Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Turma eshte ajo kafsha elementare, ku instinkti eshte gjithandej , dhe mendimi asgjekundi.
--- Suares

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 73 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Demush Shala
Nė 17 prill 1829 u lind nė Bakėll tė Pejės Demush Shala, studiues e folklorist, i cili u mor veēanėrisht me ciklin e kreshnikėve, duke dhėnė njė ndihmesė nė studimin e epikes legjendare, si dhe botoi antologjitė "Kėngė popullore lirike 2, "Kėngė popullore legjendare", "Kėngė popullore historike", etj.

Mustafa Xhani
Nė 17 prill 1947 u nda nga jeta Mustafa Xhani ose shumė i njohuri Mustafa Matohiti, atdhetar, veprimtar i Luftės sė madhe Antifashiste, Hero i Popullit.

Benjamin Franklin
Nė 17 prill 1790 mbylli sytė Benjamin Franklin, shkencėtari amerikan qė formuloi teorinė e vlerės, njėri nga pionierėt e studimit tė elektricitetit atomik dhe shpikėsi i rrufepritėses.

Turgut Ozal
Nė 17 prill 1993 u nda nga jeta Turgut Ozal, burrė shteti, ish-president i Turqisė, nismėtar pėr formimin dhe zbatimin e parimeve tė politikės sė zhvillimit tė industrisė, bujqėsisė dhe eksporteve nė vendin e tij.
Albasoul :: Gėzuar Krishtlindjen dhe 7 vjetorin e Albasoul!
Postuar nga: Albo

Albasoul Stafi i Albasoul, nė emėr edhe tė gjithė komunitetit, i uron tė gjithė besimtarėt e krishterė Gėzuar Krishtlindjen dhe Perėndia u dhėntė paqe, shėndet e dashuri nė familjet tuaja. Lindja e Krishtit ėshtė lindja e shpresės dhe Perėndia e di qė ne shqiptarėt kemi nevojė mė shumė se ēdo popull tjetėr pėr atė shpresė qė buron nga lart.

Por 25 dhjetori pėrkon edhe me ditėlindjen e Albasoul. 7 vjet mė parė lindi nė internet njė faqe e thjeshtė, qė me kohėn u kthye nė njė projekt, dhe sot pas 7 vjetėsh ėshtė komuniteti shqiptar mė i madh, mė i vjetėr dhe mė divers nė Internet.

Vizitorėt tanė nuk janė thjeshtė kompjutera apo hije virtuale, janė shqiptarė qė na vizitojnė nga mbi 100 shtete tė botės qė mblidhen tek Albasoul pėr tė dėgjuar muzikė shqiptare, pėr tu njohur me lajmet mė tė fundit nga vendlindja, pėr tė diskutuar nė forumin shqiptar, pėr tė komunikuar dhe krijuar miqėsi tė reja me njėri-tjetrin.

Sot Albasoul ėshtė komuniteti mė i madh shqiptar nė Internet. Kjo nuk ėshtė nė vetvete njė arritje aq e madhe pasi kushdo mund tė ndėrtojė njė komunitet me pjesmarrje tė madhe. Por kur shikon me kujdes se kush e viziton Albasoul dhe ēfarė tabush janė dashur tė thyhen pėr tė ngritur kėtė komunitet, aty do tė gjesh edhe madhėshtinė e Albasoul. Kur tė gjithė mendonin se ndasitė ideologjike, politike, krahinore ishin shumė tė gjera pėr tu kapėrcyer nga shqiptarėt, mjaftoi njė nismė e thjeshtė si Albasoul dhe disa vjet punė pėr ti kthyer edhe skeptikėt mė tė mėdhenj nė rradhėt e shqiptarėve nė optimistė pėr tė ardhmen. Pavarėsisht nga ndasitė ideologjike, politike apo krahinore, tė gjithė shqiptarėt i gjen sė bashku tek Albasoul. Kur tė gjithė politikanėt shqiptarė u jepnin leksione demokracie shqiptarėve me fjalė, Albasoul u dha shqiptarėve atė qė politika kėrkon tė mbajė pėr vete, tė drejtėn e fjalės. Jo ēdo shqiptar mund tė mbajė konferenca shtypi para gazetarėve, jo ēdo mendim i shqiptarėve publikohet nė gazeta e televizione, por tė gjithė shqiptarėt e thonė fjalėn e tyre tė lirė pėrditė tek forumi shqiptar ku diskutohen njė shumėllojshmėri e gjerė temash. Kur tė gjithė njerėzit vrisnin mendjen se si tė gjenin njė rrugė pasurimi sa mė tė shpejtė nė kurriz tė shqiptarėve tė tjerė, ja tek dalin disa "tė ēmendur" qė nuk kėrkojnė tė marrin por tė japin pa kurrfarė pėrfitimi personal. Kur tė gjithė mbanin nė gojė vetėm krimet, prostitucionin dhe perversitetet e disa emigrantėve shqiptarė dhe pėrpiqeshin qė kėtė imazh tė pistė tua vishnin tė gjithė shqiptarėve nė emigracion, Albasoul shpalosi edhe atė anėn tjetėr tė ndritur tė medaljes sė emigracionit shqiptar, historinė e suksesit tė atyre qindra mijėra tė rinjve shqiptarė qė me sakrifica tė jashtėzakonshme kanė arritur majat e edukimit dhe profesionit tė tyre edhe pse nė vend tė huaj. Kur tė gjithė i pėrsėritnin vetes se sa tė liq janė shqiptarėt pėr njėri-tjetrin, ato qindra ēifte tė reja shqiptarėsh qė sot kanė krijuar familjet e tyre njohjen e parė e bėnė po tek Albasoul.

Nė kėto 7 vjet, tė gjithė ne sė bashku jemi rritur me Albasoul dhe unė nuk bėj pėrjashtim aspak. Nėse dikush do tė mė pyeste sot se cili ėshtė mėsimi mė i madh qė unė kam nxjerrė nė kėto 7 vjet qė jam marrė me Albasoul, unė do tė thosha se ėshtė njė mėsim i vetėm. Forca e jashtėzakonshme e shembullit qė secili prej nesh jep nė shoqėri. 7 vjet mė parė unė isha njė emigrant i ri shqiptar me njė dėshirė tė zjarrtė pėr tė bėrė diēka pėr vendin e tij. Sot pas 7 vjetėsh, unė jam vetėm njėri prej atyre dhjetra qė japin kontributin e tyre tė ēmuar nė forma nga mė tė ndryshmet nė kėtė komunitet. E kam fjalėn pėr stafin e Albasoul tė cilėt meritojnė mirėnjohjen e mbarė komunitetit pėr punėn e tyre tė palodhur vullnetare. Janė shumė e nuk mund ti zėmė nė gojė njė e nga njė por ata e dinė mirė se kush janė. Puna e pėrkushtimi i tyre duhet tė shėrbejė si njė burim frymėzimi pėr tė gjithė ju qė sot mund ta gjeni veten si vizitorė e anėtarė tė thjeshtė, por nesėr mund tė merrni stafetėn e Albasoul. Mjafton ajo dėshira e zjarrtė nė zemėr pėr tė bėrė diēka pėr vendin tėnd.

Gėzuar Krishtlindjen dhe 7 vjetorin e Albasoul!

Ilirjan Papa
Nismėtari i Albasoul


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.