Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Te pish pa pasur etje e te besh dashuri ne cdo kohe, zonje, vetem kjo na dallon nga kafshet e tjera.
--- Beaumarchais

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 156 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Histori :: Kongresi amerikan, rezolutė pėr Gjergj Kastriot - Skėnderbeun
Postuar nga: Albo

Histori Dy anėtarė tė Kongresit Amerikan, paraqesin rezolutėn pėr nder tė 600 vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut

SHBA: 600 vjetori i lindjes sė Skėnderbeut pėrkujtohet nė njė rezolutė paraqitur Kongresit

Dy anėtarė tė Kongresit amerikan, demokrati Tom Lantosh dhe republikani Dana Rohrbaker i paraqitėn tė premten Dhomės sė Pėrfaqėsuesve njė rezolutė pėr nder tė 600 vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut. Ėshtė hera e parė qė nė Kongresin amerikan paraqitet njė dokument i tillė, i cili pėrkujton Skėnderbeun si burrė shteti, diplomat dhe gjeni ushtarak si dhe rolin e tij nė shpėtimin e Evropės Perėndimore nga pushtimi osman.

Projektrezoluta, e paraqitur nė Kongres me ndihmėn e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, pėrshkruan me hollėsi rolin e Skėnderbeut nė mposhtjen e ushtrive osmane para dyerve tė Evropės, duke e shpėtuar kontinentin nga pushtimi. Meqenėse nė Shtetet e Bashkuara nuk dėgjohet tė flitet shumė pėr Skėnderbeun, kjo projektrezolutė ėshtė njė pėrpjekje pėr t'i njohur amerikanėt me rolin e tij 6 shekuj mė parė.

Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, anėtari i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve Dana Rohrbaker, njė nga kongresmenėt qė paraqitėn rezolutėn, tha:

“Skėndėrbeu, kjo figurė historike, ndali pėrparimin turk drejt Evropės Perėndimore, duke ndryshuar historinė dhe mėnyrėn tonė tė jetesės. Unė kam propozuar qė Kongresi amerikan tė pėrkujtojė 600 vjetorin e lindjes sė Skėndėrbeut nė mėnyrė qė ne tė njohim rolin e rėndėsishėm qė ai luajti jo vetėm nė historinė shqiptare por edhe nė historinė e krejt qytetėrimit perėndimor. Skėnderbeu udhėhoqi popullin shqiptar kundėr pushtimit osman tė Evropės duke shpėtuar Perėndimin prandaj ne duhet t'i shpėrblejmė shqiptarėt pėr kėtė, tė ndihmojmė Shqipėrinė tė pėrparojė nė familjen e kombeve si dhe qė populli i Kosovės tė gėzojė tė drejtėn pėr tė vendosur pėr fatin e vet me anė tė kutisė sė votimit.”

Zoti Rohrbaker komentoi me kėtė rast pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės. Ai tha se negociatat pėr tė ardhmen e Kosovės zhvillohen me vonesė sepse ato duhet tė kishin filluar shumė kohė mė parė. Fakti qė ato do tė fillojnė ėshtė diēka pėr t’u pėrshėndetur por ne duhet tė nisim punėn pėr kėto bisedime, tha Rohrbaker. Shumė tė rinj nė Kosovė, tha ai, nuk kanė punė sepse tė huajt nuk investojnė nė njė vend i cili nuk ka njė status tė pėrcaktuar qartė.

“Kėta tė rinj po sakrifikojnė mirėqenien e tyre por ata nuk kanė pse sakrifikojnė thjesht pėr faktin se disa njerėz kanė frikė se mos inatosen serbėt. Kėtu nuk hyjnė serbėt, ata kanė tė drejtė mbi vendin e tyre. Populli nė Kosovė ka tė drejtėn pėr tė qenė i lirė dhe i pavarur, ashtu si amerikanėt qė kanė tė drejtėn pėr tė qenė tė lirė dhe tė pavarur nėse kjo ėshtė mėnyra qė ata kanė zgjedhur vetė. Pikėrisht kjo ėshtė demokracia. Pra, kėto negociata do ta lejojnė popullin e Kosovės tė jetė demokratik dhe tė ketė tė drejtat e tij. Pėr tė ardhmen e Kosovės duhet tė mbahet njė referendum dhe duhet mbajtur menjėherė,” tha republikani Rohrbaker.

Kongresmeni Rohrbaker tha se kur ishte nė Krujė pėr vizitė, i kishte lėnė pėrshtypje tė thellė lufta e gjatė pėr liri qė kishte bėrė Skėnderbeu. Pa kėtė luftė, e gjithė bota perėndimore do tė kishte qenė ndryshe dhe Shtetet e Bashkuara do tė kishin qenė njė vend i ndryshėm po tė mos kishte qenė guximi qė tregoi qindra vjet mė parė Skėnderbeu, tha Rohrbaker.

Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi e shpjegon kėshtu rėndėsinė e kėsaj rezolute:

“Kjo ėshtė njė ditė e shėnuar pėr tė gjithė shqiptarėt sepse Gjergj Kastrioti ėshtė njė nga figurat kryesore mes shumė heronjve historikė. Shqiptarėt mund tė jenė krenarė pėr historinė e tyre tė lavdishme dhe trashėgiminė e cila ka filluar me Gjergj Kastrioti Skėnderbeun dhe ka vazhduar nė shekullin e 20-tė me Nėnė Terezėn. Populli shqiptar nuk ėshtė ende i lirė. Nė Kosovė ata nuk kanė ende pavarėsi dhe Shqipėria nuk ėshtė ende anėtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Prandaj ne duam t’u kujtojmė atyre se Gjergj Kastrioti ka bėrė shumė pėr Evropėn Perėndimore, dhe ne nė Shtetet e Bashkuara duhet ta mbajmė mend njė gjė tė tillė pėr tė bėrė atė qė ėshtė e drejtė pėr popullin shqiptar, pra tė integrojmė sa mė shpejt nė Evropė Shqipėrinė dhe Kosovėn si dy vende demokratike.”

Nė rezolutė citohet Gjeneral Majori Xhejms Ulf, komandant i ushtrisė britanike nė Kebek, sipas tė cilit “Skėnderbeu ua kalon tė gjithė oficerėve, tė lashtė dhe modernė, nė udhėheqjen e njė ushtrie tė vogėl mbrojtėse.”

Aty citohet gjithashtu historiani britanik Edward Gibbon, i cili ka thėnė se “fisnikėria dhe feja e tij e kanė rreshtuar princin shqiptar krahas emrave tė Aleksandrit tė Madh dhe Pirros”.

Shqipėria nėn Skėnderbeun, thuhet nė rezolutė, pengoi pushtimin e Romės dhe tė krejt Italisė nga Perandoria Otomane, duke i hapur nė fakt rrugėn Rilindjes italiane. Statujat e Skėnderbeut mbi kalė dhe me shpatė nė dorė zbukurojnė sot kryeqytetet e Italisė, Austrisė, Hungarisė, Shqipėrisė dhe Kosovės.

Nė projektrezolutėn, e cila pret tani miratimin nga Dhoma e Pėrfaqėsuesve, lavdėrohen shqiptarėt kudo nė botė pėr nderimin qė i bėjnė heroit tė tyre Gjergj Kastrioti si dhe i bėhet thirrje qeverisė amerikane tė punojė me partnerėt evropianė pėr tė pėrshpejtuar integrimin e Shqipėrisė dhe tė njė Kosve tė lirė nė Bashkimin Evropian, si shpėrblim pėr kontributin dhe sakrificėn e bėrė nga Skėnderbeu dhe nga populli shqiptar pėr tė shpėtuar Evropėn Perėndimore nga sundimi otoman.

Ilir Ikonomi
Zėri i Amerikės


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.