Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Edhe Zoti ka ferrin e vet. Ai eshte dashuria e tij per njerezit.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 178 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Emigracion :: Itali: Ligji i ri i emigracionit, pėrgjysmohet koha e shtetėsisė
Postuar nga: Albo

Emigracion Ligji pėr emigrantėt, kushtet

Pas miratimit nga qeveria pritet ratifikimi nga senati. Pėrfitojnė pasaportė rezidentėt 5 vjeēarė


Pesė kushtet pėr shtetėsi Italiane

Gazeta zbardh ndryshimet ligjit pėr emigrantėt nė Itali


Gazeta zbardh tė gjitha dokumentat dhe afatet e nevojshme pėr tė marrė nėnshtetėsi italiane sipas vendimit tė ri. Janė 5 kushte themelore, pėrmbushja e tė cilave pėr 5 vjet do t’i mundėsojė emigrantėve tė quhen Italianė.

Ndryshimi – Pesė vjet rezidencė tė rregullt, permanencė e pandėrprerė, dhe pėr emigrantėt nė Itali do tė jetė e mundur tė kėrkojnė nėnshtetėsinė italiane. Fėmijėt e emigrantėve, nė rast se do tė lindin nė Itali, do tė jenė automatikisht nėnshtetas italianė, ndėrsa tė tjerėt nėse kėrkohet nga prindėrit e tyre. Me kėtė ligj, Italia vihet nė linjėn politike tė ndjekur nga Franca dhe Anglia, ndėrsa nė Gjermani, pėr tė kėrkuar nėnshtetėsinė gjermane duhet tė presėsh 8 vjet.

Minorenėt – Aktualisht, fėmijėt e lindur nė Itali nga prindėr tė huaj duhet tė presin moshėn 18 vjeē pėr tė kėrkuar nėnshtetėsinė italianė dhe tė tregojnė se kanė qėndruar nė mėnyrė tė pandėrprerė nė Itali. Adultėt duhej tė tregonin se kanė qenė rezidentė nė Itali pėr tė paktėn 10 vjet radhazi, para se tė kėrkojnė nėnshtetėsinė.

Martesa – Ligji qė shkurton nga 10 nė 5 vitet pėr tė kėrkuar tė drejtėn e nėnshtetėsisė nė Itali, prek edhe ata emigrantė qė do tė kėrkojnė nėnshtetėsinė pėr shkak tė martesės me njė shtetas italian. Kėrkesat e nėnshtetėsisė pėr shkak martese janė ato qė dominojnė nė zyrat e Emigracionit. Martesat nė Itali janė shfrytėzuar mjaft pėr tė marrė nėnshtetėsinė dhe shpesh kanė qenė ceremoni false. Sipas ligjit tė ri, pėr tė shmangur mundėsinė qė nė tė ardhmen tė ketė sėrish mashtrime nė ceremonitė martesore, do tė shtyhet afati i dhėnies sė nėnshtetėsisė,duke e ēuar nė 2 vjet afatin e dhėnies sė dokumenteve, ndėrsa aktualisht ėshtė vetėm 6 muaj nga celebrimi.

Provimi i gjuhės dhe kulturės – Ligji i ri, i cili e vendos Italinė nė linjė me vendet e tjera evropiane, parashikon se ēdo individ qė do tė kėrkojė nėnshtetėsinė italiane, duhet tė kalojė njė provim gjuhe dhe kulture italiane. Ende nuk ėshtė vendosur nėse do tė jetė njė provim oral apo me shkrim. Ai do tė shėrbejė pėr tė provuar integrimin e individit nė realitetin italian. Mendohet se do tė ketė edhe njė ceremoni dhe njė betim tė individėve, ashtu si nė filmat amerikanė, ku celebrohet “lindja” e njė nėnshtetasi tė ri.

Tė interesuarit – Sa persona prek ligji i ri i qeverisė italiane?

Aktualisht, emigrantėt nė shtetin italian janė rreth 2 milionė e 800 mijė dhe gjatė ēdo viti lindin rreth 50 mijė fėmijė nga prindėr tė huaj. Sipas Caritas, ata qė mund tė kėrkojnė nėnshtetėsinė mund tė jenė rreth 900 mijė individė, ndėrsa sipas komunitetit San Egidio mund tė jenė afėrsisht 500 mijė. Megjithatė, nė Ministrinė e Brendshme shifrat duken shumė mė tė vogla, pasi ministria parashikon rreth 20 mijė kėrkesa nė vit. Sipas ministrisė, jo tė gjithė emigrantėt janė tė interesuar pėr tė marrė nėnshtetėsinė italianė. Nė vitin 2004 janė paraqitur rreth 12 mijė kėrkesa, ndėrsa nė 2005 janė paraqitur 30 mijė, ndėr tė cilat 18 mijė pėr martesė. Nė muajt e parė tė vitit 2006, kėrkesat pėr nėnshtetėsi janė 13.887. Ndėrmjet vitit 1991 dhe 2004 kėrkesat kanė qenė 123 mijė.

Lidhjet e gjakut - Njė ligj qė thjeshton shumė situatėn pėr emigrantėt, tė cilėt do tė kėrkojnė nėnshtetėsinė italiane. Cilat janė bazat ligjore? Deri nė kėtė moment, nė Itali dy pikat mė tė forta pėr tė kėrkuar nėnshtetėsinė italiane kanė qenė lidhja e gjakut, jus sanguinis dhe e drejta e lindjes nė truallin italian, jus soli. Kėtyre dy pikave do u shtohet edhe jus domicilii, qė prek ata individė, tė cilėt kanė lindur nė njė vend tjetėr, por qė duke punuar e jetuar rregullisht nė Itali, kanė tė drejtėn e marrjes sė nėnshtetėsisė italiane.



Rregullat e vjetra

Pas 10 vjetėsh qėndrimi tė rregullt nė truallin italian, emigranti mund tė kėrkojė tė drejtėn e nėnshtetėsisė italiane
Tė lindurit nė Itali nga prindėr tė huaj, duhet tė presin moshėn 18-vjeēare pėr tė kėrkuar nėnshtetėsinė italiane
Minorenėt e lindur jashtė truallit italian, duhet tė presin gjithashtu moshėn 18-vjeēare para se tė kėrkojnė tė drejtėn e nėnshtetėsisė
Pas gjashtė muajsh martesė me njė shtetase ose shtetas italian, emigrantėt kanė tė drejtėn e marrjes sė nėnshtetėsisė italiane
Njohja e nėnshtetėsisė italiane nuk kėrkon asnjė njohje tė veēantė, nė lidhje me gjuhėn dhe kulturėn italiane


Rregullat e reja

Pas 5 vjetėsh rezidencė tė rregullt nė Itali, mund tė kėrkohet nėnshtetėsia italiane
Marrin nėnshtetėsi fėmijėt, qė do tė lindin nė Itali nga prindėr tė huaj dhe ku njėri prej prindėrve ka tė paktėn 5 vjet qė jeton rregullisht
Pėr minorenėt e lindur jashtė Italisė, prindėrit qė janė kthyer nė italianė, mund tė kėrkojnė nėnshtetėsinė e fėmijės pa pritur moshėn 18 vjeē
Individėt qė martohen me njė shtetas ose njė shtetase italiane, duhet tė presin 2 vjet para se tė kėrkojnė nėnshtetėsinė
Dhėnia e nėnshtetėsisė do tė bėhet, pasi personi qė e kėrkon tė japė njė provė tė njohjes sė gjuhės dhe tė jetė betuar para flamurit italian


Berisha pėrshėndet vendimin e Prodit

Kryeministri Berisha pėrshėndet ngrohtėsisht vendimin e qeverisė italiane pėr uljen e periudhės sė detyrueshme tė qėndrimit nė Itali, e nevojshme pėr marrjen e shtetėsisė italiane. Ky vendim ėshtė njė lajm shumė i gėzuar pėr mijėra emigrantė shqiptarė dhe familjet e tyre, qė kanė zgjedhur Italinė si atdheun e dytė tė tyre. Ky ishte reagimi i qeverisė pas miratimit nga qeveria Italiane tė pėrgjysmimit tė kohės pėr marrjen e shtetėsisė nga emigrantėt. “Ky vendim ėshtė dėshmi e respektit dhe mirėnjohjes sė qeverisė dhe popullit italian pėr kontributin e ndershėm dhe tė pėrkushtuar tė emigrantėve, tė cilėt kanė emigruar nė Itali me shpresėn dhe besimin pėr njė jetė e tė ardhme mė tė mirė. Kryeministri shpreh besimin se emigrantėt shqiptarė nė Itali do vazhdojnė tė jenė ura tė fuqishme tė bashkėpunimit dhe miqėsisė midis dy vendeve dhe popujve tanė”.



Edhe elektorati i Prodit ėshtė kundėr shkurtimit tė kohės pėr pajisjen me pasaportė italiane

Ligji i Emigracionit pėrēan italianėt

Sipas njė sondazhit, 51 pėr qind e popullsisė kundėr liberalizimit


Ligji i fundit i nxjerrė nga qeveria "Prodi", qė ul nė 5 vjet tė drejtėn e marrjes sė nėnshtetėsisė nga 10 vjet sipas ligjit tė vjetėr, ka sjellė mjaft diskutime nė Itali.

Reagime kundėr kėtij ligji ka pasur fillimisht nga politikanėt qė kanė kritikuar kėtė vendim, por mediat italiane kanė nisur tė bėjnė sondazhe nė popull dhe duket se populli italian ėshtė kundėr kėtij ligji. Sipas IPR, njė institut kėrkimesh dhe sondazhesh nė Itali, tė cilėt janė referuar edhe gazetat "Il Sole 24 ore" dhe "La Repubblica", 50% e italianėve qė kanė votuar pėr qeverinė e Prodit nė zgjedhjet e fundit, janė pro kėtij vendimi, ndėrsa 46% janė kundėr dhe vetėm 4% kanė thėnė se nuk kanė asnjė mendim nė lidhje me kėtė projektligj. Pėrqindjet ndryshojnė ndjeshėm nė lidhje me tė pyeturit qė kanė votuar kundėr partisė sė Prodit nė zgjedhjet e fundit. Janė rreth 61% italianėt qė kanė votuar kundėr Prodit dhe janė kundėr uljes sė afatit pėr tė marrė nėnshtetėsinė, ndėrsa pjesa e popullsisė qė nuk ka votuar pėr asnjėrėn nga partitė dhe ėshtė kundėr kėtij ligji ėshtė 54%. Nė tėrėsi, italianėt qė nuk e duan qė afati kohor pėr marrjen e nėnshtetėsisė tė jetė 5 vjet janė 51%, ndėrsa 44% janė pro dhe 5% nuk kanė asnjė koment nė lidhje me kėtė ligj. Sipas Antonio Notos, drejtorit tė agjencisė IPR "Ky ėshtė njė faktor shumė i rėndėsishėm, pasi maxhoranca tregon qartė se nuk e pranon kėtė ligj dhe nė njė vend ku zgjedhjet kanė pėrfunduar pothuajse nė barazim, tregon se italianėt janė tė njė mendimi nė lidhje me kėtė ligj". Reagimi i partive politike ka qenė kundėr kėtij vendimi. Sipas senatorit tė "Forza Italia", Renato Skifani, kjo ėshtė njė tentativė e Prodit pėr tė tėrhequr sa mė shumė vota nė partinė e tij nė zgjedhjet e ardhshme. "Prodi me kėtė ligj tregon edhe njė herė se ka njė parti qė nuk ėshtė aspak nė sintoni me italianėt dhe se po zhgėnjen elektoratin e tij. Kjo duket qartė nėse shihet se shumica e votuesve tė tij ėshtė e pėrēarė dhe ai nuk arrin tė plotėsojė premtimet minimale qė i kishte bėrė elektoratit. Ky ligj mund tė ketė pasoja tė rėnda pėr Prodin, pasi mendoj se do tė jetė e vėshtirė qė populli tė pranojė njė ligj tė tillė. Prodi ėshtė duke bėrė pėrditė nga njė reformė dhe nė pėrgjithėsi po shkatėrron gjithēka qė kishte ndėrtuar qeveria paraardhėse, pa u interesuar shumė nė atė qė ėshtė duke bėrė. "Lega Nord" kėrkon njė referendum? Nuk mund tė prononcohem nė lidhje me kėtė kėrkesė, megjithatė, mund tė them se nėse ligji do tė mbetet ky qė ėshtė, do tė jetė e vėshtirė qė tė mos kemi njė referendum", ka pėrfunduar Skifati.

Vendimi
Pak ditė mė parė, ministri i Jashtėm italian, Amato, ka propozuar njė ligj tė ri qė ulte vitet e qėndrimit nė Itali pėr tė marrė nėnshtetėsinė italiane. Sipas ligjit tė ri, duhen pesė vjet rezidencė tė rregullt, permanencė e pandėrprerė, dhe pėr emigrantėt nė Itali do tė jetė e mundur tė kėrkojnė nėnshtetėsinė italiane. Fėmijėt e emigrantėve, nė rast se do tė lindin nė Itali, do tė jenė automatikisht nėnshtetas italianė, ndėrsa tė tjerėt nėse kėrkohet nga prindėrit e tyre. Ligji ndryshonte edhe nė lidhje me martesat. Kėrkesat e nėnshtetėsisė pėr shkak martese janė ato qė dominojnė nė zyrat e Emigracionit. Martesat nė Itali janė shfrytėzuar mjaft pėr tė marrė nėnshtetėsinė dhe shpesh kanė qenė ceremoni false. Sipas ligjit tė ri, pėr tė shmangur mundėsinė qė nė tė ardhmen tė ketė sėrish mashtrime nė ceremonitė martesore, do tė shtyhet afati i dhėnies sė nėnshtetėsisė,duke e ēuar nė 2 vjet afatin e dhėnies sė dokumenteve, ndėrsa aktualisht ėshtė vetėm 6 muaj nga celebrimi. Nė fund, ligji iri parashikonte edhe njė provim pėr ata qė duan tė aplikojnė pėr tė marrė nėnshtetėsinė italiane. Forma e provimit nuk ėshtė vendosur nėse do tė jetė njė provim oral apo me shkrim. Ai do tė shėrbejė pėr tė provuar integrimin e individit nė realitetin italian. Mendohet se do tė ketė edhe njė ceremoni dhe njė betim tė individėve, ashtu si nė filmat amerikanė, ku celebrohet "lindja" e njė nėnshtetasi tė ri. Sipas parashikimeve, emigrantėt nė Itali janė rreth 2 milionė e 800 mijė dhe gjatė ēdo viti lindin rreth 50 mijė fėmijė nga prindėr tė huaj. Sipas "Caritas", ata qė mund tė kėrkojnė nėnshtetėsinė mund tė jenė rreth 900 mijė individė, ndėrsa, sipas komunitetit San Egidio, mund tė jenė afėrsisht 500 mijė. Megjithatė, nė Ministrinė e Brendshme shifrat duken shumė mė tė vogla, pasi ministria parashikon rreth 20 mijė kėrkesa nė vit. Sipas ministrisė, jo tė gjithė emigrantėt janė tė interesuar pėr tė marrė nėnshtetėsinė italianė. Nė vitin 2004 janė paraqitur rreth 12 mijė kėrkesa, ndėrsa nė 2005 janė paraqitur 30 mijė, ndėr tė cilat 18 mijė pėr martesė. Nė muajt e parė tė vitit 2006, kėrkesat pėr nėnshtetėsi janė 13 887. Ndėrmjet vitit 1991 dhe 2004 kėrkesat kanė qenė 123 mijė.



50 per qind
italianėve qė kanė votuar pėr qeverinė e Prodit nė zgjedhjet e fundit janė pro kėtij vendimi, ndėrsa 46% janė kundėr dhe vetėm 4% kanė thėnė se nuk kanė asnjė mendim nė lidhje me kėtė projektligj
51 per qind
e italianėve, pavarėsisht se pėr cilėn parti kanė votuar, mendojnė se ky ligj nuk duhet tė kalojė nė Parlament, ndėrsa 44% janė shprehur pro kėtij vendimi dhe 5% nuk kanė bėrė asnjė koment nė lidhje me ligjin e ri


Deputetėt e Forza Italia i tremben njė kaosi si nė Paris pak muaj mė parė

"Lega Nord" paralajmėron protesta nė rrugė

Opozita italiane sulmon ligjin e ri pėr nėnshtetėsinė


Pak ditė pas lajmėrimit tė qeverisė italiane pėr miratimin e ligjit, qė ul nė 5 vjet dhėnien e nėnshtetėsisė italiane nga 10 qė ka qenė sipas ligjit tė vjetėr, ka shkaktuar mjaft reagime dhe partia ekstremiste italiane, "Lega Nord" ka paralajmėruar se do tė protestojė ndaj kėtij ligji me anė tė njė referendumi dhe duke mbledhur firma. "Nė datėn 27 gusht, kėmishėt e gjelbra do tė grumbullohen pėr tė mbledhur firma", ka thėnė Roberto Kalderoli i partisė "Lega Nord". - Nėse nuk do tė ketė ndonjė tradhti nė aleancėn tonė, jam i bindur qė ky ligj nuk do tė miratohet, jam mė se i sigurt. Nė rastin mė tė keq, nė rast se do tė miratohet njė ligj i tillė nė Parlament, mendoj se duhet tė jetė populli qė duhet tė vendosė pėr njė ligj tė tillė dhe ne do tė bėjmė tė pamundurėn qė pėr njė vendim kaq tė rėndėsishėm, i gjithė populli tė ketė mundėsinė tė thotė atė qė mendon". "Lega Nord" duket e vendosur tė luftojė vendimet e Romano Prodit nė lidhje me ligjin "Pėr nėnshtetėsinė". Mundėsinė e njė referendumi e pranon edhe senatori italian Luēio Malan. "Nė shumėzona tė Italisė, popullsia e emigrantėve ėshtė rreth 20-30% dhe shifrat qė ka dhėnė ministri Amato, i cili flet pėr disa mijėra emigrantė qė mund tė pėrfitojnė nga ky ligj, janė komplet tė pavėrteta. Ne tė opozitės kemi folur pėrherė pėr 1-2 milionė qytetarė tė rinj italianė dhe pėr kėtė jemi tė bindur. Nuk duhet mėnjanuar ideja e njė referendumi, edhe nėse ky do tė hyjė nė fuqi vetėm pas disa muajsh, qė ligji do tė jetė miratuar". Kundėr kėtij ligji ėshtė shprehur edhe Izabela Bertolini, deputete e "Forza Italia"-s. "Ka mjaftuar dhėnia e lajmit se mund tė miratohet njė ligj i tillė dhe nė Bolonja janė paraqitur 5000 mijė emigrantė, duke kėrkuar tė drejtėn e nėnshtetėsisė. Kjo qeveri ėshtė duke luajtur me nėnshtetėsinė italiane dhe ėshtė duke gabuar rėndė, pasi mund tė krijojė njė situatė mjaft anormale. Mund tė kemi njė pėrplasje kulturash, ashtu si ka ndodhur nė Francė pak kohė mė parė me periferitė e qyteteve. Nuk mė duket se jemi gati pėr tė dhėnė nėnshtetėsinė kaq lehtė".



Sipas shefit tė zyrės sė emigrimit pranė Ministrisė sė Punės, Hatibi, ndryshon kohėzgjatja e martesės pėr tė pėrfituar shtetėsi

Itali, shtetėsia nėpėrmjet martesave pas 2 vjetėsh

Hatibi: Shtimi i kohės martesore pėr tė siguruar shtetėsi synon tė minimizojė martesat formale

Eglantina Bardhi

Shtohet koha pėr tė fituar shtetėsinė italiane pėrmes martesave. Sipas projektligjit mė tė fundit miratuar nga qeveria italiane, gjithė ata qė kishim menduar se pėrmes martesave do tė shkurtonin kohėn pėr t’u zyrtarizuar si italianė, tashmė duhet tė presin shumė mė gjatė se mė parė. “E drejta e shtetėsisė sė bashkėshortėve tė huaj nė Itali do tė fitohet vetėm pas 2 vjetėsh tė njėpasnjėshme martese, me qėndrim tė rregullt, nga 6 muaj qė janė tė mjaftueshme aktualisht,”- thotė Durim Hatibi, shefi i zyrės sė Emigracionit pranė Ministrisė sė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta. Sipas tij, kjo ėshtė njė ndėr pikat e projektligjit tė miratuar pak ditė mė parė nga Kėshilli i Ministrave nė Itali, me anė tė tė cilit, u bėnė disa ndryshime mbi ligjin aktual mbi shtetėsinė. “Nga informacioni qė kemi nga pala italiane megjithėse ende nuk ėshtė bėrė i njohur teksti i plotė i kėtij Projektligji, njė vend i veēantė i ėshtė kushtuar ēėshtjes sė martesave me shtetas tė huaj,”- thekson Hatibi.

Martesat pėr shtetėsi, shpesh formale

Projektligji i ri, i sapo miratuar ėshtė treguar tolerant pėr dhėnien e shtetėsisė pėr fėmijėt e emigrantėve tė lindur nė Itali, por ndryshe ka ndodhur pėr sigurimin e shtetėsisė mes martesave. Kriteret pėr tė pėrfituar shtetėsi italiane nėpėrmjet martesės me bashkėshort ose bashkėshorte italiane sipas Durim Hatibit, jo vetėm nuk janė zbutur, por ato janė rreptėsuar sė tepėrmi. “Kėshtu, bashkėshorti/ja e huaj e njė shtetasi/se tė huaj do tė ketė tė drejtėn e shtetėsisė, vetėm pas dy vjetėsh tė njėpasnjėshme tė martesės, me qėndrim tė rregullt,”-sqaron Hatibi, duke shtuar se tema e fitimit tė shtetėsisė nėpėrmjet martesave ka qenė njė shqetėsim i pėrbashkėt pėr shtete anėtare tė Bashkimit Evropian. “Nga informacioni qė kemi marrė nga pala italiane kjo temė ka pasur njė vėmendje tė veēantė, pasi fitimi i shtetėsisė pėrmes martesave, pėrfaqėson rreth 90 % tė totalit tė fitimit tė shtetėsisė,”- thotė Hatibi. Ndėrkohė ai pohon se kohėzgjatja martesore e shkurtėr prej 6 muajsh pėr tė pėrfituar shtetėsinė italiane dhe tė disa vendeve anėtare tė BE-sė kishte stimuluar shumė lidhje martesore formale. “Ky mund tė ketė qenė njė ndėr shkaqet qė ka nxitur ndryshimin e kohėzgjatjes sė martesės me shtetas tė huaj pėr tė pėrfituar shtetėsinė,”- thotė Hatibi, duke shtuar se pėrfitues tė shtetėsisė sė njė shteti tjetėr nė kėtė formė kanė qenė edhe mijėra shqiptarė. Sipas tij, 2 vjet martesė me qėndrim tė rregullt do tė minimizonte fenomenin e lidhjeve martesore vetėm me qėllim fitimin e shtetėsisė.

Familjet, 60% s’duan tė kthehen

Njė studim i fundit i realizuar nga Instituti Kėrkimor-Shkencor nė Itali tregon se 6 nė 10 ose 60 pėr qind e familjeve emigrante deklarojnė se duan tė qėndrojnė pėrgjithmonė nė Itali, sidomos ata qė kanė projektuar njė tė ardhme “italiane pėr fėmijėt e tyre.” Ky studim, sipas shefit tė zyrės sė emigrimit nė Ministrinė e Punės, Durim Hatibi, mbėshtetet nė njė kampion pėrfaqėsues prej njė mijė familjesh imigrantėsh, nga 31 shtetėsi tė ndryshme. “Anketimi pėrkatės, pjesė e kėtij studimi nxjerr se 58 % e familjeve tė intervistuara mendon se e drejta e votės nė shtetin italian iu takon edhe atyre”- thotė Hatibi. Po sipas kėtij studimi, 63 pėr qind e familjeve tė imigrantėve rezidentė nė Itali, jetojnė nė kėtė vend tė paktėn qė prej tetė vjetėsh dhe nė njė rast nė ēdo tre pjesėtar i familjes qė dha intervistė, kishte hyrė nė Itali, pa asnjė lloj lejeje qėndrimi.

*2-vjet do tė jetė kohėzgjatja e martesės sė bashkėshortėve tė huaj qė tė pėrfitojnė shtetėsi italiane
*6-muaj ishte kohėzgjatja e martesė sė bashkėshortėve tė huaj qė tė pėrfitonin shtetėsi italiane
*90-pėr qind e totalit tė fitimit tė shtetėsisė janė pėrfituar nga martesat
*60-pėr qind e familjeve emigrate nė Itali, sipas njė studimi nga Insituti Kėrkimor Shkencor nė Itali deklarojnė se duan tė jetojnė pėrgjithonė nė Itali


Ambasada
Numėr kontakti pėr legalizimin e dokumenteve


Studentėt e interesuar pėr legalizimin e dokumenteve tė tyre pėr tė pėrfituar bursa e pėr t’u pėrjashtuar nga taksat universitare duhet tė drejtohen nė zyrat e Union Express. Zyrė qė merr pėrsipėr kėtė shėrbim kundrejt njė tarifė 250 lekėshe pėr studentėt me banim nė Tiranė dhe 400 lekė pėr qytetet qė mbulohen nga kjo konsullatė. “Saktėsojmė se numri i telefonit pėr tė njohur vendndodhjen e Zyrave tė Union Expres ėshtė 04 242813 ose 068 20 72502,”- nėnvizohet nė njė njoftim pėr shtyp tė ambasadės italiane. “Duke nisur nga data 16 gusht deri mė 31 gusht tė kėtij viti, studentėt mund t’i drejtohen pikės mė tė afėrt tė Union Express, e cila do tė dėrgojė dokumentet pranė Ambasadės dhe do t’i kthejė ato tek tė interesuarit pasi tė jenė legalizuar,”- bėhet e ditur nga Ambasada Italiane pėr tė gjithė tė interesuarit. Sipas saj, sė bashku me dokumentet qė duhet tė dėrgohen pėr legalizim ėshtė e detyrueshme tė bashkėngjitet edhe njė certifikatė regjistrimi nė universitet pėr vitin 2006-2007.


Kortezi e Panorama dhe Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.