Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burri tė mbytė ose ta falė, i ligu as tė mytė as ta falė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 134 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Kulture :: Njė zbulim i ri arkeologjik nė Butrint
Postuar nga: Albo

Kulture Misioni Arkeologjik Shqiptar rikthen Neritan Cekėn te Arkeologjia

Zbulohet njė banjė gjigande romake nė Butrint

Njė kompleks gjigand banjash romake qė shtrihet nė njė hapėsirė afro 2000 metra katrorė, ėshtė 'zbulimi' mė i fundit nė Butrint. Ky pėrfundim ka dalė nga gėrmimet e fundit nė zonėn pranė Bazilikės sė madhe qė u realizuan nė ekspeditėn afro njė mujore, e para ekspeditė arkeologjike shqiptare qė pas viteve '90 nė Butrint.

Admirina Peēi

Kjo ekspeditė arkeologjike e riktheu dhe njė herė te pasioni i vjetėr arkeologun e njohur prof. Neritan Cekėn. Bėhet e ditur se zbulimet nga kėto gėrmime, janė mjaft interesante si pėr Qytetin Antik, ashtu edhe pėr periudhėn klasike. Kjo ekspeditė qė nisi nė muajin gusht, ndėrmori njė sėrė gėrmimesh pikėrisht nė zonėn e Agorasė dhe Forumit Romak.
Nė kėtė zonė, gėrmimet e para janė ndėrmarrė nga Ugolini nė fund tė viteve '20 e fillim tė viteve '30. Por me sa duket nga arkivat qė ka lėnė Misioni Italian, mendohet se arkeologu italian nuk e kuptoi qė e gjithė ndėrtesa e madhe ishte njė kompleks termash gjigante. Pėr kėtė arsye, prof.Ceka mendon se zbulimi i kėsaj zone mund tė sjellė tė reja shumė interesante pėr periudhėn e shek. tė II p.k e deri nė atė tė shek. VI p.k, periudhė kjo e mbushur me ndryshime shumė tė mėdha nė Historinė e Mesdheut. Tė rejat qė mund tė dalin nga kėto gėrmime, do tė kontribuojnė nė tė kuptuarit mė mirė mbi rolin e qyteteve bregdetare tė Epirit dhe Ilirisė me pjesėn tjetėr tė Perandorisė Romake. Ekspedita u financuar nga tė ardhurat e Parkut Kombėtar tė Butrintit, tė ardhura kėto qė sigurohen nga shitja e biletave si dhe nga donatorėt, tė cilėt kanė interes pėr tė mbėshtetur projekte tė tilla. Drejtori i Parkut tė Butrintit Auron Tare, i cili tregon pėr Gazetėn shumė detaje nga gėrmimet dhe zbulimet e kėsaj ekspedite, pėrmend si njė mbėshtetės tė veēantė "Vodafone Foundation", i cili veē kėsaj ekspedite, ka financuar disa prej studentėve dhe specialistėve shqiptarė, tė cilėt kanė marrė pjesė nė shkollėn verore tė antropologjisė nė muajin maj. "Nė kėtė donacion pėrfshihen edhe njė sėrė publikimesh promocionale pėr Parkun e Butrintit, por edhe publikimi i rezultateve tė ekspeditės Arkeologjike Shqiptare",- thotė Tare. Sapo ėshtė mbyllur njė ekspeditė arkeologjike mjaft e rėndėsishme nė Butrint, e drejtuar nga ekspertė shqiptarė. Nė gėrmimin e ekspeditės shqiptare tė drejtuar nga profesor Neritan Ceka, morėn pjesė studentė shqiptarė tė diplomuar nė arkeologji, por dhe njė numėr vullnetarėsh tė huaj, tė ardhur enkas pėr kėtė ekspeditė nė Butrint. Gjatė dimrit, Parku Kombėtar i Butrintit nėpėrmjet njė publikimi shumė serioz nė Amerikė tė quajtur "American Journal of Archaeology", botoi tė dhėna mbi kėtė ekspeditė dhe si rrjedhim pati njė interes shumė tė madh pėr pjesėmarrje nė tė. Konceptimi i kėsaj ekspedite arkeologjike ėshtė bėrė nė mėnyrė tė tillė, qė drejtimi i saj tė jetė nga ekspertė shqiptarė tė arkeologjisė, siē ėshtė rasti i prof. Neritan Cekės, por ajo ėshtė e hapur pėr tė gjithė ata profesionistė, studentė apo vullnetarė tė huaj qė dėshirojnė tė kontribuojnė nė tė. Kjo do tė sillte njė tė re interesante nė fushėn e gėrmimeve nė Butrint, pasi ėshtė ekspedita e parė arkeologjike pas '90-tės, qė drejtohet nga arkeologė shqiptarė qė gėrmojnė nė Butrint. Por kjo ekspeditė ėshtė edhe njė tregues pėr potencialin gjithnjė nė rritje tė Parkut Kombėtar tė Butrintit, i cili tashmė mund tė ideojė, organizojė dhe financojė ekspedita arkeologjike duke dhėnė kėshtu njė shembull shumė pozitiv nė manaxhimin e Trashėgimisė Kulturore.

Ēfarė tė veēantash solli kjo ekspeditė?
Tė veēantat e kėsaj ekspedite janė tė shumta dhe nisin qė me fazėn e parė tė saj nė muajin maj. Bėhet fjalė pėr njė bashkėpunim dy vjeēar tė Universitetit tė Sirakuzės, kolegjit Utika tė New Yorkut dhe Ekspeditės Arkeologjike Shqiptare tė drejtuar nga prof. Ceka. Nė kėtė fazė u studiua materiali i dalė nga puna e vitit tė kaluar dhe mė saktė skeletet e gjetura nga gėrmimet e prof. Cekės, tė cilat datojnė nė periudhėn e mesjetės. Gjithashtu nė tė veēantat e kėsaj ekspedite, unė do tė veēoja zbulimin e sallės kryesore tė banjės me mozaikė, njė pjesė e sė cilės ėshtė e ruajtur mirė, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė e dėmtuar pjesėrisht nga ndėrtimet e mėvonshme qė janė kryer nė kėtė zonė. Kompleksi i Banjave ėshtė ndėrtuar nė shek. e 2-tė p.k gjatė periudhės sė perandorit Hadrianit, i cili ka qenė njė ndėrtues shumė i madh i veprave publike nė tė gjithė perandorinė. Sipėrfaqja e tyre mund tė jeta rreth 2000 m2. Ndėrtesa ka qenė e veshur e gjitha me mermer dhe e shtruar me mozaikė me ngjyra. Sasia e madhe e mermerit qė po del nė gėrmimet e vėrteton kėtė fakt. Mendohet nga prof. Ceka, se ndoshta rreth shekullit tė IV p.k, pra me dyndjet gote nė Ballkan dhe Butrinti tė ketė pėsuar njė goditje shkatėrruese nga kėto dyndje dhe si rrjedhim, kompleksi i Banjave tė jetė shkatėrruar. Nga vėshtrimi fillestar i gjetjeve qė dolėn nga gėrmimet dhe qė i pėrkasin shek. tė IV, shikohet se mermeri qė vishte godinėn, ėshtė shkrirė dhe ėshtė kthyer nė gėlqere pėr t'u pėrdorur pastaj pėr nė vende tė tjera. Po kėshtu doli edhe njė pjesė statuje, e cila me sa duket ėshtė thyer dhe ėshtė djegur pėr gėlqere.

Pra bėhet fjalė pėr shkatėrrimin e njė objekti pėr tė ndėrtuar mė vonė njė tjetėr?
Sipas njė interpretimi fillestar tė kėtyre gėrmimeve nga prof. Ceka, kemi njė lidhje interesante midis shkatėrrimit tė kėtij kompleksi dhe ndėrtimit tė Bazilikės Paleokristiane qė ndodhet shumė pranė. Kėto gėrmime mendohet se do tė sjellin gjithashtu njė revizionim tė kujdesshėm tė datimit tė Bazilikės, pasi deri mė tani mendohet se kjo Kishė ėshtė ndėrtuar nė shek. e VI pas Krishtit. Nga tė rejat qė po vijnė prej gėrmimit, po krijohet njė mendim se ndoshta kjo Bazilikė mund tė jetė edhe mė e hershme. Sigurisht duhet tė presim pėr gėrmimet e mėtejshme pėr t'u bindur nė se kjo ide ėshtė e saktė apo jo.

Cili ėshtė materiali i dalė nga gėrmimet e mėsipėrme?
Materiali i dalė nga kėto gėrmime ėshtė njė material mjaft interesant. Kemi njė qeramikė shumė tė pasur tė periudhave tė ndryshme, por qė vėrtetojnė akoma mė shumė lidhjen e Butrintit me tė gjitha portet kryesore tė Mesdheut. Kemi gjithashtu objekte prej qeramike qė janė pėrdorur pėr objekte luksi tė glazuar, apo edhe tė pa glazuar. Gėrmimet kanė nxjerrė nė dritė disa kandilė tė zbukuruar me figura tė ndryshme si dhe vulosuara, pra qė mbajnė vulat e firmave qė i kanė prodhuar. Pjesė e zbulimeve janė dhe disa amfora shumė tė mėdha qė ndoshta mund tė jenė nga Afrika e Veriut dhe janė pėrdorur pėr transportin e verės. Por pritet rezultati qė do tė dalė nga studimi i specialistėve pėr tė gjetur origjinėn e tyre tė veēantė. Ndėrmjet objekteve tė tjera tė zbuluara nė gėrmime, doli nė sipėrfaqe dhe njė objekt i vogėl mjaft interesant fildishi (nuk ėshtė gur shahu sigurisht), i cili me sa kuptohet ka qenė njė prej pjesėve tė lojėrave qė luheshin nė kohėt romake. Kjo lojė, sipas tė gjitha gjasave, ėshtė e ngjashme me lojėn e damės, ose siē njihet ndryshe "nėnēi", qė pėrdoret sot nga mosha tė ndryshme, pra ėshtė njė lojė zbavitėse e qytetarėve, qė luhet nė kohėn e lirė. Do tė thosha qė ky kompleks, nė tė cilin ėshtė pėrqendruar puna gėrmuese e ekspeditės sė prof. Cekės, ėshtė njė nga mė tė mėdhenjtė nė Qytet.

Nė ēfarė pėrmasash shtrihet ky kompleks?
Nga matjet qė po bėhen, rezulton se pėrmasat janė njė sipėrfaqe rreth 2 mijė metra katrorė. E gjithė kjo sipėrfaqe ėshtė e veshur me mermer, duke treguar se kemi tė bėjmė me monument mjaft luksoz, njė banjė luksi e pėrdorur nga aristokracia e qytetit, ku aristokratėt diskutonin pėr problemet e qytetit, apo problemet e kohės qė jetonin.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.