Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Frika eshte pjella kryesore e dyshimit, dhe nje nga pjellat me kryesore te ligesise. Fitorja mbi friken eshte fillimi i mencurise.
--- Bertrand Russell

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 69 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Kaēanikut Nė 30 prill 1910 populli Kosovės sulmoi garnizonet osmane nė Prishtinė, duke nisur kėshtu njė betejė tė ashpėr, e cila nė histori ka hyrė si "Beteja e Kaēanikut", qė u pėrhap nė mbarė krahinat e Kosovės. Kėtė lėvizje e udhėhiqte luftėtari Idriz Seferi.

Fitorja e Rajshtagut
Nė 30 prill 1945, pas shumė luftimesh tė ashpra, ushtarėt sovjetikė ngritėn flamurin e fitores mbi ndėrtesėn e Rajshtagut nė Berlin. Kėshtu rėnia e kėsaj qendre simbol tė Rajhut tė Tretė hitlerian shėnoi njė nga fitoret mė tė mėdha nė Luftėn e Dytė Botėrore - marrjen e Berlinit.

Eduart Mone'
Nė 30 priLl 1883 mbylli sytė njėri nga piktorėt mė tė mirė tė Francės, Eduart Mone', qė hyri nė historinė e pikturės botėrore si njė mjeshtėr i pėrdorimit tė ngjyrave dhe si njėri nga mė tė mėdhenjtė e saj.

Festa Kombėtare e Holandės
30 prilli ėshtė festa kombėtare e Holandės.
Lajme :: Kadare shprehet kundėr linjės pėr "pavarėsi tė kushtėzuar"
Postuar nga: Albo

Lajme Kadare: Pavarėsia e Kosovės - njė kompromis pėr shqiptarėt

Vendimi i Kėshillit tė Sigurimit pėr fillimin e negociatave pėr statusin e Kosovės ėshtė njė shans i ri pėr shqiptarėt, pėr serbėt dhe pėr Ballkanin nė pėrgjithėsi. Por procesi i negociatave do tė shoqėrohet edhe me sfida tė shumta dhe me siguri qė do tė kėrkojė kompromise nga tė dyja palėt. Pėr tė folur mbi kėto shanse dhe sfida, Zėri i Amerikės intervistoi nga Parisi shkrimtarin Ismail Kadare:

Zėri i Amerikės: Zoti Kadare, si e vlerėsoni vendimin e Kėshillit tė Sigurimit pėr fillimin e bisedimeve pėr zgjidhjen e statusit te Kosoves?

Ismail Kadare: Po unė kam pak a shumė atė vlerėsim qė ndodh kėto ditė pėr shumicėn e shqiptarėve. Kėto ditė pėrdoret fjala ”historike”si fjala mė e shpeshtė dhe me tė vėrtetė kjo ėshtė historike. As qė mund tė pėrfytyrohej 10 vjet pėrpara, 20, 30, 70 vjet pėrpara njė gjė e tillė, pra ėshtė njė ngjarje e jashtėzakonshme, ndonėse pėrpara ėshtė njė rrugė prapė e vėshtirė, por ngjarja ėshtė e jahstėzakonshme, e papėrfytyrueshme, ndodh njė herė nė shekull; u hap mė nė fund drita e blertė pėr statusin, pėr pavarėsinė e Kosovės.

Zėri i Amerikės: Sa i vėshtirė mendoni se do tė jetė procesi i bisedimeve, kur dihen qėndrimet diametralisht tė kundėrta tė palės serbe dhe asaj shqiptare?

Ismail Kadare: Natyrisht, bisedimet do tė jenė tė vėshtira. Ne jemi ende nė Ballkan dhe ai ende nuk ka ndryshuar. Ballkani do tė ndryshojė shumė ngadalė dhe nė kėtė gadishull, bisedimet janė mė tė vėshtira se kudo. E megjithatė, bisedimet janė mė mirė se ndėrprerja e tyre; gjithmonė janė mė mirė dhe asnjėherė nuk janė mė keq, kėshtu qė shqiptarė dhe serbė bashkė, kanė shansin ta prishin kėtė traditė tė vjetėr dhe tė keqe ballkanike dhe me vėshtirėsi, aq sa munden, natyrisht, nėn trysninė dhe praninė ndėrkombėtare, mendoj diēka do tė arrihet nga ky dialog.

Zėri i Amerikės: Ju keni qenė kritik ndaj politikės shqiptare nė Shqipėri e Kosovė pėr mungesė uniteti nė marrjen e vendimeve tė rėndėsishme. Sa mendoni ju se e dėmtojne kėto veprime procesin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės?

Ismail Kadare: Unė mendoj se nuk kam qenė vetėm unė kritik. Pėrgjithėsisht, tė gjithė shqiptarėt kanė qenė kritikė dhe pėrgjithėsisht, pėr ēdo vend tė botės, kur nuk ka unitet mendimi nė majat e shtetit, natyrisht, kjo gjė nuk miratohet nė publik dhe nga populli nė pėrgjithėsi. Kėshtu qė pėr fat tė keq, kjo ėshtė njė sėmundje tradicionale nė Shqipėri dhe nė Ballkan; pėr fat tė keq, nuk ėshtė e re dhe ėshtė e njohur pėrēarja, mosmarrėveshjet shqiptare. Kohėt e fundit, tė gjithė kemi qenė deshimtarė kur pati lėkundje mendimesh, ose ndryshime nuancash, bile edhe thelbi disa herė, nė lidhje me statusin e Kosovės; ndryshe janė shprehur presidencat, ndryshe ekzekutivi, me njė fjalė, ajo sėmundje e vjetėr, siē thashė, kur pasionet partiake, nganjėherė pėrpiqen tė zotėrojnė mbi mendimin institucional shtetėror. Unė shpresoj qė kjo do tė jetė njė fazė qė do tė kapėrcehet dhe bashkė me sėmundjet e tjera qė kemi pėr fat tė keq, kronike ne shqiptarėt, ngjarjet do tė na mėsojnė, se duhet tė jemi bashkė, atėhere kur duhet qenė bashkė, me ēdo kusht.

Zėri i Amerikės: Njė pjesė e zyrtarėve ndėrkombetarė kanė kėrkuar nga pala shqiptare kompromis pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Cili mendoni ju duhet tė jetė ky kompromis?

Ismail Kadare: Po pėrdoret shumė fjala kompromis kėto kohėt e fundit dhe unė jam pėr kompromis, kur ai duhet, natyrisht, sepse njė pjesė e historisė ėshtė zgjidhur, ose ka pėrparuar edhe pėrmes kompromisit. Por kam pėrshtypjen qė nė kėtė rast harrohet diēka si tė thuash, ose pėrmendet shkarazi rrallė qė shqiptarėt e kanė filluar kėtė aksion tė madh, kėtė ēėshtje tė statusit tė Kosovės, kėtė aksion historik, me njė kompromis, qė do tė jetė ēmuar, mendoj nga bashkėsia ndėrkombėtare. Dhe ky kompromis ėshtė jo i vogėl, ky kompromis ėshtė thelbėsor, ėshtė i madh. Fakti qė shqiptarėt si nė Shqipėri, si nė Kosovė, janė tėrhequr nga ēdo ide pėr t’u bashkuar Kosova me Shqipėrinė, dhe kėtė e kanė bėrė sinqerisht, nė mėnyrė tė ndershme, pa dredhi, me moral tė dyfishtė, por e kanė bėrė drejtpėrdrejt, ky ėshtė njė kompromis i madh, sepse nuk ėshtė normale, natyrale pėr njė popull tė kėrkojė tė jetojė veē, pėrkundrazi, natyrale ėshtė tė kėrkojė tė jetojė bashkė. E megjithatė, shqiptarėt tė ndėrgjegjshėm, duke ditur se kjo gjė e ndėrlikon jashtėzakonisht historinė e Ballkanit dhe tė Evropės, se kjo gjė ėshtė gati e pamundur nė kushtet e sotme, ata nė mėnyrė tė tillė, pra tė ndershme dhe fisnike e bėnė kėtė flijim nė altarin e Evropės dhe po e perseris, kjo duhet ēmuar. Pra, kjo histori e shqiptarėve nė prag tė statusit, ka filluar me njė kompromis. Tani kėrkohen tė tjera kompromise. Nuk jam kundėr, po e pėrsėris, edhe pėr kompromise tė tjera. Ajo qė ėshtė pėrmendur kohėt e fundit dhe qė ka zgjuar reagime me tė drejtė, mendoj unė, nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri, ėshtė pėrmendja e fjalės “Pavarėsi e Kushtėzuar”. Kjo mendoj se ėshtė njė kėrkesė e rėndė pėr njė popull, varet se si kėrkohet. Pėr tė mos patur asnjė keqkuptim, unė po theksoj se respektimi i pakicės serbe prej shqiptarėve ėshtė njė ligj absolut qė duhet tė hyjė nė jetėn e tyre si njė ligj i shenjtė. Kėtu nuk mund tė ketė asnjė lėkundje, asnjė dilemė. Njė popull qė nuk respekton pakicat, ėshtė njė popull qė i ve njė njollė tė rėndė morale historisė sė tij. Vetė populli shqiptar nė qoftė se e bėn kėtė, ai meriton tė quhet i tillė: me moral, me njollė tė zezė, unė nuk kam kėtu asnjė rezervė. Por nga ana tjetėr theksoj se ky ėshtė njė kusht pėr tė gjithė vendet e Evropės, pėr tė gjitha vendet e qytetėruara dhe pėr tė gjitha vendet. Prandaj, ėshtė shumė e rėndė qė ky kusht tė lidhet me pavarėsinė e njė vendi, sepse pavarėsia ėshtė liria; sepse pavarėsi me kusht do tė thotė liri me kusht, do tė thotė njė pavarėsi qė merret prapė, njė liri qė merret prapė; si ai i burgosuri kur del nga burgu dhe i thonė: “Zotėri, ti do tė kthehesh prapė kėtu, nė se nuk bėn kėtė dhe atė kusht”! Prandaj, unė jam pėr nderimin me ēdo kusht tė pakicės serbe, tė ēdo pakice, qoftė nė Shqipėri, qoftė nė Kosovė, por jo qė kjo tė kushtėzohet nė njė formulim tė tillė, qė dashur pa dashur e prek parimin universal tė lirisė; dashur pa dashur, e ve popullin shqiptar nė njė status jo normal, sepse kjo sjellje, siē thashė ky nderim i minoriteteve, i pakicave, ėshtė nė normalitetin e ēdo vendi evropian. Vetė prania e trupave ndėrkombėtare pėr njė kohė qė do tė vazhdojnė tė qėndrojnė nė Kosovė edhe pas pavarėsisė, ėshtė njė tjetėr kompromis, ėshtė njė gjė speciale, qė do tė thotė qė kjo pavarėsi ėshtė kaq klasike sa ē’memdohet, megjithatė, me pėrjashtim tė kėtij formulimi, qė ėshtė “Pavarėsi e kushtėzuar”.

Zėri i Amerikės: Ēfarė ndikimi do tė kishte njė Kosovė e pavarur nė rrjedhat demokratike evropiane e ballkanike?

Ismail Kadare: Jam absolutiosht i bindur dhe mendoj se tė gjithė do tė binden dalėngadalė se kjo do tė ndihmojė nė harmoninė nė gadishullin ballkanik dhe harmoninė nė Evropė, sepse jam i bindur se shqiptarėt do tė tregohen tė denjė, ata do tė kenė mirėnjohje pėr kėtė besim qė bashkėsia ndėrkombėtare dje e shfaqi dhe i hapi dritėn jeshile pėr pavarėsinė e tyre dhe do tė dinė ta shpėrblejnė me dinjitet kėtė gjė. Dhe kjo jo sepse do ta bėjmė ne kėtė gjė, tė jemi nė harmoni me Evropėn dhe me aleatėt tanė tė mėdhenj perėndimorė me nė krye Shtetet e Bashkuara e tė tjerė; jo sepse duhet tė lenė pėrshtypje tė mirė, por sepse kėshtu e kėrkon interesi themelor i kombit shqiptar. Ėshtė interesi i ekzistencės sonė, ėshtė jeta jonė, ne nuk mund tė kemi jetė jashtė harmonisė me popujt e Evropės, nuk mund tė kemi jetė jashtė harmonisė me fqinjėt tanė ballkanikė, dhe nuk mund tė kemi jetė jashtė kėsaj aleance qė ėshtė krijuar sot, nė luftėn kundėr terrorizmit botėror. Pra, tė gjitha kėto janė harmonikisht tė lidhura, janė koherente dhe ēojnė tė gjitha nė njė harmoni mė tė madhe, qė ėshtė liria e popullit shqiptar nė Ballkan.

Intervistoi: Laura Konda pėr Zėrin e Amerikės


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.