Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kenaqesia eshte per trupin. E mira per shpirtin. Puna eshte qe ato koencidojne ralle.
--- Tolstoi

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 126 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Lajme :: FBI nė Tiranė, "Cosa Nostra" lidhje me kriminelėt shqiptarė
Postuar nga: Albo

Lajme Dy zyrtarė tė Byrosė Federale tė Hetimeve takohen me kryeprokurorin Sollaku, pėr tė rritur prezencėn nė Shqipėri

FBI nė Tiranė: “Cosa Nostra”, lidhje me kriminelė shqiptarė

Ened Janina

TIRANĖ - “Cosa Nostra”, organizata famėkeqe mafioze qė zotėron botėn e krimit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Itali dyshohet se ka arritur qė tė krijojė lidhje me eksponentė shqiptarė tė krimit tė organizuar. Kėto tė dhėna janė zbuluar nga hetimet e Byrosė Federale tė Hetimeve (FBI-sė). Paraditen e djeshme, shefja e njėsisė kundėr “Cosa Nostra”, Belinda Johns, dhe shefi i divizionit tė hetimit penal Charles Cunninghan kanė zhvilluar njė takim kokė mė kokė me kryeprokurorin Theodhori Sollaku dhe kreun e Prokurorisė pėr Krimet e Rėnda, Adnan Kosova. Burimet zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme kanė pohuar takimin e djeshėm, por nuk kanė dhėnė shumė detaje nė lidhje me bisedėn e zhvilluar me dyer tė mbyllura. Ndėrkohė, burimet jo zyrtare konfirmuan interesimin e FBI-sė nė hetimin e pėrbashkėt tė lidhjeve qė “Cosa Nostra” amerikane mund tė ketė nė vendin tonė.


Organizata “Cosa Nostra”
Gjatė hetimeve tė zhvilluara nga zyra e FBI-sė nė Amerikė ka rezultuar se anėtarė tė “Cosa Nostra” kanė lidhje me eksponentė shqiptarė tė krimit tė organizuar. Kėto lidhje janė krijuar kohė mė parė dhe sė fundmi dyshohet se janė forcuar shumė. Anėtarėt e “Cosa Nostra”, duke bashkėpunuar me shtetas shqiptarė, mund tė kenė investuar paratė e fituara nė rrugė jo tė ligjshme nė vendin tonė. Ata dyshohet se kanė shfrytėzuar legjislacionin dhe kontrollet e dobėta tė shtetit tonė duke pastruar paratė. Nė shumė raste, zyrtarė tė Byrosė federale tė Hetimeve, duke hetuar ēėshtje qė kanė lidhje me “Cosa Nostra”, kanė zbuluar lidhjet me shtetasit shqiptarė. Kėto lidhje i kanė shqetėsuar zyrtarėt amerikanė, tė cilėt kanė preferuar qė t’u shkojnė deri nė fund hetimeve pėr kėtė ēėshtje. Pėr kėtė arsye, por edhe pėr ēėshtje tė tjera qė lidhen me krimin e organizuar, krerėt e FBI-sė kanė ardhur nė vendin tonė pėr tė zhvilluar takimin e djeshėm me prokurorin e Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku.


Takimi
Paraditen e djeshme, dy krerėt e lartė tė FBI-sė janė parė tė ngjisin shkallėt e organit qendror tė akuzės. Ata kane qenė tė shoqėruar edhe nga ekspertė tė tjerė tė Byrosė Federale tė Hetimeve qė merren me ēėshtjet e mafias dhe krimit tė organizuar. “Prokurori i Pėrgjithshėm, z. Theodhori Sollaku, priti sot nė takim tė veēantė njė delegacion tė FBI-sė, tė kryesuar nga Shefi i divizionit tė hetimit penal, Charles Cunninghan. E pranishme ishte edhe Shefja e njėsisė kundėr “La Cosa Nostra”, Belinda Johns dhe autoritete tė tjera tė FBI-sė”, -thanė dje burimet zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Sipas tyre, qėllimi i takimit ishte rritja e bashkėpunimit nė koordinimin e pėrpjekjeve tė strukturave tė prokurorisė shqiptare me ato tė FBI-sė nė luftėn kundėr krimit nė Shqipėri dhe rajon. Pėr dy orė me radhė zyrtarėt e FBI-sė, kryeprokurori Sollaku dhe kreu i Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, Kosova, kanė biseduar pėr rritjen e bashkėpunimit, por edhe rritjen e ndikimit tė ekspertėve tė FBI-sė nė hetimet qė zhvillohen nė vendin tonė. “Pasi u bė njė vlerėsim pozitiv i bashkėpunimit tė deritanishėm ndėrmjet dy zyrave, i filluar dy vjet mė parė, bashkėbiseduesit ranė dakord pėr domosdoshmėrinė e forcimit tė prezencės sė FBI nė Tiranė pėr tė ndihmuar prokurorėt dhe policėt shqiptarė me eksperiencen dhe imazhin e tyre nė luftėn kundėr krimit, duke konfirmuar se shumė shpejt nė vendin tonė ata do tė jenė tė pranishėm”,- thanė dje burimet zyrtare tė Prokurorisė. Sipas tyre, kryeprokurori Sollaku e njohu delegacionin me problematikėn e ēėshtjeve qė ndeshet prokuroria shqiptare si dhe me pėrpjekjet qė bėhen nga ky institucion, veēanėrisht nė luftėn kundėr krimit tė organizuar. Nė fund tė takimit, zyrtarėt e FBI-sė kanė ftuar kryeprokurorin Sollaku pėr njė vizitė pune nė Byronė Federale tė Hetimeve.


KORPORATA

Rudaj, pjesė nė historinė mafioze amerikane

Aleks Rudaj dhe organizata e tij tashmė janė bėrė pjesė e historisė mafioze amerikane. Ata kanė arritur qė tė fitojnė mbi njė nga legjendat e mafias nė Amerikė, familjen kriminale Lukeze. E krijuar nė vitin 1950 nga Tomi Lukeze, kjo familje bėnte pjesė nė pesė familjet e famshme qė kontrollonin qytetin e Nju Jorkut dhe gati tė gjithė Amerikėn. Familja Lukeze shfaqet pothuajse nė tė gjitha librat qė flasin pėr mafian nė Amerikė dhe tregojnė se ajo ka pasur lidhje me fqinjėt tanė, italianėt. Pėr vite me radhė kjo familje ka kontrolluar kazinotė ilegale, bastet dhe tė gjithė lojėrat e tjera tė fatit ilegale nė zonėn e Astorias dhe Kuinsit nė Nju Jork. Nė verė tė vitit 2001, famija Lukeze ka marrė njė goditje tė fortė nga FBI-ja amerikane. Duke u bazuar nė ligjin e famshėm antimafia “RICO”, FBI-ja ka arrestuar rreth 80 anėtarė tė familjes kriminale Lukeze, duke e bėrė numrin e anėtarėve nga 200 nė 120. Bosi i saj u dėnua me burgim tė pėrjetshėm, ndėrsa zėvendėsi i tij u akuzua pėr vrasje. Njeriu qė zuri vendin e bosit ndiqej gjatė tė gjithė kohės nga FBI-ja dhe ai u detyrua qė tė qėndronte larg botės sė nėndheshme tė krimit nė Amerikė. Kėtė situatė shfrytėzoi Aleks Rudaj, i cili arriti qė tė largonte dalėngadalė tė gjithė pasuesit e familjes kriminale Lukeze nga zona dhe ta “pėrvetėsonte” atė. Organizata “Koorporata”, e drejtuar nga Aleks Rudaj kontrollonte sallat ilegale tė bixhozit nė Kuins dhe Bronks tė Nju Jorkut.


FBI ka identifikuar 35 anėtarė tė organizatės sė pėrbėrė nga shqiptarė, italianė dhe grekė. 22 kanė pėrfunduar nė pranga

Aktiviteti kriminal qė ēoi “Korporatėn” nė krye tė mafias nė Amerikė ėshtė kumari ilegal, trafiku i drogės dhe prostitucionit

“Korporata” ka spostuar familjen e njohur mafioze, Lukeze si dhe familjen Kolombo, pas shkatėrrimit tė sė cilės Aleks Rudaj u quajt “Allei Boy”



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.