Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dashuria eshte nje gjueti ku eshte kafsha qe e ndjek gjahtarin.
--- Alfons Karr

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 96 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
"Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.

Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.

Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.

Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
Sport :: Ukrainė - Shqipėri = 2 - 2
Postuar nga: Albo

Sport Kuqezinjtė barazojnė 2-2 nė Dnjepropetrovsk me Ukrainėn, duke siguruar vendin e 5-tė me 13 pikėt e grumbulluara

Shqipėria, pranė fitores nė Ukrainė

Mbrėmė e kemi prekur me dorė fitoren nė Ukrainė ndaj skuadrės vendėse, e para nė grup, e kualifikuar tashmė pėr nė finalet e botėrorit 2006, qė s'e njihte humbjen nė kėto eliminatore. Kemi qenė fare pranė njė fitoreje, qė pėr nga pėrmasat, nėse do ta ruanim avantazhin e 2 golave tė superBogdanit, kundrejt golit tė Shevēenkos, deri 10 minuta para pėrfundimit tė ndeshjes, do tė vinte pas asaj tė 4 shtatorit tė vitit tė kaluar me kampionen e Europės, Greqinė. Dhe nėse do tė kishte rezultuar kėshtu, do tė mbeteshim nė historinė e kėtyre eliminatoreve tė grupit tė dytė si skuadra qė theu kampionėt e Europės dhe mundi brenda nė shtėpi skuadrėn e kreut tė grupit, tė pathyeshme nė asnjė ndeshje, Ukrainėn. Por jemi ndėshkuar shumė shpejt, vetėm pak minuta pas golit tė dytė tė Bogdanit, duke treguar se jemi aq "tė pjekur" sa tė administrojmė njė avantazh tė tillė edhe pėr 10 minuta. Gjithsesi, mbrėmė kemi parė ndoshta kombėtaren mė tė mirė tė ndeshjeve tė kėtyre eliminatoreve, pėrjashto kėtu ndeshjen me Greqinė. Jo se nuk kanė gabuar, por me nė krye superBogdanin, qė s'i ka lėnė asgjė mangut "Topit tė artė" tė Ukrainės, Shevēenkos, madje mbrėmė ka shkėlqyer mė shumė se ai, kuqezinjtė tanė kanė ditur tė maten denjėsisht me ukrainasit e strategut Oleg Bllohin, tė cilit i ka ikur fytyra 10 minuta para finishit tė lojės, kur ka parė kombėtaren shqiptare tė pėrmbysė rezultatin nė 2-1. E meqė jemi te dy "kullat e regjisė", duhet thėnė se njė rol deciziv nė kthesėn e ndeshjes sė mbrėmshme nga kombėtarja jonė ka edhe trajneri Brigel, "karta" e tė cilit, Kapllani, qė ka zėnė vendin e kapitenit Tare, ka rezultuar tepėr efikase. Nga kėmbėt e shqiptarit tė Karlsruhes ka marrė jetė edhe goli i barazimit pėr ne, i shėnuar mjeshtėrisht nga superBogdani, ndėrkohė qė kjo i ka dhėnė zemėr kombėtares sonė, e cila ka filluar tė besojė mė shumė nė vetvete, derisa ka ndodhur, si tė thuash, mrekullia. Kombinimi perfekt Cana-superBogdani, i ndihmuar disi edhe nga njė shushatje e mbrojtjes vendėse, ėshtė konvertuar nė golin e dytė pėr tanėt, tė cilėt e kanė parė veten nė "qiellin e shtatė". Por nuk ia kemi arritur ta ruajmė fitoren, edhe pse kishin mbetur pak minuta nga vėrshėllima e gjyqtarit tė ndeshjes, sa pėr meritė tė tė zotėve tė shtėpisė, tė cilėt janė hedhur totalisht nė sulm, nė kėrkim tė barazimit, aq edhe pėr mangėsi tė mbrojtjes sonė dhe deri diku tė portierit Lika. Nėse do t'i bėjmė njė "skaner" tė shpejtė lojės sė kombėtares sonė ndaj Ukrainės, pika mė e dobėt ka qenė mbrojtja. Kjo e fundit, ashtu si nė disa ndeshje tė tjera, mbrėmė ka qenė reparti mė nė hije i kuqezinjve tanė. Veēanėrisht Hasi dhe Aliaj kanė stonuar jo pak nė mjaft raste, tė cilat, fatmirėsisht pėr ne, janė shpėrdoruar nga kundėrshtarėt. Fakti qė ata nuk kanė luajtur rregullisht me skuadrat e tyre (Aliaj ka qenė i dėmtuar, ndėrsa Hasi ka ngrohur stolin) ka bėrė qė tė dy tė shfaqnin momente pasigurie. Prezantim i mirė duhet vlerėsuar pėr Dallkun, i cili gjithsesi nuk ėshtė nė gjendje tė ndėrtojė aksione nga krahu pėr tanėt, aq mė tepėr pėr tė dhėnė krosin pėrfundimtar pėr sulmuesit tanė. Ndeshje pozitive duhet vlerėsuar pėr Elvin Beqirin, i cili ka mbyllur mjaft shtigje nė prapavijėn kuqezi. Pėr tė ecur mė pėrpara, me reparin e mesfushės, tė cilit i ka munguar ai "dirigjenti" i zakonshėm, jo fizikisht, por me klasin e qarkullimit tė topit dhe inspirimin e aksioneve sulmuese pėr kuqezinjtė. Fjala ėshtė pėr Ervin Skelėn, i cili ka qenė disi nė hije nė ndeshjen e mbrėmshme. Sidoqoftė, kanė kompensuar gjithēka mirė Cana, Lala dhe Haxhi. Pėr tė ardhur te sulmi i kombėtares sonė, tė cilit nuk kishte se si t'i mungonte njė superBogdan rrėzėllitės, nė top-formė, me veprime elegante dhe me gjuajtjen "vrastare" pėr portierin kundėrshtar. E ka kėrkuar "me dhunė", si tė thuash golin, dhe e ka gjetur dy herė, duke rezultuar kėshtu njeriu i ndeshjes pėr kuqezinjtė tanė. Pėrkrah tij ka qenė qė nė fillim tė lojės kapiteni Tare, i cili ka vepruar mirė nė lojėn nė ajėr, nė disa raste edhe nė fazėn mbrojtėse, kur kundėrshtari ekzekutonte goditjet nga kėndi, por nuk e kishte freskinė e duhur fizike. Ndoshta dėmtimi qė ka kaluar dhe mosaktivizimi prej disa kohėsh ka ndikuar qė gjiganti ynė kuqezi tė mos ishte nė 100 pėr qind tė mundėsive tė tij. Sidoqoftė, e ka mbajtur nėn presion mbrojtjen vendėse gjatė gjithė kohės, deri kur ėshtė zėvendėsuar nga Kapllani. Sikurse e thamė edhe nė fillim, futja e kėtij tė fundit ka ndryshuar rrjedhėn e lojės. Pasi ka mbrojtur bukur njė top tė marrė nga mesi i fushės, Kapllani jep njė asist pėr superBogdanin, i cili "pikturon" golin e barazimit pėr tanėt. Pak minuta mė vonė, vėrshimi i Canės nga mesfusha pėrfundon me njė pasim perfekt pėr njeriun-gol tė kuqezinjve, superBogdanin, i cili i ēon kuqezinjtė nė "qiellin e shtatė". Por gėzimi i fitores nuk ka zgjatur shumė, pasi vendėsit kanė barazuar shpejt. Gjithsesi, i kemi rezistuar barazimit, tė cilin e kemi merituar plotėsisht ndaj njė kundėrshtari qė nuk e njihte humbjen nė kėto eliminatiore dhe qė e kishte prerė "biletėn" pėr nė finalet e botėrorit 2006. Kemi qenė fare pranė "mrekullisė", qė do tė kthehej nė "tragjedi" pėr ukrainasit, tė cilit e kishin nisur qė para ndeshjes festėn e fitimit tė sė drejtės pėr tė qenė pjesė e finaleve tė Botėrorit tė Gjermanisė. Jemi mjaftuar me njė pikė, e cila vendos njė rekord tė ri pėr kombėtaren tonė, qė e sheh veten tashmė tė sigurt nė vendin e pestė, pas barazimit tė Gjeorgjisė mbrėmė me Kazakistanin.
E megjithatė, historia nuk ka pėrfunduar kėtu. Tė mėrkurėn na pret sfida me Turqinė, fati i sė cilės varet nga kombėtarja jonė. Nėse u bėmė njė nisje tė mrekullueshme kėtyre eliminatoreve, kur fituam me kampionen e Europės, Greqinė, kemi rastin qė edhe siparin e kėsaj faze kualifikuese ta ulim me njė tjetėr fitore, kėsaj here me Turqinė. Pika e marrė mbrėmė dhe loja e mirė e kuqezinjve ndaj Ukrainės ėshtė njė ogur i mirė pėr kėtė. Fundja, kombėtarja jonė, pavarėsisht pikėve rekord tė grumbulluara deri mė tani, tashmė ėshtė kthyer nė pikė referimi pėr grupin e dytė dhe nė "xhami", ku duhet tė falen skuadrat e tjera, qė ende shpresojnė pėr njė vend nė botėrorin 2006.


Kortezi e Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.