Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 130 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Letersi :: Eris Rusi: I vdekuri qė qesh
Postuar nga: Fiori

Letersi Cdo ēast merrnim guxim te shkėmbenim tė puthura. Unė ndjeja se si nė ēdo prekje duarsh elektrizohesha aq sa i shkatėrroja me njė valė ngazėllimi neuronet dhe harroja gjithēka.
Mė dukej se kėshtu shkonte dhe puna e Inės.
Kur po afrohej kafshimi i parė i mbrėmjes dhe dielli po rrėzohej pas shpinės sonė, i tregoj Inės ankthin tim, pagjumėsinė e natės.
Ajo nuk qesh, unė pėrpiqem atėhere ta ndėrroj temėn, por e vendosur, ajo mė pėshpėrit:
-Nuk duhet tė tallesh me kėto gjėra.
- Perndryshe?!
-Nė rregull…!-dhe Ina nėnqesh, sikur ta dijė mė tė gjatė se unė.
Marrim ėmbėlsirėn. Nė darkė na ofrojnė njė pije afrodisiake, unė bėhem qiell i shtatė. Megjithatė e ndiej qė s’mund t’i kapėrcej nga pesė e nga gjashtė shkallėt.

Po ndodh gjithmonė e mė shpesh qė tė zgjohem natėn, atėhere kur bota fle duke ngarkuar pėr nė ditėn tjetėr shqetėsimet e jetės, ndėrsa unė me sy tė hapur ēaj errėsirėn me thikė e mbushem gjithė ankth. Rrotullohem me fytyrėn nga muri, e prek dhe ndiej tė dridhem nga e ftohta qė mė depėrton ngado. Dua tė fle sėrish, por ndiej njė shtrėngim tė ngadaltė, si dy duar tė huaja qė mbėshtillen nė mendjen time duke mbytur ē’tė ketė brenda saj. Kėshtu pėr ca ēaste, shoh tė mė humbasin tė gjitha siguritė nė botė. Pushtohem nga njė frikė aspak e hijshme, me zemrėn qė gjėmon nė kraharor, i pėshpėris vetes tė lėviz vendit.
Ky ėshtė njė shqetėsim aspak i qartė. Tė mė vijė nga diēka qė kam lėnė pa bėrė? Kė kam ofenduar? Si do t’i vejė filli javės qė ka pėr tė ardhur tė nesėrmen? Luaj e luaj me kėtė torturė, pėr tė gjetur shkakun. Mbase pastaj mund tė rifitoj gjumin tim. Jo, s’gjej dot asgjė qė tė bėjė tė mė shkrihen gjymtyrėt, e nė kėtė betejė tė heshtur, qė po mė ndodh gjithmonė e mė shpesh, natėn, ndodh tė dorėzohem, hiqem sikur qaj pendimin tim dhe fle.
Pėrjashta hapet njė errėsirė shurdhe , ndėrsa nė sytė e mi varen fijet e tmerrit qė kam ėndėrruar nė gjumė. Njė makth sikur isha brenda njė pallati tė brishtė, qė aq shpejt sa mund tė thyhej, shndėrrohet nė njė anije tė madhe, nė njė varkė Noeje dhe nė mėshirė tė fatit, pėrpihet nga njė curril uji, qė shpejt shpėrthen nė dallgė. Valė qė shkumėzojnė tėrbim, sa herė mė aviten duke nxjerrė dhėmbėt tė mė kafshojnė.
Zgjohem natėn, e gjej veten duke shtrėnguar, i futur nė njė kafaz errėsire, kutinė e hapjeve. I le mėnjanė, kujtoj fytyra njerėzish, emra, bėj te fut pak dritė nė shpirtin tim. Por veē njė mjegull pa mėshirė hapet brenda vetes sime, e si nė njė fushė tė madhe, tė zbrazėt, unė vrapoj, kėrkoj, e sikur tė kam dalė mendsh, bie nė gjunjė dhe them sikur tė jem profet:
-Kam pėr tė mbetur vetėm!
E kjo sėmundje shpirti qė vetėm tani mė shfaqet para syve, mė bėn tė ngjaj si i pashpresė. Sapo arrij ta mendoj kėtė gjė, e kuptoj rrezikun qė kam: jeta ime, kuti tė mbushura me jargavanė, thesare tė ēuditshme pranvere, qė do t’i humb, e s’kam pėr t’i gjetur mė.
Ēohem me sytė e zgurdulluar, gjej, duke kontrolluar me duar, anash e anash, ēelėsin e dritės, qė lėshon mbi mua njė buzėqeshje artificiale dhe e rregullon dhomėn me dy tri orendi hijesh gati tė tejdukshme.
-S’i i bėhet?- flas. I afrohem dritares, e hap njerin cep tė perdes, prej ku hedh dy tre vėshtrime tė shpejta, pastaj iu rikthehem hapave tė mėparshėm.
-S’ėshtė hiē e drejtė tė mbetem i vetėm! S’ėshtė as e lehtė, dreqi ta hajė!
Kur mendoj kėtė, pėrpiqem tė shoh qartė ku kam gabuar. Ėshtė aq ēudi ta mendosh veten tė ndarė nga gjithė pjesa tjetėr e botės. Edhe i dėnuari me vdekje ka xhelatin qė e shoqėron tek koka deri nė ēastin e fundit.
Mė duket aq absurde kjo gjė, e pėr ta bėrė tė qartė kėmbėnguljen time tentoj tė futem nė shtrat, tė fle.
Njė ndjesi e akullt, sikur tė shtrihesha mbi njė faqe tė gurtė, apo tė hyja jo nė shtratin tim por nė njė shpellė mali, mė bėn tė ndaloj. I kryqėzoj duart, me njera tjetrėn, pastaj tentoj tė buzėqesh.
Njerėzit qė buzėqeshin, janė gjithmonė miq me tė tjerėt. E sado qė tė pėrpiqem, edhe pas shumė provash, edhe si e qeshura ime i ngjan njė cicėrime zogjsh, nuk arrij t’i sjell dot pranverė vetes. E marr vesh, mundimin tim. Ėshtė e kotė qė vazhdoj tė rri akoma, tė pres. Askush s’ka pėr tė trokitur vetė nė derėn time, nė mesnatė. S’ėshtė habi qė njerėzit nė kėtė orė tė flenė e tė mos e ēojnė ndėr mend aspak qė unė s’kam gjumė e po e torturoj veten. Tė ishte vėrtet kėshtu, do tė detyrohesha, me ose pa dashjen time, tė ngrihesha nė mesnatė e tė shkoja nė banesėn e njė njeriu tjetėr, t’i trokisja nė derė, t’i thoja qė s’ishte i vetėm.
Bota qė merrte flakė vazhdimisht e si njė topth me ngjyra tė pėrcėllonte sapo e zgjasje dorėn ta pėrkėdhelje, koha, qė trokiste nė kėmbanoren e kishės pėrballė por edhe brenda tėmthave tė tu, pėr tė tė thėnė me sa vonesė ishe akoma nė jetė, lufta e egėr pėr tė shtypur njerėz e pėr t’u ngritur duke shkelur kafkat e tyre me kėmbė, gjithēka qė gjatė ditės kishte kuptim, i humbte vlerat nė netėt pa gjumė, e kthehej nė njė boshllėk tė kobshėm, nė njė tė vėrtetė tė madhe, qė unė, po tė shihesha nė njė pasqyrė tmerri, do ta lexoja nė buzėt e mia: frika tė mbetesha vetėm.
Kėshtu pa e bėrė tė gjatė, e me njė istikt tė paparė pėr tė nisur me kohė kėrkimin tim, rrėmbeva xhaketėn, u turra si i marrė nė botėn jashtė.
Njė erė e lehtė, dhe ca zhurma tė vogla, tė parat shqetėsime tė natės qė kishte ndėrmend tė ikte, mė dhanė besim. I gjallėruan hapat e mi.

2.
-Mirėmėngjes!
Ky ėshtė njė nga ato rastet e ēuditshme, qė mė ndodhin gjithnjė mua, kur edhe sikur qielli tė pėrmbyset s’mundem t’ia pranoj vetes sa nevojė kam pėr atė qė iu pėrgjigjet broēkullave qė nxjerr nga goja. Pyes, edhe njėherė, diēka mė idiote se e para. Skuqem, bėj njė rreth me gishtin e kėmbės, si tek njė reklamė qė iu kushtohet familjeve me tė ardhura tė bollshme. Shoh tė lėvizė diēka nė fytyrėn e vajzės, mė duket sikur e kam nisur gjithēka siē duhet, por pa arritur tė shndėrrohem nė mashkullin tipik qė thotė gjithēka pėrveē vetes sė tij, ajo mė zgjat dorėn dhė mė thotė :
-Quhem Ina ! Edhe ti kėtu ?!
-Njihemi ?-e pyes i ēarmatosur.
-Mė duket se ke patur probleme me gjumin kėto kohė.
-Po ti?-i them sikur tė jem nga ata qė iu pyesin mė pėrpara moshėn femrave pėr tė mos bėrė ndonjė marrėzi.
Ina qesh, mė bėn me shenjė tė ulem pranė saj dhe thotė:
-Ka qenė e jotja, dritarja pėrballė parkut, nė rrugėn Savino, apo gabohem? Ti ecje, e pas tė ndiqnin tre katėr hije qė s’merreshin vesh e ngatėrroheshin me hapa tė ngadaltė. Sa pėr tė qeshur ishte!
-Ti e di ku jetoj unė?-e pyes, e duke ngritur supat i revoltuar, s’arrij tė fsheh dot njė habi brenda zėrit tim.
-herėt a vonė, tė gjithė ne i dimė ku kanė pėr tė lindur shqetėsime tona. Mua mė rastisi tė tė gjeja ty. Njė natė, m’u desh tė bėja njė mjaullimė tė gjatė maceje qė tė zgjoheshe nga gjumi, tė hapje dritėn e me sa frikė qė kishe, tė guxoje tė hidhje njė apo dy shikime pėrjashta.
-ishe ti?-i them pa dashur ta fyej. Me sa mbaj mend, atė natė jam zgjuar i rrokullisur pėrtokė, tek po kėrkoja me ngulm nė ėndėrr, tė drejtėn time kundėr infermieres plakė, qė mė shėroi kur isha tre vjeē.
-Une I zgjedh njerezit qe duhet t’I vras.
-Me duhet te vdes?- e zeri im del i qete.
Ina nuk thotė gjė, psherėtin dhe mė fton tė ēohemi.
-Le tė bėjmė ato qė vėshtirė mund t’i gjejmė ne ditet pa fat. Tė ecim pak pėrkrah njeri tjetrit. Edhe ti je vetėm?
-Unė?- e pyes dhe i ēarmatosur pėrballė vėshtrimit tė saj, i them: -Ti s’mund tė bėsh dot gjė?!
Futemi nė njė rrugė gjarperuese. Mjaftoi qė tė kapėrcenim njė kryqėzim qė gjatė ditės ishte i bllokuar nga makinat, morėm njė kthesė majtas, bėmė edhe njė manovėr tė vogėl gjatė sė cilės Ina mė shtrėngoi dorėn me tė sajėn sa unė e humba fare pa mundur tė fiksoja dot gjė, derisa dolėm nė njė shesh tė hapur, tė zbrazėt.
- Une kam qejf te vras te gjithe njerezit qe kerkojne te me afrohen. Ata qe me flasin nuk kane pike shpetimi!...
Pastaj me sheh ne sy. E ndjen qe nuk i besoj shume dhe merr nje kthese rrotulluese:
-Mund t’ia nisim nga fillimi. Tė bėjmė ēdo gjė dhe ajo qė ne dėshirojmė ka pėr tė mbetur. Tani eja tė ikim!- dhe Ina ma shtrėngon fort dorėn, mė tėrheq me forcė, tė mė largojė nga ai vend ku mė ka sjellur e mbushur gjithė re dyshimi brenda vetes. Por mua gjatė atyre ēasteve mė duket sikur rilind, padashur ndjej dhe prek me krahun tim, qė Ina e tėrheq gjithė inat, format e gjoksit tė saj, gjaku im merr zjarr, unė provoj tė gjėmojnė istikte tė panjohura brenda meje.
-Vend i veēantė!- them dhe ndahem nga mendimet e mia.
-Ti s’ke shpetim po te vazhdosh te qendrosh me mua, mik!
-Uh…,-them, po ndiej te kete diēka tė dyshimtė, tek sheshi ku unė jam futur. Ėshtė njė kopsht qė s’mė takon as t’ia mėsoj emrin. Prandaj, s’dua tė gjej qoftė edhe njė tabelė ku tė lexoj mbishkrimin e hyrjes. Pėr gjėra e bukura e tė pastra, qė zgjasin mė shumė se njė jetė mediokre, mė duhet tė jem i verbėr e mos kem shumė pretendime.
-Atehere le te me japesh ti fund!-psheretij me ze te larte, vajza afer meje perkulet sikur te ndjeje me sa qejf po e marr kete aventure.
-Ej!-mė shtyn me njerin krah, pastaj sikur tė ketė kohė qė mban njė ankth tė tmerrshėm brenda vetes, thotė:
-Unė jam e shėmtuar? E dije?
Habitem, e kur mundohem ta pėrkėdhel, shoh se si dridhet e gjitha, njėlloj sikur dora ime tė ketė t’i bente persiper njė dritė tė re.
-Ē’po thua ?- i them.
-Ne, njerėzit e vetmuar, jemi tė gjithė shėmtira qė nuk shihen dot me sy !-klith ajo, por kėtė herė nuk e le tė mė largohet. E pėrqafoj, e shkėndijėn e parė qė mė prodhon truri, guxoj t’ia them :
-Jemi tė mjerė, qė jemi kaq tė palumtur, e kėnaqemi medoemos me tė parin qė na flet rrugės e na pėrshėndet ?
-Jam e mjerė vetėm kur i urrej tė tjerėt !-thotė Ina.
-Atėhere nuk je e shėmtuar !
-Eh, as ti s’me shpeton dot!-thote sikur te me hedhe siper urrejtjen per boten qe e ka lene menjane. Me ngjan e bukur. Magjike. E ndiej te me me vije afer, i hedh siper nje perqafim te ngrohte. Kjo ėshtė puthja jonė e parė. Unė i ndjej buzėt e saj tė flaka qė mė pėrshkrojnė gjithė trupin. Nė mendje mė vijnė njė lumė i pafund gjėrash qė mund tė bėj. E tė gjitha, pėr pak ēaste i katapultoj tek njė mur, njė shkėmb i vetėm i heshtur, i quajtur njeri: s’mund tė dal dot jashtė tij.
Ne toke perhapet flladi i nje dite te gjate. As une s’e di c’duhet te bej me xhepat e pantallonave, te mbushur me nje pluhur te erret zhgenjimesh. Mbeshtetem me Inen afer nje peme, i prek lehtas fytyren dhe i them te mos ekzistoje. Eshte akoma para meje. Kollitem. Kthej koken anash. Me duhet te fitoj shume perqendrim, kam frike mos te tjeret, qe ecin rrotull meje, pa e vrare shume mendjen, me shohin te flas me vete. Prandaj here pas here i them Ines ne eshte akoma ketu me mua. E degjoj te pergjigjet, kur tund kryet me kap paniku e i them te me tregoje emrin. Vetem tingujt me bindin qe une s’po fle akoma ate gjumin e trazuar ne dhomen time.
Sot qenka nje dite e cuditshme, tamam si ne ca endrra te medha, ku te takon te shkosh deri ne fund te historise e te fitosh.
Qesh me vete. Ndjehem i gatshem te rifitoj besimin tek vetja. E mjafton nje njeri tjeter afer meje, qe te behem trim e te marr ne pellembet e mia token, ta rrotulloj sic duhet e duke vene gishtin, te caktoj emra e fate per njerez qe s’i kam njohur perpara.
-Ky jam une!- i them kur Ines, ajo nuk ka arritur te degjoje dot zerat ne mendjen time, por sikur te jete e prere per keso gjerash, ngre supat e habitet:
-Pa mua?!- dhe qesh sikur tė ketė pritur gjithė jetėn njė rast tė tillė. –Eja tė shkojmė!
As vetė nuk e marr vesh si mund tė mbaroje njė ditė e gjatė, e mbushur me gjithė ato aventura. Kemi kaluar nėpėr lloj lloj baresh. Shkuam nė njė vend ku bėheshin veshje me porosi. Ina me thote te porosit dicka per te. U shkrimė gazit tek pėrpiqeshim tė merrnim masat. Unė kėrkova tė blija nė ēast njė kapele gjigande, modeli i fundit qė kishte mbėrritur.
-Ty sot ka per te t’u nevojitur nje kostum arkivolesh!
Sa i shkojne keto mallkime ne buze.
-C’te kam bere? E pyes, por Ina nis me rrefen nje histori te gjate e pa kuptim. Eshte mesuar e vetme. Ndryshe nga une, kur i vijne afer e i flasin, e ndjen qe mund te shpetoje vetem duke i hequr qafe nga bota e dite-nates. Pastaj pa lene qofte edhe nje cast, mundesine ta merrja seriozisht, kaloi ne nje tjeter rradhe veshjesh.
Si pėrfundim, u ndamė me njė ēantė lėkure krokodili duke bėrė premtim qė kishim pėr t’u kthyer prapė aty kur tė na binte rruga. Nuk u mjaftuam me kaq. Kapėrcyem nje rrugė kryesore, tė varur nė tramvajin e qytetit. Dolėm mė sė fundi nė njė shesh tė panjohur pėr mua. Ina mė hoqi pas vetes, u futėm nė njė restorant luksoz, ku ajo njihte pronarin. Drekuam dhe kur pame sa shpejt fluturonte koha, vendosem te mbeteshim edhe per darke aty. Cdo cast merrnim guxim te shkėmbenim tė puthura. Unė ndjeja se si nė ēdo prekje duarsh elektrizohesha aq sa i shkatėrroja me njė valė ngazėllimi neuronet dhe harroja gjithēka.
Mė dukej se kėshtu shkonte dhe puna e Inės.
Kur po afrohej kafshimi i parė i mbrėmjes dhe dielli po rrėzohej pas shpinės sonė, i tregoj Inės ankthin tim, pagjumėsinė e natės.
Ajo nuk qesh, unė pėrpiqem atėhere ta ndėrroj temėn, por e vendosur, ajo mė pėshpėrit:
-Nuk duhet tė tallesh me kėto gjėra.
- Perndryshe?!
-Nė rregull…!-dhe Ina nėnqesh, sikur ta dijė mė tė gjatė se unė.
Marrim ėmbėlsirėn. Nė darkė na ofrojnė njė pije afrodisiake, unė bėhem qiell i shtatė. Megjithatė e ndiej qė s’mund t’i kapėrcej nga pesė e nga gjashtė shkallėt. Nuk jam tipi, ia pėrsėris vetes e bindem qė duhet tė tregohem ushtar i denjė i vetpėmbajtejs, pėrballė ēdo situate.
-Do vish nga unė sonte? S’e pėrballoj dot e vetme natėn !
-Nė rregull!-e s’jam unė qė flas, por e gjithė qenia ime, i gjithė trupi im, duke nisur nga flokėt e deri tek lidhėset e kėpucėve.
Kamarieri sjell faturėn, e pas shumė kėmbėnguljesh, i tregoj Inės rrugėn, duhet tė mė presė jashtė, jam unė kavalieri i saj sonte.
E shoh te qendroje perballe meje, nen hijen e nje peme lumturish. Pret me padurim t’i shkoj afer, kurse une ndjej kamarierin, qe ka marre edhe bakshishin tim, e qendron si i ngrire afer tryezes.
-C’deshiron?-e pyes, por ky sikur ta kete te pamundur te me shpejgoje drejtpersdrejti gjerat, mundohet te me beje nje shenje, me duket ne drejtim te Ines. Une kthehem drejt saj,e pershendes me dore, pa arritur te marr vesh se si dalin e vijne afer meje fjalet e kamarierit. Nje mesazhi i paqarte kercenues. Ndjeva fjalet: vdekje, vrasje, i gjori ti!!!
Dal jashte lokalit, e pa arritur t’i jap Ines te kuptoje c’po ndodhte brenda, kjo vjen me kujdes afer meje, me merr prane vetes e psheretin:
-Te tha qe nata prane nje te panjohure si une, mund te te sjelle vdekjen?
E shtrengova edhe me afer. Qesha si i marre. Me dukeshin perralla gjithe kercenimet per vdekjen time, menyrat si do jepja shpirt, torturat e egra dhe mizoria e Ines. Po me conte ne shtepi, te vdisja e te me vriste?!
Me trego, cdo me besh?- i thashe e sikur te komplotonim kunder nje te panjohuri, u kapem per krahesh ne erresire. Ecem drejt shtėpisė sė saj, duke degjuar rrahjen e shpeshta te zemres, me Inen qe i hidhte hapat maje gishtave kurse une, si i dale mendsh nga gezimi, qeshja kot e mė kot, me zė tė lartė.

Autori: Eris Rusi


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.