Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kudo, nuk shoh gje tjeter vecse njerez qe bejne mire, edhe qe e bejne ate keq.
--- La Beaumelle

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 186 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Histori :: Nga Ditari i Bonapartit: Isha nė Shqipėri
Postuar nga: Skampa

Histori Bertrandit (mareshalit) i tregoi pėr qėndrimin e tij nė Kostandinopojė nė vitin 1796, udhėtimin e tij nė Athinė dhe kthimin e tij pėrmes Shqipėrisė....

Napoleon Bonaparti u lind nė vitin 1769 nė Korsikė rreth njė viti e gjysmė pas bashkėngjitjes sė saj me Francėn. Rrjedh prej njė familjeje aristokrate. I ati i tij, avokat me profesion, ishte kundėr okupimit francez tė Korsikės. Qė nė moshėn nėntėvjeēare, Napoleoni u regjistrua nė kolegj nė Francė, nė tė cilin u arsimua dhe u edukua sipas sistemit francez. Pesė vjet mėsoi nė Kolegjin Ushtarak nė Brien, pastaj njė vit nė Akademinė Ushtarake nė Paris. Nė moshėn gjashtėmbėdhjetėvjeēare kreu Akademinė dhe iu dha grada e nėntogerit artilerik. Si nėntoger iu afrua jakobinėve dhe pėr njė kohė tė shkurtėr u bė kryetar i tyre. Ligjėronte haptazi kundėr fisnikėve, ipeshkėve dhe murgjve.

1792- partia e babait tė tij, atėherė nėn qeverisjen e diktatorit korsikan, Paolit, u pėrgatit ta ndante Korsikėn nga Franca, gjė qė Napoleoni iu kundėrvu nė mėnyrė tė prerė, kėshtu qė filloi lufta qytetare nė Korsikė. Pas vdekjes sė babait tė tij, nė moshėn gjashtėmbėdhjetėvjeēare, Napoleoni i mori pėrsipėr tė gjitha pėrkujdesjet dhe detyrat ndaj nėnės sė vet dhe anėtarėve tė familjes. Qysh si nėntoger, ai u bė shok i afėrt me Augustin Robespierin, ithtar besnik dhe anėtar i frangmasonėve. Augustini e lidhi atė me vėllain e tij mė tė vjetėr, diktatorin e njohur, Maksimilian Robespierin.

1799- U formua qeveri e re, konsultė prej tre konsujsh. Njėri prej tyre ishte Napoleoni, i cili u bė sundimtar absolut i Francės.

Janar 1814- kufijt e Francės u sulmuan nga tė gjitha anėt. Aleatet nė mėnyrė oficiale deklaruan se nuk luftojnė kundėr popullit francez, por kundėr vete Napoleonit. Kur Napoleonin e lėshuan shumica e gjeneralėve dhe kaluan nė anėn e kundėrshtarėve, ai abdikoi me 6 prill tė vitit 1814. E dėrguan nė ujdhesėn e vogėl (vetėm disa milje kuadrate) Elba, prej nga, pas dhjete muajsh qėndrimi, iku dhe u kthye sėrish nė Francė qė ta marre sundimin edhe pėr 100 dite, pastaj sėrish abdikoi dhe iu dorėzua anglezėve.

7 gusht- Napoleoni sė bashku me suiten e tij kaloi nė anijen luftarake ,,Nortumberlend”, e cila pas dy ditėh u nis pėr Shėn-Elene, ku arriti pas 71 ditesh. Nė ora 5 e 49 minuta, mė 5 maj tė vitit 1821, vdiq Napoleoni i madh e i pathyeshėm nė kushte dhe rrethana shume tė rėndomta.

NAPOLEON BONAPARTI NĖ TROJET SHQIPTARE

Sa herė kisha dėgjuar rreth origjinės arbėreshe tė Napoleonit vija buzėn nė gaz, duke menduar se imagjinata e atyre qė mbronin kėtė tezė shkonte aq larg sa merrte pėrmasat e njė legjende apo trilli romanesk. Nė fakt, ata qė e kanė hedhur kėtė tezė janė mbėshtetur nė librin me kujtime tė dukeshės d’Abrantes, si dhe njė thėnie tė presidentit francez, Adolph Thiers, se “Napoleoni ka qenė me origjinė arbėreshe”. Deri mė sot, biografėt mė tė mėdhenj tė Napoleonit e kanė lėnė jashtė interesit kėtė tezė, duke mos dashur tė shkojnė deri nė rrėnjė tė largėta tė shekullit XV-XVI. Pėr ta ėshtė e rėndėsishme se ai ishte njė korsikan, qė e deshi Francėn dhe iu pėrkushtua asaj duke u bėrė heroi mė i lavdishėm i tė gjitha kohėrave. Informacionet e historianėve shkojnė gjer nė prejardhjen gjenoveze, atėherė kur Korsika varej nga Republika e Gjenovės (ku ishin dozhė disa shqiptarė tė familjes Durazzo, pėr dy shekuj me radhė), si dhe nga njė dokument i vjetėr, qė lidhet me pėrēapjet e babait tė Napoleonit pėr tė marrė njė dėshmi titulli fisnikėrie nga pushtetarėt e atėhershėm tė Toskanės, si fisnik i atyre trojeve. Pra, historianėt francezė asnjėherė nuk i kanė kushtuar rėndėsinė e duhur prejardhjes sė largėt tė Napoleonit, pasi bėmat e tij ishin aq tė mėdha, betejat ishin aq tė lavdishme, dhe themelimi i njė shteti tė ri ishte aq vendimtar, saqė asnjė biograf deri mė sot nuk ka arritur ta japė tė plotė figurėn e tij nė gjithė dimensionin e vet. Si tė thuash, ky personazh ėshtė identifikuar me historinė e Francės, qė nga momentin kur shkoi nė betejat e para e deri nė fundin e tij tragjik dhe enigmatik nė ishullin e Shėn Helenės, ku mbahej rob nga anglezėt, armiqtė e tij tė pėrjetshėm.

Por a ka bazė ideja se Napoleoni kishte prejardhje nga gjaku i shqiptarėve? Personalisht nuk do ta hidhja poshtė si njė pyetje qė i bėhet historisė, por unė do ta formuloja se “prejardhja e Napoleonit ka mbetur enigmė”. Edhe njė nga biografėt mė tė mėdhenj tė Napoleonit, francezi André Castelot, qė duke iu referuar dėshmive tė dukeshės d’Abrantes, nėnvizon thėniet e saj se “nėna e Napoleonit, Laetizia Ramolino, kur binte fjala pėr prejardhjen e tyre humbiste nė njė mori emrash qė s’kishin tė sosur...”. Asnjė historian nuk e thotė me siguri se ai ishte korsikan, gjenovez, toskanas apo nga Mani i Greqisė, i banuar atėhere plotėsisht nga shqiptarėt, siē e thotė dhe shkrimtari e historiani francez, Michel de Grčce nė librin e tij “Bubulina”. Natalie Petiteau, historiane dhe mjeshtre konferencash, pohon se “Bonaparti kishte njė prejardhje gjenoveze, familje e cila ishte shpėrngulur dhe ishte vendosur nė Ajaccio tė Korsikės nė shekullin XV”. “Memoires” (“Kujtimet”) e dukeshės d’Abrantes janė pra nė zanafillė tė prejardhjes arvanitase tė familjes sė Napoleonit.

Po cila ishte kjo dukeshė dhe ē’lidhje kishte me Bonapartin? Historiani francez, Gerard Walter, nė njė botim tė shtepise botuese Pleiad, thotė se Laure Permon - emri i saj i mėparshėm - (1784-1838) ishte vajza e njė tregtari ushqimesh, qė u pasurua nga tregtia e mallrave ushtarake gjatė fushatės ushtarake tė Amerikės. Nė kthim ai iu fsheh terrorit qė u vendos mė vonė dhe shkoi tė fshihej nė Bordo, ku dhe vdiq. Zonja Permon mbeti e ve bashkė me vajzėn e saj, Laure. Ato bėnin njė jetė mondane nė Paris dhe shpejt Laure do tė njihej me njė nga besnikėt e Bonapartit, kolonelin Junot. Junot, i cili kishte luftuar me Bonapartin qė nė orėt e para, e ndoqi atė dhe nė “Fushatėn e Egjiptit”. Nė kthim ishte Bonaparti qė firmosi martesėn e tyre, duke i dhuruar njė prikė prej 100 mijė frangash, si dhe njė shportė tė mbushur me 40 mijė franga. Ajo ishte veēse njė 17-vjeēare dhe shpejt ishte bėrė njė nga femrat mė spikatėse tė Parisit: pra u bė gruaja e komandantit ushtarak tė Parisit!

Disa historianė tė tjerė flasin pėr marrėdhėniet intime qė ajo kishte pasur mė parė me Napoleonin, i cili nė atė kohė kalonte plot aventura tė tilla. Bonaparti ishte njė “xhentėlmen” dhe dinte t’i nderonte mikeshat e veta dhe madje edhe t’i shpėrblente. Por le tė kthehemi te zonja Laure Permon, (e cila ishte nga familjet e njohura nė trevat e Albanisė qė nė kohėn e Bizantit, pra nga familja Comnene, siē e pranojnė tė gjithė historianėt) dhe koloneli Junot, i cili ishte njė njeri mjaft trim dhe qė nė “Fushatėn e Italisė” kishte marrė gjashtė plagė shpatash. Pas martesės, mė 1800, Junot filloi tė bėnte njė jetė disi skandaloze. Pinte shumė dhe Bonaparti u detyrua ta largonte nga Parisi, duke e ēuar ambasador nė Lisbonė tė Portugalisė. Kur perandori shkoi tė luftonte nė Austri, ēuditėrisht Junot e la ambasadėn e tij, ngjeshi shpatėn dhe shkoi drejt shtabit tė tij pėr tė luftuar nė krah tė perandorit. Pėr kėtė shembull besnikėrie, Napoleoni e bėri guvernator tė Parisit. Meqė Napoleoni shkoi drejt luftėrave tė mėdha nėpėr Evropė, ai u bė personazhi mė i rėndėsishėm ushtarak i perandorisė, pas Napoleonit. Por, ndėrkohė pati lidhje me tė motrėn e Napoleonit, Karolinėn, e cila ishte gruaja e gjeneralit tė famshėm Marat. Kur Napoleoni u kthye dhe e mori vesh kėtė gjė, e largoi atė pėrsėri, duke e ēuar drejt frontit, siē kishte bėrė dhe me njė tė dashur tė gruas sė tij, Zhozefinės, i cili dhe ai pėrfundoi nė front. Junot shkoi tė luftonte kundėr portugezėve dhe e pushtoi Portugalinė. Pas betejės nė Abrante, Napoleoni i dha titullin duk i Abrantes. Pėr kėtė fitore Napoleoni e caktoi komandant te armatės se Westfalisė, por ylli i ushtarakut trim filloi tė zbehej dhe ai filloi tė bėnte pėrsėri njė jetė tė shthurur. Nė kthim, Napoleoni ia ndaloi qėndrimin nė Paris. Ai u detyrua tė shkonte nė shtėpinė e tė atit, ku disa dite mė vonė u hodh nga dritarja dhe vdiq.

I shkruam kėto radhė pėr tė treguar se familja d’Abrantes ishte mjaft e lidhur me Napoleonin dhe me familjen e tij. Madje, dukesha d’Abrantes ishte nga mė tė afėrtat e motrave tė Napoleonit dhe e nėnės sė tij, Laetizia. Pra, njė dėshmi e saj nuk ėshtė njė trill, por njė realitet qė e ka gjetur brenda familjes dhe nė tregimet e tyre familjare, edhe pse Napoleoni nuk ka folur asnjėherė pėr njė prejardhje tė tillė. Historia njeh shumė personazhe, qė gjatė jetės sė tyre nuk e kanė pasur tė nevojshme tė pohojnė origjinėn e tyre tė vėrtetė, duke u mjaftuar me atė qė pėrjetonin pėr sė gjalli. Nė “Memorialin e Shėn Helenės” tė kronistit Las Casas, i cili e ndoqi perandorin nė ishullin e Shėn Helenės, ai shkruan dhe pėr fjalėt qė i kishte thėnė Napoleoni mbi dukeshėn d’Abrantes : “Zonja Junot ishte princeshė e familjes Comnene. Ishte nga Korsika dhe jetonte pranė nesh. Madje, familja e saj kishte mjaft detyrime ndaj nėnės sime. Nė fakt ishin gjenovezėt qė kishin sjellė nga Mani i Greqisė njė familje maniotėsh dhe i kishin vendosur nė Ajaccio. Njėri nga ta, fermier, shkoi nė Versajė dhe u lidh me gruan e ish-ambasadorit francez nė Kostandinopojė, zonjėn de Vergennes. Pikėrisht nga kjo familje rridhte zonjusha Junot…”.

Vetė Napoleoni na jep njė dėshmi mjaft interesante: qė ajo rridhte nga arvanitasit e fshatit Mani, ēka na vėrteton dhe shkrimin e d’Abrantes pėr historinė e takimit tė maniotėve me Napoleonin. Ē’kishte ndodhur nė tė vėrtetė? Dukesha d’Abrantes, nė kujtimet e saj, duke folur pėr “Fushatėn e Italisė” tė Bonapartit (ai ende nuk ishte bėrė perandor) tregon se dy nga shefat luftėtarė tė Manit, kishin ardhur tė takonin Bonapartin. Beu i Manit i kujtonte Bonapartit prejardhjen e tij nga ato anė (pra Bonaparti kishte gjak maniot), duke i kėrkuar ndihmė pėr tė sulmuar turqit nė trevėn e Peloponezit. Njėkohėsisht, Bonaparti do tė gjente pėrkrahjen totale tė tyre. Pas kėsaj, Bonaparti qė ishte nė Milano dha urdhėr tė niseshin drejt Manit dy vėllezėrit Stefanopuli nga Korsika, Dimo dhe Nikola. Ata u nisėn dhe u pritėn nga prijėsi i Manit tė lirė, Zanet Beu. Se ē’ka ndodhur pas atij takimi nuk kemi ndonjė tė dhėnė, por dimė angazhimin e Napoleonit pėr tė shtėnė nė dorė ishujt e Qefalonisė dhe Peloponezin, edhe pse atje ishin flotat ruse dhe angleze. Shtojmė se dhe zonja d’Abrantes ishte nga familja Stefanopuli (Josephine Laura Permon Stephanopuli De Comnene). Askush nga historianėt nuk ka shkruar pėr kėtė takim, pasi askush nuk ka pasur kohė tė rrėmojė nė morinė e arkivave tė ushtrisė, tė cilat janė tė pafund dhe jeta e njė njeriu nuk do tė mjaftonte pėr t’i parė tė gjitha ato. Ėshtė historia e njė epopeje legjendare dhe e krijimit tė shtetit tė vėrtetė, tė cilin e trashėgojnė sot francezėt: Shtetin e sė Drejtės!

NAPOLEONI DHE SHQIPTARĖT

Historia e regjimentit shqiptar, nėn flamurin e Napoleonit tė vendosur nė Korfuz, ėshtė tashmė e njohur. Historiani A. Bopp, nė librin e tij “Napoleoni dhe shqiptarėt”, tregon dhe pėr marrėdhėniet e Napoleonit me Ali Pashėn. Megjithatė, fakte tė reja dhe tė panjohura tregojnė se Napoleoni i vlerėsonte shqiptarėt dhe tregonte njė interes tė veēantė pėr pozicionin gjeografik e strategjik tė Shqipėrisė. Madje, pėr njė periudhė mjaft tė shkurtėr, vetėm nė muajin qershor 1806, nga leximet qė kam pasur, jam informuar pėr shumė letra tė Napoleonit rreth Shqipėrisė. Sigurisht, atėhere Napoleoni, qė kishte shtabin e tij nė pallatin e Saint-Cloud, pranė Parisit, kėrkonte tė siguronte zotėrimet nė Adriatik. Eugene, biri i Zhozefinės, Napoleoni e kishte caktuar mbret tė Italisė. Mė 11 qershor 1806, ai i shkruan tė birit, princ Eugene, pėr organizimin e ushtrisė: “Jam i informuar se mjaft ushtarė nė Dalmaci, nė Istri dhe nė Friul janė tė paarmatosur. Veē tyre duhet tė jenė dhe dy regjimente nė Shqipėri, si dhe njė kompani artilierėsh francezė e njė tjetėr me italianė… Forcat tona duhet tė zėnė pozicion nė Kotorr… Gjenerali Lauriston ėshtė guvernator i Dalmacisė dhe i Shqipėrisė. Ai do tė lidhet drejtpėrdrejtė me ju. Ai do tė ketė nėn urdhrat e tij gjeneralin Bourbon, qė do komandojė nė Kotorr, dy gjeneralė tė tjerė si dhe njė shef batalioni. Meqė ka 18 oficerė, ai duhet tė formojė 6 kompani, me nga 100 ushtarė secilėn, tė cilėt do tė rekrutohen nė Shqipėri. Kėshtu do tė kemi njė trupė prej 600 ushtarėsh. Drejt Shqipėrisė dėrgoni dhe njė shef karpentier me dhjetė ndihmės francezė e italianė...”

Njė ditė mė vonė, po nga Saint-Cloud, ai i shkruan gjeneralit Lemarois, ku i kėrkon ndėr tė tjera ti dėrgojė Lauristonit barut, transportuar me barka tė vogla, tė cilat duhet tė evitojnė kryqėzorėt rusė. “Nėse mbreti i Napolit tė kėrkon ndihmė, dėrgoi polakė e korsikanė. Vendosni postblloqe nė Peskara dhe patrulloni nėpėr Dalmaci e Shqipėri”. Mė 19 qershor ai i shkruan ministrit tė tij tė Jashtėm, Talleyrand: “Ja pėrgjigjja qė duhet t’i bėni letrės sė Ali Pashės, ku duhet t’i thoni se: - jam i informuar pėr dėshirat e tij tė mira - se e mora me shumė kėnaqėsi shpatėn e tij - se jam mik i Portės sė Lartė dhe se e vlerėsoj atė - se duhet menduar se si ti bėjmė zap serbėt dhe t’i pėrmbajmė grekėt, tė cilėt janė ndihmės tė vėrtetė tė Rusisė - se ai mund tė mbėshtetet nė ndihmėn time - se duke qenė se njė pjesė e Flotės ėshtė nisur drejt Amerikės dhe nga nevoja pėr tė bėrė njė inkursion tė mundshėm drejt Anglisė, aktualisht nuk mund tė ēojė para Korfuzit njė flotė tė barabartė me flotėn ruse dhe angleze dhe se pėr kėtė nuk duhet nxituar - se Rusia ka vendosur tė ma lėrė Kotorrin dhe se nė kėtė mėnyrė unė do t’i jap pashait gjithė ndihmėn e duhur - se anijet e tij janė tė mirėpritura nė portet e perandorisė dhe se urdhėroj t’i bėhen dhurata atij qė i shėrbeu anijes “Ylli i Bonapartit”. Mbi dhuratat, pėr tė cilat kam akorduar 60 mijė franga, tė bisedohet me Marescalshi. Pėr kėtė, shkruajini dhe Pukėvilit dhe i theksoni se nėse Korfuzi bie nė duart e mia nuk mund t’i a besoj mė mirė se sa Ali Pashės. Duhet qė letra dhe instruksionet e mia tė bėhen tė tilla, qė tė mos kuptohen qartė nėse bie nė duart e agjentėve. Besoj se Ali Pasha shumė gjėra i bisedon dhe me Portėn e Lartė”.

Napoleoni e ndien se sigurimi i Adriatikut ėshtė njė nga kushtet pėr fitoren. Mė 20 qershor ai i shkruan sulltanit Selim pėr tentativat e rusėve qė t’i shkėpusin nga perandoria Serbinė, Moldavinė e Valakinė dhe se pėr kėtė duhet t’i pengojė anijet ruse qė tė kalojnė nga Bosfori. “Ne do ta ndihmojmė hirėsinė tuaj si shpėrblim tė zotėrimeve dhe interesave tona nė Dalmaci e Shqipėri”. Po atė ditė, ndėr tė tjera, ai i shkruan gjeneralit Lauriston: “Mė dėrgoni disa informacione rreth Dalmacisė dhe Shqipėrisė”. Njė ditė mė vonė ai shton se “duhet tė mbani lidhje me agjentėt e mi pranė Ali Pashės dhe pashait tė Shkodrės. Interesohuni qė tė kini tė dhėna se ē’bėhet nė Serbi dhe provincat rrotull...”.

Napoleoni ndiqte nė ethe dhe veprimet nė zonėn e Ballkanit. Mė 28 qershor ai i shkruan princit Eugene pėr veprime tė ndryshme ushtarake. “Qėllimi im ėshtė qė tė shtyp malazezėt qė s’janė mė shumė se 30 mijė frymė. Ata mund tė kenė veē 4-5 mijė forca. Pėr kėtė mund tė merremi vesh me pashain e Shkodrės. Kur ta gjykojė tė nevojshme, gjenerali Lauriston tė dėrgojė gjeneralin Guillet, qė tė depėrtojė nė trevat malazeze, t’i ēarmatosė ata dhe me katolikėt e Kuvendit tė mbushė radhėt e tij e tė ngrejė njė fortesė nė pikėn strategjike, duke bėrė qė territori tė mbrohet nga pashai i Shkodrės...Paqja me malazezėt ėshtė e pamundur, nėse nuk i shtypim dhe tė mbjellim tmerr nė shpirtin e tyre...”.

Nga gjithė kėto letra duket qartė lidhja dhe shpresa qė mban Napoleoni me dy pashallarėt shqiptarė. Madje, faktet pėr pashain e Shkodrės janė mjaft interesante. Ai i kėrkon tė birit qė tė dėrgojė nė Shqipėri dhe njė batalion tjetėr prej 800 ushtarėsh. “Do tė jetė njė pėrforcim i nevojshėm nė Shqipėri, ku do tė ketė 22400 italianė, pa llogaritur topēinjtė dhe xhenierėt. Kėrkoj ta mbėshtesėsh Dalmacinė dhe Shqipėrinė dhe t’u bėsh luftė malazezėve...”. Po atė ditė, ai i shkruan dhe mareshalit Berthier, mikut tė Pukėvilit dhe njeriut qė u morr me regjimentin e shqiptarėve nė Korfuz. “Kushėriri im! Jepi urdhėr zv/lietnantit Choiseul tė shkojė nė Shqipėri. Ky oficer, edhe pse shume i ri, ka marrė dekoratėn e Legjionit tė Nderit dhe kėtė duhet ta meritojė gjithnjė duke luftuar. Nėse nė armatat tona ka oficerė tė tillė tė rinj tė dekoruar, dėrgojini nė Dalmaci e nė Shqipėri”. Sigurisht, shkrimet pėr Shqipėrinė janė tė shumta. Ato janė gjetur nga lexime tė rastėsishme, por njė punė e vėrtetė studimore meriton tė bėhet nė kėtė drejtim.

NAPOLEONI NĖ SHQIPĖRI

Deri mė sot nuk dimė se Napoleoni ka qenė nė Shqipėri. Por disa tė dhėna historike tė fundit vėrtetojnė se kjo ėshtė e vėrtetė. Por data nuk ėshtė saktėsuar. Madje as vendi konkret se ku, nė ē’vend tė Shqipėrisė. Sigurisht, periudha njihet: ėshtė ajo e vitit 1796, si dhe mė pas gjatė Fushatės sė Italisė kur Bonaparti ishte komandant gjeneral. Por cilat janė kėto fakte?

Nė shkrimet e mia, dy janė faktet e deritanishme qė flasin pėr kėtė dhe qė lidhen me botimin e kronistit Las Casas “Memoriali i Shėn Helenės”, i mbajtur nga ai gjatė kohės sė burgimit tė Napoleonit nė Shėn Helenė. Por, sė pari, cili ėshtė Las Casas, i cili i ka lėnė historisė franceze njė nga botimet mė autentike dhe tė treguar nga vetė Napoleoni? Nė fakt, ai nuk ishte njė nga besnikėt e tij mė tė mėdhenj, apo njė nga gjeneralėt e tij mė trima. Madje, ai u gjend rastėsisht nė mjedisin e pushtetit dhe pikėrisht atij i ra roli qė tė negocionte me anglezėt (kapitenin Maitland) ikjen e Napoleonit nga Parisi pėr nė portin francez Rochefort, nga ku bashkė me 30 personalitete tė tjerė, ai e shoqėroi atė mė pas nė anijen “Bellerophon” drejt Shėn Helenės. Las Casas nuk kishte dhunti letrare. Ai veēse ka mbajtur shėnim, ēka i thoshte Napoleoni. Por, sidoqoftė, ai nuk mungon tė shkruajė pėr gjendjen e perandorit, marrėdhėniet e tij me anglezėt dhe njerėzit e ishullit. Perandori lexonte Evangjilin dhe recitonte pjesė nga Corneille, qė e dinte pėrmendėsh. Nga Racine ēmonte “Andromakėn” dhe “Britanicus”, nga Homeri “Odisenė”.... Kishte gjithnjė besim nė revolucionin francez, pėr tė cilin thoshte: “Asgjė nuk mund t’i shuajė principet e mėdha tė revolucionit”. Napoleoni kishte dėshirė tė rinte me fėmijėt dhe t’u tregonte atyre pėrrallėn “Qengji dhe ujku”. Kur Las Casas i sillte me ceremoni supėn qė do tė hante, ai i thoshte: “Mjaft mė me ceremoni, pasi ne tė dy jemi tashmė si ushtarėt qė hanė nė tė njėjtėn gavetė”. Megjithatė nuk janė tė pakta pėrshkrimet e dėshpėrimit tė madh tė tij pėr Francėn, familjen.

Ja ēfarė shkruan Las Casas nė kronikat e tij lidhur me Shqipėrinė: “E premte, 17, (1816). Gjithė natėn kam qenė sėmurė. Perandori hėngri nė kopsht. Pastaj mė thirri pranė. Kishte njė pamje tė trishtė dhe tė dėrrmuar. Nuk ishte mirė aspak. Pas drekės ne shėtitėm rreth shtėpisė pėr njė kohė tė gjatė. Nuk fliste. Nga vapa e madhe, rreth orės njė u detyrua tė kthehej nė shtėpi. I vinte keq qė rrotull nuk kishte hije fare. Nga ora katėr pasdite, dėrgoi dikė qė tė mė shihte nėse isha ende sėmurė. Shkova dhe e takova nė kopsht, ku qėndronte akoma. Vazhdonte tė ishte i trishtė, indiferent dhe disi i hutuar. Bertrandit (mareshalit) i tregoi pėr qėndrimin e tij nė Kostandinopojė nė vitin 1796, udhėtimin e tij nė Athinė dhe kthimin e tij pėrmes Shqipėrisė. Folėn shumė pėr sulltanin Selim III... “

Nė njė pasazh tjetėr, Las Casas mban shėnim historitė qė tregon Napoleoni pėr jetėn e tij dhe luftėrat e shumta. Njė tė diel, duke kujtuar me tė Greqinė dhe ngjarjet rreth saj, Napoleoni i thotė: “Greqia priste njė ēlirues. Dhe kjo do tė ishte njė kurorė e bukur lavdie...” Las Casas shton: “Ai donte ta shkruante emrin e tij krah Homerit, Platonit dhe Epaminondės...Dhe nuk ishte larg kėsaj”. Napoleoni vazhdon: “Kur isha buzė Adriatikut, gjatė Fushatės sė Italisė, i shkrova Direktoratit se para syve tė mi shtrihej perandoria e dikurshme e Aleksandrit... Mė pas krijova lidhje dhe me Ali Pashėn. Pėrgatita kėshtu hartat e Maqedonisė, Serbisė dhe tė Shqipėrisė...”.

Napoleoni ishte njė strateg i madh dhe ai e dinte mirė se Adriatiku ishte njė pararoje e fuqishme kundėr austriakėve e gjermanėve, prandaj dhe donte ta kishte nėn kėmbėt e tij. Akoma mė i jashtėzakonshėm ėshtė njė shkrim deri tashmė i panjohur i Napoleonit, qė lidhet me kohėn kur ai ndėrmori “Fushatėn e Spanjės”, tė reflektuar njėkohėsisht nė tablotė e piktorit Gojas. Nė njė moment kur sapo ka hyrė nė tokėn spanjolle, nė fshatin Vergara, nė rrugėn qė tė ēonte drejt Tolosas, ai kishte shkruar nė ditarin e tij: “Rruga ėshtė e keqe. Fshatarėt tė kallin frikėn dhe kanė nė kokė njė kapuē tė ēuditshėm. Tė gjithė janė tė veshur me guna tė errėta dhe kanė kėpucė si ato tė shqiptarėve...”.

Sigurisht, Napoleoni nuk mund t’i njihte kėpucėt e shqiptarėve, nėse nuk do tė kishte qenė nė Shqipėri. Padyshim rruga e kthimit nga Athina nėpėr Shqipėri i kishte dhėnė mundėsi tė vizitonte viset e jugut shqiptar e tė dilte nė bregdet, nga ku me anije ėshtė larguar drejt brigjeve tė jugut tė Francės. Nuk ka veēse pak vjet, qė njė botim i shtėpisė botuese franceze “Seuil” botoi ditarin e Napoleonit, qė pretendohet se ėshtė origjinal. Njė specialiste e mesjetės, Odette Dossios Pradat, e kishte gjetur atė dorėshkrim me shkrimin e Napoleonit nė njė antikuar ku ishte mbyllur nė njė sėnduk tė “Kompanisė sė Indisė” dhe pėr shumė e shumė vjet kishte qėndruar nė errėsirė e i panjohur. Dorėshkrimi nuk kishte emrin e Napoleonit, por ai fliste nė vetėn e parė dhe tregonte bėmat e tij. Ajo mundi ta shkėpuste pėr pak ditė dhe tė kopjonte me shpejtėsi njė pjesė tė mirė tė dorėshkrimit tė vjetėr, por antikeri ia kėrkoi shpejt, pasi dyshonte se ishte ndonjė gjė e vyer. Sigurisht, i premtoi se do ta lejonte ta shihte pėrsėri, por ēuditėrisht disa ditė mė pas ai vdiq dhe bashkė me tė u zhduk edhe dorėshkrimi. Libri ėshtė mjaft interesant.


Luan Rama
Tirana Observer
25-10-2005



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.