Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Babai qė len djalin e mirė pas, nuk vdes
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 170 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Lajme :: Shqipėria me lumenj droge
Postuar nga: Albo

Lajme LUMENJ DROGE

Shqipėria nuk ėshtė Kolumbi, kjo ka qenė dėshira dhe komenti i shumė analistėve dhe gazetarėve kur dikush ka guxuar tė aludojė tė kundėrtėn. Sigurisht, pozita gjeografike, por edhe rrethanat politiko-sociale janė disi tė ndryshme. Gjithsesi, tendenca mbetet pėr t’u analizuar dhe debatuar. Kohėt e fundit njė panik ka rėnė nė rrethet e trafikantėve. Njė seri arrestimesh tė grupeve tė ndryshme tė trafikantėve dhe sekuestrime tė qindra kg lėndėsh narkotike kanė qenė okelio e ēdo edicioni lajmesh nė televizionet shqiptare.

Njė rrjet i gjerė institucionesh janė pėrfshirė nė fushatat dhe operacionet kundėr kėtij trafiku dhe organizatave kriminale. Gjithsesi, ende nuk ka njė panoramė tė qartė tė strategjisė sė krijuar nga ky front i luftės kundėr trafikut dhe krimit.
Nė Shqipėri veprojnė tre kategori subjektesh krimi me rrezikshmėri tė lartė shoqėrore. Sė pari dhe mė tė shumtėn, nė numėr janė grupet e vogla dhe sporadike tė pėrfshira nė kultivimin, ruajtjen, transportimin dhe shit-blerjen e lėndėve narkotike. Nė kėtė kategori janė pėrfshirė njė pėrqindje shumė e lartė tė rinjsh apo dhe familjarėsh, kryesisht nė zonat rurale, ku dhe papunėsia dhe krizat sociale janė shumė tronditėse pėr popullsinė, e cila jeton nė njė mizerabilitet tė plotė.
Sė dyti, veprojnė njė numėr i caktuar organizatash kriminale, tė cilat pėrveē njė game tė gjerė veprash penale si trafik droge, trafikim qeniesh njerėzore, vrasje, grabitje kanė njė organizim dhe bashkėpunim tė koordinuar mes anėtarėve dhe kryesisht merren me shpėrndarje lėndėsh narkotike me shumicė, madje duke mos rėnė nė kontakt me “mallin”, por duke pėrdoruar korrierėt dhe grupe tė vogla trafikantėsh.
Sė treti, ekzistojnė 15 familje mafioze, nga tė cilat vetėm dy prej tyre janė goditur pjesėrisht dhe kėto me ndihmėn e policive tė huaja tė vendeve fqinje, pėr shkak tė problemeve qė kėto shtete kanė pasur me kapot e tyre. Pjesa kryesore e kėtyre familjeve mafioze tashmė nuk merret me trafik droge, por me pastrimin e tė ardhurave dhe fitimeve qė kanė nxjerrė mė parė nga ky trafik. Shumė nga kėto familje janė kujdesur qė tė krijojnė bizneset dhe monopolet e tyre nė ekonomi si dhe influencėn e tyre nė media, gjyqėsor dhe politikė.
Policia, prokuroria, gjykata dhe ēdo institucion tjetėr i pėrfshirė nė llogoren e luftės kundėr trafiqeve dhe krimit po bėjnė pėrpjekjet e para pėr tė manifestuar vullnet dhe rezistencė ndaj kėtyre tre kategorive. Nė kėndvėshtrimin juridik, njė situatė e tillė do tė kėrkonte njė riorganizim dhe formatim tė ri tė kėtyre institucioneve. Harta gjeografike e kultivimit tė lėndėve narkotike ėshtė shtrirė anekėnd Shqipėrisė dhe mbjellja e kėtyre lėndėve tashmė ėshtė realizuar dhe nė qytetet mė veriore tė Shqipėrisė. Nė dy apo tre vitet e fundit, pėrveē kanabisit, nė Shqipėri ka filluar tė kultivohen edhe lėnda e parė pėr pėrgatitjen e heroinės. Kėto dy lėndė narkotike, duke i shtuar edhe pjesėn e heroinės e cila importohet nga Turqia apo Afganistani, janė pėrqindja mė e lartė e drogės e cila qarkullon nė territorin shqiptar. Kokaina, pėr shkak tė ēmimit tė lartė, nuk gjen shumė konsumatorė nė Shqipėri. Gjithashtu, pozita gjeografike e Shqipėrisė nė raport me tregun evropian dhe Kolumbinė, si vend prodhues, nuk i favorizon shumė trafikantėt pėr ta pėrdoruar si urė tranzitimi. Nė kėto kushte, kokaina nuk kalon 3% nė raport me totalin e lėndėve tė tjera narkotike. Kanabis dhe heroina kanė krijuar disa shtrate tė mjaftueshme lumenjsh droge nė territorin shqiptar. Niveli i ulėt ekonomik, papunėsia, mizerabiliteti, dhuna nė familje, edukimi i ulėt ligjor, nga njėra anė, si dhe mungesa e autoritetit tė sistemit tė sė drejtės nė shumė pjesė tė territorit tė Shqipėrisė janė dhe mbeten faktorė determinuatė nė pėrshkallėzimin e trafikut tė drogės nė vend.
Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme ka dhėnė disa sinjale pozitive dhe tė shpejta nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafikut. Nėse kėto janė raste sporadike apo fillimi i mbarė i njė lufte, ėshtė ende shpejt pėr t’u thėnė. Nė kėtė sistem mbetet tė ndryshohet dhe tė promovohet lufta parandaluese, e cila duhet tė nisė nė riorganizimin e policisė sė shtetit dhe pushtetit gjyqėsor. Policia e shtetit shumė shpejt do tė ndjejė tė nevojshme shtrirjen nė zonat rurale.
Prezenca vetėm nė qytete nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė parandaluar labirinthet e drogės tė shtrira nga njėri fshat tek tjetri, ku shpesh prezenca e policisė apo shtetit ėshtė e papėrfillshme. Profilizimi dhe trajnimi i njė trupe tė veēantė dhe efikase nė kėtė luftė ėshtė njė sfidė tjetėr e policisė. Nė tė njėjtėn kohė, policia gjyqėsore, prokuroria dhe gjykatat shqiptare vazhdojnė tė cxalojnė seriozisht nė parandalimin dhe luftėn ndaj trafikut, organizatave kriminale dhe mafies. Forca goditėse e kėtyre organeve duhet tė konsistojė nė eliminimin e sektorėve financiarė tė kėtyre grupimeve. Aktualisht asetet, pronat dhe bizneset e kėtyre grupeve vazhdojnė tė mbeten tė paprekura, madje nė shumė raste ato i njeh dhe i pėrflet e gjithė popullata, por askush nuk guxon t’i prekė dhe t’i pėrmendė publikisht e jo mė t’i godasė ligjėrisht. Infiltrimi i mafies dhe grupeve kriminale nė pushtet gjyqėsor, media dhe politikė ėshtė disa herė mė i madh se infiltrimi i agjentėve tė policisė dhe SHISH-it me qėllim zbulime brenda kėtyre grupeve. Gjyqtarė dhe prokurorė ende vazhdojnė tė drekojnė dhe darkojnė me tė pandehurit dėshmitarėt si dhe tė marrin zarfe me para nga grupe kriminale. Kjo panoramė ėshtė disa herė mė e rėndė se sa sistemi i drejtėsisė nė Kolumbi, ku Pablo Eskobar dhe kolegėt e tij iu ėshtė dashur disa herė tė kryejnė atentate ndaj gjyqtarėve tė ndershėm dhe tė pakorruptuar. Shqipėria ende nuk njeh goditjen e gjykatėsve nga krimi, tė cilėn nuk do ta dėshironim kurrė, por qė ėshtė njė fakt i cili reflekton jo dobėsinė e krimit dhe forcėn e gjyqėsorit, por fatkeqėsisht kompromisin e palėve.

Kreshnik SPAHIU


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.