Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Arti fluturon rreth e qark se vertetes, por jo me shume vullnet,nga frika se mos digjet.
--- Franz Kafka

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Letersi :: Letėrsia e shqiptarėve tė Greqisė
Postuar nga: Skampa

Letersi Libri i sapo dalė i autorit Arben P. Llalla me titull “Gjurmė tė letėrsisė sė vjetėr tė shqiptarėve tė Greqisė 1860-1889” u kushtohet pėrpjekjeve tė shqiptarėve tė Greqisė qė punuan dhe luftuan pėr ruajtjen dhe pasurimin e historisė dhe gjuhės shqipe. Pjesė tė shkėputura nga ky libėr jepen mė poshtė.

GJURMĖ TĖ LETĖRSISĖ SĖ VJETĖR TĖ SHQIPTARĖVE TĖ GREQISĖ 1860-1889

1860-1889

HYRJE

Tė pakėt janė njerėzit tė cilėt e njohin historinė e vėrtetė tė shqiptarėve tė Greqisė, qė njihen me emrin arvanitas. Arvanitasit, janė pjesė e kombit shqiptar tė cilėt ndėr shekuj jetojnė nė Greqi. Emri arvanitas rrjedh nga fjala arbana, ndėrsa fjala arbana rrjedh nga fjala ar+ban=arbanės, njeri qė punon tokėn. Shqiptarėt e lashtė, nga njerėzit qė u morėn me letėrsi, dituri dhe fe, quheshin ilirė dhe mė vonė albanė.

Ilirėt dhe albanėt vetėquhen: arbėr, arbanė, arbėreshė, shqiptarė, kurse atdheun e tyre e quajtėn Arbėri, Shqipėri, e kurrė nuk e quajtėn atdheun e tyre Iliri dhe Albani. Gjeografi i lashtė Klaud Ptolemeu (90-160), pėr herė tė parė pėrmendi popullin "alban" dhe kryeqytetin e tij Albanopolis, tė vendosur prapa Durrėsit. Ana Komnena (1083-1146), e bija e perandorit bizantin, Aleksi I, e cila, nė historinė e saj tė njohur, shkruante se popullsia, qė ndodhet pas Durrėsit, e quante veten "Arbanez".

Nė fillim tė shekullit XII, normanėt, nė kėngėn e Rolandit nė gjuhėn frėnge, e quanin krahinėn nga Durrėsi nė Vlorė ALBANA. Bota perėndimore vazhdoi tė pėrdorte emėrtimin ALBANIA, gjatė periudhės 150 vjeēare tė kryqėzatave 1096-1208, ku Durrėsi u bė porti kryesor dhe rruga Egnatia u bė shtegu kryesor pėrmes Shqipėrisė Qendrore, qė tė nxirrte nė Kostandinopojė dhe mė tutje nė Lindje. Por, atėherė pse shqiptarėt e Greqisė e quajnė veten e tyre arbėreshė deri nė fund tė shekullit XIX dhe fillim tė shekullit XX, edhe mė tej njihen me emrin arvanitas?! Emri shqiptar, nuk ėshtė mė i vjetėr se rreth shekullit XV dhe kėshtu, arbėreshėt e Greqisė, dhe Azisė sė Vogėl, gjithmonė janė quajtur "arvanitas" nga njerėzit qė shkruanin historinė dhe letėrsinė me shkronja qė njihen si tė helenėve. Ndėrsa arbėreshėt qė u larguan pėr nė Itali nga Greqia dhe Arbėria e quajnė veten e tyre deri mė sot arbėresh, kurse zyrtarisht nga shteti italian njihen me emrin albanesi. Mbase, emėrtimi arban, duhet tė jetė i vjetėr njėlloj me emėrtimin alban, mirėpo, dallimi qėndron se si na thėrrasin popujt e ndryshėm. Po tė shohim qytetet e vjetra pellazge dhe ilire, ato janė ndėrtuar pranė lumenjve, duke qenė afėr tokave pjellore, pra, afėr arave. Fjalė qė emėrton njerėzit tė cilėt punonin tokėn, arbėrės.

Nė gjuhėn greke, arbanėt, thirren arvanitas, sepse grekėt shkronjėn B tė alfabetit latin e lexojnė V, pra, arvanitas dhe atdheu i tyre Arvanitias nė gjuhėn greke. Turqit, arvanitasit i quajnė "arnaut" ose "arnavud", kurse arvanitasit ortodoks tė Kostandinopojės dhe tė Egjiptit i quajnė "greci". Qė arbėreshėt janė quajtur edhe me fjalėn "greci" kemi fakte tė vėrteta si p.sh. qyteza Hora e arbėreshėve nė Palermo na e dėshmon kėtė. Kjo qytezė, shumė vite mė parė, nėpėr librat zyrtarė tė shtetit italian shėnohej "Piana Dei Greci", por mė vonė u shėnua me tė drejtė "Piana Degli Albanesi", dhe njė qytezė tjetėr e banuar me arbėreshė nė Avello tė Italisė njihet sot me emrin Greci. Njė dėshmi tjetėr rreth kėtij emėrimi na sjell gjeografi Siēilian Thommaso Fazello (1498-1570), shkruan se: "Shqiptarėt qė erdhėn nė fillim nė Bisiri u quajtėn "greci". Mė tej kėta shqiptarė tė quajtur "greci" u vendosėn pėrgjithmonė nė Contessa Entella rreth vitit 1450".


NGA HISTORIKU I SHQIPTARĖVE TĖ GREQISĖ

Studimet pėr shqiptarėt e Greqisė, qė njihen me emrin arvanitas, janė shumė tė pakta, pėr tė mos thėnė aspak. Sot, burimet historike, kulturore, gjuhėsore, letrare dhe muzikore janė shumė tė kufizuara ose mungojnė plotėsisht. Strukturat shtetėrore greke janė kujdesur qė burimet historike, kulturore dhe letrare arvanitase tė mos dalin nė dritė. Kėshtu, na mungojnė shumė dokumente me vlera tė mėdha historike pėr kombin e arbėrit. Arvanitasit e Greqisė nuk janė ardhės, nuk janė as minoritet. Ata, ishin dhe janė ende nė Greqi. Valė tė tjera tė mėdha tė arbėrve nė drejtim tė Greqisė ka pasur nė shekullin IV-VII dhe XIV, qė i njohim nga disa historianė, nuk janė veēse, shpėrngulje e disa principatave tė arbėrve tė veriut nė drejtim tė jugut pėr arsye tė pushtimeve tė tokave tė tyre nė veri tė Arbėrisė nga pushtuesit sllavė dhe mė vonė nga pushtuesit turq. Disa historianė grekė, evropianė dhe shqiptarė shumė figura tė ndritura heroike, politike dhe kulturore arvanitase na i paraqesin si minoritarė grekė ose si u pėlqen grekėve "vorioepiriotė".

Termi grek nė shekullin XIX ka pasur domethėnie politike dhe jo atė kombėtare dhe gjuhėsore siē e ka sot. Kėshtu, Kryengritjen e vitit 1821, fuqitė e mėdha evropiane e shfrytėzuan duke i pagėzuar kryengritėsit me emrin e pėrbashkėt grekė pėr tė realizuar Greqinė politike tė sotme. Pra, tė gjithė kryengritėsit e vitit 1821, arvanitasit, elenasit, vllehėt, dhe bullgarėt, nė mėnyrė tė barabartė, pas krijimit tė mbretėrisė dhe mė vonė tė shtetit grek, morėn emrin e pėrbashkėt politik-kombėtar grek. Vetė elenasit, nė shekullin XVIII dhe nė fillim tė shekullit XIX, parapėlqenin tė quheshin romei dhe gjuhėn e tyre romaikis. Kėshtu, Rigas Fereos (1757-1798), ideologu dhe frymėzuesi i Kryengritjes sė vitit 1821, nė poemėn e tij "Kėngė Kushtrimi" nė njė rresht tė saj shkruan nė gjuhėn greke, grekėt e sotėm, njiheshin romei, kurse shqiptarėt me emrin arvanitis.

Ėshtė e vėrtetė, qė shumė herė arvanitasit ortodoksė u pėrplasėn me arvanitasit myslimanė dhe luftuan kundėr njeri-tjetrit, pra, ishte njė luftė fetare. Arvanitasit ortodoksė i luftonin arvanitasit myslimanė sikur tė ishin turq dhe jo arvanitas, ndėrsa arvanitasit myslimanė, i luftonin arvanitasit ortodoksė sikur tė ishin grekė dhe jo arvanitas2. Shumė dekada mė parė, mbizotėronte pikėpamja se arvanitasit nė Greqi janė njė racė e ulėt. Kėtė gjė e besonin dhe vetė arvanitasit, pasi nuk e njihnin historinė e tė parėve tė tyre, qė kanė ndihmuar pėr krijimin e shtetit grek. Pėr mohimin e ndihmesės sė arvanitasve nė krijimin e shtetit grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe ēdo dorėshkrim i vjetėr shqip i shkruar me shkronja greke u konservua, pėr tė mos dalė mė kurrė dhe pėr t'i mbuluar pėrgjithmonė pluhuri i harresės. U hodh baltė mbi disa figura tė shquara heroike tė Kryengritjes greke tė vitit 1821, qė ishin arvanitas, pra, shqiptarė, duke i quajtur tradhtarė, duke i burgosur dhe shumė prej tyre u vranė nė pabesi mbas themelimit tė mbretėrisė greke. Kėshtu, ata politikanė dhe historianė grekė, qė hodhėn baltė mbi disa figura tė shquara arvanitase tė 1821, kėrkonin qė t'i prisnin rrėnjėt arvanitase nė Greqi. Por, nuk ia arritėn kėtij qėllimi dashakeq, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa qenien e racės shqiptare nė Greqi.

Arvanitasit janė njė realitet nė shtetin Grek. Ata kanė luftuar nė Kryengritjen e vitit 1821 bashkė me grekėt kundėr osmanėve turq, pėr formimin e shtetit grek. Arvanitasit e quajnė veten e tyre zotėr tė Greqisė. Hartuesit e statusit tė shoqėrisė greke qenė tre arvanitas nga fshati Arvanitohori pranė Tirnovas, Bullgari. Ata ishin: Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami3. Ėshtė fakt, tashmė nuk mund tė diskutohet edhe pse deri tani pjesėrisht ishte fshehur qė 90 ndėr 100 heronjtė e Kryengritjes sė vitit 1821-it, ishin arvanitė4. Qė arvanitasit mbajtėn peshėn kryesore tė luftės Nacionalēlirimtare tė 1821-shit, pėrveē qė ishin pjesa dėrmuese e popullsisė nė Greqi nė periudhat e kryengritjes, mund tė shpjegohet edhe nga fakti qė arvanitasit ishin njė popull luftarak, krenaria e tė cilit nuk mund tė lejonte poshtėrimet e skllavėrisė.

Disa nga arvanitasit heronj tė Kryengritjes tė vitit 1821 ishin: Gjergj Kundurioti, Kiēo Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boēari, Noti Boēari, Kiēo Boēari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitėr Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruēo, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitėr Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Ēali, Ago Vasiari, dhe shumė e shumė shqiptarė tė tjerė. Arvanitasit janė krijuesit e ēetave tė komitėve nėn pushtimin turk, qė ruajtėn jo vetėm tė vėrtetėn e mosnėnshtrimit dhe liridashjes, por edhe tė kulturės, tė zakoneve tė lashta, muzikės, valleve dhe kėngėve popullore tė tyre. Mė 1674, Konsulli anglez nė Athinė, Zhan Zhiroj, thoshte se: "Kleftėt e fushės si kėtu (nė Atikė) ashtu edhe nė More, janė tė gjithė arvanitė"5.

Arvanitasit, kėta luftėtarė trima, heronjtė e Kryengritjes sė vitit 1821, jo vetėm me armėt e tyre luftuan pėr pavarėsinė e Greqisė, por ishin kryetarėt e parė tė shtetit grek tė posalindur, qė drejtuan Greqinė drejt ndėrtimit tė jetės evropiane. Nė vitin 18506, arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte kryeministėr, shpalli Kishėn Autoqefale Greke, duke e shkėputur pėrgjithmonė nga varėsia e Fanarit tė Stambollit. Kur arvanitasi Dhimitėr Vulgari, ishte kryeministėr i Greqisė nga vitet 1855-1875, u bė i mundur bashkimi i Shtatė Ishujve me Greqinė. Kryeministri Dhimitėr Vulgari, mbėshteti fuqishėm kryengritjen e ishullit tė Kretės pėr t'u bashkuar me tė. Gjenerali Teodoros Pangallos, pasi u zgjodh Kryetar i shtetit grek (1925-1926), u arritėn shumė marrėveshje tė rėndėsishme nė fushėn e politikės dhe kulturės me shtetin shqiptar nė ato vite. Nga kryetarėt dhe kryeministrat e Greqisė qė dolėn nga fara arvanitase veēojmė: Joani Kapodistria, Gjeorgji Kundurioti, Pavlo Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanas Miauli, Diomidh Qiriako, Emanuil Repili, Petro Vulgari, Aleksandėr Koriziu, Aleksandėr Diomidhi, Kiēo Xhavella, Jani i Ri Kollokotroni, Aleksandėr Zaimi, Jorgos Papadhopulos etj.

Pėr krijimin e shtetit grek, arvanitasit kanė ndihmuar nė tė gjitha drejtimet pėr pėrparimin e Greqisė. Arvanitasit ishin profesorėt e parė qė themeluan Akademinė e Athinės ndėrsa investuesi i ndėrtesės sė Akademisė sė Athinės ishte shqiptari i pasur nga Voskopoja e Korēės Simon Sina, i cili i bėri njė dhuratė tė madh Greqisė, duke ndėrtuar godinėn e Akademisė sė Athinės e cila ėshtė edhe sot. Mė 1859 filluan punimet e para, pėr ndėrtimin e Akademisė mė 15 prill 1876, Simon Sina vdes, duke lėnė trashėgimtare vetėm dy vajza dhe, nė bazė tė testamentit tė tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprėn gruaja e tij, Ifigjenia Sina, mė 1885 [7]. Nga gjiri i familjeve arvanitase dolėn shumė intelektualė tė shquar qė u bėnė akademikė tė Akademisė sė Athinės si: Dhimitėr Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandėr Diomidhi, Maksim Miēopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj. Mėnyra e jetesės dhe veshja arvanitase ka tėrhequr vėmendjen e shumė studiuesve tė huaj qė kanė vizituar Ballkanin nė shekujt e mėparshėm. Piktorė tė huaj, tė frymėzuar nga lloj i mėnyrės sė jetesės dhe veshjes arvanitase, mbushėn tablotė e tyre me kėto tema.

Shumė tablo me portretin e luftėtarit arvanitas gjenden nėpėr muzetė e mėdha tė Evropės dhe kanė tėrhequr vėmendjen e vizitorėve tė shumtė por, nuk ishin vetėm piktorėt e huaj qė u frymėzuan nga mėnyra e jetesės, veshja dhe figura e luftėtarit arvanitas ose shqiptar. Nga fara arvanitase, dolėn shumė piktorė, disa prej tyre me famė botėrore. Temat frymėzuese tė kėtyre piktorėve tė mėdhenj arvanitas ishin betejat fitimtare tė princit tė Arbėrisė dhe Epirit, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, i njohur edhe nga papa Piu II, mbret i Albanisė dhe i Maqedonisė mė 1458, si dhe lufta shekullore e kombit tė arbėrit pėr liri, shpėrnguljet me dhunė nga trojet e tyre shekullore etj. Disa nga kėta piktorė arvanitas me famė janė: Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuēi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Ēinko, Andrea Kryeziu, Niko (Gjika) Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj. Tė gjithė kėta piktorė tė mėdhenj me famė kanė prejardhje shqiptare ngase kanė deklaruar vetė qė janė nga zonat e banuara me shumicė dėrrmuese arvanitase si ishulli i Hidrės, Eubea, Atikia8, etj, qė janė zemra e Greqisė sė lashtė, dhe janė banuar dhe banohen edhe sot nga arvanitasit.

Kėshtu, njė popull me shpirtin luftarak dhe artistik, qė nga gjiri i tij kanė dalė heronj, politikanė, akademikė, piktorė etj, ėshtė e natyrshme tė shprehej edhe nė vargje poetike letrare. Nė shekujt e kaluar, gjuhės shqipe, i bėhej njė luftė e ashpėr pėr ta zhdukur nga kujtesa e popullit tė saj. Por, edhe ky qėllim dashakeqės nuk u arrit, sepse, populli arvanitas diti ta ruajė gjuhėn nė kujtesėn e vet. Mėnyra se si ėshtė ruajtur gjuha shqipe ėshtė interesante pėr faktin se nuk shkruhej nė masėn e gjerė tė popullatės arvanitase, nuk e lanė tė tjerėt qė gjuha shqipe tė shkruhej! Kėshtu, populli arvanitas zgjodhi rrugėn e tė kėnduarit pėr tė ruajtur gjuhėn e tij. Kėngėt arvanitase u pėrkasin teksteve tė kėngėve dhe poezisė sė lirikave tė vjetra arvanitase, kėngė pėr lirinė, dashurinė dhe tė tipit kaēak, pra tė njeriut tė lirė prej njė shpirti tė pathyeshėm dhe tė ndjenjės popullore. Njė dėshmi qė kemi nga P. Joti qė shkroi "Historinė e Shtatė Ishujve" tė vitit 1866, na vėrteton se Suliotėt qė ishin nė Korfuz9, kur pastronin armėt, kėndonin kėngėt arvanitase pėr heronjtė e tyre. Nė kėngėt arvanitase tė Suliotėve nuk kishte asnjė fjalė greke. Dy kėngė qė kėndoheshin nga arvanitasit Suliot, gjenden nė librin me titull "Bleta Shqiptare" tė autorit Thimi Mitko, botuar nė vitin 1878 nė Aleksandri.

Nė vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer, nė veprėn e tij me titull "Attika und seine Heutigen" ndėr tė tjera shkruan: "Nga ē'di unė, kėngėt popullore greke, u janė pėrshtatur kėngėve tė vjetra arvanitase tė dashurisė, lirisė dhe atyre kaēake"10. Kėshtu u bė greqizmi gjuhėsor, ku u flijua nė kėtė mėnyrė kėnga e vjetėr epiko-lirike arvanitase, e cila kaloi tek brezat e rinj nė variantin grek dhe kėshtu u njoh duke humbur identitetin e saj tė vėrtetė shqiptar. Nė tetor tė vitit 2003, pas njė pune 17 vjeēare kėrkimesh, muzikologu dhe kėngėtari i njohur arvanitas Thanasi Moraiti botoi antologjinė e parė tė teksteve tė kėngėve arvanitase tė Greqisė me titull "Antologjia e kėngėve arvanitase tė Greqisė", njė libėr shkencor, me vlera tė mėdha historike dhe kulturore pėr kombin e arbėrit. Kjo antologji, ėshtė fryti i njė pune shumėvjeēare tė mundimshme dhe tė lodhshme e cila pėrmban nė vete jo vetėm njė njohje tė thellė tė antologjisė sė gjuhės, por edhe tė njohjes sė thellė muzikore. Bėhet fjalė pėr njė vepėr e cila vjen tė mbushė njė boshllėk tė madh, mė nė fund kėnga dhe poezia muzikore popullore arvanitase ėshtė e regjistruar dhe kjo mė e pakta e asaj qė ekziston, por mbi tė gjitha ėshtė hedhur baza e saj. Dhe kjo ėshtė njė nga punėt me anė tė sė cilės duhet tė mbėrrijmė dhe tė zgjerojmė horizontet tona edhe mė tej por, pėrmbledhje tė letėrsisė arvanitase nė njė antologji letrare nuk ka tė botuar e as nuk ėshtė zbuluar deri mė sot.

Nga kėrkimet e mia tetėvjeēare nėpėr arkivat historike greke dhe nėpėr bibliotekat private tė disa intelektualėve arvanitas, gjeta disa tekste poetike, kėrshėndella dhe vjersha satirike. Njėra nga kėto poema ėshtė shkruar nė vitin 1571 nga poeti luftėtar, Manoli Blesi nė gjuhėn italiane, por me shumė greqizma. Disa strofa tė poemės, pėr herė tė parė i gjejmė nė librin e Kostandinos Biris "Arvanitasit Dorjenėt dhe Grekėt e rinj", dhe nė librin "Arvanitėt dhe prejardhja e grekėve" tė autorit Aristidh Kola. Nė vargjet e poemės, pėrmenden luftėtarėt arvanitas qė morėn pjesė nė luftė kundėr turqve nė Qipro. Poema e shkruar; nė italisht nga arvanitasi Manol Blesi mė 1571, ka mbi 41 strofa, por deri mė sot nuk e kam gjetur tė tėrėn, pėrveē strofave tė botuara nė librin e Kostandin Birit dhe Aristidh Kolės.

O tė varfėr Luftėtarė...
si do t'ia bėjmė nga kėtu dhe mot
tė shkojmė me kėmbė gjer nė Qipro
tė luftojmė tok
O tė varfėr Luftėtarė

4
Ku ėshtė tani Kelmendi madhėshtor
Kapedan i Ushtrisė
dhe ai i Gėrbeshi burrėror
qė i bėri turqit me u dridhė
bashkė me Gjinin e Frasqisė
Mbushur shpirt e fshehtėsi...

5
Ku ėshtė Shtini dhe Kanaqi,
Meksi, Lopėsi dhe Barbati
me Andruēo mustaqelliun,
Petro Bua dhe Stamatė
qė sė bashku porsi Maēok
shkonin tė gjithė nė grackė;
O tė varfėr Luftėtarė...

41
Dhe hymė nė dimėr
do tė rikthehemi nė verė
me kėtė shoqėri kaq tė mirė
tė Kalorėsve dhe tė Qitėsve
trima dhe luftėtarė tė zotė
siē bėnin dhe me tė vjetrit tanė
O tė varfėr Luftėtarė.....


GJUHA SHQIPE NĖPĖR SHEKUJ

Elementi kryesor i cili dallon arvanitasit nga popujt e tjerė qė pėrbėjnė shtetin e sotėm grek, ėshtė gjuha shqipe, qė ata flasim brenda nė rrethin familjar. Deri nė shekujt e mėparshėm gjuha shqipe nuk shkruhej nga masa e gjerė e popullit tė saj, nuk pėrbėnte gjuhėn e shkollimit, kėtė gjuhė e flisnin njerėzit e pashkolluar, ishte gjuhė e jetės sė pėrditshme, prandaj arriti tė pėrcillej nga brezi nė brez. Pra, gjuha shqipe ishte gjuhė popullore dhe jo gjuhė letrare e fetare. Kėshtu, njerėzit e diturisė dhe tė letėrsisė e quanin gjuhėn shqipe gjuhė "barbare". Gjuha shqipe, duke mos u shkruar, mund tė rrezikonte tė humbiste gjatė shekujve, tė humbiste origjinalitetin e saj dhe emocionet shpirtėrore. Prandaj, stėrgjyshėrit tanė arbėr krijuan ninullat, kėngėt e kreshnikėve dhe vajet. Njė nga mėnyrat e rruajtjes sė gjuhės, pra, ėshtė kėnga. Kėshtu, shumė ngjarje tė pėrditshme dhe ngjarje historike u pėrcollėn brez pas brezi nėpėrmjet kėngės popullore si nė vargjet e mėposhtme:

Meqė nuk dimė tė shkruajmė,
mjaftohemi me tė folur,
me kėngėt dhe me vajet
kujtesa jonė kėshtu ruhet
Askush nesh nuk dinte tė shkruante,
por i bėmė kėngė dhe u ruajtėn
goja-goja deri mė sot
kujtesa jonė e gjallė mbet.


.... ..... ..... .....


Vepra mė e rėndėsishme nga pikėpamja gjuhėsore ėshtė fjalori greqisht-shqip i Kostandin Kristoforidhit. Nė kėtė fjalor pasqyrohen vetėm idiomat gjuhėsore nga Epiri deri nė Shqipėrinė e Veriut. Njė fjalor i gjuhės shqipe, nė kuptimin e mirėfilltė, domethėnė pasqyrimit tė gjuhės shqipe qė flasin arvanitasit, banorė qė jetojnė masovikisht nė Greqinė qė nė kohėn antike, mungon edhe sot e kėsaj dite. Nė shekullin XIX, njė tjetėr shkencėtar, Panajot Kupitori, veē veprės sė njohur "Studime shqiptare" (1878)5, kishte hartuar njė fjalor tė gjuhės shqipe, vepėr qė pėr mė shumė se njė shekull mbeti si dorėshkrim nė bodrumet e Akademisė sė Shkencave tė Athinės dhe, pėr shkaqe tė panjohura, ende nuk ėshtė botuar. Panajot Kupitori, ishte arvanitas nga ishulli i Hidrės. Ai mbaroi studimet nė Universitetin e Athinės. Pas studimeve punoi mėsues i letėrsisė nė gjimnaz nė Athinė ku mė vonė u bė drejtor i kėsaj shkolle. Nė vitin 1860 Kupitori botoi "Abetare tė gjuhės shqipe" dhe mė vonė fjalorin greqisht-shqip tė cilin nė vitin 1882 e bleu konsulli francez nė Janinė Aug. Dozan6. Nė vitin 1926 fjalori greqisht-shqip i Panajot Kupitorit e ribleu Ndėrrmjarja Historike dhe Etnologjike tė Greqis. Mė tej fati i fjalorit tė Panajot Kupitorit nuk dihet. Njė tjetėr fjalor i tė folmes sė gjuhės shqipe tė Atikisė qė ishte hartuar nga Taso Nerukos (1826-1892), do tė mbetet i panjohur dhe i pakapshėm. Pas vdekjes sė Nerukos, vejusha e tij ia dha dorėshkrimin gjuhėtarit tė madh gjerman, G.Meyer dhe ai e botoi nė veprėn e vet "Albanesich Studien V" faqe 67-94, pjesėn nga A-ja deri tek L-ja, si shqip-gjermanisht7.

Arvanitasi nga ishulli i Salaminės, Anastas Kullurioti (1822-1887), nė vitet 1879-1880 themeloi gazetėn Zėri i Shqipėrisė. Ai botoi mė 1882 dy libra nė gjuhėn greke "Ankimet shqiptare" dhe "Klumėsht pėr foshnjat". Veprimtaria e kėtij arvanitasi tė shquar u ndėrpre mbasi qeveria greke e arrestoi dhe e burgosi nė Athinė. Nė vitin 1887 Anastas Kullurioti vdiq i helmuar nė burgun e Athinės. Libri mė i vjetėr ėshtė vepra e Gjon Buzukut titulluar "Meshari". Ai, u pėrfundua dhe u shtyp mė 1555. Kopja e vetme ekzistuese u zbulua nė vitin 1740 nga arqipeshkvi shqiptar i Shkupit Gjon N. Kazazi. Mė vonė "Meshari" shkoi nė Bibliotekėn e Vatikanit, ku u rizbulua mė 1909 nga arbėreshi Pal Skiroi. Libri ka pasur 220 faqe dhe sot mungojnė 32 faqet e para. Ky libėr, ishte shkruar me shkronja latine ku ishin shtuar dhe pesė shkronja tė tjera9. Dhe u botua mė 1968, nėn pėrkujdesjen e gjuhėtarit tė madh shqiptar, Eqrem Ēabej, nė gjuhėn e sotme letrare shqipe.

....... ........ ..... ........... ........ .......

Nė Greqi, nė fund tė shekullit XIX, gjuha shqipe flitej nga pjesa mė e madhe e popullatės e deri brenda nė oborrin mbretėror. Bile nė flotėn detare, ushtarake dhe tregtare greke flitej shqip. Pėr tė shkruar poemėn nė gjuhėn shqipe ose arbėrishte, autori nė mungesė tė njė alfabeti tė njėsuar tė gjuhės shqipe, nė ato vite ka pėrdorur shkronja greke dhe mendoj se mund tė ketė pėrdorur alfabetin e mėposhtėm qė unė e kam ndėrtuar nė bazė tė fjalėve tė shprehura nė vargje. Pėr, plotėsimin e alfabetit shqip me 36 shkronja, poeti duhet tė ketė pėrdorur disa lidhje midis 24 shkronjave tė alfabetit grek. Shkronjat qė janė pėrdorur nė poemė janė 38:

NDE PĖR TĖ PARĖN EPARA VASILLOPUVA JONE PRINCIPESHĖN TONĖ

LEKSANDRA LEKSANDRA

Tė kėndonnė ndė arbėrishte, Tė kėndojmė nė shqip,
Ē' ishtė gluhė trimmėrishte, qė ėshtė gjuhė trimėrie,
Ē' eflit nafarhu Miauli, qė e fliste admiral Miauli,
Bocari, dhe gjithė Suli. Boēari, dhe gjithė Suli.

I

Duav diev ndė mal, Doli dielli nė mal,
si tė pa siprė ndė kal, si tė pa sipėr nė kalė,
ufsheh bėrdha ndė nė re, u fsheh brenda nė re,
tė ndritonjėsh ti ndė dhe. tė ndriēohesh ti nė dhe.

------

Kur ti vinje ka Tatojė, Kur ti vije nga Tatoi,*
Hėna dil ka Jmitojė, Hėna dilte nga Imitos,*
tuke shtif sit' e te pa, duke hedhur sytė e tė pa,
ndrito pėr mua ti tė tha. ndriēo pėr mua ty tė tha.

-----

Drita je ēė sperėndon, Drita je qė s'perėndon,
lulea e lulevet ēė mblon lulja e luleve qė mbulon,
vendetė ka merudhi, vendet nga kundėrmimi,
kado vete e kado rri. nga do vete e nga do rrish.

-----

Parnithi njė krino nxuar, Parnis* njė zambak nxori,
e ka marudhia e hovė, e nga aroma e hollė,
erdh njė Dhuk' e na emuar, erdhi njė duk dhe na e mori,
e ekev ndė Peterhovė. dhe e ēoi nė Petėrburg.

-----

Lulea e lulevet me fletė Lule e luleve me fletė
bėrdha ndė pallat jė vetė, brenda nė pallat je vetė,
kur hin bėrdha ndė njė gardh, kur hyn brenda nė njė gardh,
ka gjithė luletė ti sbardh. nga gjithė lulet ti zbardh.

-----

Drita luan ndė diamant, Drita luan nė diamant,
ēel e shqep ndė njė perlandė, ēel e shqep nė njė perlandė,
bėrdha ndė si tėnd ēė luan; brenda nė sy tėnd qė luan?
edi vetėm' aj ēė ruan, E di vetėm ai qė ruan,
tė sglidh mė tė mirėn' vajzė tė zgjedhė mė tė mirėn vajzė
pėr ti shkon ndė glisht' unazė. pėr ty shkon nė gisht unazė.

-----

Ketu e tri milė vjet, Kėtu e tremijė vjet,
vasillopuv nėk' uvjet, princeshė nuk u gjet,
tė mos ngjitej ati lart, tė mos ngjitej atje lart,
tė shih Lenėnė ndė Spart. tė shihnin Lenėn** nė Spartė.

-----

Lenėnė ēė njer pastaij Lenėn qė njeh pastaj
ka tė bukurit' e saij, nga tė bukurit e saj,
njė ēė dh' asajė i pėlqev njė qė asaj i pėlqeu
vasillopuv e rrėmbev. princi e rrėmbeu.

-----

Pastaij ka tri milė vjet, Pas tremijė vjetėsh,
na uleshe ti ē' i glet na uleshe ti qė i ngjan
Lenesė, ndė kurm ndė si, Lenės, nė trup, nė sy,
ndė t' ecurė ndė bukuri. nė tė ecur nė bukuri.

-----

Ndai menate del njė ifth, Ndaj me natė del njė yll,
ēė strros natėn' e embif, qė shtron natėn e mbyll,
pėr posh dheft' e sjell ditė, pėr poshtė dheut e sjell ditė,
pra ja thonė 'Afrėditė. pra ja thonė Afėrditė.

-----

Ti je aij ifthi ēė na sjell Ti je ai yll qė na sjell
ditėnė kur del si diell, ditėn kur del si diell,
ka pallati, e na rruse nga pallati, e na zbret
ndė nė horė, si njė nuse, nė qytet, si njė nuse,
me tė tėmė me tė tatė, me tė tėmė me tė tatė,
e tė mblonmė me uratė. e tė mbulojmė me uratė.

........ ...... ...... .......

Shkruajta ndė 26 E shkruajta nė Marsit 1889 ndė Pire. 26 Mars 1889 nė Pire.
(POEMA KA 430 RRESHTA, Kjo eshte e shkurtuar)



NJĖ FJALIM PARAZGJEDHOR I BOTUAR NĖ GJUHĖN SHQIPE NĖ GAZETĖN GREKE "TO ME” NĖ VITIN 1860

..... .... ......

Tekstin po e paraqes ashtu siē ėshtė botuar nė gazetėn "E ARDHMJA E ATDHEUT" nė gjuhėn shqipe, tė shkruar me shkronja greke dhe me disa kombinime pėr tė plotėsuar alfabetin e gjuhės shqipe. Gjatė transkriptimit vėrejta se shkruesi i fjalimit parazgjedhor tė vitit 1860, ka pėrdorur shumė fjalė greke. Po i njėjti fjalim ėshtė botuar nė gazetėn e kohės edhe nė gjuhėn greke. Pėr transkriptimin e fjalimit parazgjedhor tė vitit 1860, kam pėrdorur alfabetin e mėposhtėm me 38 shkronja. Aty ku ka pikėpresje ka kuptimin e pikėpyetjes.


Pr' polit tė katundevet t' 'Athinėsė

Vllezer!
Dheu ist i ljagėtė akoma ga gjakėratė tė tatrevet edhe vllezrevet tuai˙ progjismė tiragnonė, apoktismė elleftherinė, ist sjum' e madhe lipon vllastimi ndė kai gjaku tė mos jemi ikano pr' ellefteri. Tuti ata sitėtė ēė ranė ndė ljuftė do tė na jjapėnė nemė edhe mallėkime. Na ēė kemi sindagmė. Ēė do thetė sindagmė; Do thetė ēė gjithė polit ka to dhikioma tė frondisnjė vetėmė tė dhiokisetė mirė patridha, tė mos ketė tė rėndė foro, to bėnjė tė mire nome, tė mos ibenjėnė konaqe, tė mos ibjerė korofilaqi me vurdhulė ėdhe tė tjeratė. Epedhi ēė nuk boresnjėnė tuti politė tė mblidhenė, pse jjanė alargu njeri ga njatri dhiorisnjėnė antiprosopė ėdhė ata thujenė vuleftai. Ata bėnjėnė atė ēė do tė bėinė politė ndė mblidhesinė, ėdhe ēė do bėnjėnė ata ist i mirė bėnė.

Donni tė sihnni ēė vėljen dhikiomai jjuai; vėzdonni kuvernisinė pr' tė petiqjėnjė papsėn dhimarhotė ėdhe dhiorisėn dhimarho tė tretėn paredhro, ėno nomi thotė ēė preps tė dhiopisetė i pari paredhro tėrgon psalidhoqerėtė e dhimarqisė edhe Nomarqisė pr' tu pllanepsėnjėnė i tu foverisėnjėnė. Polit! Sindagmai thotė ēė istė paranomi Kuvernnisi t' anakatosetė me dhinami tė sajja edhe ėpirroi nd' ėklogi, nuk' istė pune e sajja, eklogjia iste dhikioma i lait. E sihnni fort mirė Kuvernisi pr' simfero tė sajja anakatosetė, nuk preps lipon tė stinni psifo ndė ata ēė u protinėn, pse do ti kenni tauljetė.

Pėr qytetarėt tė katundeve tė Athinės

Vėllezėr!
Dheu ėshtė i lagėt akoma nga gjakrat tė tatėve edhe vėllezėrve tuaj; dėbuam tiranin, fituam lirinė. Ėshtė shumė e madhe, pra, vėllazėrimi ndaj kėtij gjaku tė mos jemi tė denjė pėr lirinė. Tė gjithė ata syt qė ranė nė luftė do tė na japin nam dhe mallkime. Ne qė kemi kushtetutė. Ē'do thotė kushtetutė? Do thotė qė gjithė qytetarėt kanė tė drejtė tė pėrkujdesen vetėm, tė qeverisė mirė atdheu, tė mos ketė tė rėnda taksa, tė bėhen tė mira ligje, tė mos i bėjnė konak, tė mos bjerė xhandarin me kėrbaē edhe tė tjera. Meqenėse qė nuk mundin tė gjithė qytetarėt tė mblidhen, sepse janė larg njeri nga tjetri, caktojnė pėrfaqėsues edhe ata quhen deputetė. Ata bėjnė atė qė do tė bėnin qytetarėt nė mbledhje, edhe ēfarė do bėjnė ata ėshtė e mirė tė bėhet. Nėse kuptuat mirė qė po tė kujdeseni tė caktoni tė mirė njerėz ata qė do vėshtrojnė interesin tuaj, njerėz qė nuk mund t'i mashtrojė, mos t'i tėrheqė nga vetja e tij, do tė jeni tė lirė si ju do Kushtetuta. . Por, nėse caktoni njerėz tuaj qė i dinė vuajtjet tuaja edhe njė e rrahur e xhandarit, fjala vjen, edhe njė e vogėl shkelje do tė jetė njė e madhe fyerje pėr qytetarin, sepse qytetari atėherė do vejė nė tė vėrtetin pėrfaqėsues tė tij edhe nuk do t'i thotė "mos ki merak, do tė kujdesem ... ēfarė bėhet pėr njė tė rrahur ... ashtu ishte koha...", por do tė vejė nė Kuvend tė thotė edhe deputetėt do tė thėrrasin ministrin tė pyesin ēfarė u bė do t'i kėrkojnė pakėnaqėsinė edhe do tė gjykohet ai qė ėshtė fajtor, nė mos gjykohet, atėherė prishet ministri me Kuvendin, edhe e dini ēfarė pėson ministri? Pushohet. Ashtu do tė ndreqen punėt edhe nuk do tė bėhen padrejtėsi.

Doni tė shihni sa i madh ėshtė e drejta juaj? Vėshtroni sa tė mira premton qeveria qė do tė bėjė nė gjithė bashkitė; premton shkolla, premton gjyqe paqėsore, premton ura, ju premton tė gjitha tė mirat, arėn**, tė jepni votėn tuaj ministrit Simo edhe nė kryebashktiakut Skufo, edhe pastaj i harron tė gjitha, arėn, tė dalin deputetė njerėz qė nuk dinė nga mot edhe brengat qė vuan shpirti juaj nga kalimtarėt edhe konduktorėt. Ata nuk dinė me ē'punė edhe djersė nxirrni bukėn, ju ngarkojnė me tė tjera taksa! Doni tė shihni sa vlen e drejta juaj? Vėshtroni qeverinė pėr tė arritur qėllimin pushon kryebakėtiakėt edhe emėron kryebashtjak tė tretė zėvendės, dhe ligji thotė qė duhet tė caktojė i pari zėvendės dėrgon tė prerin me gėrshėrė*** tė Bashkisė edhe tė Prefekturės pėr t'u mashtruar ose t'u frikėsojė.

(KY FJALIM PO JU DERGOHET I SHKURTUAR. AI ESHTE PREJ 3 FAQESH)

....... ..........

KĖRSHĖNDELLAT ARVANITASE

Kėrshėndellat janė kėngė gėzimi, qė u kėndohen ardhjes sė Vitit tė Ri dhe shpėrndarjes sė dhuratave nga plaku i Vitit tė Vjetėr, ose siē njihet nė fenė Ortodokse, Shėn Vasili. Kėto kėngė gėzimi, kėndohen nga grup fėmijėsh qė trokasin derė mė derė pėr tė treguar ardhjen e Vitit tė Ri. Mbas kėndimit tė kėngės fėmijėve u dhurohet nga tė zotėt e shtėpisė nga njė lek ose dhuratė tjetėr simbolike. Populli shqiptar, kishte dhe ka kėrshėndellat e veta, qė kėndohen nė prag tė ardhjes sė Vitit tė Ri. Edhe pjesa e popullit shqiptar qė jeton nė territorin e Greqisė ka kėrshėndellat e veta tė cilat nė masėn e gjerė tė tyre njihen me emrin Kalanda. Me kalimin e viteve shumė pak kėrshėndella mbetėn nė kujtesėn e arvanitasve nė fund tė shekullit XX. Tė moshuarit e fundshekullit XX, kujtojnė qė kėndonin kėrshėndella kur vinin Krishtlindjet ose Vitit i Ri, por me kalimin e kohės kėto kėngė gėzimi kanė filluar tė harrohen. Ata kujtojnė qė kėrshėndellat i kėndonin nė gjuhėn shqipe. Disa nga kėto kėngė gėzimi arvanitase janė botuar nė revistėn "BESA", organ i "Lidhjes sė Arvanitasve tė Greqisė" nė vitet 1983-1995. Kėshtu, njė pjesė e kėrshėndellave qė kėndonte populli arvanitas me rastin e Krishtlindjeve, janė shpėtuar duke u shkruar nga mbledhės tė ndryshėm arvanitas nė faqet e revistės "BESA", qė tashmė nuk qarkullon.

Sipas kėrshėndellave, ndėrimi i viteve shoqėrohej me kėrkimin e fatit. Pra, Shėn Vasili ose plaku i Vitit tė Ri, thirret si pasues nė kėrkimin e fatit, i cili cilėsohet "njeri" qė vjen nga "toka e premtuar", me shumė tė mira dhe sjell mbarėsi. Ditėt e Krishtlindjeve janė ditė ndjeshmėrie, pendese pėr mėkatarėt, pėrzemėrsie e mirėsie. Nė kėrshėndellat e zonės sė Menidhit mbledhėsi Dhimitėr Jota shėnon: "Me rėndėsi nė kėrshėndellat e Menidhit ėshtė miti i njohur i lėshimit tė bisqeve tė reja nga druri i thatė"1. Por, kėtė mit e ndeshim edhe nė vise tė ndryshme tė Greqisė jugore nga Rumelia e deri nė More, qė njihen nė histori e deri mė sot si zona tė banuara me popullsi shumicė arvanitase. Nga arkivi i revistės arvanitase "BESA", kam shkėputur disa kėrshėndella qė kanė vlera tė larta gjuhėsore, historike dhe folklorike.

........ .......


PASQYRA E LĖNDĖS

PARATHĖNIE.......................................................................... 7
HYRJE............................................................................... 11
NGA HISTORIKU I SHQIPTARĖVE TĖ GREQISĖ....................................... ...... 15
GJUHA SHQIPE NĖPĖR SHEKUJ........................................................... 25
POEMĖ E VITIT 1889 NĖ GJUHĖN SHQIPE E BOTUAR NĖ REVISTĖN GREKE ..................... 37
NJĖ FJALIM PARAZGJEDHOR I BOTUAR NĖ GJUHĖN SHQIPE NĖ GAZETĖN GREKE NĖ VITIN 1860.... 59
SATIRA ARVANITASE TĖ BOTUARA NĖ GJUHĖN SHQIPE NĖ GAZETĖN GREKE NĖ VITIN 1860........ 69
KĖRSHĖNDELLAT ARVANITASE............................................................ 73
FAKSIMILE........................................................................... 83
BIBLIOGRAFIA........................................................................111




Autor: Arben P. Llalla
Shtėpia Botuese: Tringa Design, Tetovė, Prill 2006
.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.