Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė s'punon si burrė, rrin e qan si grua
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 88 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Letersi :: Cikėl letrar: Prezantojmė poetin Koēi Petriti
Postuar nga: Fiori

Letersi Tė Njohim Shkrimtarėt Shqiptarė

Albasoul nė bashkėpunim me anėtarėt dhe moderatorėt e forumit tė Letėrsisė ka krijuar njė kėnd letrar kushtuar autorėve shqiptarė. Cikli do tė ketė pėr qėllim t'ju jap lexuesve kėnaqsinė tė njihen me veprat dhe krijmtarinė e autorėve tė mirėnjohur, si dhe tė atyre qė janė akoma nė hapat e para nė rrugėn e bukur por edhe tė vėshtire tė artit tė fjalės.

Nė kėtė artikull do tė njiheni me krijimtarinė e shkrimtarit Koēi Petriti.

Koēi Petriti lindi me 1941 ne Korēė, ku kreu shkollen fillore dhe te mesme. Studimet e larta pergjuhe-letersi shqipe i kreu ne Universitetin e Tiranes. Pas mbarimit te studimeve, nga vitit 1967 deri ne 1990, punoi si mesues i letersise ne LIbrazhd. Prej vitit 1990 punon ne Tirane, se pari ne Lidhjen e Hskrimtareve, pastaj ne Fakultetin e Historise e te Filologjise si pedagog. Ka botuar vellimet poetike: "Lirikat e majit", "Perseri ne udhe", "Firma e popullit tim", Prush ne shekuj", "TE dashurova ty", si dhe permbledhjen e kolanes "Poezia shqipe". Ne Prishtine eshte botuar permbledhja poetike "Lulėkuqet". Vjersha te Koci Petritit jane botuar neper disa antologji shkollore dhe me librin "Prush ne shekuj" ka fituar cmimin si libri me i mire i vitit. Koēi Petriti mbetet i vecant me lirizmin qe pershkon krijimet e tij ne cdo kohe, qe nga ato te shkruara vite me pare, e deri tek me te fundit.


Dashuri

Ish nje vajze e ish nje djale,
vajza e donte e djali e donte,
po Shkumbini i madh me vale
i kish ndare e s'i bashkonte.

Dhe therrisnin: O o o, te dua!
po kjo klithme e lashte fjalesh
u degjohej: Jooo, s'te dua!
neper thashetheme valesh.

E humbisnin te dy shpresen
e shpresonin prap me teper,
sic humbet dhe drita vesen
dhe e gjen mengjesin tjeter.

Ooo, te duuaa, nisej fjala,
Jooo, s'te duuaa, mberritne zallit,
vajza thosh: Me pifte vala!
Te perpifte! I vinte djalit.

Bot me buze, bot me duar
anes dallgeve nderkryer,
here per jete dashuruar,
here per vdekje te zhgenjyer.

Hidhnin fjalen ta kalonin,
shprishej porsi plisi i kumit,
hidhnin gurin te qellonin,
binte mu ne mes te lumit.

Nje cast lumi s'ish me lume
mes dy brigjeve te mallit
dhe u bind e ra ne gjume
dhe u hap e fjeti zallit.

Rendi vajza e rendi fjali
sa u ngrit nje ere e marre,
qe rrezoi shkembinj nga mali
e nje bresher qe s'ish pare.

Zgjaten duar, vune gure,
shtruan dhimbjet qe nuk thuhen
gjer mbi lume u bene ure,
te kalojne ata qe duhen.




***

S'rri dot me ty,
s'bėj dot pa ty,
nata ka vesh,
dita ka sy.

Fshehur po dal'
vjedhur po hyj,
nata ka vesh,
dita ka sy.

Nėn qiell veē,
nėn dhe tė dy,
s'rri dot me ty,
s'bėj dot pa ty.




Pėr ty qė tė dua

Unė emrin tėnd e zė rrallė nė gojė
kjo do tė thotė qė nė zemėr e ruaj thellė
veē nė ndodhtė tė kthehem nė rrenojė
do tė dalėsh si legjenda mbi njė kėshtjellė

Unė emrin tėnd s'e kam vėnė nė asnjė vjershė
E s'do ta shkruaj as nė vargun mė me bujė
Kjo do tė thotė qė gjėrat me peshė
rrinė nė thellėsi dhe ėshtė zor t'i ngresh mbi ujė




Vallja gorare

Me nje shtyrje gjuri ngjitet
Me nje thyerje gjuri zbret
Sikur ecėn nėpėr vitet
Po ēon historinė e vet

Sa shpalos njė trill shamie
Nga mėngoret e mėdha
Del njė re thėllėzėrie
Ē’gushėkuqe e ē’guguēe ka

Me ēdo palė fustanelle
Fllade mbledh, furtunė pėrcjell
Herė muros njė mur kėshtjelle
Herė pėrkulet lule mbjell

Pa kur shenjė bėn me vetull
Ē’gurrė gėrrnetash rrokullis!
Njėqind shqipe mbledh nėn sqetull
Treqind shqipe larg i nis

E me nje shtrėngim tė dorės
Shoku shokun supit kap
Brof te shohė nga Guri i Gorės
Mbi Tomorr e mbi Korab

Nėn opingat xhufkėkuqe
Tokėn dredh e ajrin gris
Herė pėrzen njė nisje lufte
Herė nė hon njė xhind gremis

Dhe nėn vetėtimė tė xhufkės
Shoku shokun rrok perkrah
Brof tė shohė nga sheshi i luftės
Pėrtej maleve ēfarė ka?

Me njė shtyrje gjuri ngjitet
Me njė thyerje gjuri zbret
Sikur ecėn nėpėr vitet
Pėrcjell historinė e vet…




Ju kujtova te gjithave

Ju kujtova te gjithave juve qe them se ju desha
qe nga m'e hershmja
gjer tek e vona,
ate qe ish e paputhura,
ate qe ish virgjeresha,
ate qe ish moll' e sherrit e pelė e harbimeve tona.

Ate qe flijoi per tre grosh dashurizen e pare
ate qe briroi fill pas muajit te mjaltit nen mua
ate qe nguroi n'udhekryq djall a ėngjėll te marre
ate qe kuptoi qe s'e desha, qe sapo i thashe "Te dua"

Ja, po me ngjan sikur ngrihi nga heshtja e honeve
te ndryshme, te shumta si ngjyrat, si zogjte
ju fluturuat mbi prushin epshor te pasioneve
donit te ngroheshit, pendet e bukura dogjte

Vjen perendisht edhe ti qe te desha se pari
pikez e arte, flurorja, si rreze e perthyer mbi lote
te shtrij e te shkoj permbi buze serish si dikur nje fill bari
ti nis kendon edhe qan: Dashuria ben xhiro ne bote!

Prap une u desha pa ty
ti prape u puthe pa mua
erdhen pas teje te tjera, shuan c'rindizet e digjet
erdhen, po s'hyri askush gjer ne pronat e tua
mes njeri tjetrit shkon lumi qe ndan e bashkon te dy brigjet

Zbriti dhe suta e Veriut
mbrriti edhe krrilla prej Jugut
une i pranova te gjitha, te gjitha, te gjitha
toka, grua beronje, palluar prej plugut
qan kur s'ngarkohet me peme
qesh kur mbulohet me drithra

Ja, ku po vjen dhe m'e vona, mjellma e fundit
mjellma e fundit brymuar nga vjeshta
hirin henor te flijimit kalimthi ma shkundi
brymen e ikjes pa kthim me brymoi permbi vjersha

Une keshtu dimeroj gjer ne flirtet e vona
here i rishuar, here i rindezur, sa mund
jam gati cdonje ta ridua sikur t'ish vertet Dezdemona
pastaj ta harroj si nje liber qe s'mund ta lexosh gjer ne fund





p.s. Per me shume krijime te Koēi Petritit mund tė shkoni tek Letėrsia Shqiptare - Koēi Petriti


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.