Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
As me miq e as me anmiq, gojėn mos e fėlliq
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 118 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Emigracion :: 10 mijė shqiptarė nė tmerrin e Nju Orlinsit
Postuar nga: Skampa

Emigracion Rreth dhjetė mijė qytetarė tė kėtij qyteti, mė saktė tė shtetit tė Luizianės, ku u pėrplas njė javė mė parė furia e verbėr e uraganit "Katrin", rezultojnė tė prejardhjes shqiptare.

Njė histori e gjatė dhe e ngatėrruar ajo e shqiptarėve nėpėr botė. Tė shpėrndarė sipas njė harte qė askush deri mė sot nuk ėshtė kujdesur qė ta pėrpilojė me hollėsi, vendndodhjen e paraardhėsve tanė tė afėrt e tė largėt, tė rinj e tė vjetėr, ekonomikė, politikė apo tė natyrave gjithfarėsh, tė cilėt ndodhen tė pėrhapur nė tė gjithė sipėrfaqen e globit, sipas njė ērregullsie tė mahnitshme.

Tragjedia e fundit natyrore nė Nju Orlins ka nxjerrė nga pluhuri i shekujve njė tjetėr dosje emigracioni shqiptar nė brigjet e pėrtej oqeanit. Rreth dhjetė mijė qytetarė tė kėtij qyteti, mė saktė tė shtetit tė Luizianės, ku u pėrplas njė javė mė parė furia e verbėr e uraganit "Katrin", rezultojnė tė prejardhjes shqiptare. Njė diasporė e vjetėr arbėreshe, tė shpėrngulur nė mesin e shekullit 19 nga Piana degli Albanesi nė Siēili, drejt brigjeve tė Misisipit, do t'i jepte jetė njė bashkesie shqiptare qė edhe sot e kėsaj dite nuk i ka humbur rrėnjėt dhe vetėdijen se i pėrket njė kombi tė lashtė mesdhetar. Arbėreshėt e Luizianės janė sot njėri ndėr bashkėsitė e spikatura tė Misisipit, pas kreolėve, frankofonėve, hispanikėve dhe italianėve. Kjo bashkėsi, e cila vazhdon tė ruajė elementė tė gjuhės dhe kulturės tonė, ėshtė ende e padalluar mes kombėsive tė shumta qė popullojnė kėtė pjesė tė Jugut tė SHBA.

Historia tregon se arbėreshėt e Luizianės e kanė thuajse qė tė gjithė origjinėn nga njė fshat i Siēilisė rreth 80 km nga Palermo, i quajtur Contessa Entellina. Shpėrnguljet e emigrantėve arbėreshė nga kjo qytezė e vogėl drejt Luizianės datojnė qė nga viti 1861, vit kur "contessiotti", siē quheshin ata, morėn rrugėn e gjatė tė kurbetit pėr t'u vendosur nė shumicė nė brigjet e Misisipit. Tė ndodhur fillimisht pa punė dhe pėrkrahje, kėta arbėreshė mundėn tė krijojnė me kalimin e kohės statusin dhe imazhin e tyre pranė komunitetit vendas, si njerėz punėtorė dhe besimtarė. Ata u organizuar nė kisha dhe shoqata ku flitej dhe kultivohej shqipja dhe italishtja. Prej 1886, arbėreshėt e Nju Orlinsit u organizuan nė vėllazėrinė e tyre, njė lloj vatre emigrantėsh, e cila kishte si qėllim qė tė ndihmonte tė papunėt e tė pastrehėt qė sapo kishin ardhur nė SHBA.

Ėshtė shumė e vėshtirė tė thuhet diēka pėr fatin e bashksėsisė shqiptare nė Nju Orlins. Ende shumė herėt pėr tė folur pėr njė bilanc, do tė na duhet tė presim mjaft kohė para se tė kemi lajme pėr tė vrarėt, e mes tyre, pėr viktimat me prejardhje shqiptare. Ajo ē'ka po ndodh kėto orė nė Luiziana, ėshtė njė katastrofė, pėrmasat e tė cilės kėrkojnė akoma kohė qė tė kuptohen dhe zbulohen. Lajmet e deritanishme e ēojnė faturėn e dėmit ekonomik nė rreth 26 miliardė dollarė dhe numrin e tė vdekurve nė disa mijėra. Njė tragjedi natyrore ndoshta e paparė nė historinė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Diaspora e vjetėr arbėreshe e Luizianės ėshtė nė mėnyrė tė pashmangshme pjesė e kėsaj fatkeqėsie. Mbetet vetėm tė shpresohet qė kjo goditje tė ketė marrė sa mė pak jetė bashkėkombasish tanė. Njė lutje qė natyrisht vlen pėr tė gjithė banorėt e civilėt e pafajshėm tė njė shteti me histori, kulturė e traditė shumė tė pasur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Gazeta Shqiptare 06-08-2005



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.