Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Urrejtja e te dobetve nuk eshte aq e rrezikshme se sa miqesia e tyre.
--- Vauvenargues

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 75 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Elita :: Ndahet nga jeta presidenti i Kosoves Dr. Ibrahim Rugova
Postuar nga: Fiori

Elita PRISHTINE (21 Janar)

Ora 18:15 Ende e papercaktuar dita e kryerjes se ceremonise mortore te Ibrahim Rugoves, pritet vendimi i institucineve

Lidhur me diten se kur do te zhvillohet ceremonia mortore e Presidentit te Kosves Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta sot ne mesdite, ende nuk eshte vendosur. Sipas korrespondenteve ne Kosove, mesohet se per te vendosur se kur do te kryhet kjo ceremoni pritet te ngrihet nje e nje komisioni i posacem. Pra do te jene institucionet ato qe do te vendosin.

Ora 18:10 Sekretari i jashtem britanik Straw: Rugova nder figurat me te shquara te Kosoves

Ne kete moment te veshtire per familjen Rugova dhe popullin e Kosoves, deshiroj te shpreh simpatine time dhe ngushellimet e mia me te sinqerta per vdekjen e kryetarit Ibrahim Rugova, ka thene sekretari i jashtem britanik, Jack Straw. Ai e ka vleresuar presidentin Rugova si nje nder figurat me te shquara te Kosoves. \"Vdekja e tij vjen ne kohen e procesit kur vendoset e ardhmja e Kosoves, per te cilen gje kryetari Rugova ka punuar fuqishem”, ka thene Straw.

Ora 18:05 Eliot Engel: Te gjithe duhet ta marrin shembull nje njeri si Rugova
“Ibrahim Rugova i kushtoi gjithe jeten per pavaresine e Kosoves dhe eshte per te ardhur keq qe ai tani nuk eshte me. Por duhet ta marrim te gjithe per shembull. Une isha per vizite ne Kosove dhe surprizova nga aftesia dhe aftesia e ketij njeriu. Megjithate tani mund te them se Kosova ka politikane shume te zote dhe jam I sigurt se ata do te dijne ta cojne perpara misionin e Rugoves per nje Kosove te pavarur”, eshte shprehur sot Eliot Engel, ligjvenes demokrat ne SHBA

Ora 17:55 Petersen dhe lideret kosovare me nje deklarate te perbashket: Jemi te bashkuar ne dhimbje. Jemi te bashkuar ne ecurine e Kosoves
Pasi eshte takuar me lideret kosovare shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, ka dale me nje deklarate te perbashket per shtyp. Ne kete deklarate te tij dhe lidereve politike kosovare thuhet: Kosova gjithnje ka qene e bashkuar dhe ne kete moment kosovaret duhet te perballen me kete moment te dhimbshem. \r\nJemi shume te pikelluar te gjithe per humbjen e kryetarit Ibrahim Rugova. Ne jemi te bashkuar ne dhimbjen tone se bashku edhe me te gjithe njerezit. Jemi te bashkuar qe ta cojme Kosoven perpara.

Ora 17:50 Qytetaret kosovare qirinj me rastin e vdekjes se kryetarit Rugova
Kryesia e Forumit te Rinise te LDK-se permes nje njoftimi per shtyp i ka ftuar qytetaret e Kosoves qe me rastin e vdekjes se kryetarit Ibrahim Rugova te mblidhen ne sheshet kryesore te te gjitha qendrave te Kosoves sonte duke filluar nga ora 19.00 dhe te ndezin qirinj ne shenje nderimi per jeten dhe vepren e kryetarit Rugova.

Ora 17:40 Kosumi kėrkon pjekuri dhe bashkim pėr Kosovėn
“Nė kėto ēaste pikėllimi Kosovės i duhet mė shumė se kurrė bashkimi dhe forca pėr tė tejkaluar dhimbjen e madhe pėr humbjen e njeriut tė paqes dhe pavarėsisė, kryetarin e Kosovės, Ibrahim Rugova”, ky ka qene mesazhi ndushellues i kryeministrit Bajram Kosumi pas mbledhjes sė jashtėzakonshme tė Qeverisė sė Kosovės nė Prishtinė.

Ora 17:35 Solana: Do te na mungoje urtesia dhe autoriteti i Rugoves
"Presidenti Rugova ishte njė njeri i paqes dhe i pathyeshem. Do tė na mungojė urtėsia dhe autoriteti i ketij njeriu te madh\", deklaroi sot Havier Solana, pėrfaqėsuesi i Lartė pėr Politikėn e Jashtme tė Bashkimit Europian.

Ora 17:20 Ndizen qirinj ne qender te Tiranes per nder te Ibrahim Rugoves
Sheshi Skenderbej eshte mbushur me qirinj te cilet jane ndezur ne oret e drekes ne nderim te Presidentit Ibrahim Rugova. Ka qene Parlamenti Rinor i cili ka ftuar tė gjithė qytetarėt e Tiranės tė ndezin qirinj nė homazh tė Presidentit Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta sot nė mesditė.

Ora 17: 10 Thaēi: Ndėrtimi i idealeve pėr Kosovėn shtet tė pavarur bėhet vetėm bashkėrisht
Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), Hashim Thaēi, ka thėnė sot nė njė konferencė pėr shtyp se vdekja e kryetarit tė Kosovės Ibrahim Rugova nė momentet aktuale tė proceseve tė rėndėsishme politike pėr statusin e vendit ėshtė njė moment i rėndė pėr ēka ka kėrkuar qė kjo gjendje tė kalohet nga qytetarėt dhe institucionet me dinjitet dhe pjekuri njerėzore e politike.

Ora 16:55 Gjeneral Ēeku: Rugova ishte pėrkrahės dhe mbėshtetės i madh i vizionit tė TMK-sė
“Lajmi pėr vdekjen e kryetarit tė Kosovės dr. Ibrahim Rugova na ka tronditur dhe prekur thellė edhe ne pjesėtarėve tė TMK-sė. Me vdekjen e tij, Kosova dhe qytetarėt e saj kanė humbur njė personalitet tė shquar dhe njė lider tė madh, nė njė moment shumė tė rėndėsishėm dhe vendimtar pėr tė ardhmen”, ka thėnė nė njė telegram ngushėllimi komandanti i TMK-sė, gjenerallejtėnant Agim Ēeku dėrguar qytetarėve tė Kosovės dhe familjes Rugova.

Ora 16:25 Goldberg: Rugova e ka tė siguruar vendin nė historinė e Kosovės
Perfaqesuesi i zyres amerikane ne Prishtine Filip Goldberg ne nje telegram ngushellues shkruan se “Kosova ka humbur njė udhėheqės tė dashur dhe SHBA kanė humbur njė mik tė vjetėr dhe tė nderuar. Ai tashmė e ka tė siguruar vendin nė historinė e Kosovės dhe nė zemrat e njerėzve kėtu dhe nė botė”.

Ora 16:19 Gjenerali Valoto: Pėr mua si komandant i KFOR-it ka qenė nder pėr tė punuar me kėtė udhėheqės historik tė Kosovė
Nė emėr tė ushtarėve tė KFOR it, Komandanti i KFOR it, Gjen. Lejt. Giuseppe Valotto, i shpreh ngushėllimet e tij mė tė thella familjes sė Z. Rugova. \"Dėshiroj tė shpreh keqardhjen time mė tė thellė pėr humbjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Pėr mua si komandant i KFOR it ka qenė nder dhe kėnaqėsi pėr tė punuar me kėtė udhėheqės historik tė Kosovės\", ka thėnė Gjenerali Valotto. \r\n\"Jam i bindur se cilėsitė e mėdha morale dhe njerėzore qė ishin pjesė e personalitetit tė Z. Rugova, do tė vazhdojnė tė udhėheqin rrugėn e popullit tė Kosovės pėr njė tė ardhme paqėsore dhe jo tė dhunshme tė rajonit.

Ora 16:15 LDK thekson pėrkushtimin e palėkundshėm pėr vazhdimin e rrugės sė sė Presidentit historik tė Kosovės Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosoves ka lėshuar njė komunikatė pas vdekjes sė Presidentit Rugova, i cili deri nė vitin e kaluar ka qenė nė krye tė kėsaj partie. \" Kryesia e LDK sė, duke shprehur nderimin dhe respektin e thellė pėr simbolin e lirisė e tė pavarėsisė sė Kosovės, shpreh ngushėllimet mė tė thella gjithė popullit tė Kosovės, institucioneve demokratike, simpatizantėve dhe anėtarėsisė sė gjerė tė LDK-sė. Lidhja Demokratike e Kosovės nė kėto momente tė rėnda tė dhembjes thekson pėrkushtimin e saj tė palėkundshėm pėr vazhdimin e rrugės sė trasuar nga Prijėsi dhe Presidenti historik i Kosovės nėrealizimin e plotė tė pavarėsisė dhe tė shtetit demokratik tė Kosovės\", thuhet nė fund tė komunikatės. Edhe Forumi i Gruas i LDK ka lėshuar njė komunikatė nė tė cilėn thuhet kjo organizatė dhe anėtarėsia e gjėrė e saj mori me pikėllim tė madh vdekjen e hershme tė presidentit tė Kosovės dr. Ibrahim Rugova.

Ora 16:09 Bashkėsia Islame: Populli i Kosovės tė ecė ne rrugen e presidentit Rugova
Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės (BIK), nėpėrmjet njė telegrami ngushėllimi, thotė vendi po kalon momente te veshtira por dhe vendimtare. Kjo bashkesi I ben thirrje popullit te Kosoves te ece ne rrugen e nisur nga Rugova

Ora 16:10 Petersen fton pėr takim ekipin negociator
Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, ka ftuar anėtarėt e ekipit negociator tė Kosovės nė njė takim nė selinė e UNMIK-ut nė Prishtinė me rastin e vdekjes sė kryetarit tė Kosovės Ibrahim Rugova.

Ora 16:12 Ursula Plasnik ngushėllon popullin e Kosovės me rastin e vdekjes sė Ibrahim Rugovės
Kryetarja e Kėshillit tė Presidencės sė Bashkimit Evropian (BE), Ursula Plasnik, ka shprehur ngushėllimet nė emėr tė Presidencės sė BE-sė dhe emrin e saj personal familjes Rugova, popullit dhe institucioneve tė Kosovės per vdekjen e tij.

Ora 16:07 Lideret serbe: Te vazhdojne negociatat Prishtine-Beograd edhe pas vdekjes se Rugoves
Liderėt e serbėve tė Kosovės bėnė thirrje sot pėr paqe dhe pėr vazhdimin e negociatave mes Beogradit dhe Prishtinės pėr statusin pėrfundimtar pas vdekjes sė presidentit Ibrahim Rugova. Keshtu lideri serb Oliver Ivanoviē tha se ky eshte nje moment shume delikat dhe se eshtė shumė e rėndėsishme qė institucionet e Kosovės tė ruajnė paqen nė vend. Gjithashtu ai gjeti rast t’u beje thirrje pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė tė ruajnė paqen dhe tė ndalojnė aktet e mundshme tė dhunės. Ndersa Trajkovic ne mesazhin e tij tha: \"Presidenti Rugova ishte njė burrė me njėfarė potenciali demokratik dhe njė njeri qė nuk ishte akuzuar asnjėherė pėr diēka tė paligjshme\". \r\nOra 16:06 Me rastin e vdekjes sė kryetarit tė Kosovės Ibrahim Rugova, Qeveria e Kosovės ka mbajtur njė mbledhje tė jashtėzakonshme, pas tė cilės nuk ka pasur prononcime pėr media.

Ora 16:05 Haga: Haradinaj mund te marre pjese ne ceremonine mortore per presidentin Rugova
Gjykata e Hages I ka dhene leje kryetari te partise pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj te marre pjese ne ceremonine mortore me rastin e vdekjes sė presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. lajmi eshte bere I ditur nga koordinator i Mbrojtjes sė ish-kryeministrit Haradinaj Majkėll O’Rajlli.

Ora 16:00 Presidenti kroat: Kosova kishte nevoje me shume se kurre per nje udheheqes si Rugova
\"Kosova dhe shqiptarėt e Kosovės kanė humbur njė udhėheqės politik, urtėsia dhe maturia e tė cilit do tė ishte e domosdoshme pėr periudhėn kyēe nė tė cilėn po hyn Kosova\", ky ishte mesazhi i ngushellimit i presidentit kroat Mesiē per ndarjen nga jeta te Presidentit Rugova. Nė komunikatėn e tij ai ka thene gjithashtu se shpreson qe pėrfaqėsuesit legjitimė do tė vazhdojnė rrugėn e Rugovės, duke mbrojtur me forcė tė drejtat e shqiptarėve tė Kosovės, duke shmangur ēdo lloj ekstremizmi.

Ora 15:55 Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Topalli: Rugova ishte frymezimi i paqes ne zemer te rajonit me te trazuar te Europes
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, zonja Josefina Topalli shprehu keqardhjen deputeteve te kuvendit te Shqiperise per vdekjen e zotit Rugova. “Si shqiptar ndjehemi krenar qe e patem mes nesh, ndjehim keqardhje qe humben nje rilindaz te shek XX. Si qytetar do te ndjejme mungesen e humanizmit te madh te tij. Ai ishte frymezimi i paqes ne zemer te rajonit me te trazuar te Europes” tha zonja Topalli e cila ne fjalen e saj vleresoi se tepermi figuren e presidentit Rugova.

Ora 15:50 Presidenti francez, Shirak: Vdekja e Rugoves eshte me shume se tragjike
Presidenti francez Zhak Shirak shprehu ngushellimet e tij per vdekjen e presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova. “Vdekja e Rugoves ne nje moment kur diskutohet statusi final I Kosoves, eshte me shume se tragjike” tha Shirak. “Franca shpreh keqardhjen dhe ngushellimet e saj per Rugoven I cili luajti nje rol historik ne mbrojtjen e te drejtave demokratike te Kosoves per paqe ne rajon” thuhet ne telegramin qe presidenti francez I ka derguar kryetarit te parlamentit te Kosoves, Nexhat Daci.

15:47 Ismail Kadare: Rugova do te kujtohet gjithnje si presidenti i pare i Kosoves se lire
Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, ka shprehur keqardhjen e tij per ndarjen nga jeta tė Presidentit Rugova. \r\n\"Humbja e Rugoves, eshtė njė lajm i hidhur pėr Kosovėn dhe shqiptarėt kudo nė botė.\r\nDo tė kujtohet pėr shumė gjėra Rugova, por do tė kujtohet nė radhė tė parė si presidenti i parė i Kosovės sė lirė. Pėr mua si shkrimtar edhe si njeri dhimbja ka qenė e veēantė, sepse ka qenė kolegu im edhe miku im. Kemi qenė miq edhe kur kemi pasur mendime tė njėjta edhe kemi mbetur miq edhe kur kemi pasur mendime tė kundėrta.
Ai vazhdon dhe do tė vazhdojė tė jetė pėrsėri i dobishėm pėr Kosovėn dhe pėr tė gjithė kombin shqiptar. Shpresoj se klasa politike e Kosovės nė kėtė vit historik, kur mungesa e tij do tė ndihet aq shumė ta kthejė emrin e tij, veprėn dhe urtėsinė e tij, nė njė energji tė madhe prozitive pėr Kosovėn dhe tė gjithė shiptarėt\", njofton BBC.

Ora 15:45 Ambasadori Unendt ngushėllon familjen Rugova
Per ndarjen nga jeta te kryetarit tė Kosovės Ibrahim Rugova, edhe kreu i misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, ambasadori Uerner Unendt i ka shprehur sot tė shtunėn ngushėllimet e tij mė tė thella familjes Rugova dhe popullit tė Kosovės.

Ora 15:40 Presidenti i Shqiperise, Moisiu: Lajmi ka prekur zemrat e gjithe shqiptareve
Presidenti i Shqiperise, Alfred Mosiu shprehu sot keqardhjen per vdekjen e presidentit kosovar Ibrahim Rugova. “Lajmi ka prekur zemrat e gjithe shqiptareve kudo ku jane” tha Moisiu I cili vleresoi punen e bere nga Rugova qe Kosova te fitoje pavaresine. Edhe ai si lideret e tjere shqiptare I beri thirrje udheheqesve kosovare per unitet, ne menyre qe te mund te arrijne te fitojne pavaresine e Kosoves, ceshtjen per te cilen Rugova luftoi deri ne funf te jetes se tij.

Ora 15:35 Maqedonia shpreh keqardhje per vdekjen e presidentit tė Kosovės
Presidenti i Maqedonisė, Branko Cėrvenkovski, kryeministri Vlado Buēkovski dhe qeveria qė ai drejton kanė shprehur tė shtunėn keqardhjen e thellė per vdekjen e presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova.

Ora 15:30 Ish ministri i jashtem shqiptar, Milo: Vdekja e Rugoves, humbje e madhe
Ish ministri i jashtem shqiptar, Paskal Milo shprehu dhimbjen e tij per humbjen e presidentit, personalitetit politik dhe akademik Ibrahim Rugova. “Rugova diti te perfaqesonte denjesisht politiken e Kosoves. Eshte nje humbje e madhe. Ai nuk do te jete fizikisht kur Kosova do te jete e pavarur, por me vepren e tij ai ka ngritur nje monument te pashlyeshem ne mendjet edhe zemrat e shqiptareve” tha Milo.

Ora 15:25 Italia shpreh keqardhje per vdekjen e Rugoves
Ministri i Jashtem italian Xhanfranko Fini ka shprehur ne emer te qeverise dhe popullit italian keqardhjen per vdekjen e presidentit Rugova.

Ora 15:20 Rama: Rugova ka krijuar bazen mbi te cilen pavaresia e Kosoves do te behet realitet
Kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise, Edi Rama e ka cilesuar te padrejte faktin qe Ibrahim Rugova nuk do te jete fizikisht kur Kosova te jete e pavarur. “Rugova ka krijuar bazen mbi te cilen pavaresia e Kosoves do te behet realitet ne nje te ardhme shume te afert” tha Rama per tv NEWS24.

Ora 15:10 KE: Lideret Kosovare te ndjekin rrugen e Rugoves
Rugova ishte nje kryetar shteti i respektueshem. Komisioni Europian vlereson punen e tij per nje zgjidhje paqesore te problemit te Kosoves si dhe inkurajon udheheqesit politik kosovare te vazhdojne ne rrugen e tij”. Keshtu tha sot presidenti i Kosmisionit Europian Manuel Barroso, pasi mori vesh lajmin e vdekjes se presidentit kosovar, Ibrahim Rugova.

Ora 15:00 Ahtisari: Bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit do te shtyhen
I ngarkuari special i OKB-se, Marti Ahtisari per negocimin e bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit per statusin e ardhshem te Kosoves deklaroi se keto bisedime do te shtyhen si pasoje e vdekjes se presidentit kosovar, Ibrahim Rugova. Ai i beri apel per qetesi ne Kosove pas vdekjes

Ora 14:55 Ish kryeministri Nano: Vdekja e Rugoves, humbje e nje figure te shquar e kombit shqiptar
Ish kryeministri i Shqiperise Fatos Nano ka shprehur sot gjate nje interviste ne tv NEWS24 keqardhjen e tij per vdekjen e presidetit Rugova. Ai shprehu solidaritetin dhe dhimjen e tij, per familjaret, miqte dhe gjithe popullin e Kosoves. “Eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjaret, klasen politike dhe popullin e Kosoves, por dhe humbje e nje figure te shquar e kombit shqiptar i cili me filozofine e tij ka personifikuar integrimin dhe shpirtin e bashkejeteses, eshte humbja e simbolit te pavaresise kosovare, i cili beri gjithcka per te ruajtur konsensusin brenda dhe jashte Kosoves” tha Nano. Ai I beri me tej apel liderve te tjere kosovare qe kete humbje te thelle ta zevendesojne me nje fryme bashkepunimi dhe bashkeveprimi per te permbushur objektivat e perbashketa te pavaresise se Kosoves dhe integrimit te saj.

Ora 14:50 Kreu i BDI-se, Ahmeti shpreh keqardhje per vdekjen e Rugoves
Kryetari i partise shqiptare ne Maqedoni, Bashkimi Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti shprehu keqardhjen e tij pre vdekjen e presidentit Rugova. Ahmeti tha se shqiptaret e Maqedonise e kane perjetuar me dhimbje vdekjen e presidentit kosovar, sepse ai ka dhene kontributin e tij te cmuar qe Kosova dhe shtetasit e saj te fitojne pavaresine. Zoti Ahmeti i shprehu ngushellimet e tij familjes Rugova dhe gjithe kosovareve, beri thirrje per unitet, dhe theksoi se nuk do te mungoje ne ceremonine e varrimit te presidentit kosovar Ibrahim Rugova

Ora 14: 45 Perfaqesuesi i Solana i ben thirrje per unitet faktorit politik kosovar
Bashkimi Europian dhe NATO kane organizuar nje mbledhje urgjente menjehere pas marrjes se lajmit te vdekjes se presidentit Rugova. Vete perfaqesuesi I larte I Bashkimit Europian, Havier Solana, pasi ka marre vesh lajmin ka kerkuar te dije gjithe detajet e ngjarjes se hidhur. Zedhenesja e tij, Kristina Gala beri the ditur se zoti Solana I ben thirrje per unitet faktorit politik kosovar. Nderkaq ne delegacion I BE-se eshte duke pritur daten e ceremonise se varrimit te presidentit Rugova per te marre pjese ne te. Nuk perjashtohet mundesia qe vete zoti Solana te marre pjese ne kete ceremoni

Ora 14:40 Shefi I UNMIK, Petersen: Vdekja e Rugoves eshte humbje e madhe. Kosova te ruaje unitetin
Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, tha sot se vdekja e presidentit Ibrahim Rugova, ėshtė njė humbje e madhe, por kėrkon qė nė Kosovė tė ruhet uniteti. Ai shkoi pėr ngushėllime nė shtėpinė e kryetarit tė ndjerė, ku u prit nga familja e tij dhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, i cili falėnderoi familjen Rugova qė i dha Kosovės njė burrėshtetas tė madh.

Ora 14:30 Kryeministri shqiptar Berisha shpreh ngushellimet e tij familjes Rugova dhe popullit te Kosoves Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha shpreh ngushellimet e tij familjes se presidentit Rugova dhe gjithe qytetareve te Kosoves. ai e cilesoi presidentin kosovar “princin dhe shembullin e qendreses se shqiptareve ne Kosove”

Ora 14:20 AAK: Te ndiqet shembulli I Rugoves.
Te luftohet per pavaresine e Kosoves Kosova eshte e perfshire nga dhimbja per vdekjen e presidentit te saj. Zedhenesi I partise AKK, Ernest Luma percolli ngushellimet e AAK-se, per familjen e presidnetit dhe gjithe Kossoves si dhe I beri thirrje kosovareve te ndjekin rrugen e Rugoves: te luftojne dhe te jene te vendosur per pavaresine e Kosoves.

Ora 14:10 Majko: Shqiptaret i kane borxh Rugoves pavarėsinė e Kosovės
Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Socialiste te Shqiperise, Pandeli Majko tha se “shqiptarėt, Kosova dhe kosovarėt i kanė borxh Ibrahim Rugovės, jo vetėm thjesht homazhin, por jam i bindur se i kanė borxh edhe amanetin e tij, pavarėsinė e Kosovės”.

Ora 14:05 ORA ngushėllon familjen Rugova dhe qytetarėt e Kosovės
Me rastin e vdekjes sė presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, Partia ORA pėrmes njė telegrami u ka shprehur ngushėllime familjes Rugova si dhe tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Kryetari i Partisė ORA, Veton Surroi, sot, nė ora 15:45, nė zyrėn qendrore tė ORA-s do tė japė njė prononcim pėr media lidhur me vdekjen e kryetarit tė Kosovės Ibrahim Rugova, ndersa ne oren 17:30 para mediave do te dale kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), Hashim Thaēi.

Ora 13:55 Presidenca konfirmon vdekjen e Rugoves
Presidenca e Kosoves ka njofutar zyrtarisht nėpėrmjet njė njoftimi per shtyp, se presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, ka ndėrruar jetė. Ndėrkohė, udhėheqėsit vendorė dhe ata ndėrkombėtarė, kanė shkuar nė shtėpinė e kryetarit tė ndjerė, pėr t\'iu gjendur pranė familjes sė tij. Nė njoftim thuhet se Rugova ndėrroi jetė nė shtėpinė e vet nė Prishtinė, duke pasur pėrreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmės nga vendi, si dhe mjekė amerikanė. “Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, prijėsi i Kosovės nė vitet e mėdha tė procesit pėr pavarėsi tė vendit tonė, ndėrroi jetė sot (e shtunė) nė ora 11:38”, thuhet nė njoftim te presidences.

Ora 13:50 Nė orėn 16.00 mblidhet Kryesia e Kuvendit tė Kosovės
Ramush Tahiri, kėshilltar politik i kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, konfirmoi se kryesia e Kuvendit tė Kosovės do tė mblidhet nė orėn 16.00 pėr tė shqyrtuar gjendjen e krijuar pas vdekjes sė kryetarit tė vendit.

Ora 13:45 Petersen takohet me lideret politike te vendit
Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, ka zhvilluar njė takim urgjent me liderėt institucionalė dhe politikė tė vendit.Takimi u zhvillua nė selinė e UNMIK-ut dhe ka zgjatur rreth njė orė, por asnjė nga pjesėmarrėsit nuk ka pranuar qė tė flase para gazetarėve.

Ora 13:35 Kreu i parlamentit Nexhat Daci ka marre tashme te gjitha funksionet e presidentit, ashtu sic percaktohet ne kushtetute.

Ora 13:30 Media nderkombetare i kushton rendesi ngjarjes
E gjithe media nderkombetare po i kushton nje rendesi te vecante kesaj ngjarjeje te hidhur per Kosoven. Ne te gjitha lajmet e tyre ata theksojne rendesin e Rugoves ne jeten politike te ketij vendi dhe pasojat qe mund te kete kjo vdekje ne negociatat midis kosoves dhe Serbise te cilat do te vendosin statusit e ardhsme te Kosoves. Flamuri ne rezidencden zyrtare te Rugoves eshte ngritur ne gjykreu I sem shtize.

Ora 13:20 Mbledhje e jashtezakonshme e kabinetit qeveritar shqiptar
Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha do te mbledhe ne oren 14:00 ministrat e kabinetit te tij. Ne kete mbledhje te jashtezakonshme pritet te merret vendimi per shpalljen e zise ne Shqiperi per vdekjen e presidentit Rugova.

Ora 13:00 Menjehere pas marrjes se lajmit te vdekjes se presidentit Rugova, kryeadministratori i Kosoves Petersen do te zhvilloje nje takim urgjent me kryeministrin Kosumi dhe qeverine e Kosoves ne lidhje me vdekjen e presidentit kosovar.

Ora: 12:40 Eshte ndare nga jeta rreth mesdites nė rezidencėn e tij nė lagjen Velania tė Prishtinės, presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, pas nje perkeqesimi te gjendjes shendetesore gjate oreve te nates. \r\nVdekja e Rugoves vjen 4 dite para fillimit te bisedimeve direkte mes Prishtines dhe Beogradit ne Vjene rreth statusit te ardhshem te Kosoves, te cilat do te mbahen nen drejtimin e te derguarit te OKB-se, Marti Ahtisari.

Ora 12:00 Vdes presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova
Vdes presidenti i kosoves Ibrahim Rugova. Ai vdiq ė rezidencėn e tij nė lagjen Velania tė Prishtinės, ne prani te familjareve te tij. 62 vjecari Rugova vuante nga kanceri ne mushkri, per te cilin beri terapi mjekesore ne Gjermani si dhe ne kampin ushtarak te Bondstillit. Lajmi eshte konfirmuar nga ministri i Pushtetit Lokal Lutfi Haziri. Nderkaq presidenca nuk ka bere ende te ditur detaje rreth ngjarjes se hidhur.

Nga Elona Mamushi/Ina Koxha
Balkanweb


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.