|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Cfare do te thote te ekzistosh? Do te thote te pish pa pasur etje.
--- Sartre
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Haki Stėrmilli
Nė 7 maj 1985 u nda nga jeta shkrimtari Haki Stėrmilli, njė nga penat mė tė fuqishme tė brezit tė viteve
'30, qė u bė i njohur veēanėrisht pėr romanin "Sikur tė isha djalė". Vepra tė tjera tė Stėrmillit janė:
"Kalorėsi i Skėnderbeut", "Dibranja e mjerueme", "Dashuni dhe Besnikėri", "Burgu", etj.
Jani Minga
Nė 7 maj 1947 mbylli sytė mėsuesi patriot Jani Minga. Mori pjesė nė tė gjitha kongreset arsimore; ishte
nismėtar pėr krijimin e klubit atdhetar "Labėria" dhe i hapjes sė shkollės shqipe nė Kaninė, ndėrkohė
hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombėtare shqip pėrgatitore", "Abetare shqip kėndimore",
"Gramatikė e gjuhės shqipe", etj. Nė 1912-n Minga mori pjesė nė Kuvendin Kombėtar qė shpalli
pavarėsinė.
Sėr Maki Edgar Lysien Malouan
Nė 7 maj 1904 u lind nė Londėr sėr Maki Edgar Lysien Malouan, njėri nga arkeologėt mė tė suksesshėm
europianė qė punoi pėr qartėsimin e origjinės sė qytetėrimit nė Lindjen e Afėrme, dhe u shqua pėr punėn
nė qytetein e rrėnuar Nimrad, kryeqyteti i fundit i Perandorisė siriane. Vdiq nė vitin 1978.
|
|
|
|
| |
|
Kuqezinjtė janė mundur 2-1 nga Holanda. Vendosin gabimet e gjyqtarit izraelit dhe autogoli i Dedes Fiton Holanda, zhgėnjen arbitri Ska goleadė, tulipanėt na mundin me shumė vėshtirėsi
Shqipėria arrin tė frikėsojė Holandėn dhe pėr pak nuk arriti tė bėjė mrekullinė ndaj Tulipanėve, nė njė ndeshje qė shumė pak do tė kishin menduar kaq tė hapur.
Njė rezultat qė i kursen Bariēit 30 mijė euro, por qė gjithsesi pėr mėnyrėn si u zhvillua lė shumė pakėnaqėsi pėr kuqezinjtė tė cilėt ndoshta pėr atė qė treguan nė fushė mund tė meritonin edhe mė shumė. Gabimet e zakonshme nė mbrojtje, dhe vendimet shumė tė diskutueshme tė gjyqtarit izraelit Jefet, sidomos nė rastin e prekjes sė topi me dorė nga ana e Matijsen, i kanė hequr Shqipėrisė mundėsinė pėr tė ardhur nga transferta e Amsterdamit me njė pikė shumė tė rėndėsishme. Ashtu siē kishte parashikuar edhe mesfushori i kombėtares, dhe njė prej mė veteranėve nė kėtė ekip, minutat e para tė takimit flasin vetėm pėr holandezėt, qė gjejnė pėrpara tyre njė ekip tė frikėsuar nga stadiumi dhe nga emrat e kundėrshtarėve. Njė Shqipėri qė si gjithnjė vuan nga gabimet nė mbrojtje dhe zgjedhjet e teknikut Bariē, edhe tė detyruara nuk e ndihmojnė tė pėrmirėsohet. Kombėtarja paraqitej nė kėtė takim me dy mungesa thelbėsore, mbrojtėsin Elvin Beqiri, por mbi tė gjithė karizmin e mesfushorit Lorik Cana, i kthyer tashmė nė pikėn e referimit tė kombėtares. Mungesa qė u vunė re nė lojėn e kombėtares, e frikėsuar pėrballė njė kundėrshtari tė rrezikshėm, por asnjėherė superior sa pėr tė mbyllur ndeshjen. Ishin gabimet e mbrojtjes, nė rastin e golit tė parė, njė dalje e pastudiuar nga Dede, qė ka lehtėsuar detyrėn e Van Persit, mė i miri i kėsaj ndeshje pėr Holandėn. Ndėrsa njė devijim pėrsėri i Dedes ka shkaktuar golin e dytė, pikėrisht nė momentin mė tė mirė tė kombėtares, qė u duk sikur mbylli ndeshjen. Por nė pjesėn e dytė aktivizimi i Mukės gjallėroi disi lojėn e kombėtares, nė hije nga dita jo shumė pozitive e Skelės, ndėrsa Bogdani shfaqi disi nga cilėsitė qė e bėnė tė famshėm sezonin e kaluar nė Itali. Njė reagim qė gjeti tė papėrgatitur Holandėn, dhe i lejoi kombėtares tė gjejė hapėsira tė pamendueshme qė sollėn edhe shėnimin e golit tė vetėm tė Shqipėrisė, me autor Currin, nė ndeshjen e tij tė dytė zyrtare me kombėtaren. Minutat e fundit do tė ishin njė tentativė e vazhdueshme e kombėtares pėr tė gjetur golin e barazimit, dhe trajneri Bariē hodhi nė fushė edhe tė riun Berisha, por qė nuk mundi tė tregojė asgjė nė ato pak minuta tė luajtura. Kombėtarja kthehet nė Tiranė me njė humbje me shumė keqardhje pėr atė qė tregoi nė fushė, diēka qė nuk shpresohej tė shihej pėrballė njė Holande qė ngjallte frikė.
Skeda e ndeshjes
Holandė - Shqipėri 2-1 Golat: Van Persi 15', Dede (a.g.) 42'/ Curri 67'
Holanda: 1-Edvin Van der Sar (c); 2-Khalid Boulahrouz, 3-Andre Ooijer, 4-Joris Mathijsen, 5-Giovanni van Bronckhorst (17-Urby Emanuelson (68)); 8-Denny Landzaat, 6-Nigel de Jong (15-Stijn Schaars (51)), 10-Ėesley Sneijder (14-Tim de Cler (80)); 11-Arjen Robben, 9-Robin van Persie, 7-Ryan Babel
Shqipėria: 25-Arjan Beqaj; 4-Armend Dallku, 6-Besnik Hasi, 3-Nevil Dede, 5-Adrian Aliaj (7-Edvin Murati (65)); 14-Altin Lala (15-Devi Mukaj (45+2)), 24-Debatik Curri, 13-Ervin Skela, 23-Altin Haxhi; 22-Erion Bogdani (8-Besart Berisha (79)), 17-Igli Tare (c)
Kartona tė verdhė: De Jong, Lala, Bogdani Gjyqtarė: Alon Jefet, Shmuel Shtaif, Dani Krasikov
Panorama
|
|
|
|