Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Aprovimi i te tjereve eshte nje stimulues, prandaj nganjehere eshte mire te mos t`i zesh bese.
--- Paul Cezanne

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Letersi :: Piktoria Ornela Vorpsi rigjen vetveten edhe si shkrimtare
Postuar nga: Albo

Letersi Ornela Vorpsi dhe karriera nė art pas daljes nga hermetika komuniste


“Vendi ku nuk vdes kurrė” vjen nė gjuhėn gjermanen

Ornela Vorpsi ėshtė e njohur pėr publikun shqiptar kryesisht nga ekspozitat e hapura nė Galerinė e Arteve, por publikimi i parė qė i siguroi njohje tė gjerė ishte monografia me fotografi “Nothing obvious” e botuar nga Scalo nė vitin 2001. Ornela e cila ka studiuar nė Akademinė e Arteve nė Tiranė e mė pas nė atė tė Brerės nė Itali pėr pikturė thotė se me kėtė monografi kėrkonte tė provonte diēka tė re: “Kėrkoja diēka, ndoshta kėrkoja tė shtyja limitet e shkollės shqiptare me tė cilėn kisha mbetur nė njė pikturė figurative. Kisha dėshirė tė shihja ē’ishtė bėrė nė perėndim nė 50 vitet e mbylljes sonė hermetike dhe realizmin socialist. Kisha shumė dėshirė tė provoja gjini tė ndryshme tė artit pamor dhe rastėsia e ndoshta dėshira mė bėri qė tė takohem me fotografinė qė mė pasionoi shumė shumė fort pėr njė periudhė kohe”. Nė publikimin e saj “Nothing obviuos” Vorpsi tregon nė linjė tė parė feminilitetin si diēka tė pasigurtė, tė cėnuar, fragmentare. Fotografitė e saj nuk janė perfeksioniste, linjat shkrihen me njėra tjetrėn, konturet e trupave zhduken pjesėrisht nė gjysmėerrėsirė dhe ndriēimi i dyfishtė krijon njė atmosferė ireale. Vorpsi me shumė mjeshtėri paraqet humnera emocionesh dhe intensitete me tė cilat pak kush guxon tė pėrballet. Por lakuriqėsia nė punėt e saj nuk i kthen ato aspak nė foto tė thjeshta erotike. Pėrkundrazi thotė vetė Ornela:"Puna ime nuk ka shumė lidhje me erotikėn. Natyrisht duke vendosur njė trup tė zhveshur nė qendėr tė kameras erotika ėshtė e para qė godet shpirtin apo vėshtrimin apo mendimin. Pėr mua ato fotografi shprehin habinė qė jetojnė nė kėtė trup tė cilin duhet ta pranojmė kėshtu siē ėshtė, tė cilin nuk e zgjedhim ose tė paktėn nuk e zgjedhim nė mėnyrė koshiente. “Nothing obviuos”, jo evidenca e egzistencės ėshtė mė tepėr se njė punė mbi erotikėn njė reflektim i ankthit ekzistencial. Erotika tė paktėn pėr mua ėshtė dimensioni i fundit nė kėtė libėr."

Prej dy vjetėsh krijimtaria artistike e Ornelės ka marrė njė tjetėr drejtim. Ajo ėshtė tashmė njė nga nga penat mė tė reja tė suksesshme nė letėrsinė shqiptare. Romani i saj i parė "Vendi ku nuk vdes kurrė" pati shumė sukses nė Itali dhe Francė ku ėshtė botuar fillimisht. Ornela ka zgjedhur si gjuhė tė krijimtarisė sė saj letrare italishten dhe libri i botuar nga Actes Sud fitoi nė Itali ēmimin e veprės mė tė mirė debutuese nė gjuhė tė huaj. Por pse pikėrisht italishtja kur atdheu i saj i dytė mund tė thuhet se ėshtė Franca nė kryeqytetin e sė cilės jeton prej mė shumė se tetė vjetėsh. Ornela e shpjegon kėshtu kėtė zgjedhje:"Egzistenca ime sot ėshtė komplet e ngrėnė nga gjuhėt e ndryshme nė tė cilat jetoj dhe flas. Pas mė shumė se tetė vjetėsh nė Francė ndoshta frengjishten e zotėroj mė mirė se italishten. Unė nė tė vėrtetė nuk kam zgjedhur se nė ē'gjuhė do tė shkruaja. Italishtja mu imponua, ėshtė si puna e dashurisė, e duam njė njeri pa ditur tė japim arsyen. Unė nuk kam dashur nė asnjė mėnyrė tė largoja shqipen nga krijmtaria ime, dera pėr shqipen dhe gjuhė tė tjera ėshtė e hapur tek unė." Shumė kritikė menduan se 155 e tij s'ishin gjė tjetėr veēse historia personale e vajzės simpatike jeta e cilės shėnjohet rėndė prej njė tragjedie familjare nė vitet e diktaturės komuniste. Por Ornela pa e hedhur poshtė kėtė tezė thekson se "Vendi ku nuk vdes kurrė" ėshtė shumė mė tepėr se kaq:"Historia ime personale zė njė vend siē mund tė zėrė historia personale ēdo shkrimtari tjetėr. Ēdo krijues edhe nė romanin me karakter plotėsisht fiktiv niset nga vetvetja, pra ka gjėra thellėsisht tė miat. Por nuk do tė thoja qė bėhet fjalė pėr njė autobiografi pasi shumė gjėra janė tė manipuluara nė formėn qė letėrsia kėrkon. Por do tė doja tė thoja diēka: ajo Shqipėri qė unė kan treguar nė "Vendin ku nuk vdiset kurrė" ėshtė Shqipėria tė cilėn e ka jetuar vėrtet, qė e kanė jetuar shumė miq, fqinj dhe familje shqiptare. Kisha shumė dėshirė tė tregoja kėtė tė vėrtetė, kėtė Shqipėri paksa lakuriqe qė ne shqiptarėve mund tė na dhmėbė por qė pėr mua ishte realitet. Nė kėtė libėr kam treguar historinė e klasės sė flakur nga rregjimi i Enver Hoxhės. Zėri im ishte zėri i njeriu qė i pėrkiste klasės sė armikut pasi kam patur njė baba tė danuar shtatė vjet pėr politikė. Ndoshta kur libri im lexohet nga shqiptarė qė nuk kanė patur tė tilla probleme krijon habi, por ata nuk duhet tė harrojnė qė nė Shqipėri kishte edhe njė klasė tjetėr megjithėse egzistenca e luftės sė klasave mohohej."

Qershorin e ardhshėm "Vendi ku nuk vdes kurrė" do tė vijė nė libraritė gjermane nė gjermanisht. Ndėrsa autorja do tė jetė njė vit mė pas nė Berlin me njė bursė tė Akademisė Gjermane pėr shkrimtarėt e rinj.

Eliana Xhani


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.