Pjesė nga libri Funerali i Pafundmė - Visar Zhiti (Lindi nė Durrės, nė vitin 1952). Libri ėshtė botuar nė Tiranė nga shtėpia botuese "OMSCA -1".
Redaktor: Loredan Babani Redaktore teknike: Viola Robo Kopertina: Llazar Taēi
"altoreliev i njė metafore me bronz tė munguar"
" Flete e grisur nga fundi per tu lexuar ne fillim"
Mesper mes fushetires se perdhunuar, nje hulli e gjere dhe teper e gjate, qe s'niste aty dhe nuk mbaronte kurrkund, te jepte ndjesine sikur toka qe leruar egersisht, jo me plugje, por me tanke.Nuk kuptohej pse e kishin bere ashtu, per c'shkak, c'hordhi e ka shkelur edhe pse ajo zvarritje masive, aq tragjike. Mbi balten e thare gjeje kepuce njeriu, te vecuara , te pakalbura, cizme te mbetura , taka te thyera andej kendej, dhe tmerri arrihej kur zbuloje kembe te harruara, zhytur pergjysem ne llucen e dikurshme, keputur keq ne gju, dhunshem , si te ishin kercunj. C'ikanake te mallkuar do te kene kaluar ketej , aq te percundnuar si te kishin qene ajrore, te frikshem , dhe si bujten ne kete toke? Prap kembe te vetmuara te pashkulura dot, dhe te lena aty pergjithmone per tu kalbur . Po si mund te kete vazhduar ky rrugetim , me c'rober te shkrete dhe ku do te kene vajtur , nese kane arritur gjekundi? C'i ka shtyre perpara, c'furi, c'detyre a detyrim , ne mos nje magji e rende? Nje helikopter fluturonte ulet, gati rrafsh me fushetiren. Shiheshim qarte pas dritareve te tij njerez qe xhironin hulline e madhe te asaj heqjeje zvarre, aq te cmendur dhe teresisht absurde, fotografonin kepuce te hedhura, gjurme pa kuptim dhe kembet e vetmuara te pashkulua dot nga toka ...Skelete njerezish...Here pas here ato largonin aparatet nga syte , sa per te fshire lotet.
Pjesa e parė
Udhėtimi i zi
I
_____11_____
...te ikesh larg. Sa me teper kembe,aq me ..................pak lodhje. Te qenet bashke , shume njerez njeheresh, te ngjall ndjenjen e fuqise , e cila shtohet edhe nga e ecura. Koket jane te rrezikshme. Te menduarit ndryshe gjithmone prish pune. Rrugetimin e ben te lehte mendimi i njejte, i vetem , i perbashket. I ngjashem me yllin e karvanit qe ndrit njelloj per te gjithe. Dhe ai eci me te gjithe , i larget digjet si plaga e tjetrit qe nuk dhemb kurre. Eshte me mire te mos mendosh, se jo vetem nuk lodhesh, por shmang edhe medyshjet, qe gjithmone behen pengese. Vetem te ecesh. Ka me siguri, kur mendimi mungon fare. Ky eshte ideali;mungesa e tij. Tkesa ecen , ndien se forcohesh vazhdimisht. Behesh i bronzte. Statuje. (S'ke pse e pret pas vdekjes.Ta thyesh edhe ate kufij dhe te triumfosh mbi ..............te pamunduren,
II
_____12_____
gjithesesi , dhe duke braktisur vetveten, qe nuk e meritojme.) ...Sic duket sipas nje zakoni tim , kisha dale per te pare vendet ku kisha dashuri, kolonat ku kisha mbeshtetur ate te panjhuren e mbremshme me ata floket e kuq dhe e puthja , shkallet ku e shtriva dhe s'i bera dot gje. Shpresoja me kot qe renkimet t'i kishin perftuar mermeri,eksatzen e dikurshme dhe, ashtu te paperfunduara ti degjoja serish. Pashe pllanga te rastesishme uji, orgazma pellgjesh te dites mashtruese, kur befas u gjenda mes njerezve.S'e kuptova si e qysh ia behen e nga dolen. Provova durajtje, dhe s'kam pse e fsheh, edhe pasiguri, por s'desha ta qortoja veten, se cdo gabim i imi me ka dale per mbare, madje u ngazelleva kur s'po mundja te dilja dot nga turma, si nga nje pyll ku je i mbrojtur nga ererat. Po qyteti si u zhduk papritur? Nisa te hidhja hapat kuturu , pa e ditur ku shkohej, ne c'rruge, se ashtu te ngjashur sic u beme , here here me krijohej pershtypja se shkelja mbi gure, pastaj mbi balte, mbi bar,i kapja ndryshimet dicka si zhaurime ose thyerje kercejsh a kocka zogjsh, mermerima dhe renkime te asaj qe shtypej , teksa me
_____13_____
perndrutej dicka leshrakuqe, paruke magjike .............qe largohej. Ndoshta po flsija me vete, me kapi nje ankth i mire filllimisht e sikur po dihatja. Para meje s'shihja asgje tjeter, por koke anen e tyre te pasme, floke te gjate, te shkruter ose fare, vezullime te shpifura guackash te medha , leshterike bionde, te zinj, jeshile, lunga , ruarje te kudesshme qafash pa kuptim, lekure te fishkura macesh te semura, copa kokesh me tej , qe mbulonin njera-tjetren, masaker absurde; vec e vec njerezit jane te padurueshem, por duke u bere nje mase e vetme tallazitese ne nje shurdheri joshese, edhe pse e percudnuar, te perpine me gjithesejine vet dhe te vjen mire, se humb vetveten per te fituar shume te tjera. Behesh edhe anonim , edhe me i fuqishem. Po shkelnim gjethe, s'ishin te kalbura, por te rrezuara para kohe nga era dhe ndricimi i mekur i dites dritheronte i llamarinte. E ktheja koken pas, edhe qe te provokoja veten per t'i krijuar mundesine e keqe te te mbeturit pas, ne fund , nese mund te behej shkeputja, por paskesha qene me fat;dallga e njerezve me shtynte per me tutje e fundi ashtu si fillimi , nuk shiheshin, pervec fytyrave me te aferta, lekundese, aspak te
_____14_____
shqetesuara, pa ndonje shprehje te vecante, te zbrazeta heret dhe me nje si tendosje te ftohte e une s'arrija te zbuloja gje te dyshimte, qofte dhe te njera, se ato nderroheshin shume shpjet, ia linin vendin njera tjetres, ndersa ballina e perbashket mbetej e njejte, mur i gjalle levizes, i kudogjendur, qe ma shtonte sigurine e pasigurte e jo pasigurine e sigurte-leri persiatjet, qortova veten, por ec-mur me vrima te llojllojshme sysh, si te hapura s'dihej me c'gozhde- sa i kam dashur gozhdet te thjshta dhe te verteta, mjete te bashkimit s'ka gje pse me rrahje dhe rrapellima. (Gozhdet e pergjakura njefare Krishti sikur e kane bere te paharrueshem, te madh dhe te bukur, e kane mberthyer ne kujtesen e njerezimit, keshtu thone . Edhe ai ecte).Te ecnim. Mijera e mijera kembe bashke. Trandet rruga. Nuk e di ku jemi, s'shoh dot pertej te tjereve. Floket perpara , qe dukeshin sikur donin ta lehtesonin pamjen e ngushte, e acaronin moskuptimin e saj. Degjoja mermerima, pa kuptuar c'thuhej, sikur te mos ishin te gjuhes qe dija une, nderkohe s'dalloja goje qe flisnin. Mermerima sikur ishte tjeter gje, luzme siper nesh, mjegullt e pakte e pluhur i padukshem hutues.
_____15_____
Nuk doja te ndillja keq e, ne kisha gabuar qe dola, ja, ndoshta kisha ndeshur me nje turme te porsavershuar nga stadiumi. Po pse s'eshte aq e zhurmshme e s'ngjan e atille? Edhe sikur te kishin qene mundur (skuadra e tyre, natyrisht, se turmat ndihen te perfaqesuara), kjo heshtje eshte e tjeterllojte, e rende, dicka si dru e lidhur me hekur. Te jete turme operash? Njerez qe kane dale nga muzika dhe kenga, nga lozhat dhe puthjet e duarve e lenie takimesh per t'u puthur me shume? Eshte shume luks ajo turme, vjen si e perhenuar, si ata qe dalin nga portat e kishave. Mos jane protestues, qe shkojne ne ndonje miting, por nuk bertasin, vec ecin, ecin ashtu sic me pelqen mua, te vendosur, gati solemne, parade e cuditshme, qe te shtyn perpara edhe kur dyshon a nuk do. Anash pershfaqej ndo nje skice peme, e shtriget. Dhe nje tjeter me pas, e kundert: robinje e bukur. Nje dore e paduruar u zgjat te prekte nje dege hutaqe, qe kishte gabuar dhe nderej mbi koket e te gjitheve (pra, te askujt) dhe mua me kaploi nje si shprese lekundese. Ne anen e kundert nje ballkon varej ne ajer dhe nje dritare e ndezur ne boshesine gri te erret. Nje shtylle me tej si karnival hollak, i vetmuar pikellueshem.
_____16_____
Klithi nje bori e trembur makine. S'duhej te ishte civile. C'klithme, si ato sinjalet kur shkerbehen shpendet para ndo nje sulmi te fshehte.
* * *
Duhej te kishte edhe ca pasdite. Qielli, ndersa zvarritej edhe ai persiper, thethinte bashke me mugetiren e fundit pezmin gri qe s'kishte te sosur, edhe dyshimin. Ne mbremje, kur gjithcka erret, si nje kundershti, do te sqarohej e tera. Aq sa duhet. Se duhej te kishte pushim dhe ca gjume. Te dyja ngjanin me sfungjere te medhenj e te thate, te brejtur anash nga minj yjesh te zeza. Te mbeteshe prape vetem te nesermen, s'kishte kuptim. Nuk e doja nje menxyre te tille. Me te gjithe je gjithcka. Profilet e njerezve ne te dy anet e gjithsecilit zbardhellenin te pagjalla, emblematike, qe, duke u kembyer ashtu pa nderprerje, e shtonin edhe me mosketueshmerine.
_____17_____
III
tej, ne thellesine e mugelluar, turma po ngjiste nje si te perpjete, ndoshta kishte dhe shkalle nen kembe, beri dhe nje si kthese te mundimshme tere ai trup i perbashket i turmes si nje rrjedhe e turbullt lumi a gjarper gjigant, perbindesh fare. Duhej ta kaptonin ate koder te ulet me ullinj te eger, por udha a shtegu do te kene qene me te ngushte a u tkurren nga frika e turmes, sic ndodh gjithmone, pra, ndersa vargani hollohej padurueshem mbas dyndjeve te para, ndersa tehollej dhe s'keputej dhe ecnin e ecnin, pak me ketej u pa siperthi ajo qe s'pritej, habia ime kubiste, nderkohe aq e lehte, fluide - patjeter largesia e bente te dukej ashtu, arke thesaresh, senduk perrallash, jo, jo, varke princesash, qe rreshqet dhe s'rreshqet, e mbetur mbi supet... Pse e mbartnin, c'ishte, mos valle qilimi fluturues i mbeshtjelle, po per se...? Arkemort... obobo, c'dua une ketu, arkivol i pangjyre, jo aq i zi qe, pak me tej, teksa lekundej pa zhurme mbi njerez - ndoshta i ra drite s'dihej nga ku, si kashte e arte e hedhur me duar - mori nje si prarim, vishnje e dhembshme dhe, teksa rrekesha te zgjatesha edhe me, ndersa ecja ne maje te
_____18_____
kepuceve, mes turmes, por larg, shume larg kreut, arkivoli m'u perzbardh, sikur mbartnin nje re gjatoshe. Nga anet e mia pleqte e vdekur i mbyllin ne arkivole te zeza, te rinjte ne te kuqe, por edhe heronjte ashtu si te dashuruarit. Kur i mbartim mbi supe arkivolet, shprehim nderim te vecante. Me shenjtoret veprojme ndryshe, i mbajme me krahet lart, pellembet e duarve rresht nen arkivol si gjethe laurash. Ne shtrate topash vendosen udheheqesit, te vdekur, natyrisht. Sikur zevendesojne grykat gjemimtare. Vdekja, qe duket e njellojte, e ben jeten ndryshe dhe arkemortet i ka te llojllojshme: edhe gur, edhe dru, edhe ar, e shpesh s'ka fare. Arka e hicit. Mund te jesh me gjalle i vdekur dhe e ndersjellta. Armiqte nuk i varrosim fare, si te paqene. I leme ne fushetire, t'i hane korbat. I shqyejne me sqep. Pra, arkivoli i tyre jane gjallesat dhe ai, ne njefare menyre, i copezuar, flatron lart. Ah, s'ka shprehje te vertete te qiejve, as cicerima e ylbere, por masaker lirike kufomash. - Mjaft, s'te kam pyetur per asgje. - S'i the? - S'fola. - As une. Sidosofte, ndodhesha ne nje varrim te madh, gjersa kishte aq shume popull.
_____19_____
IV
... ecnim. Na terhiqte nje arkivol ne krye. Ne thellesine ku vete horizonti lekundej. Me ngashnjimet e lindjeve dhe te perendimeve te diellit pranveror. Arkivoli keshtu. Te vinte te kendoje ate kengen marciale per nje bote te vdekur. Ecnim. Doja te falenderoja fatin, qe, megjithese i verber, me zgjodhi edhe mua...
_____20_____
V
cuditerisht funerali mori rrugen tjeter, jo ate qe te conte te varrezat ne rrethine. Qiparisat po pakesoheshin sikur i perzinte dikush. Ndoshta do te benin nje parakalim ceremo- nial ne qytetin prane me arkivolin mbi supe. I vdekuri yne mund te kete qene nje personalitet i shquar i ketij vendi a ketej mund te kete sherbyer, kryetar bashkie, deputet, qytetar nderi, mund t'i kete dhuruar qytetit ujesjellesin, kishen a cmendinen dhe, sipas nje zakoni te lashte ballkanas, arkemorti edhe hapet. I vdekuri, i veshur me kostum dhenderie e kemishe te bardhe, duket sikur e sheh vdekjen e vet, ndersa derdhen rreke te pikelluara drite mbi ballin e tij, qe gjithnje e me shume merr ngjyren e floririt. Vdekja eshte kapak floriri, thote nje fjale e urte popullore. Arkemortit ia heqin kapakun, e ngrene ne kebe te mbeshtetur pas murit dhe gjindja takohet me radhe me te vdekurin e vet, qe te dy te afert a oficere te gardes e mbajne te mos bjere. Tej, nese do te degjohej kuje, do te ishte e grave. Pemet anash rruges ngjanin me vajtore te heshtura.
_____21_____
Funerali vazhdonte rrugetimin, jo dhe aq i heshtur. Arkemorti ne krye, andej duhej te ishte; ngaqe s'dukej me, nuk mund te vendoste dot heshtje te plote edhe ketej nga mesi i turmes, dhe jo me nga fundi i saj. Nodhte te harronin qe ishin ne funeral, e beheshin biseda te cfaredollojshme, per sportin dhe politiken, per cmimet pak me tej, per gjyqet, por edhe per dashurine: Falimentoi banka e huaj... U be aktor, kur la futbollin... E dashura s'e mbante mend qe e kishte dashnor... po, po, abortoi, se gjate kontrollit mjekesor shkencetaret konstatuan se femija, kur te rritej, do te behej kriminel. Pse, pak kriminele ka? Kot u hoq denimi me vdekje. Pasqyra e madhe qe bleva me ulje cmimi e virgjer me floket te gjate beri gol te paligjshem e internuan atje ku Prometeu vrau veten te dielen matane perroit tek ajo shtepia publike ne autostraden blu qe e gelltiti nje tiger cirku me proteze ne goje. Zerat krijonin ate si zukatje persiper kokeve te funeralit, makine qethese, mori bletesh te trasha, qe s'dine si behet mjalti, gjithe qime, te pandashme dhe te padukshme.
_____22_____
VI
- Ku po shkojme? - Ne varrim. S'e di te kujt. - E lame pas varrezen... - Njeriu eshte i lire te vdese kudo. - Dhe kudo mund te varroset. Ne vetem ikim. - Ashtu? - Po. Dhe s'ndalim ne asnje varreze. - Mbase. Duhet... - Ti, kur te vdesesh, bej si te duash. Po ku po shkojme? Ne c'varrim? - Te rendesishem. Sic jane varrimet. - Si eshte e mundur?! - E mundur eshte te vdesesh. - Po ku po shkojme? Pas vdekjes jemi? - C'do te te pelqente ty, te varrosje apo te te varrosnin? - Te dyja... asnjeren... s'te kuptova. - S'mund te flas me shume, aq kam ngrene. - Edhe une kam uri. Nuk duhet te jemi pas vdekjes. - Pusho, pra. Dhe, kur te ndahet ushqimi, mos e ha te gjithe. - Nuk ngopem kurre. - Fut ndo nje copez buke ne xhep. Pertype duke ecur. genje urine. - Po ku po shkojme te uritur?
_____23_____
- Te thashe: ne varrim. - Edhe une te thashe, ketej s'ka varreza. - Ku e di ti? - Jam vendas. - Askush nuk eshte vendas. Kudo eshte varreze. - Jo. Pse? - ... - ... - Cfare? - Kam uri. - Ne qofte se te pelqen te hash prape, mos hap goje. - Po nga te ha, si? - Ne varrime heshtin.
_____24_____
VII
u ndodha ndane udhe, ndersa funerali ecte i heshtur. ne s'duhej te harronim qe ishim nje funeral me nje arkivol ne krye, por dhe duhej te harronim, qe te vazhdonim te ecnim. Ne pllajen tej u pershfaq nje varreze e pjerret. Ndoshta dhe varrezat ecin e tani ajo jona po clodhej. Zbardhellente dhe mua m'u duk duk bore e mbetur. Po, kur dallova kryqet si shpende flatrahapur, te ngrira ashtu, m'u rrallua ajri ne kraheror dhe zemra, nese ishte imja, i dendesoi te rrahurat. Sa shume me lumturoi pamja anash e asaj varreze, aq sa desh klitha "Eureka!", por menjehere u rroposa ne nje tjeter deshperim a ne ate te meparshmin, kur shihja se si funerali yne iu shmang dhe i largohej qetesisht varrezes. Patjeter kerkohej nje tjeter, ndryshe, e nje besimi tjeter a me e rendesishme. Kembet m'u renduan edhe me e i ndjeva te fryra si drunjte kur ngopen me uje. Iknim dhe iknim. Ktheva koken pas. Arrita ta shoh prape varrezen, teksa zvogelohej e zbardhte si nje kope e mbetur delesh, e palevizshme ne vapen e mesdites. Dhe dielli i ftohte m'u duk.
_____25_____
si nje kafke dordolecesh per te trembur gjithcka.
* * *
Pse na largohen varrezat? Ne u afrohemi, ato ikin dhe ikin...
_____26_____
VIII
patjeter qe duhej te kishim nje te vdekur te madh atje ne krye, ngaqe nuk po ndalonim ne varrezat e zakonshme. O do te shkonim ne Panteonin Kombetar, megjithate une nuk e dija ne ekzistonte ndo nje i tille, po njeriu s'i di te gjitha c'ka vendi i vet; nderkohe ne po largoheshim me kembe, pra s'duhej te shkonim aq larg, se eshte e pamundur, patjeter duhet te ndalnim ne majen e ndonje kodrine, ku do te qe bere ndonje beteje a do te behej, c'rendesi ka, edhe mund ta shpiknin, o do te ndalnim te ndonje shkemb krenar. Ka te tille. Mbase te shpellat: jane katakombe natyrale. Mund te jete vdekje shenjti. S'e di a te con drejt panteoneve dhe katakombeve aroma e livadheve, qe po e ndieja te perzier me duhme vdekjeje dhe nje lloj makthi superb. Livadhe s'ka, do te jete afer ndo nje grua. Patjeter pak me tej do te qe ndertuar ndonje varreze e re heronjsh.
- Po keto varre te herepashershme, here te vetmuara e here ne grumbuj, c'jane? Te rrumbullta si kube, mos valle jane murana moderne gjakmarrjeje, kupola kishezash
_____27_____
te nendheshme? - Jo, jo, jane bunkeret. S'e di ti? - Kam qene emigrant. Tani kam ardhur. - Aty punoja. Isha brigadier i betonit, por gabova. Keshtu me thane ne gjyq, qe kisha pranuar hekur me cilesi te dobet. Hekuri eshte me i forte se skeletet, megjithate me denuan. Shoket e grupit tim i pushkatuan me akuzen se sabotuan ne vendosjen strategjike te bunkereve. - Po tani ku punoni? - Te pushkatuarit s'punojne me, une, ne fu- neral. Kam kaq kohe ketu. Ecim.
* * *
Se nga u shpif prape ai qiell i keq qe te shponte me ato gjembat e veta te ngritura perpjete si iriq i semure...
_____28_____
IX
u futem ne rrugen kryesore te nje qyteti te vogel dhe c'ishin njerez te rastesishem perreth, fare pa kuptuar, u bene pjese e funeralit. U degjuan edhe ankesa: dale, c'eshte keshtu, hapu, une po shkoja ne farmaci, kur afer shatervanit... lermeni, kam pune, jam nisur ne varrimin tjeter, kam takim me te dashuren, eeej... s'di ku lashe makinen, kisha mbledhje me rendesi, Zoti i madh, por s'po dilnin dot nga radhet. Cuditerisht s'dukej kurrkush t'i pengonte, as degjohej ndonje urdher, por i merrte dallga e njerezve te tjere. Se si ndodhte dhe beheshin pengese tre-kater veta si nje mur a gracke. U degjuan te qara femije, zera te alarmuar grash, kolle e panderprere, lutje, pastaj copa qetesie te turbullta mbi ne, si vorbulla ne ajer, kurse nen kembe zhaurima monotone e ecjes shurdhane. Koket ndiheshin si te ngulura ne rere te lagesht, te ashper dhe hapat levrinin kuturu neper nje qiell te ulet, te mpiksur. Dhe s'po levizte funerali, por qielli i mbrapshte. Shtyhej dhe shtyhej pas ngadale si paterice e pambarimte.
_____29_____
X
perseri nje kthese e perpjete ne nje peizazh te zhveshur, te gurte, ku rruga, jo shume e gjere, kishte mure te uleta mbrojtese anash e sigurisht trafiku i makinave do te qe ndalur dhe une, ngaqe gjendesha mes njerezve ne nje si rrepire te atille nga ku mund te kundroja shumecka, zbulova, ndoshta, gati te gjithe gjatesine e habitshme te funeralit. Njerez pa fund, vargan me rreshta te crregullt, vertet ngjanin me punetoret qe shkojne ne fabrike, por me shume me te debuarit, iknim. Mos ishim ndonje kryqezate e re? Duke e tejkaluar deshperimin e mundshem, pamja me jepte force dhe frymezim funeber. S'isha me nga mesi, por kisha arritur te jem midis kreut dhe mesit. Pas ktheses, tani isha me prane, do te mund te zbuloja me teper gjera. Pata fatin te shoh, jo nga shume larg, arkemortin: tallazitej mbi dallge kokesh pa fund e shkulme zerash, s'e di pse m'u duk i holluar, i zgjatepsur, jo, jo, perkundrazi, u mufat, zgjerohej dhe pertrashej. Si eshte e mundur? Nje arkivol s'i ndodhin gjera te tilla, pervec kalbjes nen dhe, por ndryshimet do te kene qene vecse mashtrime optike dhe emocionale qe me vinin
_____30_____
prej pozicioneve te ndryshme te cilat i merrte arkemorti, se krahet here-here e mbartin lart fare, pezull, e me pas e ulnin, fundosej, duke u mbuluar nga trupat e mbartesve fatlume, por shume gjera vareshin dhe nga relievi dhe urbanistika, nga dritehijet, muret, ngrehinat, korijet, nga kthesat dhe gjendja shpirterore e funeralit, nga gjysmekthesat, te paplotat, pjerrinat, urdhrat, befasite. Ne shihnim tabelat rrugeve, shigjetat dhe simbolet e tyre, shpesh te pakuptueshme, drejtimin per ne kryeqytet, ne kufi, zonat me fantazma, telefonat dhe hotelet e ferrit, repartet ushtarake, urat dhe humnerat, mitingjet ne qiell, pyjet dhe kujdesi per ujqit, shtepite publike, spitalet, varrezat qe s'dihej ne ekzistonin vertet, se nuk i shihnim gjekundi, dhe reklama, reklama te medha me drita, here-here te harbuara, qe lavderonin cigaret e reja, makinat, sklleverit, politikanet, artistet, llojet e armeve, dhe stilet e reja te marredhenieve seksuale. Kur kisha qene me pas, s'e kisha pare ndonjehere kete larushi ngacmuese. Pra, tabelat rruges shkuleshin nga ndonje skuader e panjohur pararoje e zbulim-asgjesimit, se tani shpesh e me shpesh m'i kapte syri tabelat dhe reklamat qe, duke u lekundur si nje ciklon te marre, binin pa zhurme...
_____31_____
Sa shume popull ishim bere! Vargan-vargan. Qe nga kreu, mbi te cilin po lundronte prape arkemorti neper dallget e kokeve si nje gondol luksoz neper kanalet e Venecies (ah, Ura e Psheretimave!) e deri ku isha une, qe marshoja krenar, andej-kendej pluskonin borsalina, kokore, cadra zonjash, kapela letre dhe republika udheheqesish; gjatesia e funeralit ishte e tille, qe te mrekullonte, sa te vinte te ulerije prej qejfit. Po te ktheje koken pas, ku fundi i popullit nuk dukej edhe pse dihet qe ne funde duhet te jene funderrinat, lloje plebejsh e gjithfare artistesh gjysmake, te semure me sida, kryetare shoqatash te paqena, prostituta plaka, nje funeral keshtu i papare, tek e mbramja, edhe pse te fut ankth, te lumturonte megjithate. Sidomos njeshmeria e tij, qe qenet bashke. Dallova tej ecjen kokulur, gjarperimet, haperimat e buta e te ashpra, hepimet mbi balte, nje si vorbull tej, mjegullinen siperane, po mundoheshin te nxirrnin njerin, te rene ne nje si grope (sa i deshirueshem qenkesh nje varr!), shih, shih, ecnin edhe te moshuar mitike; ngaqe s'kishin bastune, mbeshteteshin ne hunj te shkulur nga gardhet, ca leckamane me pas, lypes,
_____32_____
harbuteria, ja, ja, fshataret me kostume folklorike, njeri terhiqte nje dele me nje copez litari te vogel, blegerinte vajtueshem, ndoshta ngaqe shihte te supet e tjetrit nje gajde dhe e kuptonte me c'lekure qe bere, nje student lexonte rruges, dy te dashuruar ecnin dore per dore, pu-pu sa te mallengjente kjo shpure fantaste, me shume se vete vdekja! Duhej te qe me i rendesishem funerali se i vdekuri dhe mortja vete. Shih, shih dhe nje arkivol tjeter pas?! Edhe nje tjeter?...E pamundur! Ishin syprina makinash. Ja, veturat e policise, te ndihmes se shpejte, furgone ushqimesh, frigorifere, WC levizese, cadra e cirkut. Lum ai qe ka vdekur me kete funeral mahnites, te jashtezakonshem!
_____33_____
XI
njė gjatovinė si i drunjtė po bėnte fjalė me atė qė kishte nė anėn e majtė, gjatosh edhe ai, i drunjtė tjetrazi, si mė i errėt. Ecnin dhe shkembenin sharje pa e kthyer koken nga njeri-tjetri. Syte e njerit kishin ftohme, te tjetrit akull te piste. Maskara! As ketu nuk m'u ndave. Shtrengoheshin nofullat sikur nuk do te hapeshin me kurre. Ti gjithnje ke dyshuar, por si mund te jem spiun ne nje funeral te pakten! Dhe m'i rrudh buzet si prapanice pule. U degjua nje krisme, pellembe e arme s'u mor vesh. Apo ishte e deshiruar dhe u ndje brenda dy grindesve dhe jehoi tek te tjeret prane, qe po i degjonin me zor perdellyes. Megjithate, kur u nda ushqimi, ato qeset plastike ku zverdhte buka si nje copez hene e kapur rob - te lutem, leri poezite, nese do t'i krahasosh patjeter, qeset e ushqimit ngjajne me abortet - pra, kur ushqimi pasohej dore me dore, ai ia dha atij pa mllef, mekanikisht. Madje pine nga e njejta shishe plastike. Hahej duke ecur. Njekohesisht. Kur ata te kreut kishin mbaruar, afer mesit s'kishin mberritur racionet dhe, kur nje pjese tjeter hante dreken, ne fundin ketej fillohej
_____34_____
mengjesi dhe te kreu, nderkaq, jo vetem ishin mbledhur mbeturinat, por po behej gati darka, sikur te ishim ne kontinente te largeta dhe ne gjysemhemisfera te ndryshme te globit, qe, kur te njera lodronte dita, tek tjetra pllakoste nata. Vepronte nje mekanizem i cuditshem shperndarjeje, i dukshem dhe i pakuptueshem.
Dihej, njerezit prane nuk ishin te njejtet gjithmone, sepse ndodhte te mbeteshe pas, nuk te ecej, ishte semure ose e kapje veten ne nje ngut te pakuptimte, te hipte ne koke t'i afroheshe arkemortit ne kreun e larget, bestytni e re kjo, e befas mund te ndieje deshire t'i aviteshe anes me te afert per te keqyrur pak nga peizazhet e shtrembra, qe edhe pse te ngjashme deri ne shkretim, prape coc te jepnin ndryshe. Shpesh te kaplonte trilli per te kunderten, jo i parrezikshem ky, qe te mbeteshe sa me ne fund, se fundi duhej te qe me interesant, me i cliret, me plot mundesi. Edhe mund t'ia mbathje, po te ishe penduar. Ndodhte qe fundi te ishte me i veshtire per t'u arritur se kreu, edhe pse ky i fundit, ne te vertete i pari, qe pothuajse i pamundur, i plotesuar, ne unitet barbar.
_____35_____
Fundi vec shtohej e shtohej. Gjithmone me njerez te rinj qe nje djall e merr vesh se si bashkengjiteshin. Me c'lloj magjie e joshje, me c'dredhi, dhune te fshehur, apel? Megjithate funerali me i gjate qe mund te jete pare mbi fytyre te dheut, vazhdonte ecjen...
_____36_____
XII
kengez bulthi, cingeritese, ccėėėėėėrrrrr, u derdh perreth. Alo, alo, po te degjoj. Paskesh qene zile celulari. Fliste njeri nga ata ne ane, paksa jashte funeralit. Ouu, i hipur mbi kale! Ia terhoqi freret kafshes si per te ndalur rendjen e lehte, trokthin, kurse me doren tjeter ngjishte pas veshit aparatin e zi. Se cfliste nje si asnje gjuhe. Jerm. Me kod. Permendeshin emra nga fauna, numra dhe sende ordinere. U degjua nje tjeter trok, i dendur, i shumte, qe sikur e derrmonte zhaurimen monotone te hapave te funeralit. Erdhen kuaj te tjere, turfullonin bashke me kaloresin persiper. Garda! Sigurisht e atij qe rrinte shtrire Brenda ne arkemort, e te vdekurit te madh dhe te mistershem, rojat e funeralit qe mbikeqyrnin rregullin, ecjen massive, tere ate shkeputje qe pershumohej ortekshem, rastet e pushimeve, ngjarjet e mundshme, ato qe sduhej te ndodhnin, pra, pergjithesisht mbarevajtjen e kurrgjese se madhe. Urdhri ishte te neutralizoheshin ekseset. Sepse ska beme me serioze se ecja e nje funerali, absolutisht absolute. Te tjerat
_____37_____
skane sit e kene kaq vlere dhe ndjenje. Cdo dashuri tjeter duhej te ishte e ndaluar. Prandaj sduhej te mbaronte ky marrshim funeber.
_____38_____
XIII
ndriste nje floknaje e verdheme, flakerime, ne muzg, dhe atij iu kujtua nje vezullime tjeter e larget, mbetur ne femijeri. Copez ari me nje xixellime te papermbajtur. Te kishin fshehur thesar tek ajo gropa? Iu afruan dhe gjeten nje shkarpe fosforeshente, cmrekulli, nuk ta digjte doren! E copetuan per te pasur nga nje copez secili nga femijet. Nuk i zinte gjumi, donin ta mbanin nen jastek, ta shihnin net err ate thengjill aq te mire e te urte. Keshtu ndritnin dhe floket e asaj femres prane. Ai i shihte kurrizin, supet e imeta, pardesyne e erret si per varrim, qe ia mbulonte paksa cizmet. Ecte, ashtu e hajthme, ndjellese. Sic qe zhgenjyer ne femijeri, kur kishte kujtuar se kishin gjetur nje enigma nje ndricues enigmash thuaj me mire e jo nje copez dru te kalbur qe ia flaken, se nuk e ndante nga vetja e sdonte te bente gje tjeter, vecse ta shihte ne terr, tani pati druajtje te nxitonte per te arritur gruan perpara e ta keqyrte ne ishte e re, se i kishte ndodhur neper bulevarde te pershpejtonte hapat, i joshur nga ndonje trup i bukur femre, e statujte e tera, me ate ujevaren e nderprere te flokeve, dhe te zbulonte ndonje
_____39_____
tė shkuar nė moshė, sirenė tė dalė ne pen- sion, megjithatė me hijeshi te mbetur, durohej, le t'i kishte perėnduar koha e dashurisė, por jo t'i shpifej ndonjė mashkull a trashedental, pale, qė mund tė buzėqeshte me qėllim. Ndėrsa ngutej, ndjeu njė bėrryl tė lehtė nė ijė, por s'i dhembi. Nuk e kuptoi nė i shkeli kėmbėn dikujt apo ia shkelėn, dėgjonte zemrėn qė i rrihte fort, aq sa mund t'ia dėgjonin tė tjerėt, e kaloi dhe njė qenie tjetėr me dy kėmbė dhe nė cep tė syrit i vagėlloi dritė hėne dite. E ktheu kokėn pakėz. Pa profilin e femrės. Cipa e lėmuar, e dėbortė. E bukur, tejet e bukur! Nga shkaku i dashurisė sė tepėrt, qė aq shumė do tė ketė bėrė nė jetė, dhe dukej e pangopur, pra do tė bėnte ende. Qerpikė e gjatė e tė drejtė s'duhej tė ishin artificialė, ashtu tė palėvizshėm, i ndjeu t'i shponin shpirtin. -Ke cigare? - e pyeti ajo me njė zė tė bardhė zambakėsh. - Po, po, - nxitoi tė nxirrte paketėn, - mbaje tė gjithė, - belbėzoi. - Nuk tymos nga ky lloj, por do tė marr njė, sa pėr tani. Vuri cigaren nė buzė. Ai ia ndezi. Flaka e shkrepėses rrezėlliu edhe te flokėt. Po shikonte gojėn e gruas, e mrekullueshme pėr
_____40_____
njė puthje, qoftė dhe nė varrim. - Ju lutem, ju jap njė cigare tjetėr, dy, pesė, por lėrmėni ta vazhdoj unė tuajėn. Nuk duroj dot, kur shoh filtrin qė ėshtė bėrė me tė kuq buzėsh. Dua ta ha. Me njė cigare tė tillė digjet bota. Grauaja pranoi. Ia dha cigaren e saj pa buzėqeshur, me njė vėshtrim tė natyrshėm, dinak. Mori cigaren tjetėr. Thonjtė e saj tė gjatė, artificialė sigurisht, kishin ngjyrėn gri tė ditės sikur sapo ta kishin ējerrė, dhe nga nje pikėl tė fortė manikyri tė kuq. Ndėrkaq mėrmėriti: - Edhe unė ju dua... - Pas varrimit, - kėmbėnguli lehtė burri, - hamė darkė bashkė, shpirt! - Tė shpresojmė, - psherėtiu gruaja. Pastaj iu bė sikur thyheshin pjata me rrapėllimė tė shurdhėt, gota, servise, qirimbajtėse. Pse, pjatat qė shtroni nėpėr dreka mortore, pėrdorni edhe nė dasma? Mėkat! Thyejini tė gjitha, digjeni restorantin! Kujdes nusen, po vdes!...
_____41_____
XIV
i dukej e mangėt gjithēka, ndoshta pėrgjithmonė, katastrofė, nėse s'do tė arrinte andej nga Kreu pėr t'i vėnė supin e vet arkėmortit. Nga larg e kishte parė si mirazh mallėngjyes dhe nuk mbahej mend se sa kishin ecur. Atje, atje duhej tė mbėrrinte. Pa atė peshė do tė ndihej edhe vetė i papeshė, i lehtė, fluturak, i kollajrėnshėm. Te Kreu me ēdo ēmim, tė mbartte dhe ai, me tė paktėt, arkė e hatashme, lavdidhėnėse. Aty tė kėrrusej. Sado rrallė dhe ngadalė, ata qė e mbartnin, duhej tė ndėrroheshin. Ndryshe s'kishte kuptim. Kjo ėshtė logjika e gjėrave. Ja, ja, ky njeriu pranė duhet tė ketė qenė nė krye, shih si i mban supet shtrembėr. Njėrin e ka mė tė ulėt prej peshės sė dikurshme. Ende e ndien. Dhe mburret me atė sup tė zgėrlaqur, gungen nė kurriz. Kreu mė takon edhe mua. Pėr ate kam ardhur. Ndryshe s'kam pse ndjek nga pas njė arkėmort. Ēdo varrim, ashtu si shteti, ka pjesėn e vet irracionale. Ku i kishte dėgjuar sentenca tė tilla pa kuptim, pėrveēse andej afėr fundit, ku pėrfliten jo vetėm mesi dhe Kreu i funeralit, por e gjithė bota? Sa mė pėrpara bėnte, aq
...
Pjesa e mėsipėrme u mundėsua pėr lexim nė Internet nga vizitorėt e Forumit Shqiptar.
|
|