|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Zilia nderon te vdekurit per te fyer te gjallet.
--- Helvetius
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 125 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Haki Stėrmilli
Nė 7 maj 1985 u nda nga jeta shkrimtari Haki Stėrmilli, njė nga penat mė tė fuqishme tė brezit tė viteve
'30, qė u bė i njohur veēanėrisht pėr romanin "Sikur tė isha djalė". Vepra tė tjera tė Stėrmillit janė:
"Kalorėsi i Skėnderbeut", "Dibranja e mjerueme", "Dashuni dhe Besnikėri", "Burgu", etj.
Jani Minga
Nė 7 maj 1947 mbylli sytė mėsuesi patriot Jani Minga. Mori pjesė nė tė gjitha kongreset arsimore; ishte
nismėtar pėr krijimin e klubit atdhetar "Labėria" dhe i hapjes sė shkollės shqipe nė Kaninė, ndėrkohė
hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombėtare shqip pėrgatitore", "Abetare shqip kėndimore",
"Gramatikė e gjuhės shqipe", etj. Nė 1912-n Minga mori pjesė nė Kuvendin Kombėtar qė shpalli
pavarėsinė.
Sėr Maki Edgar Lysien Malouan
Nė 7 maj 1904 u lind nė Londėr sėr Maki Edgar Lysien Malouan, njėri nga arkeologėt mė tė suksesshėm
europianė qė punoi pėr qartėsimin e origjinės sė qytetėrimit nė Lindjen e Afėrme, dhe u shqua pėr punėn
nė qytetein e rrėnuar Nimrad, kryeqyteti i fundit i Perandorisė siriane. Vdiq nė vitin 1978.
|
|
|
|
| |
|
Mė poshtė po u japim vetėm njė garruzhde tė mbushur me grimca humoristike nga ai kazani i madh i humorit shqiptar qė e gjeni vetėm tek Forumi Shqiptar.
***
Nje djale dhe nje plake po presin autobuzin. Djali pėrtyp ēamēakiz, ndersa plaka duke pare nga djali i drejtohet: -"Eh, folė ti djalo folė, po unė qė nuk dėgjoj asgjė.
***
Tė gjithė burrat e lagjes, pėrveē njėrit ikin nė mėrgim. I thotė gruaja: -"O burrė po ik edhe ti nė Itali se mė vjen turp nga shoqet". "E di si?"- i thotė burri, "unė po rri nė taracėn e pallatit, po pyeti njeri pėr mua thuaj qė ėshtė nė Itali dhe ti mė sill pėr tė ngrėnė. "Mire" - i thotė gruaja.
Mbas njė jave, i dashuri i gruas hyn nė pallat dhe burri qė e shikon nga tarraca i thotė: - "Ēa tė bėj qė jam nė Itali se po tė isha nė Shqiperi ta ndreqja unė qejfin ty.
***
Kesulkuqa hyn tek shtepia e Gjyshes dhe aty gjen Ujkun. Kesulkuqa: Sa veshe te medhenj paske, sa goje te madhe paske, sa sy te mendhenj paske. Ujku: Moj, me fal po ti per te kritikuar ke ardhur ketu ?
Qulli dhe Kosi
Qulli dhe Kosi Kosi i tha qullit: -Kjo s'eshte pune, Per fajin tend Po e pesoj une. Pse ishe i vale Dhe dogje njehere, mua me futin Ne frigorifer.
Nje rufjan
I ke vertet shoket te ralle, Ke lindur per pelivan, Dhe ujkun e le,ben palle Dhe dhente i nxjerr tamam.
Nje te paafti
Kush thote je i paafte? Kush mbi ty po hedh dyshime? Ti te gjithe i le ne balte Kur eshte fjala per...pretendime!
Shporta me karavidhe
Karavidhet qė kish shporta Qenė bėrė lesheli, Tė mos e mėsonte bota Thoshin: 'Kemi harmoni"
Nė vazhdim njė tjetėr letėr tragjiko-komike, shkėputur nga jeta nė mėrgim
Letra e vllaut prej Kanade
Te dashurit tonė,
Nuk po mundemi hala me konfirmu ardhjen tonė ketė verė, por qysh po shkojnė senet, po get qe duhet mi kancellit biletat cilat i kena bukirat, se na myti morgixhi pėr taun haus qė e kena ble. Pėr bileta kena pare, por nuk po mundemi mi mbledh prezentat krejt juve, dajes, tezeve, hallave e tjerėve. Pa prezenta nuk po bon me ardhė, se nuk po dojmė me kalu si Ismaili, cili krejtve t`familjes ju ka dhanė ka 100 dollar Kanadez, e keta mandej kanė fol pėr to, qė oshtė fukara e nuk ka bo kurgjo n`Kanadė. Na nuk po dojmė qashtu, ja kena me ardhė si haxhi, ja kurrqysh. Pėr ketė arsye edhe kena vendos me sejvirat sa mė shumė dhe krejt mi lonė pėr nekst vekejshėn.
Na kėtu jena ka jetojmė shumė mirė. Unė punoj full tajm dhe dy part tajma, e Hanifja e ka gjet edhe part tajmin e tret gjatė vikendit, por i kena kombinu mirė, qashtu qe po mundemi mu pa ēdo dytin vik. Ndoshta kjo ėshtė pak keq pėr Gjesiken, por pėr to po e pagujmė dej ker pas shkolles, e prej atyhit po e merr bejbi siterka dhe e qet n`gjumė. Gjesika edhe qė ėshtė e vogel, po e kupton, qė na krejt kėto po e bojmė pėr shkak asaj dhe duhet te shkon kėshtu deri sa s`ta pagujmė qat morgixh. Ēdo fri tajm e shfritzojmė me qen me to, qashtu qe last samer e kena qu krejt diten nė Grejt Lejks. I kena ble hot-dog dhe ajs krim dhe prej qathershit krejtve ju tregon sa bjutifull ka kalu.
Unė po kam kogja punė reth taun hausit - katirati barin, po e fshij atikun dhe diqysh po e gjej najė moment me regullu bejsmentin, se po dojmė me e rentirat e mi rrit inkamin. Si qė po e shihni, nuk ėshtė letė, por kur oshtė njeri hard worker dhe kur e planifikon mirė skezhuallin, krejt munden mu arrit.
Momentalisht i kam 130 paunda dhe disa shqiptar kėtu po bojnė hajgare me mu, qe jam terr(tha) krejt se po punoj shumė e po flej vetėm 4 orė, por ata janė shumė xheloz dhe nuk e dijin qė unė i bojė gjumė edhe ka 30 minuta nė sabvej. Ēka po me duhen mė shumė, po edhe kjo ėshtė vetėm 25 deri 30 vjet tė para, deri sa e paguajmė morgixhin, e mandej kena mu knaq. Neve nuk po na bjen edhe vėshtir kėtu se e kena targetin tonė.
Kam ndigju qė Dugi edhe kėt vit po shkon pėr Kosovė. Normal, pse jo, kur qe 10 vjet ėshtė nė velfer dhe i shprendan picat pėr kesh e gruja e ka qel njė bjuti sallon n`banesė e kėto grat tona janė gjuajt si trenta menjiher me shku te ajo nė tritment. Po ēka po i duhen kur nuk dijin investment dhe krejt paret i hargjesin ne udhėtime dhe turli stjupid sene. Krejt jetėn kanė me metė fukara cila e rentirat banesėn e vet, e na kena properti dhe sejving akaunt n`bankė. Dugi krejt kohen mejk fan prej meje dhe ju fol njerėzve qe jam full dhe nuk di me jetu. Kadal dale, ka me pa aj, kush e ka pas mirė, kur e merr vesh revenju Kanada pėr bizneset e tine dhe kur te shtijin me pagu taksen pėr krejt kėto vite. Dugi nuk i ka tregu kurkujt qe ka marr borgj prej bankes line of credit, pėr mu martu, e ato paret duhet me ja kthy bankes me kamat.
Njerėzit e kanė shumė gabim kur po mendojnė qe na nuk po dijim mu kėnaq. Gati ēdo satrdej najt unė dhe Hanifja e pijm ka nji kejs birr - te voglin prej siks. Ajo edhe ashtu po e pinė vetėm njo, se prej orės 9 po duhet me shku ne najt sift. Unė mandej po i fshij tjerat se po muj mu rilleks, se nė sandej punoj prej orės 8 mėngjesit.
Kėto po ju tregoj, qė nėse e shihni, mos i besoni shumė, se aj nuk oshtė njeri pėr respekt. Kjo oshtė edhe rizon, pse nuk ju kam qu paret nėpėrmjet tine se ka me ju thonė pėr mu qe jam zibidi dhe po ruaj vetėm pėr veti. Ju e dini qė kjo oshtė pėr shkak qė jam temporari short, por edhe kjo oshtė deri sa ta paguajmė morgixhin, 25 deri 30 vjet te para.
Mandej krejt kena mu kėnaq.
Ju bon tė fala vllau i juaj prej Torontos, Ontario - Kanadė.
Ky material u shkėput nga Forumi - Humori Shqiptar
|
|
|
|