Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burgu e ka derėn e madhe pėr tė hy, por tė vogėl pėr tė dalė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 164 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Feja :: Copėzat e biblės “shqiptare”, tė pėrjetshme nė kujtesėn e botės
Postuar nga: Skampa

Feja Nė regjistrin botėror futen prej pak ditėsh edhe “Beratinus 1” e “Beratinus 2”, tė zbuluar nė Berat nė shekujt VI dhe IX dhe qė janė dy nga shtatė kodikėt e vetėm tė kėtij lloji, arketipe tė vjetra tė bibliės, qė kanė mbijetuar deri nė ditėt tona.

Megjithėse janė konsideruar gjithnjė trashėgimi tė jashtėzakonshme dhe pasuri e paēmuar kulturore jo vetėm pėr Shqipėrinė, dy kodikėt e kahershėm tė gjetur nė Berat, vetėm para pak ditėsh kanė hyrė nė regjistrin e Kujtesės sė Botės. Ndėrsa ēdo ēast humbasin pjesė tė pazėvendėsueshme tė kujtesės sė botės, UNESKO (Organizata e Kombeve tė Bashkuara pėr arsimin, shkencėn dhe kulturėn) ka hapur njė regjistėr pėr tė evituar amnezinė kolektive dhe pėr tė promovuar ruajtjen e koleksioneve tė arkivave dhe tė bibliotekave gjithkund nė botė. Nė kėtė regjistėr figurojnė prej pak ditėsh edhe “Beratinus 1” e “Beratinus 2”, tė zbuluar nė Berat nė shekujt VI dhe IX dhe qė janė dy nga shtatė kodikėt e vetėm tė kėtij lloji, arketipe tė vjetra tė bibliės, qė kanė mbijetuar deri nė ditėt tona.

Kodikėt e Beratit janė e para trashėgimi shqiptare e kėtij lloji qė ēertifikohen si pasuri e kujtesės sė botės nė regjistrin qė pėrmban 120 pasuri botėrore si koleksione arkivash e bibliotekash. Drejtori i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave, Shaban Sinani, thotė pėr ‘Shekullin”, se vendimi pėr ta pėrfshirė koleksionin e dy kodikėve shqiptarė nė memorien e botės, ėshtė marrė nga Ansambleja e Uneskos qė u mblodh nė Kinė, por propozimi ėshtė bėrė nga DPA-ja, ku edhe ruhen kodikėt. Janė dashur rreth dy vjet shqyrtim nga ana e komisionit tė ekspertėve dhe oponentėve tė huaj qė kodikėt tė miratoheshin pėr tė hyrė nė regjistrin e kujtesės sė botės. Nė mjediset e kėtij institucioni (DPA-sė) tanimė pritet qė tė vendoset edhe njė pllakė qė i identifikon kodikėt tanė si pasuri e kujtesės sė botės.

Nė letrėn e Uneskos qė shoqėron ēertifikatėn pėr dy kodikėt, theksohet vlera e jashtėzakonshme dhe merret pėsipėr mbrojtja e tyre nė tė mirė tė njerėzimit nė tėrėsi. ”Ato janė njė rast i shkėlqyer pėr vlerat e kujtesės sė pėrbashkėt tė njerėzimit dhe ėshtė e domosdoshme qė tė ruhen dhe t’i jepet mė shumė mundėsi njohjes sė tyre nė njė shkallė mė tė gjerė” , - vazhdon mė tej letra e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Arsimin, Shkencėn dhe Kulturėn.

Vlera

“Beratinus” ka marrė tanimė rėndėsi botėrore si njė dorėshkrim i hershėm qė mund tė ndihmojė pėr tė plotėsuar historinė e zhvillimit tė mendimit ungjillor, nėpėrmjet studimeve tė posaēme tė tekstologjisė kritike (“textual criticism”), qė mund tė thuhet se, nė dijen shqiptare, sapo kanė filluar. Sipas eksperėtve, nė njė vėshtrim mė tė gjerė kėto studime do tė evidentonin se ēfarė ndodhi nė procesin e kalimit prej fjalės sė shenjtė te shkrimet e shenjta, prej predikimit ungjillor gojor te predikimi kanonik.

Rėndėsia e “Beratinus-it” ėshtė theksuar edhe mė nga fakti se nė tipologjinė e tekstit tė tij gjenden gjurmė tė shkrimeve siriake (tė Lindjes) dhe tė Perėndimit njėherėsh. Kėtij mendimi i janė pėrmbajtur shumė dijetarė, prej Batiffol-it deri tek Aleks Buda e mė pas Roderic L. Mullen. Kjo e bėn atė njė prej dorėshkrimeve mė tė rėndėsishėm pėr tė krahasuar shkollat e shkrimeve ungjillore dhe procesin historik tė kanonizimit tė shkrimeve tė shenjta nė pėrgjithėsi.

Ēfarė ėshtė “Beratinus”?

“Beratinus 1” dhe “Beratinus 2” u pėrkatėsin shekujve VI dhe IX. “Beratinus 1” ėshtė njė nga tri modelet mė tė hershme tė Testamentit tė Ri dhe pėrmban fragmente para-biblike. “Beratinus 2” pėrmban tekste tė Ungjillit tė periudhės biblike. Karakteri i tyre unik lidhet me formatin e tyre: njė shkrim me shkronja tė arta nė njė pėlhurė tė purpurt. Dy kodikėt ruhen nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Arkivave tė Shqipėrisė.

Disa trashėgimi tė tjera botėrore qė sapo janė regjistruar nė Kujtesėn e Botės sė bashku me Kodikėt e Beratit

Tė rrallė nė botė

SHBA – “Universalis cosmographia secundum Ptholomaei traditionem et Americi Vespucii aliorumque Lustrationes”. E shtypur mė 1507-ėn, kjo hartė e botės ėshtė e para qė pėrshkruan me korrektėsi njė hemisferė perėndimore tė dallueshme dhe njeh ekzistencėn e oqeanit Paqėsor. Ky botim hartografik monumental pėrbėn gjithashtu edhe hartėn e parė tė shtypur nė botė. Ajo ėshtė harta e parė ku Bota e Re zėvendėsohet me emėrtimin Amerika, nė nderim tė Amerigo Vespucci-t. E ruajtur nė Gjermani deri nė vitin 2003, harta gjendet aktualisht nė bibliotekėn e Kongresit tė Shteteve tė Bashkuara.

Francė dhe Britani e Madhe- Thirrja e 18 qershorit 1940 e gjeneralit De Gaulle, e transmetuar nė radio nga Londra, nė drejtim tė Francės nga BBC-ja. Thirrja konsiderohet njė deklaratė shprese qė ka shėnuar historinė e rezistencės franceze ndaj pushtimit nazist. Thirrja e 18 qershorit ėshtė njė nga efektet mė tė forta tė historisė sė radios, kur radioja nuk ėshtė mė njė mjet zbavitjeje dhe propagande nė dispozicion tė pushtetit, por edhe njė mjet teknik qė i lejon njė burri shteti tė izoluar tė lanēojė pėrtej kufijve njė lėvizje tė madhe rezistence. Regjistrimi ndodhet nė “Institut national de l’audiovisuel (INA, France)” dhe njėkohėsisht edhe nė British Broadcasting Corporation (BBC, Mbretėria e Bashkuar).

Gjermani- Pėrralla pėr fėmijė dhe prindėr tė vėllerėzve Grimm. Ky botim (1812-1815) i pėrrallave tė vėllezėrve Grimm, ėshtė botimi-referencė pėr kėtė vepėr tė botuar nė 160 gjuhė. Burim i pashtershėm frymėzimi pėr krijuesit dhe artistėt e tė gjitha fushave, ato pėrmbajnė traditėn e pėrrallave evropiane dhe orientale. Koleksioni gjendet nė Muzeun e Vėllezėrve Grimm nė Kassel tė Gjermanisė.

Francė – Filmat Lumičre. Bėhet fjalė pėr 1 405 filma origjinalė tė prodhuar nga pionerėt e kinemasė nė vitet 1896 dhe 1900. Ata pėrmbajnė njė material tė bollshėm dokumentar pėr Francėn dhe rajone tė tjera tė botės, dėshmitė e para kinematografike tė personalitete drejtuese si mbretėresha Viktoria, mbreti Humbert i Italisė etj. Koleksioni gjendet nė Arkivat franceze tė Filmit.


Citim

Koļchiro MATSUURA, drejtor i pėrgjithshėm i Unesco-s, ėshtė shprehur nė lidhje me dy kodikėt e Shqipėrisė se janė thesare tė vėrteta tė trashėgimisė shpirtėrore botėrore. “"Kodiku i Purpurt i Beratit", njė nga variantet mė tė vjetra tė Testamentit tė Ri, pėrbėn njė referencė thelbėsore pėr letėrsisė evangjeliste dhe, mė pėrgjithėsisht, pėr kulturėn kristiane. Unesco-ja i kushton njė vėmendje tė veēantė ruajtjes sė kėsaj trashėgimie unikale tė zhvillimit tė letėrsisė sė vjetėr biblike dhe liturgjike pėrgjatė historisė botėrore. Ja pse "Kodikėt e Purpurt tė Beratit" figurojnė nė regjistrin e veprave mė tė rėndėsishme tė njerėzimit, tė krijuar nė kuadrin e programit “Kujtesa e Botės”. Koļchiro MATSUURA, drejtor i pėrgjithshėm i Unesco-s

Shekulli 19/08/2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.