Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēorba e lirė t'i djeg buzėt
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 145 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Elita :: Ndėron jetė piktori i madh Ibrahim Kodra
Postuar nga: Albo

Elita Pėrshpirtje pėr Ibrahim Kodrėn

Piktori i madh shqiptar, Ibrahim Kodra, u nda nga jeta ne mesditen e 7 shkurtit 2006, ne Milano te Italise. Humbja eshte e madhe, por me e madhe eshte vepra qe ai la. Kodra ia kushtoi gjithe jeten e tij artit, u be pjese e tij, duke siguruar pavdekshmerine. Emri i tij do te jete gjithnje i skalitur me germa te arta ne panteonin e kultures. Edhe pse larg atdheut, ai ishte gjithmone copez e tokes se tij, dashuri e dashurise se kombit te vet.

Ibrahim Kodra u lind me 22 prill 1918, ne Ishem te Durresit. Regjistrohet ne Shkollen Teknike "Harry Fultz", dhe ndjek kurset e piktures ne Shkollen e Pare te Vizatimit, nen drejtimin e skulptorit Odhise Paskali. Me 1938, Kodra fitoi nga Mbreteria Shqiptare nje burse per studime ne Itali. Ai kryen studimet ne Akademine e njohur "Brera" per artet e bukura, nen drejtimin e mjeshtrave Carlo Carra', Aldo Carpi, Francesco Messina, dhe ne nje kohe te shkurter radhitet nder piktoret me te mire bashkekohore.

Aktiviteti artistik i Kodres eshte teper i pasur. Qe nga viti 1944, kur hapi ekspoziten e pare personale ne Milano, punimet e tij jane ekspozuar ne te njejtet muze dhe galeri prestigjoze te botes, se bashku me emrat qe kane bere histori ne arte, si Picasso, Matisse, Chagall, Modigliane, Rouaut, Dufy dhe te tjere. Eshte vleresuar dhe ka bashkepunuar me poetet e medhenj nobeliste, si Quasimodo, Montale, Paul Elyard etj. Ka nje koleksion te ndritur cmimesh, ku evidentohet "Medalja e Arte" e Akademise Franceze, "Qytetar Nderi" ne shume qytete te Italise, Cmimi "Ambrogini i Arte" nga Bashkia e Milanos, dhe me 1996 iu akordua Cmimi "Nderi i Kombit", si edhe iu dha pasaporta diplomatike e Republikes se Shqiperise.

Veprat e tij gjenden ne Muzeumin e Vatikanit, ne Dhomen e Deputeteve ne Rome, ne Galeri dhe ne Muzeume te njohura te botes, si ne Itali, Zvicer, Danimarke, Gjermani, Japoni, Angli, France, USA, Rusi, Ukraine, Australi, Brazil, Argentine, Greqi, Iran, Shqiperi dhe Kosove. Shume punime te tij jane sot prone e koleksionisteve ne mbare boten. Mjeshtri i artit erdhi disa here ne atdheun e tij dhe e pati enderr te pikturonte per popullin e tij. Vepra e tij eshte pasuri boterore, ku te mrekullojne ngjyrat e vendlindjes, shpirti shqiptar, te universalizuara ne kubizmin e tij, si i fundit dishepull i ketij arti. Vepra e Kodres eshte nje shkolle e vertete arti, kurse Kodra eshte shqiptari i madh. Kombi yne nderohet me emrin e tij.

Alfred Moisiu
Sali Berisha
Jozefina Topalli
Ismail Kadare
Bujar Leskaj
Besnik Mustafaj
Fatmir Mediu
Bamir Topi
Prec Zogaj
Parid Teferici
Ilir Meta
Blendi Klosi
Valentina Leskaj
Suzana Turku
Neritan Alibali
Zhani Ciko
Nestor Jonuzi
Visar Zhiti
Fatos Arapi
Ali Oseku
Mark Marku



Ibrahim Kodra, amanet qe trupi t'i prehet ne balten e tij

Amaneti i fundit ishte qe trupi t'i prehej ne dheun dhe balten e tij. Kryeministri Berisha, duke e cilesuar piktorin Ibrahim Kodra si "kolos te kubizmit ne Evrope", ka mbajtur kete amanet, ndaj ka ngritur nje delegacion, te kryesuar nga ministri Leskaj, per te organizuar ceremonine mortore te tij. Ky amanet i mbajtur eshte nje shpirt qe prehet ne paqe

Anisa YMERI

Kish lene amanet qe trupi t'i prehej ne dheun dhe balten e te pareve te tij. Pas nje minute heshtje nga qeveria per piktorin e madh shqiptar te te gjitha koherave, Ibrahim Kodra, eshte vendosur qe nje komision qeveritar, i kryesuar nga ministri i Kultures, Bujar Leskaj, do te ngrihet per te organizuar ceremonine mortore te piktorit Kodra, ku do te behen te gjitha nderimet per kete figure te shquar te kultures shqiptare. Nje amanet i mbajtur eshte nje shpirt qe prehet ne paqe, dhe nje toke qe ne brendesi dhe pse e dhembshme, "tret" bijte e saj. Para e pas ketij vendimi nuk kishte sesi te mungonin vleresimet per kete figure te madhe te artisti tone, te cilin kryeministri Sali Besisha e ka cilesuar si "kolos te kubizmit ne Evrope". Kjo figure e shquar e kultures kombetare dhe boterore, diti me se miri te "gdhende" copeza te shpirtit e tij ne te gjitha ato tablo ndjellese, qe tashme jane pjese jo vetem e muzeve me ne ze ne bote, por edhe e koleksioneve private. Berisha u shpreh: "Ibrahim Kodra ishte nje gjeni ne pikture, nje nga piktoret me te medhenj te shekullit qe kaloi. Ai ruajti per vendin e tij, ate mall, ate dashuri, ate respekt me te cilin ai u largua nga Shqiperia". Dhe nuk eshte keq perseritja ne kete rast, per te treguar qe ai qe nje shqiptar i vertete, dhe kete e verteton me se miri fraza te cilen ai e ka thene kudo e kurdo: "Te gjithe e dine qe Ibrahim Kodra eshte shqiptar", duke u prezntuar gjithmone si "Kodra, artisti shqiptar". Dhe pse tashme ka pushuar se marri fryme, ai vazhdon te jetoje me vepren e tij, mozaikun qe ka ditur fare mire ta sjelle mes njerezve dhe per njerezit. Te tille njerez lindin rralle, per te mos vdekur me kurre, dhe legjenda eshte ajo qe i shoqeron, kur mbi dhe nuk mbetet me asnje prej atyre qe e kane njohur, prekur dhe ndjere magjine e artistit te tyre. Homazhet per te do te jene diten e premte, ne hollin e madh te Teatrit te Operas dhe Baletit. Ndersa fshati Ishm i Durresit do te jete edhe stacioni i tij i fundit, toka ku trupi i tij do te prehet ne paqe.


Ibrahim Kodra: Shqiptari me mikprites

Flet studiuesi Ylli Drishti

Mitin, per te cilin kishin degjuar te flitej vetem kafeneve, te ndjerin piktorin Ibrahim Kodra, nje pjese e mire e shqiptareve e kane njohur ne vitin 1996, kur ai erdhi ne Shqiperi, vit ne te cilin iu dha urdheri "Nderi i Kombit". Nje nder ta ka qene edhe studiuesi Ylli Drishti, i cili me pas ka pasur fatin te vizitoje shtepine-studio te piktorit ne Milano, ku njohu shqiptarin mikprites. Nder te tjera ai thote, se atje ka nje arkiv shume te madh, jane te gjitha shkrimet e botuara per te, pas mbarimit te shkolles. Por ajo qe eshte me specifike, eshte nje filmoteke ne ate studio, me te gjitha filmimet per te, e cila medoemos qe duhet te jete pjese e fondit te Galerise se Arteve. Ndersa 2 pengjet e piktorit te madh bashkekohor, jane mosarritja qe te pikturonte fasaden e godines se Kryeministrise, dhe celjen e nje fondacioni shteteror qe te mbante emrin e tij.

Kur e keni takuar per here te pare piktorin Ibrahim Kodra?

Kontakti im i pare me te, ka qene ne vitin 1996 ne Galerine e Arteve, vit ne te cilin atij iu dha urdheri "Nderi i Kombit", nga Presidenti i asaj kohe, Berisha. Ndaj edhe ne Galeri u organizua nje pritje ku ishin prezente personalite te artit, kultures e politikes ne vend. Me pas u be edhe nje pritje me artistet edhe ne galerine T&G, ku ishin prezente po ashtu shume artiste shqiptare. Me pas ne i kemi bere nje interviste te gjate, ne te cilen ai tregoi te gjithe jeten e tij, vecantesi te saj, te cilat ne keto momente marrin nje ngjyrim tjeter. Kjo ne kuptimin e njohjes sone nga afer, pasi gjithmone e kishim njohur me te thena e thashethemet ne kafenete e ndryshme.

Cfare ndryshoi kur ju e njohet nga afer piktorin?

Ai qe nje njeri shume i thjeshte dhe shume i afruar, dhe mbi te gjitha shume dashamires, aq sa thyerja e akullit ishte gjeja me normale ne ato momente. Por keto ishin vetem impresionet e para, pasi ne vitin 2003, Galeria e Arteve e ftoi qe ai te celte nje ekspozite, dhe me kete rast une pata rastin qe te shkoj ne shtepine e tij ne Milano, per te pare me nga afer te gjitha ato piktura dhe jeten e tij, para se ato te ekspozoheshin ne Galeri. Mbi te gjitha per t'u njohur pak me afer me krijimtarine e tij, e cila ishte e mbledhur ne katin e shtate te nje pallati ku ishte edhe shtepia edhe studioja e tij shume e pasur, me shume jete. Dhe ajo qe duhet theksuar me se shumti, eshte fakti se atje ka nje arkiv shume te madh, aty jane te gjitha shkrimet qe jane botuar per te, pas mbarimit te shkolles. Por ajo qe eshte me specifike, eshte nje filmoteke ne ate studio me te gjitha filmimet per te, te cilat s'munda t'i shoh, pasi qendrova pak dite, por kjo eshte nje detyre e shetit shqiptar, qe ne mos origjinalet, te sjelle nje kopje, e cila te jete ne Galeri. Aty eshte kronika e plote e ecurise se tij si artist, vleresimet e kritikes, ndaj edhe duhet te jete pjese e jona, e kombit tone. Ai eshte nje kuriozitet shume i madh edhe per ne si studiues.

Cfare kishte shqiptare ne shtepine e tij?

Gjuha shqipe e tij shume e rrjedhshme, edhe pse shume vite pa e shkelur Shqiperine, eshte deshmia me e madhe per nje shqiptar qe e do vendin e tij, por dhe pse me e rendesishmja, kjo nuk eshte e vetmja gje qe e ben ate shqiptar. Ai ruante me shume fanatizem te gjitha trofete qe kishte marre ne rinine e tij, pasi ka qene nje sportist ne hedhjen e diskut, dhe te tera ato cmime te cilet i jane dhene gjate jetes. Keto tregojne mbi te gjitha me se miri, shqiptarin qe ai mbante brenda vetes.

Po ne vitin 2003, c'kujtime ruani prej tij?

Kur erdhi per ekspoziten ne Tirane, deshira e pare qe ai pati, ishte te pikturonte nje prej institucioneve tona, dhe zgjodhi Kryeministrine. Por kete pikture nuk mundi ta beje kurre, pasi ishte shume vape ne ate kohe dhe do te kthehej ne shtator per te. Ne fakt shendeti nuk e lejoi qe te kthehej. Tjeter deshire e tij qe krijimi i nje fondacioni shteteror qe te mbante emrin e tij.

Mendoni se keto jane edhe 2 pengjet e tij?

Mendoj se po, pasi duke qene se ai nuk ka te aferm, mendoi qe e gjithe ajo pasuri ne studion e tij dhe ne jeten e tij artistike, te ishte e Shqiperise. Dhe besoj se ne kete pike shteti yne do te beje dicka ne kete drejtim, pasi ato cka ai ka lene, i takojne kultures sone kombetare. Sikunder u mbajt amaneti i tij, qe eshtrat e tij te prehen ne Shqiperi, do te ishte nje arritje qe deshira e tij te mos mbetet vetem e tille.

Cila ishte vecantia e tij si njeri?

Ishte shume i thjeshte dhe shume i dashur, duke pasur parasysh qe ai eshte nje artist shume i madh, per jeten e te cilit kishte materiale ne dhjetra dosje. Komunikimi me te ishte shume i mire dhe ne kohen qe une qendrova ne Milano, pritja e tij ishte mbreselenese, dhe sidomos ne vendet tek te cilat ishin varur pikturat e tij. Ai ishte nje mik per te gjithe, dhe ne kete drejtim ishte me shume shqiptar se te gjithe, per te dhene nje ngrohtesi sic dinte vetem ai. Ishte nje njeri i mrekullueshem.

Ju jeni studiuese, nje vleresim per vepren qe ai la pas?

I pari shqiptar qe perqafoi pikturen bashkekohore evropiane, per t'u shnderruar ne nje nje perfaqesues te denje te saj. Ai kaloi ne artin bashkekohor me nje natyrshmeri, duke e perqafuar avanguarden e artit evropian.


Ibrahim Kodra perjetesisht ne nje koder te Ishmit. Ore pas ore ne ceremonine mortore te piktorit te madh

Admirina Peci

Ne paraditen gri e te ftohte, mbuluar prej kurora lulesh, dje ne Rinas preku token shqiptare, per te mos e braktisur kurre me. Ibrahim Kodra e kishte lene amanet kete gje, ne castet e fundit te jetes se tij, kur shpirti po shtegtonte ne qiellin e Milanos, te marten ne mesdite me 7 shkurt 2006. Pas nje varg homazhesh zhvilluar ne shtepine e tij dhe ne Akademine e Breras ne Milano, dje ne mengjes ne kujdesin e miqve te tij shqiptare, u nis per ne aeroportin e Rinasit me carterin personal te Bexhet Pacollit.
Ora 11:15 minuta. Avioni i bardhe me vija te kalterta ku shenohet "D-Busy" zbret ne Rians dhe grupi i personaliteteve qe kane shkuar ta presin ne aeroport, e kalojne arkivolin me trupin e pajete te piktorit dore me dore, deri ne makinen e funeralit. Ministri i Kultures, Bujar Leskaj dhe zv.ministrat Suzana Turku dhe Neritan Alibali, shoqeruar nga nje pjese e Komisionit shteteror qe organizonte ceremonine e varrimit te piktorit Ibrahim Kodra, kryejne veprimet e para per nderimine tij ne aeroport. Nisja drejt Tiranes shoqerohet nga nje varg i gjate makinash dhe nga sinjalet e mjeteve te policise. Eshte nje dite e ngarkuar me hollesite me te imeta te nje ceremonie mortore, ku nderimet e fundit do te perfundojne pasdite vone.
Ne Hollin e teatrit te Operas dhe Baletit, ku zhvillohen homazhet per nder te piktorit, trupi i pajete mberrin ne mesdite, rreth ores 12:30. Ne rreshtin e familjareve mungojne njerez shume te afert te tij. Kodra nuk u martua asnjeherte dhe nuk pati femije. Ne radhen e te afermve, ishin kusherinjte e tij te dyte qe jetojne ne Ishem te Durresit. Dhe ne anen tjeter, artiste e personalitete te politikes qe kane mberritur per pershendetjet e fundit me Kodren. Piktori Kujtim Buza, nder te paret qe i beri homazh dhe nderim mjeshtrit Kodra, tha se eshte e trishte kjo percjellje. "Po i japim nderimet e fundit mjeshtrit te madh te piktures shqiptare, postkubistit te fundit perfaqesuesin e piktures moderniste shqiptare Ibrahim Kodres, i cili sot largohet perjetesisht. Tashme ne na mbetet piktori i madh Ibrahim Kodra, vlera e te cilit i kalon kufijte e atdheut tone".
Ndersa kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Alfred Moisiu, dhane vleresimet e tyre fill pas homazheve. Sot mbare kombi perulet me nderim te madh para Ibrahim Kodres, i cili meriton cdo respekt. Ai na e lartesoi aq shume emrin e Shqiperise dhe shqiptareve, ai edhe ne ditet e ferrit te vertete mbi kete vend, ditet e renda te regjimit totalitar, mbeti nje ambasador i shkelqyer i shpirtit dhe gjinise krijuese te kombit shqiptar", - tha Berisha, duke iu lene vendin me tej vleresimeve te nje varg personalitetesh te tjera nga bota e artit dhe politikes. Presidenti Moisiu tha se humbja e ketij piktori te madh eshte humbje e madhe per Shqiperine, duke kujtuar takimet me piktorin dhe dy relike qe kishte kujtim prej tij, "nje portret te Aleksander Moisiut dhe nje tablo, te cilat do t'i ruaj me kujdes dashamiresi e respekt".

Homazhet ne hollin e Teatrit te Operas kane vijuar deri ne oren 14:30, e me tej kortezhi mortor e ka shoqeruar Trupin e pajete te piktorit Ibrahim Kodra deri ne vendlindjen e tij, ne Ishem te Durresit. Vendi i zgjedhur per prehjen e fundit, ishte nje koder prane kalase se Ishmit. Miqte e tij thane se kjo ishte deshira e piktorit, "nje koder ne vendlindje ku te shihej deti". Me dhjetera banore, nxenes shkolle dhe te aferm, e kane pritur deri ne oren 16:00 ardhjen e trupit te pajete te piktorit, dhe kane degjuar shume detaje qe nuk i dinin rreth banorit qe heret e kishte lene kete fshat, per te jetuar deri ne fund te jetes ne Milano. Pas fjaleve te lamtumires dhe nje "qofte i lehte dheu per te", secili ka hedhur nje grusht dhe ne varrin e piktorit te madh dhe vone ne te ngrysur, gjithcka ka heshtur. Kodra, i vetem, ne banesen e fundit, ne prehjen e perjetshme.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.