Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Atė punė qė s'e bėn dot vetė, mos kėrko t'i gjesh tė metė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 79 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Demokraci :: Kongresi amerikan, rezolutė nderi ndaj sakrificės shqiptare
Postuar nga: Skampa

Demokraci Njė rezolutė nderimi

Dy senatorėt amerikanė, republikani John McCain dhe demokrati Charles Schumer, jane iniciatoret e paraqitjes te nje rezolute qe synon nderimin e Shqipėrisė pėr shpėtimin e hebrenjve gjate Luftes se Dyte Botėrore. Kjo ndodhi te marten, me 27 qershor 2006. Rezoluta pergezon popullin e Shqiperise me rastin e 61-vjetorit te shpetimit te hebrenjve gjate Luftes se Dyte Botėrore. Kjo rezolute mban numrin S.es 521 IS dhe ndodhet per referim ne duart e Komitetit te Marrėdhenieve Nderkombetare ne Senat. Ky dokument ka per autore Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane me president Joe DioGuardi, e cila ka zhvilluar nje aktivitet te ngjeshur me kėtė synim, ku ka ftuar personalitete tė larta politike tė Amerikės, veēanerisht ata me origjine hebraike dhe ka sjelle gjithashtu shume deshmi te kualifikuara qė deshmojnė rolin e Shqiperise nė shpetimin e hebrenjve.

Ne rezolute shkruhet: Per te pergezuar popullin e Shqiperise me rastin e 61-vjetorit te ēlirimit te hebrenjve nga kampet naziste te vdekjes, per mbrojtjen dhe shpetimin e jeteve te hebrenjve qe jetonin ne Shqiperi apo qe shkuan aty per te kerkuar strehim gjate Holokaustit...
Duke qene se ne fillim te Luftes se Dyte Botėrore rreth 200 hebrenj jetonin ne Republiken e Shqiperise dhe afersisht 1 800 hebrenj u arratisen ne Shqiperi nga Evropa Perendimore dhe ish-Jugosllavia... Duke qene se me 1934-ėn, ambasadori i SHBA-sė ne Shqiperi, Herman Bernstein, shkruajti se, “Nuk ka asnje gjurme diskriminimi kunder hebrenjve ne Shqiperi, sepse Shqiperia ka qelluar te jete nje nga vendet e rralla sot ne Evrope ku paragjykimet dhe urrejtjet fetare nuk ekzistojne edhe pse vete shqiptaret jane te ndare ne tri fe”. Duke qene se ne baze te historise se tyre te pashoqe te tolerances fetare shqiptaret strehuan dhe mbrojtjen hebrenjte, edhe duke rrezikuar jeten e tyre, duke filluar qe nga pushtimi dhe vendosja nen zgjedhe e Shqiperise nga fashistet italiane et Musolinit me 1939-ėn...
Duke qene se, pasi Gjermania pushtoi Shqiperine dhe Gestapoja urdheroi regjistrimin e refugjateve hebrenj ne kryeqytetin e Shqiperise, Tirana; udhėheqėsit shqiptare nuk pranuan te jepnin lista te hebrenjve qe jetonin nė Shqiperi dhe nepunesit shqiptare leshuan leternjoftime te rreme per te mbrojtur te gjithe hebrenjte qe udhetonin aty apo ishin te fshehur ne Tirane. Duke qene se shqiptaret e konsideronin si ēeshtje te krenarise dhe tė tradites kombetare ndihmen ndaj hebrenjve, shqiptare gjate Holokaustit dhe nė saje te veprimeve tė shume shqiptareve, praktikisht mbare bashkesia e hebrenjve shqiptare si dhe bashkesia e refugjateve hebrenj ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Botėrore i mbijetuan Holokaustit. Duke qene se Shqiperia pati shume banore hebrenj pas Luftes se Dyte Botėrore; duke qene se nė qershor 1990, kongresisti izraelito-amerikan, Tom Lantos dhe ish-kongresisti shqiptaro-amerikan, Joe DioGuardi ishin zyrtaret e pare te SHBA-sė qė hyne nė Shqiperi pas 50 vjetesh dhe moren nga udheheqesi komunist Ramiz Alia, nje dosje te trashe qe permbante dokumente te veprave heroike te panjohura me pare te qindra shqiptareve qe shpetuan hebrenjte gjate Lufte se Dyte Botėrore... Duke qene se Joe DioGuardi, pasi u kthye ne SHBA e dergoi dosjen per verifikim ne Yad Vashem, Muzeumi i Perkujtimit tė Deshmoreve dhe heronjve te Holokaustit ne Jeruzalem, Izrael. Duke qene se Yad Vashem ka shpallur deri tani 63 shqiptare si "Persona te virtytshem (Righeteous Among the Nations"; Duke qene se ne shkurt 1995, kongresisti Tom Lantos, Benjamin Gilman dhe Jerrold Nadler si dhe ish-kongresisti Joe DioGuardi folen nė njė ceremoni ne muzeun e Perkujtimit te Holokaustit ne Uashington DC, per tė festuar shtimin e Shqiperise ne instalimin e muzeut te Virtytshem mes Kombeve. Duke qene se bazuar ne njoftimin, te vertetuar nga Yad Vashem, autori dhe filantropisti amerikano-hebre, Harvey Samer, botoi librin "Shpetimi ne Shqiperi" ne 1977-ėn, per tė terhequr vemendjen nderkombetare per rolin e pashoq te popullit shqiptar ne shpetimin e hebrenjve nga holokausti nazist. Nderkohe qe ne tetor 1997, Liga Qytetare dhe Fondacioni Shqiptaro-AMERIKAN FILLUAN SHPERNDARJEN E 10 000 KOPJEVE TE LIBRIT "Shpetimi nė Shqiperi" me parathenie nga Tom Lantos dhe Gilman per tė terhequr vemendjen e popullit hebre dhe udheheqesve tė tyre ne veēanti per ēeshtjen e shqiptareve qe jetonin nen
Slobodan Miloshevicin, me qėllim qe te parandalohej nje tjeter gjenocid;
Duke qene se me 15 maj 2005, hebrenjte dhe shqiptaret u mblodhen nė qytetin e Nju Jorkut ne veprimtarine "Nderim ndaj tolerances, ekzistences dhe beses shqiptare": Perkujtimi i beses dhe Holokaustit; me rastin e 60-vjetorit te ēlirimit nga kampet naziste te vdekjes dhe duke qene se nje deklarate te paraqitur nga dr. Mordechai Plaidel, drejtor i departamentit per te virtytshmit ne Yad Vashem, nderonte heroizmat e
shqiptareve si te vetmit mes shpetimtareve nė vendet e tjera qe jo vetem sakrifikuan per te shpetuar hebrenjte, por dhe konkurruan me njeri-tjetrin per privilegjin e te qenit shpėtimtarė, ne saje tė beses, kanunit te nderit, sipas te cilit, shqiptaret duhet te shpetojne kedo qe u troket ne dere dhe duke vene ne
rrezik jeten e tyre; Ndaj tani le te vendoset qe senati:
1- Pergezon popullin e Shqiperise per mbrojtjen dhe shpetimin e jetes et gjithė hebrenjve, si shqiptare ashtu dhe refugjate, qe jetuan ne Shqiperi gjate Holokaustit;
2- Pergezon Yad Vashemin ne Izrael dhe u jep zemer te tjereve qe te nderojne shqiptaret qe vepruan per te mbrojtur hebrenjte gjate Holokaustit per guximin dhe heroizmin e tyre te madh dhe;
3- Perfiton nga ky rast per te ritheksuar mbeshtetjen e tij per marrėdhenie te ngushta mes SHBA-sė dhe
Shqiperise.

Dalip Greca


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.