Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Buka s'ka turp
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 143 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Histori :: Arthur Evans: Shqiptarėt pasardhės tė ilirėve
Postuar nga: Skampa

Histori Ati i arkeologjisė moderne, britaniku Arthur Evans, qe i pari qė provoi vazhdimėsinė arbnore nė trevė. Tri javė mė parė nė Angli u botua njė libėr i pashoq pėr Ilirinė e lashtė: "Ancient Illyria".

Tri javė mė parė nė Angli u botua njė libėr i pashoq pėr Ilirinė e lashtė: "Ancient Illyria" (an archaeological exploration). Shtėpia botuese prestigjioze "I.B.Tauris" me qendėr nė Londėr, pranoi ofertėn kulturore tė njė grupi miks shqiptaro-amerikan, kryesuar nga Auron Tare, tė cilėt mbėshtetėn kėtė pėrshfaqje qė prej mė se njė shekulli e gjysmė mungonte nė libraritė botėrore.

Para 2 vjetėsh pata shfletuar pėr herė tė parė me Auronin "Illyrian Letters" dhe dokumente tė tjera tė Arthur Evansit qė lidheshin me Ilirinė. I gjeja vazhdimisht tė hapura nė njė tavolinė tė madhe pune nė katin pėrdhe tė viles sarandjote; n‘atė kohė lindi ideja pėr t‘i botuar kėto dėshmi, fillimisht nė gjuhėn angleze e mė pas edhe nė shqip. Anglishtja sot, mu si latinishtja qėmoti, ka tagrin e gjuhės vehikulare botėrore, ndaj pėr sa joshėse ish ideja qė kėto dokumente tė botoheshin mė sė pari nė gjuhen shqipe, z. Tare vendosi me tė drejtė t‘i botojė fillimisht nė anglisht. Ky libėr kaq i rėndėsishėm pėr historinė e lashtė tė Ballkanit, ndonėse i cek veē pėrkitazi territoret e sotme tė Republikės sė Shqipėrisė, mbetet fund e krye njė kontribut autentik pėr kulturėn dhe identitetin tonė kombėtar. Tė habit fakti qė fqinjėt tanė nuk e kanė gjetur tė udhės ta botojnė njė punim tė tillė, i cili nė -mos-tjetėr, ėshtė ndėrmarrė nga njė kolos i arkeologjisė si Evans. Arsyetimet e tij mbi vijimėsinė e latinitetit nė Ballkan, ndeshur kryesisht ndėr vllahė e shqiptarė, si dhe njohuritė e Evansit mbi nėntokėn kosovare, duhet t‘ia kenė ftohur fjala vjen Akademisė Serbe idenė pėr ta botuar me dorė tė vet kėtė libėr.

Kontribut tė veēantė nė kėtė pėrshfaqje ka edhe njė shqiptar, qė pak e njohin nė Shqipėri. Ėshtė fjala pėr Bejtulla Destanin, idealist ky i mirėfilltė, i cili prej do kohėsh ka hapur nė Londėr Qendrėn e Studimeve Shqiptare (The Centre for Albanian Studies) dhe sot e gjithė ditėn vijon tė rrėmojė nėpėr arkivat e Londrės dhe bibliotekat private tė atjeshme. Trishtohesh kur mėson qė nė pėrgjithėsi projektet e tij gjejnė mbėshtetje veē nga financime private. Deri mė sot, shteti shqiptar apo institucionet nė Kosovė nuk i kanė dhėnė dorė aspak nė punėn e tij ngulmuese, gjithė nė dobi tė kulturės shqiptare. Shpėrnjohja ndaj kėtij njeriu, i cili ka nxjerrė nė dritė publike disa vepra tė njė sėrė autorėsh a personalitetesh angleze qė janė marrė me ēėshtjet shqiptare, ėshtė emblema qė shėnjon kulturėn e gjymtė institucionale tė kohės sonė.

Ancient Illyria

Libri paraqitet si pėrmbledhje e shumė punimeve qė kish realizuar Arthur Evans, ky at i arkeologjisė moderne, nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX. E pabotuar kurrė ndonjėherė nė njė vėllim tė vetėm, "kjo punė klasike" ekzaminon pėr s‘parit herė jetėn e Ilirėve, duke kryer njė analizė tė pėrimtė e po aq tė veēantė, e cila hedh dritė mbi shoqėrinė dhe kulturėn e paraardhėsve tanė, ende sot e gjithė ditėn tė neglizhuar. Cip-me-cip me ilustrime, "Ancient Illyria" pėrfshin dhe grafika e gravura tė disa mbishkrimeve iliro-romake "tė cilat - sipas kritikės - u shkatėrruan mė pas gjatė pushtimit serb tė Kosovės".

"Ancient Illyria" (Iliria e Lashtė), ėshtė strukturuar nė katėr kapituj: 1. Epitaurum, Canali, Risinium; 2. Shėnime mbi rrugėn romake Siscia-Salonae-Epitaurum-Scodra; 3. Shėnime mbi rrugėn romake Salonae - Scupi; 4. Scupi, Shkupi dhe vendlindja e Justinianit. Pos kėtyre, nė fund tė librit, nė trajtė apendiksi ka edhe njė pjesė ku Evans shkruan pėr "Disa zbulime tė vona mbi monedhat Ilire - Kronike Numizmatike". Nė kėtė kronikė zėnė vend tė veēantė botimi dhe vizatimi i disa monedhave tė mbretit ilir Balleios, mbret ky i jo fort njohur, pasi qė historiografia jonė autonominė e Ilirėve tė Jugut e pėrfundon me thyerjen e mbretit Gent.

Libri ėshtė i pasur edhe me detaje nga Ballkani i shek. XIX, kur trysnia e Austro-Hungarisė dhe Rusisė po pėrnxiste ēlirimin e provincave turke nga gjithė ai zaptim i gjatė. Optika e Evansit zhbirilon pėrtej mblojes turke, dhe sheh se nė ato territore bregdetare a malore regetin njė latinitet i fshehtė, kapluar nga prania e gjatė sllave. Kohėt dhe shekujt zvogėlohen nėn thjerrėzėn e qartė tė Evansit dhe periudha romake nuk ngjan tė jetė aq larg sa ē‘jemi mėsuar ta pėrfytyrojmė ne sot. Gjurmėt jetojnė kudo: nė emrat e njerėzve, nė toponimet e qyteteve e tė fshatrave, nė doket e nė veshjet e popullatave. Duke pėrshkruar kėtė angėshti sllavo-bizanto-turke, libri paraqet thjesht e shkoqur se vetėm shqiptarė e vllahė, tė strukur ndėr thepa malore tė pambėrritshme kishin mundur t‘i mbijetonin valės sllave (madje sa mė tė pambėrritshėm, aq me i vėrtetė pohimi i tij i mėsipėrm).

Vepra e anglezit Evans ėshtė e gjerė. Qėmtimet e tij nuk janė thjesht prej arkeologu, po edhe prej historiani, gjeografi e gjuhėtari; mjaft tė shihen vėzhgimet e tij tė morishme, tė cilat u referohen onomastikės dhe toponomastikės. Ja dy shembuj krejt tė zakonte, marrė prej kreut tė parė "Epitaurum, Canali and Risinium", tė cilat i referohen trashėgimisė iliro-shqiptare:

"Mbishkrimet paraqesin njė interes tė posaēėm, pasi ato paraqesin njė varietet emrash tipikė ilirė, femrash apo meshkujsh qofshin, te tė cilėt bie nė sy karakteristika e pėrfundimit tė tyre me "o", si Vendo, Panto, Apo ose Appo, Tritano, Titto. Nė disa raste, duket se kėta emra shfaqen nė njė formė tė shkurtuar nė krahasim me atė tė gjatė origjinale; kėshtu nga Panės, prej Panentis (nga i cili historiku Pinnes, bir i Mbretėreshės Teuta, nuk pėrfaqėson tjetėr veēse njė formė tjetėr) rrjedh Panto; nga Aples, me gjase Apo. Sa pėr tė bėrė njė paralele tė njohur me banorėt e tashėm tė vendit, nė format e shkurtuara tė emrave serbė mund tė gjendet njė ngjashmėri e llojit shumė tė pėrpiktė. Kėshtu Panteleon bėhet "Panto"; Gjuragj (Gjergj), "Gjuro"; Nikola, "Niko"; Simeon, "Simo"; dhe mė tutje: pėr emrat femėrorė, Maria bėhet "Maro", dhe Fatima, "Fato". Qė ky tipar u huazua nga sllavėt, pushtues tė Ilirikumit, tė cilėt e absorbuan atė prej banorėve vendas, duket qartė nga rishfaqja e kėtij tipari mes shqiptarėve, tė cilėt janė pėrfaqėsuesit e vėrtetė modernė tė Ilirėve". Evans citon gjithashtu nė liber edhe mjaft emra femėrorė shqiptarė tė kėtij lloji sikundėr Laljo, Liljo, Kondo, Drano etj.

Lidhur me toponiminė e mjaft vendbanimeve sllave, Evans i mbahet njė ligjėsie tė thjeshtė. Emėrtimin sllav ai e studion hera-herės nė funksion tė shqipes ose tė latinishtes me porte shqipe. Fjala vjen, emrin e Cavtat-it, i cili pėrdoret ende nga popullata sllavishtfolėse qė pushtoi dikur Epitaurin, ai e pėrafron me rumanishten Civitate, por nė fakt, pėr kėtė tė fundit, saku edhe pėr sllavet, porta pėr tė dalė te Cavtat sipas Evansit ėshtė vllahishtja Cetate apo Citat ose shqipja Giutet a Kiutet.

Ai vėzhgon shndėrrimet fonetike tė toponimisė sė qyteteve tė mėdha, pa shpėrfillur aspak edhe toponimit e fshatrave sllave, tė hamendura me origjinė vllahe. Ja njė trakt:

Gėrmimet e bėra prej Dr. Felix von Luschan dhe meje nė varrezėn mesjetare tė Canalit kanė mbėshtetur me prova kronologjike ekzistencėn kėtu tė njė grupi racor jo-sllav tė shek. XIII-XIV, i cili paraqet afinitete tė qarta ilire dhe shqiptare. Ajo ēka nė mėnyrė tė veēantė vihet re me kėtė rast ėshtė njė numėr i madh kafkash, mbi tė cilat ėshtė bėrė ky pėrgjithėsim, por dhe tė tjera tė nxjerra nga njė vendvarrim mesjetar mbi fshatin e tashėm tė Mrcines, i cili sipas kujtimeve tė pleqve Raguzane ka qenė njė qendėr vllehsh e shek. XV. Vetė emri Mrcine, shkruhet Marzine, sipas ortografisė raguzane. Mua s‘mė duket se ka njė interes tė dorės sė parė. Kjo ėshtė njė fjalė karakteristike rumune, dhe asaj i gjenden derivate nė trojet e sotme rumune nė veri tė Danubit, me format Mracina ose Maracina, njė shkurre gjembaēe e Evropės Lindore (Cratoegus Oxyacantha), e qė sllavėt e quajnė Draē, me tė cilėn vėrtet shkėmbinjtė e Mrcinės janė tė veshur. Historiani rumun, Hajdeu, i cili njofton pėr shfaqjen e kėsaj fjale si njė mbiemėr vllah nė njė krisobule tė Perandorit serb Dushanā€¦ shpreh opinionin e tij se fjala ėshtė me origjinė nga gjuha e vjetėr Dake. Por ajo duket se ėshtė mė tepėr me origjinė ilire, sipas fjalės sė sotme ndėr shqiptare qė i thonė asaj ferre, Muris-zi, nė shumės Muriza-tė.

Evans, ndėr tė parėt hulumtues historikė tė qytetėrimit ilir, ėshtė shumė mė pranė burimeve autentike e tė pamolepsura prej nacionalizmave ballkanike, ndaj dėfton njė kthjelltėsi mahnitėse edhe kur rravgon mbi elemente etnologjike, siē janė doket e veshjet. Duke vėzhguar traditat e vendeve e duke i krahasuar ato mes vedit, nė territorin e Ballkanit jugperėndimor, ai merr pėr tė mirėqenė faktin se elemente tė shumta tė kulturės sllave qė lidhen me tė kaluarėn e lashtė, janė kurdoherė me porte shqiptare ose vllahe. Pėr sllavėt (sidomos te gratė), Evans dėshmon se kanė ruajtur gjithkund njė element ilir tė veshjes, fustanellėn shqiptare. E sikundėr pėr trashėgimi tė tjera tė kėtij lloji, dorėzane ai gjen gjithnjė "albanians".


Sir Arthur Evans (1851-1941)

Arthur Evans lindi mė 1851 dhe u edukua nė "Harrow School" tė Oksfordit e mė pas nė Universitetin e Gottingenit. Fama iu shugurua prej punės si arkeolog nė pallatin e Knosit nė Kretė, zonė tė cilėn ai e identifikoi si qendrėn e qytetėrimit tė ashtuquajtur Minoik. Edhe mė parė atė e kish grishur historia dhe arkeologjia e Ilirisė dhe Ilirikut, vise qė u kish rėnė kryq e tėrthor nė 1880-ėn, kur punonte si korrespondent i Ballkanit pėr "Manchester Guardian". Ai studioi arkeologjinė e ilirėve jo nga tryeza e studios sė qetė tė arkeologut, por t‘shumtėn e herėve nė lėvizje e sipėr, me dinamizmin tipik prej gazetari dhe politikani aktiv, jo rrallė nė qendėr tė turbullirave tė krizės ballkanike. (Gabimisht, ėshtė pandehur deri vonė se mbi 260 faqet e tij ishin redaktuar nė qetėsinė e mėpasshme kur Evans u kthye nė Oksford, duke u bazuar vetėm nė shėnimet dhe skedat e terrenit).

Mė 1878-ėn, nė moshėn 27-vjeēare, ende para se ta pėrmbyllte misionin e tij ballkanik, ai kish publikuar tė famshmet "Illirian Letters". Interesi i tij pėr ilirėt e Jugut i kaptonte kufijtė e pasionit; vetėm akuzat e austro-hungarezėve pėr spiunazh nė gji tė territoreve tė reja tė perandorisė sė hasburgėve do ta pengonin Evansin tė thellohej pėrfundimisht nė kėtė territor. Nuk do harruar se Bosnja, Hercegovina dhe njė pjesė e Serbisė u ndanė nga Perandoria Osmane me tė bujshmin Kongres tė Berlinit mė 1878 e do tė mbeteshin nėn Austro-Hungarinė deri aty nga viti 1908, kur u formua Jugosllavia. Puna e Evansit si ilirolog u njoh ndėrkombėtarisht mė 1880-ėn, kur nė volumin e 20-tė tė Numismatic Cronicle ai publikoi njė gjetje tė rėndėsishme monedhash tė shek. II p.e.s., tė ndodhura nė fshatin Selcė tė Alpeve Shqiptare.

Nga 1884 deri nė 1908, Evans ishte kurator i Ashmolean Museum nė Oksford dhe njė vit mė pas, mė 1909, iu dha Medalja e Arte nga Royal Institute of British Architects. Mė 1911, mbretėresha e Anglisė e shpalli Kalores, duke i shtuar emrit tė tij titullin Sir. Lufta e Madhe (LIB) e shėnjoi fort idealizmin e tij. Deri nė vdekje nuk iu shlyen mbresat e tmerreve tė asaj lufte. Kish hyrė i ri nė vorbullėn e saj, por nga egėrsia e konflikteve tė fundit i qe cenuar besimi nė commonsense e vet. Si tė mos mjaftonte, thuhet qė nė shtratin e vdekjes i komunikuan pandehmėn se nazistėt kishin bombarduar Kretėn, duke shkatėrruar Pallatin e Knosit dhe gjetjet e tij. Nuk kish qenė e vėrtetė. Tash grekėt i kanė ngritur aty njė monument njeriut qė bėri tė famshme nė gjithė botėn kulturėn parahelene qė ata trashėgojnė.

Evans vdiq nė vitin 1941 nė moshėn 90-vjeēare, dhe pas vdekjes mori po aq merita, nė mos mė tepėr, sa kish marrė kur ishte gjallė. Por Arthur Evans u kujtua gjatė si njeri me ndjeshmėri tė lartė e qė luftoi gjithė jetėn e tij pėr njė botė mė tė mirė - moto e vjetėr kjo, e cila buronte prej moralit tashmė tė zhdukur viktorian, mishėruar edhe tek Evansi gjatė gjithė rrojtjes sė vet.

Botimi i Ancient Illyria ėshtė homazhi i parė shqiptar pėr kėtė njeri tė pazakontė. Tash pritet sė shpejti tė dalė nė shqip vepra e tij mbi ilirėt, financuar nga "Albanian Trust" dhe "Fondi Shqiptar pėr Monumentet".

Gazeta Shqip 01-10-2006


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.