Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēka s'ngop syrin, s'ngop as barkun
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 175 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Intimitet :: Shėn Valentini dhe kuptimi i njė feste
Postuar nga: silenc

Intimitet Shen Valentini, cfare perfaqeson kjo feste, si lindi dhe si hyri ne jeten e njerezve dhe vecanerisht te te dashuruareve?
Lexoni me poshte gjithcka per kete dite te shenjte te dashurise.

Shėn Valentini, si ēdo festė, ėshtė njė manifestim gėzimi pėr njė ngjarje tė veēantė.
Si njė dashuri, qė nuk ėshtė domosdoshmėrisht e lidhur me njė njeri.
Tradita pėr tė festuar njė festė tė veēantė i ka bazat e saj nė zakonin e tė fituarit tė favorit dhe bekimit hyjnor pėrmes ceremonive rituale, pėr tė falenderuar tė mirat materiale, pėr tė ofruar sakrifica dhe pėr tė thėrritur mbrojtjen e hyjnive. Kjo mund tė jetė pėr pjellorinė e tokės, pėr lindjen e njė fėmije, pėr lindjen e njė martese, pėr tė larguar sėmundjet... Dhe meqė zotėrit dėgjojnė, ndėrhyrja e tyre e mirė kujtohet dhe rikujtohet nėpėr kohėra, duke festuar kujtimin e "paktit" mes zotėrve dhe njerėzve, pėrmes kėngėve, valleve, lutjeve dhe ofertave. Festa bėhet kėshtu kujtesa e njė ngjarjeje tė veēantė dhe gėzimi pėr faktin se tė kujton tė falenderosh zotin pėr tė mirat qė tė ka dhėnė. Nė kėtė mėnyrė ne festojmė edhe ditėlindjet tona, pėrvjetorėt e martesave, pagėzimet dhe fitoret tona, tė gjitha kėto, momente me kuptime tė veēanta pėr jetėn tonė.
Shėn Valentini ėshtė dita nė tė cilėn festojmė atė mrekulli qė ėshtė rėnia nė dashuri, duke shkėmbyer dhurata pėr t'i kujtuar njėri-tjetrit rėndėsinė, bukurinė dhe kėnaqėsinė e tė qenurit "tė prekur" nga Erosi, zoti i dashurisė. Kjo festė nuk ėshtė njė pėrvjetor, domethėnė kujtimi ėshtė njė "zgjidhje" impenjative, qė gjithsecili e bėn sipas mėnyrės sė vet. 14 shkurti ėshtė njė ditė e gėzueshme dhe e kėndshme feste, kjo pasi ēdo Shėn Valentin mund tė festohet me njė person tė ndryshėm. Sepse festa e Shėn Valentinit nuk ėshtė festa e fejesės me dikė, por e tė qenurit i dashuruar, ėshtė kujtimi dhe falenderimi pėr zotin e erosit, pėr plagėt qė na shėron ne tė vdekshmėve, kur tė tėrhequr drejt njė qenieje tjetėr, biem nė atė "maladie d'amour" (sėmundje dashurie) qė na komplikon jetėn, duke alternuar momente dalldie dhe ekstaze me kriza melankolie, ligėshtimi dhe vetmie, sapo i dashuri largohet nga horizonti ynė. Shėn Valentini ėshtė njė ditė nė tė cilėn njihen tė dashuruarit, shumica pajtohet me ndjekjen e njė zoti ndonjėherė tiran. Po, tiran, sepse dashuria mund tė marrė fund dhe tė dashuruarit mund tė gjenden tė vetmuar pikėrisht nė ditėn e Shėn Valentinit...
Qytetaria shqiptare e Shėn Valentinit
Vetėm pak vjet mė parė, diēka mė shumė se para njė dekade, festa e tė dashuruarve mori qytetarinė e njė feste tė vėrtetė edhe pėr shqiptarėt. Aq shumė ra nė sy kjo, sa "tė rriturit" mendonin se kjo ishte njė festė krejtėsisht rinore, thuajse "e ndaluar" pėr ta. Kjo pėr shkak tė mosnjohjes sė festės, historisė dhe domethėnies sė saj. Ashtu siē ka ndodhur me shumė ngjarje tė tjera tė veēanta, tė konsideruara tė rėndėsishme pėr tė gjithė pjesėn e botės, por tė mbajtura larg nga shqiptarėt. Por pak nga pak, festimi i Shėn Valentinit filloi tė mos i bėnte mė alergjikė prindėrit dhe tė moshuarit dhe tė bėnte mė tė vetėdijshėm tė rinjtė, tė cilėt tashmė e kishin kuptuar se tė festosh Shėn Valentinin, nuk do tė thotė medoemos tė bėsh namin nė dashuri, por tė falenderosh njė shenjt qė bashkon zemrat e njerėzve tė cilėt kanė lindur pėr tė qenė bashkė.
Kėshtu nė 14 shkurt, nga viti nė vit, nėpėr rrugėt dhe qytetet shqiptare, shtohen vajzat dhe djemtė qė mbajnė dhurata dhe lule nė duar, por shtohen dhe njerėzit qė dalin rrugėve, lokaleve dhe parqeve pėr tė festuar njė festė qė nė thelbin e saj i ngre hymn njė ndjenje mjaft intime. Aq sa vitet e fundit, tė shėtitėsh sidomos nė rrugėt e kryeqytetit mė 14 shkurt, ėshtė si tė marrėsh pjesė nė paradat e majit mė shumė se dhjetė vite mė parė. Sepse, ēdo e mirė e ka dhe njė tė keqe, tashmė shqiptarėt preferojnė ta festojnė dhe me shumė bujė bile, atė rėnien e tyre nė dashuri, atė tė ndjerin nė njė planet tjetėr, kur ēdo gjė tė duket e bukur dhe pa tė meta.
Por si ēdo fillim dhe kėtu ka ekzagjerime dhe sigurisht qė pak kohė mė pas, gjėrat do tė vijnė nė vendin e vet dhe kjo festė do tė fillojė tė marrė kuptimin e saj tė vėrtetė, atė tė njė tufe trėndafilash tė kuq, tė njė kutie me ēokollata nė formėn e zemrės, tė njė darke nėn dritėn e qirinjve, tė njė propozimi dashurie, apo mė mirė akoma pėr fejesė, tė njė dasme me tullumbace dhe aheng...
Dashuria nė ditėn e Shėn Valentinit
"Nė fakt, unė me tė fejuarėn time Shėn Valentinin e festojmė gjatė gjithė vitit. Se ē'kuptim do tė kishte pastaj nėse do tė dashuroheshim vetėm njė ditė nė vit?", shprehet njė 30-vjeēar i kryeqytetit, qė gjithsesi, pohon se nė tė vėrtetė, kjo festė i duket pak si pa kuptim ta festojė nė grup. "Unė nuk mund ta kuptoj daljen rrugėve tė Tiranės pėr tė festuar njė festė tė dashurisė...", shprehet ai, ndėrsa tregon se e vetmja gjė qė nuk ka ndryshuar nė kėto 5 vjet tė njohjes sė tij me tė fejuarėn, janė trėndafilat e kuq. "Pastaj pėrveē trėndafilėve, i dhurojmė njėri-tjetrit ndonjė kuti me ēokollata, ndonjė bizhuteri. Kėtė vit do t'i dhuroj njė fundjavė nė Durrės", pėrfundon ai.
Ka dhe tė tjerė qė kanė pritur pikėrisht kėtė ditė pėr t'i shprehur dashurinė mikes sė tyre tė zgjedhur... "E kam vendosur, do ta ftoj pėr darkė dhe do t'i them "Tė dua". Ajo e ka kuptuar dhe e di se edhe ajo mė pėlqen, por jemi gjithmonė nė shoqėrinė e miqve tė pėrbashkėt dhe thuajse kurrė nuk kemi mbetur vetėm tė dy. Kam besim se ajo do tė pranojė...", shprehet njė tjetėr, qė pavarėsisht se shprehet i bindur, herė-herė ka frikė se do t'i duket shumė budalla me romantizmin e tij, qė e konsideron tė tepruar. Por nė fund tė fundit, kjo ėshtė festa e Shėn Valentinit, apo? Dhe ia vlen tė bėsh ndonjė "ēmenduri" qė tė rrezikon miqėsinė, nė njė ditė kaq tė veēantė kur tė gjithė e ndiejnė nga pak atė prani tė ngrohtė dhe tė ėmbėl tė zotit tė dashurisė.
Nė fakt, shitėsiet e argjendarive, dyqaneve tė kozmetikės, veshjeve, librarive dhe kinkalerive janė mė tė lumturat nė prag tė 14 shkurtit. Sigurisht, ata qė blejnė mė shumė janė tė rinjtė, tė cilėt janė dhe mė "tė varfėrit" nė dhurata. Njė libėr, njė lule, njė parfum, njė varėse, kėto janė dhuratat qė mund tė blejnė mė sė shumti tė rinjtė pėr tė dashurat apo tė dashurit e tyre. Ndėrsa ata qė e kanė kaluar paksa fazėn e parė, tė fejuarit apo tė martuarit, shkojnė tek diēka mė "e rėndė", siē mund tė jetė njė fustan, njė unazė "bėrtitėse", njė darkė lluksoze, njė udhėtim... Por qė t'i bėsh kėto tė fundit tė kushton mjaft dhe sigurisht qė kėto janė nė "duart" e atyre qė ua mban xhepi. Pėr tė tjerėt, njė ėmbėlsirė nė shtėpi dhe njė e dalė mbasdite dhe ja se dhe kjo festė mbaroi...
Gjithmonė vetėm pėr Shėn Valentin...
Por ka dhe nga ata apo ato qė gjithmonė kjo festė i gjen tė vetmuar dhe mendojnė se nuk kanė asnjė arsye tė festojnė 14 shkurtin kur kanė 15 shkurtin, qė pak e dinė se ėshtė festa e beqarėve, Shėn Faustinin. "Ėshtė e ēuditshme, por ēdo vit mė 14 shkurt jam vetėm. Dhe trishtohem shumė. Nuk marr asnjė dhuratė, asnjė puthje, asnjė gjė. Rri nė shtėpi duke parė maratonėn e filmave me temėn e dashurisė qė japin tė gjitha TV-tė dhe them me vete, se kushedi, vitin tjetėr do tė bėhet mė mirė, ndoshta vitin tjetėr, mė nė fund do ta festoj dhe unė. Por vjen 14 shkurti tjetėr dhe sėrish vetėm. Rri dhe shoh morinė e ēifteve nė rrugė dhe mendoj se kushedi pse zoti preferon tė mė lėrė vetėm...". Por pėr atė qė mbetet vetėm mė 14 shkurt, asnjė mendim mbi faktin se zoti ka harruar tė krijojė shpirtin e tij binjak dhe mbi tė gjitha, mos bini nė kurthin e vetėkritikės dhe tė melankolisė. Jeni tė ndėrgjegjshėm se sezonet e Erosit ndryshojnė dhe alternohen, ēdo dimėr ndjek njė pranverė. Nėse jemi nė fazėn dimėrore, i bėjmė megjithatė njė homazh energjive erotike, pozitive dhe vitale qė na rrethojnė. Duhen evituar ndjenjat e kotėsisė dhe jeta nė izolim. Evitojmė tė ushqejmė ndjenjat e zilisė, xhelozisė, zemėrimit, fjalė qė sipas psikanalistėve, nuk i tėrheqin favoret e Erosit!
Le ta celebrojnė edhe tė vetmuarit dashurinė, ndoshta duke vendosur njė trėndafil nė qoshen e heshtur tė njė kishe apo nė pjesėn mė tė kapur nga dielli tė shtėpisė. Njė rit i heshtur qė ama i bėn disponibėl pėr tė thithur dashurinė, qė ashtu siē na kujtojnė mitet e poetėt, tėrhiqet nga njė njeri me zemėr xhentile dhe me sy tė pastėr. Shkrimtarja e madhe Marguerite Duras shkruante, se "unė jam gjithmonė e dashuruar me njė ide, njė frymėzim, njė mundėsi..." Nėse jeni tė dashuruar pas dashurisė, atėherė keni tė gjitha tė drejtat tė festoni edhe ju Shėn Valentinin tuaj. Vetmia ėshtė prova qė jeni pa dashuri dhe i vetmi realitet qė vlen ėshtė zotėsia qė keni pėr tė qenė tė hapur ndaj dashurisė.
Mundet qė nė tė kundėrtėn, ta keni partnerin me tė cilin festoni por nuk njihni realitetin e dashurisė, qė qėndron mbi ēdo ide. Vetmia, braktisja, mund tė jenė rrugė tė detyrueshme drejt ecjes suaj personale para se tė arrini njė zotėsi mė tė thellė pėr tė shprehur ndjenjat tuaja.
SHEN VALENTINI
Mes miteve dhe legjendave
Pse festa e Shėn Valentinit bie pikėrisht mė 14 shkurt? (E keni pyetur ndonjėherė veten?...) Ėshtė njė rastėsi apo ka njė kuptim tė veēantė?
Nė kalendarin romak, shkurti ėshtė konsideruar si muaji nė tė cilin njerėzit pėrgatiteshin pėr mbėrritjen e pranverės, stinėn e rilindjes. Kėshtu fillonin ritet e pastrimit: shtėpitė pastroheshin dhe ju hidhej kripė si dhe njė farė e veēantė. Por nė veēanti, nė mes tė muajit fillonin festimet nė nder tė zotėrve qė i mbanin ujqėrit larg nga fushat e kultivuara. Urdhri i priftėrinjve tė ngarkuar me kėtė kult, i afrohej gropės ku sipas legjendės, ulkonja kishte rritur Romolon dhe Remon dhe ku kryenin sakrificat zbutėse. Gjaku i kafshėve pėrhapej pastaj nė vendin pėrreth rrugėve tė qytetit, si shenjė e pjellorisė. Ngjarja e vėrtetė pėr rininė romake tė asaj kohe ishte njė tip lotarie dashurie. Ēdo vajzė e re, nė kohė pėr t'u martuar, vinte emrin e saj nė njė vazo dhe ēdo beqar duhet tė kapte njė emėr pa e parė se pėr kė bėhej fjala. Kėshtu formoheshin ēifte, qė shpesh pėrfundonin nė martesė.
Njė ditė tė bukur...
Mbi shenjtin e tė dashuruarve, historia dhe legjenda ndėrthuren dhe ndonjėherė bėhen konfuze. Jeta e shenjtit martir qė festohet mė 14 shkurt nė realitet ndahet mė dysh. Jo njė shenjt martir por dy: njėri i cili ka jetuar rreth shekullit tė III, dhe qė ka banuar pėr njė kohė tė gjatė nė Romė dhe martiri tjetėr i Ternit qė ka shumė mundėsi tė ketė qenė peshkop pėrreth shekullit tė VI-tė. Martiri i Romės ėshtė pėrkujtuar nė Martirologjinė Romane nė 14 shkurt me njė regjistėr qė vjen nga njėfarė Beda (shekulli i VIII). Nė tė rrėfehet njė histori nė tė cilėn thuhet se Valentini, i cili ishte arrestuar sipas urdhrit tė perandorit Claudio, u gjend i vrarė nė rrugėn Flaminia; nė varrin e tij nė tė njėjtėn rrugė ėshtė ngritur njė bazilikė, me dėshirėn e papa Giulio I, e ribėrė edhe kohėt e fundit dhe e rregulluar nė mėnyrė ornamentale nga papa Teodoro.
Ndėrsa martiri i Ternit, i pėrkujtuar gjithmonė mė 14 shkurt nė Martirologjinė Gjeronimiane, i arrestuar sipas njė urdhri tė dhėnė nga prefekti Placido ndėrsa ishte nė Romė, pasi kishte refuzuar tė sakrifikohej pėr idhujt, u vra dhe u varros afėr rrugės Flaminia, nė tė hyrė tė Ternit, ku ekzistonte njė varr i krishterė mbi tė cilėn mė pas u ndėrtua njė bazilikė. Dihet qė duke qenė dy histori shumė tė ngjashme nuk mungon as ai qė mbėshtet ekzistencėn e njė martiri tė vetėm Valentin. Nė 498 papa Gelasio e konsideroi 14 shkurtin si festėn e Shėn Valentinit dhe nxori jashtė ligjit lotaritė e dashurisė tė origjinave pagane.
Kaluan vite dhe shekuj dhe festa e Shėn Valentinit fitoi gjithmonė e mė shumė rėndėsi, aq sa tani kemi dhe njė dokument historik: njė letėr dashurie tė cilėn ia ka shkruar gruas sė tij me rastin e Shėn Valentinit Carlo i Orleansit, i burgosur nė Londėr.
Legjenda e trėndafilit bashkues
Njė ditė, peshkopi Valentino dėgjoi pėrtej gardhit tė kopshtit tė tij, dy tė rinj tė fejuar qė po ziheshin. Mori atėherė njė trėndafil, doli nga kopshit dhe shkoi tė takonte ata tė dy, duke u ofruar trėndafilin duke u thėnė fjalė mbi pajtimin. Kaq mjaftoi pėr tė mbyllur nė ēast grindjen mes dy tė dashuruarve qė ashtu siē u tha shenjti, shtrėnguan trėndafilin duke u lutur derisa dashuria e tyre u bė e pėrjetshme. Pak kohė mė vonė, tė dy u kthyen tek Valentino pėr t'i kėrkuar t'u celebronte martesėn... ;Martiri kėrkohej nė raste fatkeqėsie dhe epilepsie. Sa pėr titullin e "padronit tė tė dashuruarve" duket se i ėshtė atribuar nė Mesjetė, sepse dyshohej se mė14 shkurt, nė ditėn e festės sė tij, zogjtė fillonin tė cicėronin duke ndjekur rizgjimin e natyrės dhe tė dashurisė.
Etimologji
Valentin tingėllon si "valorem tenens",
"qė mban vlera", domethėnė "qė duron nė shenjtėri"; ose do tė thotė "valens tyro, "ushtar me vlera", domethėnė "ushtar i Krishtit". Thuhet se njė ushtar ėshtė me vlera kur nuk prapset kurrė, kur plagos me forcė, mbrohet me rreptėsi dhe fiton me pushtet. Nė tė njėjtėn kohė, Valentini nuk u zbraps kundrejt martirizimit, e goditi duke e shkatėrruar idhujtarinė, u mbrojt duke pėrforcuar besimin.
Lutja e tė dashuruarve
Nė zemrėn time, Zot, ėshtė ndezur dashuria pėr njė krijesė qė ti e njeh dhe e do. Bėj qė unė tė mos e humb kėtė pasuri qė ti mė ke futur nė zemėr. Mėsomė se dashuria ėshtė njė dhuratė dhe nuk mund tė pėrzihet me asnjė egoizėm, qė dashuria ėshtė e pastėr dhe nuk mund tė rrijė pranė asnjė poshtėrsie; qė dashuria ėshtė pjellore dhe qė duhet, duke filluar nga sot, tė prodhojė njė mėnyrė tė re tė jetuari tek unė dhe tek ai qė mė ka zgjedhur. Tė lutem Zot, pėr atė qė mė pret dhe mė mendon, pėr kė mė ka dhėnė gjithė besimin e tė ardhmes sė vet, pėr kė mė ec pėrkrah nė shėtitjet tona, duke i dhėnė njėri-tjetrit ndihmė dhe model. Dhe me ndėrhyrjen e Shėn Valentinit na ndihmo dhe na pėrgatit pėr martesėn, pėr madhėshtinė e saj, pėr pėrgjegjėsinė qė tė jep ajo, kėshtu qė duke filluar nga sot, shpirtrat tona tė pushtojnė trupat tanė dhe tė mbretėrojnė nė dashuri.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.