rėndėsi sipas mentalitetit komunist qė vazhdon ende. Shkrimtari quhet fajtor.

Nė c’kuptim?

Fajtor se ėshtė i shquar, fajtor se u lexohen librat nėpėr shkolla, fajtor se nuk janė udhėheqėsit qė grumbullojnė lavdi, por janė shkrimtarėt. Mentaliteti komunist i tė gjitha kohėrave ėshtė qė shkrimtari duhet tė shikohet me dyshim, dhe ky vazhdon ende nė Shqipėri. Shikoni ju, acarimi i menjėhershėm kundėr shkrimtarėve, pse nuk e ka bėrė kėtė, pse nuk ka bėrė atė, ē’mund tė them unė ty, del ai shitėsi i djathit, merr guximin dhe thotė: “filan shkrimtar ka bėrė kėtė, ka bėrė atė”, pa lexuar asnjė libėr. Nuk dua tė fyej shitėsat e djathit, se mė pėlqen djathi, i ēmoj vecanėrisht, por ėshtė njė koncept i ēuditshėm, qė shkrimtari ėshtė fajtor, shkrimtari duhet tė paguajė taksė qė ėshtė shkrimtar, kjo vjen nga komunizmi vetėm, asnjė rend tjetėr nuk e ka bėrė kėtė. Tashi, nė bazė tė kėsaj krijohen kėto raporte tė ēuditshme, qė ka njė lloj agresiviteti tė njė pjese tė popullsisė kundėr shkrimtarėve.
Shkrimtari nuk ka asnjė pakt me popullin e vet pėr tė bėrė kėtė, ose atė. Absolutisht, asnjė marrėveshje, asnjė detyrim. Se tė duket sikur shkrimtari ka vetėm detyrime, shkrimtari duhet tė mėsojė nga populli. Po hap njė parantezė, shkrimtari nuk ka ēfarė tė mėsoj asnjė gjė nga populli nė mjeshtėrinė e vet. Pika i raftė shkrimtarit nėse vete nė dyqan, tė veje tek populli tė mėsojė si shkruhet. Kėto ishin marrėzitė e komunizmit. Shikoni pleniumet tona, tė shkruajnė populli, tė shkruajnė punėtorėt, tė shkruajnė fshatarėt, shkrimtari tė bėjė vjersha, e poezi. Kėto ishin marrėzitė e kinezėve qė na erdhėn nė Shqipėri. Shkrimtari nuk ėshtė i zgjedhur nga populli, as nuk ka zgjedhėsa, por ėshtė bėrė vetė, nga rrethanat qė i janė krijuar. E nxjerr gjuha e vet, e nxjerr populli i vet, nė atė kontekst qė nxjerr gjithēka, tė mirėn dhe tė ligėn. Prandaj shkrimtari nuk ka ndonjė detyrim t’i thotė popullit, nuk bėra kėtė, nuk bėra atė, shkrimtari ka detyrim ndaj ndėrgjegjes sė vet dhe ndaj artit, qė tė bėjė letėrsi. Nė qoftė se ai bėn letėrsi tė vėrtetė dhe tė ndershme, ai ėshtė i justifikuar nė jetėn e tij, nė qoftė se bėn letėrsi tė keqe, do tė marrė dėnimin qė i jep letėrsia e keqe, dmth sipas ligjeve tė letėrsisė, ai do harrohet, do tė vdesė. Nuk ka punė populli t’i kėrkojė shkrimtarit tė bėjė kėtė, apo atė, tė bėhet dėshmor, edhe tė bėjė libra, se si duhet t’i bėjė tė dyja, ėshtė e habitshme. E para njėherė nuk do tė bėhet dėshmor, e dyta, si do bėhet dėshmor? Kėtu qėndron marrėzia e jetės shqiptare.

A keni frikė se ndonjė vepėr e juaja do tė hapė mjaft debate nė tė ardhmen?

Absolutisht jo. Vepra ime ėshtė botuar mė tė mirat e saj, me tė metat e saj, gjymtimet qė i ka lėnė koha.

A ėshtė retushuar ndonjė?

Absolutisht jo. Vepra parimisht, se nė ēdo gjė ka parime. Njė shkrimtar parimisht, sa tė jetė gjallė, ka tė drejtė tė pėrkryejė veprėn nė ēdo botim ose ribotim. Parimi numėr njė ėshtė ky! Ka njė parim tjetėr, nėnparim, qė ėshtė parimi moral, qė ėshtė i padetyrueshėm, por moral. Njė shkrimtar vihet nė pozitė qesharake, nė qoftė se librit tė tij i ndėrron sensi politik. Por ka nga ata qė mund ta bėjnė, perėndia ua merr mendjen dhe mund ta bėjnė. Tani si ėshtė puna e retushimit, se do tė vij kėtu. Veprat e mia mė tė retushuara janė “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” dhe “Kronikė nė gur”. Kanė katėr-pesė ndryshime teksti, tė gjitha nė kohėn e diktaturės. Zotėri, unė nė njė epokė mund tė bėj ē’tė dua, si nga parimi i parė dhe ai moral. Kėto janė vepra qė janė prekur mė shumė nga tė gjitha. Veprat mė delikate, unė nuk i kam prekur absolutisht. Por ama, unė kam botuar pėr publikun shqiptar, tani vonė, jo shumė vonė, para tre-katėr vjetėsh, dhe pėr publikun ndėrkombėtar, romanin tim mė tė keq, bile me shėnimin e lexuesit, Kadareja thotė lexoni romanin tim mė tė keq, ku unė kam ndikim nga ai qė quhet realizmi-socialist, romani qė quhet “Dasma”. Qė tė shikojė lexuesi si ka qenė ky roman, ėshtė botim i vitit 1981, ėshtė botim pa i hequr asnjė presje, kulmi i diktaturės. Janė botuar nė shqip dhe perėndim, dy versione tė romanit “Dimri i vetmisė sė madhe” dhe “Dimri i madh”. Bile Perėndimi nė fillim ėshtė njohur me versionin mė tė keq, nė kuptimin politik, nė kuptimin e bezdishėm pėr mua, se ka ndikim nga ato vėrejtjet e bėra me zor e kėshtu. Mė vonė ėshtė njohur me versionin e parė. Por tė dy kėta unė i kam shkruar unė. Dhe nė kėto dy romanė s’ka ndryshim. Si mund tė ndryshoj unė bisedimet e Enver Hoxhės me Hrushovin? Tė them, ishte Ali Hoxha qė i bėnte, jo Enver Hoxha? C’janė kėto marrėzira? Unė nuk jam i marrė qė tė dal pėrpara publikut botėror me njė vepėr qė i ėshtė ndryshuar sensi politik.

Ka pasur njė konsideratė, se pas rrėzimit tė diktaturės, pas vitit 1990 ju nuk keni arritur tė krijoni ndonjė vepėr cilėsore?

Tani kjo ėshtė njė nga ēuditė mė tė mėdha. Duket sikur shkrimtari…

A ėshtė e vėrtetė kjo?

Unė them qė nuk ėshtė e vėrtetė. Atė e gjykon lexuesi dhe kritika. Po e ēuditshme, dhe e padėgjuar ėshtė se si mund ti kėrkohet llogari shkrimtarit qė tani nuk shkruan aq mirė sa mė parė.
E para nuk ėshtė e vėrtetė pasi unė kam botuar disa libra. Libri im “Pasardhėsi” ėshtė njė nga librat mė tė njohur nė botė. “Lulet e ftohta tė marsit” ka qenė njė nga librat qė nxiti ēmimin e Britanisė sė Madhe, shkruar pas rėnies sė komunizmit.
Por nėse unė kam ndonjė kėnaqėsi, ėshtė qė librat e mi, mė kurajozė, janė shkruar gjatė diktaturės dhe libri im mė kurajoz ėshtė “Pallati i ėndrrave”, botuar nė vitin 1981, nė zinė, nė mesnatėn e diktaturės, pra unė nuk kam bėrė kurajon e mėvonshme, nė atė kohė kam shkruar librin tim mė tė rrezikshėm. Kjo ėshtė ajo qė s’duan ta shikojnė kėta studiuesit, kritikėt letrarė nė Shqipėri.
Tani tė vijmė sėrish tek retushimet. Kjo ėshtė njė shpikje qė e thonė dhjetė herė dhe thonė pastaj, sic e kemi thėnė, sic dihet ka ndryshuar veprėn. Ndryshimet e veprės janė bėrė tė gjitha o brenda diktaturės. Njė roman qė unė kam bėrė ndryshime tė mėdha, ka qenė romani “Kėshtjella”. Kur e kam lexuar pas 15 vjetėsh, do ribotohej vepra, thashė gjynah, ky roman mund tė bėhet mė i fuqishėm, ėshtė njė roman, rrethimi i kėshtjellės shqiptare nė kohėn e Turqisė, sado ndryshime ti bėja, ndryshimet politike nuk kanė sens nė atė vend. C’ndryshim mund t’i bėj unė “Prillit tė thyer”, veēse ndryshime teknike, artistike. Ama pse mė detyron mua budallallėku shqiptar, qė mos bėj ndryshime, unė tė lė veprėn time, qė ka njė paragraf tė pėrsėritur, jo. Jo. Thoni ēfarė tė doni u them, po tė doni lexojeni, po tė doni, mbylleni librin, vetėm mos shpifni ju lutem.

Zoti Kadare, shtypi ka botuar njė material, sipas tė cilit Dritėro Agolli ka qenė recensent i librit tė Renato Rrapit, madje dhe fotot e tij mė kėtė djalė, gjė qė ngjalli polemika dhe debate, si dhe ngriti hipoteza se pas kėtij sulmi mund tė ishte Agolli. A mendoni qė mund tė jetė kėshtu?

Jo, nuk mendoj qė Dritėro Agolli e ka organizuar kėtė. Ėshtė budallallėk, ky ėshtė njė absurditet i madh ta thuash. Kjo grua ishte nė lagje dhe njiheshin fėmijėt tė gjithė, kjo s’ėshtė ndonjė gjė. Kėshtu qė njohja e tyre me familjen e Dritėroit, siē kanė dashur tė njihen me ne, me forcė, kanė pasur njė njohje mė pėrpara siē duket, a i biri, nuk e di. Nuk ka tė bėjė mė kėtė. E vetmja gjė pėr mendimin tim ėshtė se ai duhej tė kishte bėrė njė shpjegim pėr atė fotografi, sepse u duk sikur kėtij djali iu dha njė peshė, gati si poet tashti. Ai mund tė jetė poet, nuk ia mohoj, sepse ka qenė nė Liceun Artistik. Kaq ėshtė mendimi im. Unė tė isha nė vendin e tij, do tė bėja njė sqarim: ju lutem mos mė pėrzieni mua nė kėtė gjė. Ėshtė bėrė njė fotografi, ėshtė normale, ėshtė njeri i lagjes; kam redaktuar librin, ėshtė prekur nga kjo sepse tė zgjonte mėshirė dhe njeriu mund ti zgjohej mėshira, ėshtė normale ti zgjohet mėshira, nuk ka asgjė. Kaq. Nuk kam fare mendim.

Cilat janė raportet me Dritėro Agollin aktualisht?

Mendoj raporte pak a shumė normale, nuk janė tė ngrohta, por nuk janė raporte armiqėsore. Kėto kanė qenė raportet e mia prej shumė, shumė vitesh.

Si kanė qenė?

Kanė qenė tepėr tė ēuditshme. Unė kam bėrė njė intervistė dhe e kam shpjeguar shumė mirė kėtė gjė. Unė Dritėro Agollit nuk i kam bėrė keq kurrė.

Po ai?

Ai e justifikon se kam qenė Kryetar i Lidhjes. Ka bėrė kritika jashtėzakonisht shumė tė ashpra kundėr meje. Mund t’i bėnte i detyruar, ajo ėshtė puna e tij. Nė qoftė se do tė merret njeri mė kėtė, ta sqarojė, ėshtė puna e tij. Por raportet tona kanė qenė gjithmonė, gjithmonė korrekte. Nuk them se kanė qenė raporte model por edhe pas kėtyre grindjeve, unė kurrė nuk mbaj mend njė rast sherri. Nuk kemi bėrė kurrė sherr. Dhe kjo ka njė shpjegim. Unė me Dritėro Agollin kemi qenė miq shumė tė ngushtė mė pėrpara, qė nga gjimnazi, e sidomos qė nga ’60-a kur unė u ktheva nga Moska dhe ai ishte kthyer nga Shėn Peterburgu mė pėrpara. Miqėsia na u bė dyfish mė e afėrt. ’60-’70, ne kemi qenė kėto kohė, ndėr miqtė mė tė ngushtė. Cdo tė thotė miqėsi e ngushtė nė njė regjim diktatorial? S’ka miqėsi tė ngushtė po tė mos ketė biseda politike. Ne tė dy flisnim kundėr regjimit komunist.

Si flisnit?

Hapur fare. Dmth ky ėshtė regjim gjakatar, ky i yni ka ikur nga mendja.

Nė cilat vite?

’60-’70, pėr dhjetė vjet rresht. Ne takoheshim pothuajse pėrditė e pėrnatė, dhe kalonim mbrėmjet tek njėri-tjetri. Nė njė intervistė qė kam dhėnė vitin qė shkoi, bėra njė gjė jo tė zakonshme, desha t’ia kujtoj Agollit kėtė pjesė tė jetės sė tij. Tani ajo periudhė ka vdekur, unė doja tė dija, cfarė qėndrimi mban, cfarė do tė thoshte, do e pranonte kėtė pjesė, qė pėr mua ėshtė pjesė e ndritur e jetės sė tij, apo nuk do e pranonte. Dhe bėra kėtė test nė njė intervistė nė gazetėn “Shekulli”. Thashė kėtė gjė: kemi qenė miq, kemi folur kundėr regjimit, sepse ėshtė njė ide e komunistėve tė vjetėr, ja Dritėroi ynė nuk i ndėrron mendimet kollaj. Dritėroi nuk ka qenė fare komunist krenar, dhe unė doja qė kėtyre gėrxhove t’ju tregoja qė s’e keni patur kurrė, nė qoftė se ėshtė bėrė mė vonė, pas ’70-ės. Dhe mė interesonte se ē’do tė thoshte Dritėro Agolli. E botova dhe tregova njė episod tė ēuditshėm, them nė vitet ’70, kur ai po afrohej pėr t’u bėrė sekretar i Lidhjes, u bė Kryetar, u bė anėtar i Komitetit Qėndror, e folura jonė e natyrshme, u ndėrpre. U ndėrpre natyrshėm, unė nuk doja, ai sigurisht mbante njė pozicion, nuk them se ishte shkaktar ai, unė vetė mė dukej se e vija nė pozitė tė vėshtirė, ishte anėtar i Komitetit Qėndror, ishte meskine tė tė kujtoje tė abuzoje. Nuk flisnim mė, ndoshta rrallė kur gjendeshim nė ndonjė humor tė lehtė, por prapė kurrsesi si mė pėrpara. Gjithsesi ne u gjendėm bashkė nė njė delegacion nė Paris nė vitin 1983. Ishte Forumi i Romanit Shqiptar, ishin pesė anėtarė, pesė shkrimtarė qė erdhėn, ku unė, megjithėse nė atė kohė isha nė pozitė jo tė mirė, duhet tė vija nė Francė sepse nuk mund tė bėhej ky forum pa qenė unė. Dhe njė ditė i them, hajde pijmė njė kafe, nė Champs Elyze, qė unė e njihja Parisin mirė, e ftova dhe pimė kafe, dhe unė doja tė bėja njė test, ishim vetėm pa asnjė dėshmitar, doja tė bėja njė muhabet, tė ngjashėm me ato dikur. Edhe bisedėn e kam botuar nė gazetė. Dhe i them:
- “Dritėro, ai i madhi, mesa duket i ka tė shkurtra ditėt, si mendon ca do tė bėhet?
- “Ajo dihet,” tha Dritėroi, “Do ta marri Ramizi”
- “Ne e njohim Ramizin. Ėshtė i butė. Po ē’e do, ėshtė i paqėndrueshėm”.
Dhe ai u pėrgjigj.
- “I paqėndrueshėm the. Do tė shikosh, c’gallatė do tė bėhet. Do tė dalim nė mėngjes, do hapim dritaren, do pyesim, me kė jemi, me Bullgarinė, pasdite do hapim dritaren, me kė jemi, u bėmė me Turqinė”
Ishte humori i tij, i zakonshėm. Dhe qeshėm. Mė erdhi mirė, thashė ky njeri e ka ruajtur kėtė gjė sidoqoftė. Ne kishim pasur kaq konflikte, gjithmonė pėr punė veprash, por private, asnjėherė. Kur ai mė kritikonte veprat e mia, unė thosha me vete, sigurisht ti bėn analiza shumė tė sakta, pėr “Koncertin” sidomos, tallje me komunizmin, sepse ato tallje i kishim bėrė bashkė. Kishte dhe ai gisht, tamam nė ato. Mė vinte njė dėshirė tė ngrihesha dhe ti thoja, ore shok, po kėto i kemi bėrė bashkė.
Edhe prita, dy ditė mė pas Dritėroi u pėrgjigj nė njė intervistė tė gjatė, qė do ta quaja tė mallėngjyeshme duke thėnė qė ėshtė krejtėsisht e vėrtetė, ne kemi folur gjatė dhjetė vjetėve, e pranoi dhe shtoi madje se nė njė udhėtim tjetėr, kemi folur gjėra edhe mė tė rėnda. Dmth pranoi foljen 10-vjecare, pranoi shakatė e Parisit dhe tha kemi bėrė dhe gjėra edhe mė tė rėnda pėr ca gjėra intime ndaj Enver Hoxhės, gjė qė ėshtė krejtėsisht e vėrtetė, dhe qė nuk dua t’i kujtoj kėtu. Kjo ėshtė marrėdhėnia ime me kėtė njeri, dhe pak a shumė besoj se kėshtu vazhdon.

Zoti Kadare, pse e nisėt njė polemikė me ish-ministrin e Jashtėm, Paskal Milo?

Unė nuk kam nisur asnjė polemikė. Sikur spikerja e Zėrit tė Amerikės tė mos kishte atė momentin, qė tė mė pyeste pėr figurėn e Enver Hoxhės, ndoshta nuk do tė kujtohesha as fare pėr Paskal Milon, tė cilin nuk e njoh fare, tėrė jetėn time mund tė kem folur njė minutė, a dy minuta me tė.

A e keni njohur gjatė kohės sė Rambujesė?

Mė duket ka qenė nė darkėn qė bėri Ambasada shqiptare nė mėnyrė triumfale qė u nėnshkrua marrėveshja. Po nuk e kujtoj mirė!

Cili ėshtė shkaku i debatit me Ministrin e Jashtėm tė Shqipėrisė, Besnik Mustafaj?

Ka qenė ai qė mė ka sulmuar. Me kėtė njeri kam patur marrėdhėnie shumė tė mira. Madje nė njė libėr tė tij, ka shkruar, i vetmi qė ka patur guximin tė shkruajė njė tė vėrtetė qė tė tjerėt nuk duan ta shkruajnė.

Qė ėshtė?

Qė ėshtė shumė e rėndėsishme. Nė vitin ‘85 nė Durrės u bė njė mbledhje e poetėve tė rinj, shkrimtarėve tė rinj tė tėrė Shqipėrisė. Dhe atje doja tu jepja zemėr dhe u ngrita. Kishte vdekur Enver Hoxha, dhe thashė mos ju bindni redaktorėve, ju jeni kryesorėt.
U ngritėn disa prej tyre dhe thanė se kėto janė thirrje pėr anarki. Atje ishte Nexhmije Hoxha. Besnik Mustafaj qė ishte nė atė takim. Natyrisht nuk i kėrkoj asnjė njeriu qė pse nuk u ngritėn tė mė pėrkrahnin mua, po sė paku tė mos ishin tė zellshėm. Ky nuk hynte nė kėtė gjė, nuk foli kundėr meje, pėrkundrazi, pas disa vitesh nė njė libėr tė tij ka thėnė: “Mė ka ardhur turp qė nė atė mbledhje, Kadareja na shikoi me pėrbuzje, sepse nuk e pėrkrahu njeri”. E ka botuar pas rėnies sė komunizmit. Por shton ai e mbrojtėm mė 1990 nė njė konferencė nė Korēė.
Qėndrimi i ftohtė ka ardhur kur unė dhashė atė mendimin e famshėm tė hapjes sė arkivave. Ky bėri ēuditėrisht njė deklaratė, mu duk mua, fare e pavend dhe nga ana morale, e keqe. “Kadareja kėrkon hapjen e arkivave se ka probleme me ndėrgjegjen”. Njė gjė e pabesė, e ēuditshme, kėtu filloi ajo qė quhet degradimi i marrėdhėnieve.

A keni tentuar tė sqaroni kėtė moment?

Jo, unė nuk jam natyrė shumė, disa mė thonė qė je i prapė, mund tė jem, e pranoj, nuk kam bėrė kontratė me njeri qė tė jem i mbarė, ose i ėmbėl.

Si e gjykoni vendimin pėr ta vendosur nė krye tė Ministrisė sė Jashtme?

Unė e kam thėnė mendimin tim. Nuk ishte personi i pėrshtatshėm. Me njohjen qė kisha unė, ishte i papėrshtashėm pėr atė vend. Nuk kishte formimin e duhur pėr njė ministėr.

C’doni tė thoni mė kėtė, nuk kishte formimin e duhur?

Ministri i jashtėm pėr njė vend tė vogėl ėshtė jashtėzakonisht i rėndėsishėm. Vendet e vogla janė tė detyruara tė kenė ministėr tė jashtėm, gati tė pėrsosur, gjė qė nuk janė tė detyruara vendet e mėdha, sepse s’kanė nevojė. Ministri i jashtėm kinez mund tė jetė me njė kėmbė dhe tė ketė autoritet se ka autoritetin e vendit, por njė ministėr i jashtėm shqiptar, maqedonas, a letonez duhet tė jetė pėrfaqėsuesi i vendit tė vet nė mėnyrė sa mė tė pėrkryer. Dhe unė mendoj se ky ministėr ka disa mungesa. E para, s’di anglisht, s’ka ministėr tė jashtėm nė botė, ėshtė i pari ministėr i jashtėm qė nuk di anglisht, ne hiqemi aleatėt mė tė afėrt tė botės anglo-saksone, ministri ynė nuk di anglisht. E dyta, unė e kam kritikuar, se ministri i jashtėm ėshtė shumė mė i rėndėsishėm se njė shkrimtar, dhe ai pa u bėrė mirė ministėr, se unė do tė vazhdoj tė jem shkrimtar, dhe mua mu duk mungesė serioziteti kjo gjė, dhe e thashė nė deklaratėn time, qė ky duhet tė heqė dorė nga kjo, ministri i jashtėm ėshtė njė, shkrimtarė ka Shqipėria plot, dhe kėshtu ėshtė e vėrteta. Kjo ka qenė si filloi. Pastaj kam menduar se deklaratat e tij pėr shembull, pėr Kosovėn, se ai vazhdon ende tė ngulė kėmbė, tė justifikojė, qė tė dalė Shqipėria e para dhe tė thotė pavarėsi e kushtėzuar, mua nuk mė mbushet mendja njėmijė vjet, pastaj fillojnė justifikimet, jo kėtu nuk jemi nė Pazar qė ta ngremė stekėn lart dhe ta ulim poshtė. Deklarata e dėnueshme, se e sigurova kolegun Drashkovic se nuk do tė ketė dy shtete shqiptare nė Ballkan. Ja pra, Kosova po bėhet shtet i dytė. Ministri ėshtė i detyruar tė japė shpjegime, ēfarė ėshtė kjo siguri qė ia jep ministrit tė jashtėm tė Serbisė. Po c’do jetė Kosova? Ne e dimė fare mirė qė Kosova me Shqipėrinė nuk bashkohet. Si mund tė bėhen gafa tė tilla. Le pastaj fraza pa kuptim, Shqipėria ėshtė aktor, po nuk ėshtė faktor, se nga i gjejnė kėto fraza, kjo ėshtė njė frazė e turpshme pėr njė ministėr tė jashtėm tė njė vendi europian. E para, nuk thuhet kurrė pėr vendin tėnd, edhe sikur tė jetė ashtu, e dyta Shqipėria ėshtė faktor nė Ballkan, absolutisht i dorės sė parė. Tre janė faktorėt nė Ballkan, Greqia, bota shqiptare dhe Serbia. Si mund tė thuash ti kėshtu papritur, dhe asnjė nga kėta faktorė nuk ėshtė mė i fortė se tjetri. Ekuilibri nė Ballkan vendoset nga kėta tre faktorė. Dhe ministri duhet tė kontrollojė fjalėt. Kėto janė mendimet e mia, kėto janė publike.

Unė nuk kam me tė asnjė gjė private, absolutisht asnjė gjė.

Keni pasur dy akuza nga Rexhep Qosja dhe historiani Kristo Frashėri, jeni akuzuar se keni sulmuar myslimanizmin dhe jeni afishuar si njė anti-mysliman?

Shpifje monstruoze.

Por a ka njė tendencė tuajėn pėr tė pėrcmuar islamin?

Pse e quani pėrēmuar, unė jam vetė me origjinė islame, nuk kam bėrė konvertim, skam deklaruar gjėkundi qė jam katolik, budist, ose protestant, ose ortodoks. Unė vetė nė veprat e mia e kam treguar dhe artistikisht se nė ēfarė rrethi familjar jam rritur. Nuk ka


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.