Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne nje demokraci te paster, tirania "popullore" shkakton po aq dhune e tmerr sa edhe nen despotizmin me absolut, por me nje ndryshim: eshte me lehte tu shpetosh agjenteve te nje mbreti tiran se sa fyerjeve te vulgaritetit qe na rrethon kudo.
--- Lord Brougham

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Muzika :: Dasho Kurti, kompozitori shqiptar i Jorgo Dalarės
Postuar nga: Albo

Muzika Kompozitori shqiptar i Jorgo Dalarės

Nė se shkruan emrin e tij dhe kėrkon nė internet menjėherė do tė tė hapen dritare tė pafundme. Do tė zbulosh papritur se nė sa orkestra ai ka marrė pjesė, nė sa koncerete, me sa artistė grekė ka bashkėpunuar. Pėr tė arritur vetėm muajin e shkuar nė bashkėpunimin mė tė madh. Me Jorgo Dalarėn, njė prej zėrave mė tė njohura tė kombit grek dhe tė muzikės sė tij. Eshtė fjala pėr Dasho Kurtin, muzikanti shqiptar qė jeton nė Athinė dhe qė dashur pa dashur ėshtė bėrė prezantuesi mė dinjitoz i muzikės shqiptare, i ndjenjave shqiptare nė botėn muzikore greke.

Pėr tė thonė se shkruan muzikė me mėnyrė europiane, por adhuron shumė dhe ka nė gjak muzikėn karakteristike tė Shqipėrisė. Dhe kėshtu pėr tė fillojnė tė shkruajnė tė gjithė. Jasu Tasuli – e pėrshėndesin muzikantet. Por mė pas e kuptova se nuk i thėrrisnin Tasulis, por Dashuli, me pėrkėdheli, ashtu sic i thėrrasin njė njeriu tė afėrm. Dhe kur mbaroi intervistėn edhe unė e ndjeva shumė afėr kėtė njeri, kėtė shqiptar fizarmonicist 34 vjeēar, Dasho Kurtin i cili ashtu si tė gjithė bashkatdhetarėt e tij jetoi njė ėndėrr tė keqe, por mė pas ja doli mbanė. Dhe jo vetėm kaq. Njė disk me Dalarėn e famshėm nuk ėshtė njė diēka e vogėl pėr njė kompozitor tė padėgjuar deri dje. (marrė nga shtypi grek)
Vite mė rradhė nė orkestrat e kėngėtarėve tė njohur, si njė nga fizarmonicistėt mė tė mirė, u gjend njė ditė edhe nė orkestėrn e Dalarės dhe njė ēast guxoi dhe i tregoi disa nga kėngėt e tij.
Dhe kėshtu lindėn “Fshatrat e shkretė” ,disku i ri, me dhjetė kėngė, pesė prej tė cilave janė kėngė karakteristike shqiptare tė pėrpunuara nga Dasho pėr zėrin e Jorgo Dalarės, por edhe pėr Eleni Vitalin dhe tė kėngėtareve shqiptare Valbona Mema, Artiola Toska dhe Fatos Selmani qė merrte pjesė nė disk ashtu si edhe Babis Stokas qė kėndon njė prej kėngėve tė reja tė Dasho Kurtit.
Vargjet e kėngėve janė shkruar nga Agathis Dhimitruka, Ilia Kaculis, Smarro Papadhopulu dhe Lizeta Kalimeri.

“Kur isha i vogėl e urreja fizarmonikėn”

E tregon historinė e tij ndaj kujdo gazetari me ndėrprerje, jo mė shumė nga emocionet, se sa nga fakti pėr tė mos harruar dhe falenderuar tė gjithė ata njerėz nga rrethi muzikor qė e pėrqafuan, e ndihmuan dhe e bėnė tė dojė Greqinė deri nė atė masė sa thotė ”Unė tashmė jam edhe kėtu edhe atje”.

Kur filloi lidhja juaj me muzikėn?

« Kur isha 6 vjec mė cuan prindėrit e mi nė Shtėpinė e Kulturės nė Elbasan tė mėsoj violinėn. U dashurova pas saj, u lidha tejmase me mėsuesin tim tė cilin e shihja si baba tė dytė. Por kur u bėra 12 vjec e burgosėn pėr arsye politike. Atėherė nga protesta e brendėshme si fėmijė nuk zura mė violinė me dorė ».

Dhe fizarmonikėn?

«Nė shkollė vendosėn tė mė ēojnė pėr fizarmonikė, vegėl tė cilėn e urreja. Por edhe kėtė herė mė bėri qė ta adhuroja mėsuesja ime e shkėlqyer. Mė coi nė njė mėsues tjetėr nė qytet pėr tė mėsuar hapat e para. Mė pas dhashė konkurs pėr tė hyrė nė Akademinė e Muzikės nė Tirane. Dicka tepėr e vėshtirė…..Nga 80 vetė qė jepnin konkurs vetėm 4 kaluan..»

Nė Greqi si erdhėt?

«Nė 93 vendosa tė vij tė punoj tė mbledh disa lek dhe tė kthehem pėrsėri pas. Telefonova tek njė kushėriri im nė Athine dhe u nisa me njė tė njohur nė fund tė Nėntorit. Ecnim nė dėborė pėr tre ditė dhe tre netė rrjesht. Ftohtė dhe frikė. Orėt e fundit thoshim “do zoti na kap policia”. Casti mė i vėshtirė ishte kur kaluam midis disa ushtarėve qė kishin ndezur zjarr, duke mbajtur frymėn . Uroj tė mos e pėrjetojė dikush tjetėr. Por e di qė historia ime ėshtė edhe e shumė tė tjerėve, e mijėra tė tjerėve. Arrita deri nė Sotili, fshat afėr Kozanit. Dhe e bukura ėshtė se pas katėr vjetėsh u ndodha pėrsėri atje, por kėsaj here pėr njė koncert. Dridhesha i tėri ».

Dhe qė aty?

«Sapo mbėrrita nė fshat hodha rrobat e rrugės dhe vesha njė palė tė pastra qė i kisha marrė me vete nė njė ēantė. Mė pas shkova tek axhensia e autobusėve dhe kėrkova njė biletė nė greqisht. Ishin tė vetmet fjalė greke qė kisha mėsuar.

“Pėr ku?” mė pyeti vajza e axhensisė por unė nuk kuptoja. “-Athinė? Selanik?» mė pyet pėrsėri. “Athinė” I pėrgjigjem dhe kėshtu arrij nė Omonia dhe marr nė telefon kushėririn. Por ai nuk kishte vend nė shtėpi. Mė zuri dėshpėrimi. Doja tė kthehesha pas. Shkoja tek autobuset e policisė dhe u thosha –Alvanos. Por mė shikonin tė veshur mirė dhe nuk mė mblodhėn me tė tjerėt.
Pa asnjė kokėr leku flija nė disa makina tė hedhura afėr stacionit tė Larisės. Dhe njė ditė kur po zbrisja rrugėn Pireos pashė njė tavernė qė po bėnte ndėrtime. Hyj brenda dhe kėrkoj punė.-« Cfarė je-mė pyet pronari -shqiptar apo vorioepiriot?-Shqiptar- i them. -Ik -thotė -se nuk kam punė. Por mė pas i erdhi keq dhe mė thiri pėrsėri. Prej asaj dite ndryshoi jeta ime».

Si ndryshoi?

«Pas disa ditėsh afendikoi mė besoi dhe mė la tė flija nė njė sofite. Punoja 10 mė 12 orė si pjatalarės, por pėrditė ja merrja mendjen duke i thėnė –Unė jam muzikant. Nuk mė besonte. Pas tre muajsh pune me lekėt qė mblodha bleva njė fizarmonikė, 280.000 dhrahmi atėherė. Kthehem nė darkė nė tavernė, marrė fizarmonikėn dhe luaj me pasion. Tė tjerėt luajtėn menē».

Dhe qė atėherė filluat tė luanit muzikė?

«Njė kushėriri im punonte nė njė tavernė nė Kesariani mė thotė se nė tavernėn e tij vinin disa muzikantė qė luanin me fizarmonikė dhe nxirrnin gjithė ato lek. Por unė kisha turp. Kisha dhe egoizėm. Por ja qė dola njė dite dhe brenda njė ore mblodha 10000 dhrahmi. Natyrisht ēasti mė i vėshtirė ishte kur mė jepnin lekėt nė dorė. Skuqesha nga turpi dhe ata qė mė kuptonin mi fusnin nė xhep. Dhe njė natė u njoha me muzikantin e shquar Jorgo Pavlato i cili mė propozoi tė shkoja tek Ilia Liungo.

“U ndikova nga Haxhidhakis”

Muzikėn greke e njihnit?

«Dėgjoja disa kėngė qė quheshin te suksesshme dhe thoja se nuk mund tė jetė kaq e keqe muzika greke. Mė pas zbulova kengėt e vjetra, tė ashtuquajturat rebetika, populloret. Dhe nga Liungo i cili mė vuri nė orkestėr mėsova Haxhidhakin. U magjeva (magjepsa). Ndikoi kaq shumė tek unė sidomos nė mėnyrėn e tė menduarit. Mė pas luajta edhe me emra tė shquara si me Venecianu, Sabina, Ludoviko. Mė njohėn dhe mė kėrkonin. Mė pas edhe artiste tė tjere. Kana, Kilajdhonis, Zevudhakis, Kalimeri, Karakotas, Kulia, Papazoglu. Por puna ime e dytė ishte tek « Hamam » me Zika dhe Burbas. Ky i fundit me ēoi tek Dalara i cili kėrkonte njė fizarmonicist.

Kur ja tregove kėngėt e tua Dalarės?

«Kisha turp t’ja tregoja se e shihja qė vinin shumė vete tek ai dhe i tregonin Ndėrkohe kisha fatin tė njihja Agathi Dhimitruka e cila shkruajti vargje edhe pėr mua. Kėshtu shkruam sė bashku kėngėn ”Molla” tė cilėn e kėndoi e para Keti Kulia. Ajo bashkėpunonte me Orfea Peridhin i cili mė dhuroi disa vargje tė Katculit, vargjet magjepse tė “Fshatrave tė shkretė”. Kėshtu shkrova muzikėn dhe njė dite kur po luanim me Dalarėn mendova tja kėndoj dhe tė marr njė mendje nga ai nė se ja vlenin. U emocionua…..»

Pėrse nė kėtė disk zgjodhėt kėngė tradicionale dhe jo krijimet tuaja?

Sepse kisha synim tė tregoja se Ballkani ėshtė njė i vetėm unik dhe jo se sa kėngė tė bukura shkruaj unė. Fyhem kur mendoj se europianėt ja arritėn qėllimit qė njė grek tė shajė njė shqiptar dhe njė shqiptar njė serb. Doja tė tregoja se kėnga dhe tradita na bashkojnė. Prandaj zgjodhėm kėngė nga krahina tė ndryshme shqiptare dhe sollėm dhe Valbonėn, Artiolėn dhe Fatosin tė kėndonin sė bashku me Dalarėn. U thashė qė po bėjmė njė punė me Dalarėn pėr emigrantėt. Dhe kjo mjaftonte.».

E njohin Dalaren?

«Jorgo kur del jashtė Greqisė ėshtė vetė Greqia. Mendojmė tashmė tė shfaqim punėn tonė edhe nė Shqipėri. E di se si po presin? Dhe sidomos nėna ime.».

Vecse ke gezimin qė nė fund tė fundit ja arritet qėllimit?

Nuk e di nė se ja arrita. Pėrpiqem. Ndoshta nuk ėshtė e mirė kjo qė them, por akoma nuk kam njohur ndjenjėn e gėzimit. Kėrkoj prej vetes akoma mė shumė Por gruaja ime, nėna ime …ato po, ato gėzohen . »

Aleksandėr Marku


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.