Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ara me viēa s'lavrohet
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 124 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Elita :: Dy maturantė nė Tiranė zbulojnė njė teoremė tė re
Postuar nga: Albo

Elita Dy maturantė kanė bėrė njė zbulim shumė tė rėndėsishėm shkencor, duke shkruar emrin e tyre nė shkencėn e matematikės e tė mosbarazimeve algjebrike

Pėrgjithėsimi i mosbarazimit “Suranyi” dhe i mosbarazimit “Schur”, nga shqiptarėt Gjergji Zaimi dhe Keler Marku do tė jetė teorema mė e re qė i shtohet fondit tė njohurive teorike tė matematikės, mė saktė, asaj tė mosbarazimeve algjebrike. Do tė quhet “Toerema Zaimi-Marku” dhe do tė publikohet pėr herė tė parė nė librin e matematicienit rumun Vasile Cirteaje, qė do tė prezantohet pėr publikun e interesuar nė korrik tė 2006.

Teorema e re, tashmė ka marrė emrat e dy shqiptarėve dhe ėshtė aprovuar nga prof. V. Cirteaje, ndėrkohė qė sė shpejti do tė kalojė pėr reēensė dhe nė Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė. Sidoqoftė, botimi i parė do tė kryhet jashtė vendit, nė librin universitar “Mosbarazime Algjebrike”, i cili do tė prezantohet nė Olimpiadėn Botėrore tė Matematikės, qė do tė zhvillohet nė Slloveni nė korrik tė 2006. Shumė vetė mund tė pyesin se cilėt janė kėta shqiptarė, qė paskan bėrė njė pėrgjithėsim kaq tė rėndėsishėm, qė kanė zbuluar njė teoremė tė re. Pėr ēudinė e tė gjithėve nuk bėhet fjalė pėr dy profesorė tė moshuar, apo pėr studentė tė ndonjė insituti tė famshėm botėror qė frekuentohet nga gjenitė. Bėhet fjalė, pėr dy nxėnės tė vitit tė katėrt nė shkollėn “Turgut Ozal” nė Tiranė, tė cilėt ende nuk kanė kaluar adoleshencėn e tyre dhe u duhen dhe disa muaj, pėr tė mbushur moshėn madhore. Natyrisht qė, nuk mund tė quhen fėmijė “tė zakonshėm” apo fillestarė nė fushėn e matematikės. Bėhet fjalė, pėr dy pjesėmarrės nė olimpiadat kombėtare e ndėrkombėtare, qė shpeshherė kanė nderuar Shqipėrinė me medalje e diploma tė ndryshme, duke treguar qė shqiptarėt janė nė gjendje tė japin rezultate edhe nė shkencė e jo vetėm nė sport. Historia e dy tė rinjve ėshtė disi e veēantė, njė histori e vėshtirė, nė njė vend qė deri mė sot nuk i ka kushtuar rėndėsinė e duhur dijes, apo pėrgatitjes sė talenteve tė reja nė shkencat e ndryshme.

Cilėt janė Gjergji Zaimi e Keler Marku

Gjergji Zaimi e Keler Marku janė dy nxėnės tė apasionuar ndaj matematikės, apo siē mund tė themi me plot gojėn, dy matematicienė tė ardhshėm. Tė dy, i lidh me njėri-tjetrin njė shoqėri e mirė dhe e gjatė, qė prej fėmijėrisė. Me njėri-tjetrin, dy adoleshentėt janė njohur nė vitin shkollor 1999-2000, nė olimpiadėn matematikore tė rrethit Tiranė, ku dy djemtė, atėherė nė klasėn e gjashtė, fituan vendet e para. Gj. Zaimi vinte nga shkolla tetėvjeēare Fan S. Noli, ndrkohė qė K. Marku vinte nga bankat e Jeronim de Radės. Pas rezultatit tė mirė nė olimpiadė, tė dy nxėnėsve iu ofrua njė bursė nga shkolla “Turgut Ozal” dhe qė prej asaj kohe kanė vazhduar nė tė njėjtin institucion privat. Kjo olimpiadė e klasave tė gjashta ka rezultuar deēizive pėr dy djemtė, pasi siē e pranojnė dhe vetė, mė parė nuk kanė patur ndonjė rezultat pėr t’u vėnė re, apo ndonjė pasion tė veēantė pėr matematikėn. Pikėrisht atėherė, pasi u futėn nė institucionin arsimor privat “Turgut Ozal”, dy nxėnėsit filluan tė motivoheshin mė tepėr dhe tė ushtroheshin sistematikisht nė prirjen e tyre. Ka qenė njė punė e gjatė, e pėrditshme, ajo qė ka ēuar nė rezultatet e mira tė nxėnėsve nė kompeticionet ndėrkombėtare (pasi nė ato kombėtare, suksesi ka qenė i pėrvjetshėm). Nuk ka qenė aspak e lehtė pėr ta, shpesh u ėshtė dashur tė sakrifikojnė diēka, nga momentet e zbavitjes e shpesh kanė ndenjur mbi libra e nė internet me orė tė zgjatura, por sidoqoftė dy djemtė kanė rekuperuar gjithēka, duke kaluar me shoqėrinė e me familjen orėt e tjera, duke programuar ditėt nė mėnyrė intensive dhe kėshtu, asgjė s’mbetej pas dore. Nė pėrgatitjen e tyre, pas vullnetit individual dhe pasionit pėr matematikėn, njė rol tė madh ka luajtur dhe programi stimulues i shkollės “Turgut Ozal” dhe i drejtorisė sė Kolegjeve Turke nė Shqipėri, tė cilėt kanė ofruar vazhdimisht bursa e shpėrblime pėr ecurinė e mirė tė nxėnėsve. Ka qenė pikėrisht kjo shkollė, ajo qė ka bėrė tė mundur formimin ekstrakurrikular tė kėtyre nxėnėve nga profesori i njohur Edmond Pisha, kryetari i “Shoqatės sė Matematikanėve”, i cili i ka ndjekur dy nxėnėsit nė aktivitetet kombėtare e ndėrkombėtare, nė katėr vitet e shkollės sė mesme. Tė dy nxėnėsit, Gjergji e Keleri kanė arritur tė bėjnė atė, qė shumė pak vetė e prisnin, nė njė moment pesimizmi pėr cilėsinė e arsimit shqiptar, kėta tė dy kanė provuar tė kundėrtėn. Megjithatė, pėr fat tė keq, duhet pėrmendur qė mbėshtetja e shtetit ndaj dy matematicienėve tė rinj nuk ka qenė nė nivele tė mira, nė aktivitetet ndėrkombėtare ku nxėnėsit kanė pėrfaqėsuar Shqipėrinė.

Nder pėr Shqipėrinė

Ndėrkohė qė, pėr kombėtaren e futbollit premtohen qindra mijėra euro pėr fitoren e ndonjė ndeshjeje, pa domethėnie e bizneset sponsorizojnė sportistė premtues, kėta dy djem nuk kanė marrė ndonjė mirėnjohje deri sot. Duhet tė kujtojmė se Gj. Zaimi e K. Marku kanė sjellė nė Shqipėri medalje tė vėrteta, nė kompeticione shumė tė rėndėsishme ndėrkombėtare, siē janė olimpiadat ballkanike e botėrore. Shtete ballkanike si Rumania e Bullgaria, pėr tė mos pėrmendur SHBA, Kinė, Rusi apo Japoni, jo vetėm qė pėrgatitin e investojnė nė talente tė tillė, por investojnė dhe nė tė ardhmen e tyre, duke u ofruar bursa nė institucionet mė tė mira universitare tė botės. Ndėrsa, dy medalistėt shqiptarė presin tė fitojnė individualisht ndonjė bursė nėpėr universitetet amerikane pasi, ende nuk ka patur ndonjė interesim nga institucione shtetėrore, pėr arsimimin e tyre tė mėtejshėm. Vitin e ardhshėm, Gjergji e Keleri do tė qėndrojnė “pushim”, pasi do tė kenė mbaruar shkollėn e mesme e do tė presin pėrgjigjet nga institucionet arsimore, ku do tė aplikojnė pėr studimet e larta. Tė preferuarat prej tyre janė tė famshmet MIT (Massachussets Institute of Technology), Harėard, Princeton, Stanford, Yale apo CalTec (California Institute of Technology). Tė gjitha kėto universitete, janė shumė tė shtrenjta pėr familjet e mesme shqiptare dhe dy studentėt, as qė ėndėrrojnė tė shkojnė nė kėto shkolla nė bazė pagese. Ajo, qė ata presin ėshtė qė stafi akademik i kėtyre shkollave, tė vlerėsojė arritjet e tyre e tė ofrojė bursė, ndėrkohė qė do tė ishte e mirėpritur edhe ndonjė ndihmė nga shteti shqiptar.

Gjergji Zaimi

Datėlindja: 20.10.1988
Fitues i medaljes sė argjendtė nė Olimpiadėn Botėrore, Meksikė 2005
Fitues i medaljes sė bronztė nė Olimpiadėn Botėrore, Greqi 2004
Fitues i dy medaljeve tė arta nė Olimpiadėn Ballkanike, Bullgari 2004, Qipro 2006
Fitues i medaljes sė argjendtė nė Olimpiadėn Ballkanike, Rumani 2005
Fitues i medales sė bronztė nė Olimpiadėn Ballkanike, Shqipėri 2003
Disa herė fitues i medaljeve tė arta nė olimpiadat kombėtare tė matematikės
Fitues i diplomave tė ndryshme ndėrkombėtare e kombėtare

Keler Marku

Datėlindja: 28.07.1988
Fitues i dy medaljeve tė bronzta nė Olimpiadėn Ballkanike, Rumani 2005, Qipro 2006
Disa herė fitues i medaljeve tė arta nė olimpiadat kombėtare tė matematikės.
Fitues i diplomave tė ndryshme ndėrkombėtare e kombėtare


Teorema Zaimi-Marku, pėrgjithėsimi 100 vjet, pas rastit tė parė

Teorema Zaimi-Marku konsiston nė njė mosbarazim tė vėrtetuar, i cili ėshtė formuluar nga dy tė rinjtė shqiptarė. Gjithēka ka marrė start nga mosbarazimi i famshėm “Schur”, i zbuluar nga matematicieni gjerman nė fillim tė shekullit tė XX. Mosbarazimi nė variantin “Schur” ėshtė i vlefshėm, vetėm pėr njė parametėr (n = 3), ndėrkohė qė nė variantin “Suranyi” ėshtė i vlefshėm pėr parametrin e dytė (k=0). Mė parė njiheshin disa prova vetėm pėr k=1 dhe pėrdorej njė matematikė shumė e avancuar, pėr tė arritur kėto prova. Kur u zbulua rasti i vlefshėm pėr n=4 nė vitin 1993 bėri shumė bujė dhe u quajt “Mosbarazimi i Turkevicit”. Nė kėtė fushė janė arritur rezultate tė pjesėshme mė parė, nga matematicienė si Cirtoaje, Kantorovich etj. Gjenialiteti i Zaimit e i Markut konsiston nė pėrgjithėsimin e kėtij mosbarazimi, duke e vėrtetuar pėr ēdo parametėr n (natyror) dhe pėr tė gjithė parametrat k (real). Zbulimi ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe teorema ėshtė formuluar, duke pėrdorur atė qė nė gjuhėn e matematicienėve quhet “matematikė elemtare”. Prova me matematikė elementare ka mė shumė vlerė, se ajo me matematikė tė avancuar, sepse ofron mundėsi mė tė mėdha aplikimi e ėshtė mė e kuptueshme. Shqiptarėt kanė pėrdorur mosbarazimin “Bernoulli”, mosbarazimin “Tchebyschev”, si dhe mosbarazimin mbi tė mesmen algjebrike gjeometrike. Pėrfundimi ka qenė i habitshėm dhe tashmė, ēdo mosbarazim i mėparshėm, nė kėtė fushė do tė quhet thjesht njė variant i teoremės “Zaimi-Marku”, qė do tė studiohet nga studentėt e matematikės nė tė gjithė botėn.

Kortezi e Metropol


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.