|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ruajuni nga njerezit zoti i te cilit eshte ne qiell.
--- Shaw
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 108 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 "Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.
Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.
Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.
Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
|
|
|
| |
|
Talenti i nje pianisteje kosovare, ka bere qe ajo te perzgjidhet per te interpretuar ne nje nga skenat me prestigjioze ne bote. Pianistja Yllka Istrefi, e cila jeton ne Londer, ne daten 3 janar 2006 (ne ora 18.00 sipas kohes lokale) do te performoje ne Millennium Stage te Washington DC-se.
Koncerti behet edhe me interesant. Performanca e saj nuk do te jete e rezervuar vetem per publikun e pranishem. Ne te njejten kohe, koncerti do te mund te ndiqet live ne te gjithe boten. Kjo do te behet e mundur nepermjet transmetimit te tij online. Keshtu, per ata qe jetojne ne Britani, koncerti mund te shihet ne ora 23.00, kurse per publikun ne Kosove dhe Shqiperi ne oren 24.00. Kjo eshte hera e pare qe nje pianiste shqiptare performon live edhe nepermjet internetit. Per ata qe nuk munden ta shohin kete koncert ne kohen e caktuar, mund te vizitojne arkivat e faqeve te internetit te kesaj skene te performimeve, ose te vizitojne faqet e internetit te Yllkes ne www.Yllka.com ne cdo kohe.
Millennium Stage
Millennium Stage gjendet brenda qendres The John F. Kennedy Center for the Performing Arts. Ajo u jep mundesine shume artisteve qe te interpretojne per nje publik shume te gjere ne kete skene. Qe nga fillimi i saj ne mars te vitit 1997, Millennium Stage ka prezantuar me shume se 26.000 performues nga 50 shtetet e SHBA-se dhe 40 vendeve te ndryshme te botes para 2 milione njerezve. Te gjitha keto shfaqje organizohen si 364 mbremje ne vit, duke filluar ne ora 18.00 dhe hyrja eshte falas. Tashme edhe praktika e transmetimit nepermjet internetit eshte e njohur. Ato filluan qe nga prilli i vitit 1999 dhe ne kete menyre popullariteti, si dhe audienca e kesaj skene, u rriten shume.
Pianistja
Pianistja e suksesshme Yllka Istrefi, ka mbaruar studimet ne Akademine e Arteve te Lehta Nora Cashku ne Shqiperi, si dhe Fakultetin e Artit ne Prishtine. Ajo eshte larguar per ne Londer ne vitin 2001. Ndersa ne maj te 2003-it fitoi nje diplome performance nga Guildhall School of Music and Drama te nje shkalle te larte. Pavaresisht largimit ne Londer, edhe aty nuk e ka nderprere veprimtarine artistike. Gjate ketyre viteve qendrimi ne Britanine e Madhe, Yllka ka fituar nje mori cmimesh. Nder ta vlen per tu vecuar vleresimi ne konkursin Basingstoke Piano ne Angli, ku ajo fitoi nje cmim special duke luajtur nje pjese nga kompozitori i madh shqiptar, Cesk Zadeja. Istrefi ka ndermarre nje sere koncertesh recitale ne Kosove, Danimarke, Angli, Norvegji, Itali dhe Izrael. Njekohesisht ajo eshte pjesemarrese aktive ne koncertet e bamiresise per mbledhje fondesh per UNICEF dhe IOM.
KONCERTI
Pianistja kosovare Yllka Istrefi, e cila jeton ne Londer, eshte perzgjedhur per te interpretuar ne Millennium Stage te Washington DC-se. Koncerti do te organizohet me 3 janar ne oren 18.00, sipas ores lokale.
ONLINE
Koncerti do te ndiqet live ne te gjithe boten. Kjo do te behet e mundur nepermjet transmetimit te tij live nepermjet internetit. Kjo eshte hera e pare qe nje artiste shqiptare interpreton live nepermjet internetit.
VLERESIMET
Gjate kohes se qendrimit ne Britanine e Madhe qe nga viti 2001, Yllka Istrefi eshte vleresuar me disa cmime. Midis te cileve edhe nje cmim special ne konkursin Basingstoke Piano, me nje pjese te Cesk Zadese.
Muhamet Veliu
|
|
|
|