Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nuk eshte i cmendur ai qe ka humbur arsyen. I cmendur eshte ai qe ka humbur gjithshka, pervec arsyes.
--- Chesterton

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 130 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Ceshtje Kombetare :: Kosova, statusi i tanishėm dhe i ardhshėm
Postuar nga: Skampa

Ceshtje Kombetare Shirley Cloyes DioGuardi: “Vendimi i presidentit Bush pėr t’u pėrqendruar nė zgjidhjen e statusit final tė Kosovės ėshtė vendim i mirėseardhur dhe Rezoluta 24 e Kongresit i afron atij projektin mė tė mirė pėr veprim”. Nga seanca dėgjimore e Komitetit pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare i Kongresit tė SHBA mbajtur mė 18 Maj 2005 me temėn: “KOSOVA: STATUSI I TANISHEM DHE I ARDHSHĖM.

Dėshmi e Shirley Cloyes DioGuardit, Kėshilltare pėr Ēėshtjet Ballkanike e LQSHA

Ju falemnderit z. kryetar

Dėshiroj t’ju falenderoj ju z. kryetar Haid (Hyde) dhe kongresistin Lantosh (Lantos), pėr thirrjen e kėsaj seance dėgjimore dhe dėshiroj po ashtu t’ju falenderoj pėr paraqitjen qė i bėtė Rezolutės 24 tė Kongresit (H. Con. Res 24), e cila i fton ShBA-tė ta mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės, tani.

Me qėllim qė t’i qasemi statusit tė tashėm politik dhe ekonomik dhe politikės amerikane nė relacion me statusin final, mendoj se ia vlen qė nė pika tė shkurtra t’ua hedhim njė vėshtrim tė dhėnave dhe pėrvojės sė qeverisė amerikane nė procesin e reagimit ndaj konfliktit nė Evropėn Juglindore nė fund tė shekullit tė njėzet dhe nė fillim tė shekullit 21. Dhe sapo e bėjmė njė gjė tė tillė shohim se Komiteti i Kongresit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nė mėnyrė konsekuente e ka thėnė fjalėn e tij duke i mbėshtetur nė vazhdimėsi aspiratat e popujve tė rajonit pėr liri dhe demokraci, popuj tė cilėt u shtypėn nga komunizmi i pasluftės sė dytė botėrore pėr pesėdhjetė vjet me radhė dhe nė rastin e shqiptarėve, ata kanė qenė viktimė e racizmit dhe gjenocidit pėr njė periudhė shumė mė tė gjatė se periudha e errėt e komunizmit.

Tetėmbėdhjetė vjet mė parė, nė qershor tė vitit 1987, kongresistėt Lantosh dhe Xhoe DioGuardi (Joe DioGuardi) sė bashku me 57 kolegė tė tjerė tė Kongresit, paraqitėn njė rezolutė (H. Con. Res 162) nėpėrmjet tė cilės jepnin fakte tė shumta pėr dhunimin e neveritshme deri nė skajshmėri tė tė drejtave tė njeriut qė po u bėhej shqiptarėve shumicė tė Kosovės dhe nėpėrmjet tė cilės bėhej thirrje pėr drejtėsi. Njė muaj mė vonė, nė korrik tė vitit 1987, diktatori serb, Slobodan Milosheviē erdhi nė pushtet pikėrisht nė saje tė platformės sė tij tė racizmit antishqiptar. Fatkeqėsisht, i gjendur pėrballė presionit nga ish-kolegė tanėt dhe miq amerikanė tė Milosheviēit qė e kishin njohur atė gjatė kohės sa e kishte bėrė detyrėn e bankierit nė Uashington, Departamenti i Shtetit, vazhdoi tė punonte me tė madhe prapa perdeve pėr tė promovuar dominimin serb mbi Jugosllavinė, njė federatė qė s’ishte tjetėr veēse federatė nė procesin e shpėrbėrjes sė pashmangshme.

Nė njė letėr dėrguar kryetarit tė atėhershėm tė Komitetit tė Kongresit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, Dante Fascell, Departamenti i Shtetit kundėrshtoi rezolutėn - H. Con. Res 162 duke e quajtur si njė fyerje pėr Jugosllavinė, “vendin mik dhe aleat tė Amerikės”. Dhe po ashtu e kundėrshtoi edhe qėllimin e Komitetit pėr mbajtjen e seancės dėgjimore mbi rezolutėn - H.Con. Res. 162, por kryetari Fascell dhe kongresistėt Lantos dhe DioGuardi dolėn fitues dhe seanca dėgjimore u mbajt.

Seanca dhe takimi i nivelit tė lartė qė e pasoi atė e nė tė cilin kongresistėt Lantos dhe DioGuardi u takuan me zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit dhe me ambasadorin jugosllav pėr ta diskutuar shkeljen e tė drejtave tė njeriut nė Kosovė, bėnė qė Milosheviēi, nė shenjė pakėnaqėsie, ta tėrhiqte ambasadorin e tij nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Nė vitin 1989 u krijua njė model qė vazhdoi gjatė njė dekade me pasoja tė tmerrshme pėr popujt e Evropės Juglindore. Nė vitin 1990, pasi qė forcat e Milosheviēit e sulmuan Vukovarin dhe Dubrovnikun kroat, Komiteti i Kongresit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare i bėri thirrje administratės amerikane qė t’i kėrkonte Serbisė qė t’i jepte fund okupimit tė Kosovės nga Milosheviēi dhe ta ndalonte marshimin e tij ushtarak pėrgjatė Evropės Juglindore.

Nė vitin 1992, kongresisti Lantos paraqiti rezolutėn e parė nėpėrmjet tė cilės Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės u bėhej thirrje ta njihnin pavarėsinė e Kosovės. Po kėtė vit Milosheviēi e pushtoi Bosnje Hercegovinėn dhe jo shumė kohė mė pas pesė anėtarė tė Departamentit tė Shtetit u detyruan tė jepnin dorėheqjen pėr shkak tė fshehjes qė u kishin bėra ata kampeve tė pėrqendrimit tė Milosheviēit nė Bosnje para eprorėve tė tyre.

Fotografitė e burrave myslimanė tė Bosnjės tė bėrė kockė e lėkurė, qė i shėmbėllenin aq shumė epokės naziste, u shfaqėn nėpėr ekranet televizive tė mbarė botės.

Pavarėsisht nga “paralajmėrimi i krishtlindjeve” i vitit 1993, bėrė nga presidenti George Herbert Walker Bush, nėpėrmjet tė cilit Milosheviēit i bėhej e qartė se po qė se niste luftė nė Kosovė do tė pėrballej me pasoja tė ashpra e tė tmerrshme, Departamenti i Shtetit ndoqi njė politikė tė paqetimit, tė qetėsimit dhe pėrmbajtjes nė Ballkan, qė kundėrshtonte shpėrbėrjen e ish-Jugosllavisė, duke dėshiruar, sipas fjalėve tė sekretarit tė atėhershėm tė shtetit, Xheims Beiker, “qė ajo me ēdo kusht tė ruhej unike”. Nė fund tė shkurtit tė vitit 1998, “paralajmėrimi i krishtlindjeve” u shkel. Forcat ushtarake dhe paramilitare serbe e sulmuan Drenicėn dhe mė pas i filluan dhunimet, plaēkitjen dhe vrasjet nė tėrė Kosovėn.

Invazioni i Milosheviēit u bė i influencua edhe nga i dėrguari i Departamentit tė Shtetit, Robert Gilbard, kur ai nė mėnyrė publike e quajti Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (forcėn mbrojtėse tė popullit qė u ngrit pėr t’i mbrojtur shqiptarėt e Kosovės nga ushtria serbe) organizatė terroriste. Dhe brenda mė pak se njė muaji, mė 12 mars tė vitit 1998, Gelbardi u detyrua ta tėrhiqte deklaratėn e tij gjatė njė seance dėgjimore qė u konvokua nga kryetari i atėhershėm i Komitetit tė Kongresit pėr Marrėdhėnie ndėrkombėtare, Ben Gilman. Nė maj tė po atij viti, ish-kongresisti Joe DioGuardi dėshmoi para pėrbėrjes sė plotė tė Komitetit tė Senatit pėr Marrėdhėnie me jashtė tė kryesuar nga Gordon Smith dhe Joe Biden, duke bėrė thirrje pėr ndėrhyrje ushtarake pėr t’ua shpėtuar jetėn shqiptareve tė Kosovės qė gjendeshin pėrballė shfarosjes.

Nė kohėn kur Shtetet e Bashkuara tė Amerikės mė nė fund u vunė nė krye tė sulmeve ajrore tė NATO kundėr Serbisė nė mars tė vitit 1999, pas dėshtimit tė diplomacisė sė tė dėrguarit pėr Ballkanin, Riēard Holbruk dhe falė bindjes morale tė sekretares sė atėhershme tė Shtetit, zonjės Medlin Olbrajt, forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe kishin vrarė mbi 300.000 burra, gra e fėmijė nė Bosnje, tė paktėn 10.000 nė Kosovė, (pėr fatin e rreth 2400 prej tė cilėve nuk dihet ende asgjė) dhe kishin dėbuar mbi katėr milionė tė tjerė. Pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe, nga marsi deri nė qershor tė vitit 1999, Kongresi dhe Administrata ishin bėrė trup i vetėm pėr rrėzimin e Milosheviqit dhe populli amerikan e mbėshteti qeverinė e tij me forcė, veēanėrisht fuqishėm e mbėshteti gjatė tėrė kohės qė pandėrprerė shihte tek iknin shqiptarėt e pėrzėnė me dhunė nga shtėpitė e tyre nė Kosovė pėr t’u bėrė grumbull nėpėr kampet e refugjatėve nė kufijtė e Maqedonisė dhe tė Shqipėrisė.

Por kur mbaroi lufta dhe Milosheviēi kapitulloi, Shtetet e Bashkuara u pajtuan qė tė tėrhiqeshin ndaj ēfarėdo vendimi lidhur me statusin final tė Kosovės. Ky qe sinjali i parė se Departamenti i Shtetit do ta pėrqafonte sėrish orientimin e tij historik me pėrqendrim nė Beograd. Duke u pajtuar qė statusin e Kosovės ta linte nė pritje, SHBA-tė po pėruleshin kėshtu ndaj Evropės Perėndimore, e cila priste tė merrte pėrsipėr pėrgjegjėsinė kryesore pėr dhėnien fund konfliktit nė Ballkan. Por nė qoftė se historia e Ballkanit na ka mėsuar diēka, ajo ėshtė se Evropa e pėrēarė nuk ėshtė e zonja tė ndėrmarrė asgjė pa e lidershipin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Dhe provė e gjashtė viteve tė shkuara ėshtė se shtyrja e statusit final ka qenė veprim i gabuar. Nė periudhėn e pasluftės, Beogradi nė mėnyrė konsekuente ka provuar ta destabilizojė Kosovėn duke iu kundėrvėnė integrimit tė serbėve tė Kosovės. Jo mė larg se javėn qė shkoi, shefi i Misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Soren Jesen-Petersen shprehu publikisht zhgėnjimin e tij me shkrimet e botuara nė shtypin serb dhe tha se “Beogradi edhe njė herė i ka dekurajuar serbėt e Kosovės tė jenė pjesė e dialogut dhe pjesė e institucioneve tė Kosovės”. Serbėt e Kosovės janė kėrcėnuar qė tė mos marrin pjesė nė kėto institucione. Mbi tė gjitha, forcat reaksionare tė periudhės sė pasluftės nė Beograd dhe lobi serb nė Uashington ia kanė dalė mbanė qė nė median ndėrkombėtare tė krijojnė njė paritet tė rremė midis kriminelėve tė terrorizmit tė sponsorizuar nga shteti i Serbisė dhe viktimave shqiptare tė gjenocidit, disa prej tė cilave kanė marrė guximin qė nė mėnyrė individuale tė hakmerren kundėr individėve tė caktuar serbė.

Edhe pas daljes nė shesh se makineria ushtarake kriminale e Milosheviēit gjatė tėrheqjes nga Kosova morėn me vete shumė kufoma shqiptarėsh qė i kishin vrarė e masakruar duke mbushur kamionė tė shumtė frigoriferė pėr t’i bartur pėrtej kufirit dhe varrosur nėpėr gropa masive nė Serbi nė pėrpjekje qė ta mbanin tė fshehur shkallėn e krimeve tė Millosheviēit dhe megjithėse edhe mė herėt ishte zbuluar sheshit se paramilitarėt serbė i kishin varrosur kufomat e shqiptarėve tė vrarė nė minierat e Trepēės, shteti sovran i Serbisė gjeti forcė qė shqiptarėt e Ballkanit t’i cilėsonte me pa tė drejtė si burimin e dhunės nė rajon

Dhe Serbia ia doli ta bėnte kėtė gjė (gjė tė cilėn unė e konsideroj tė habitshme sepse bie plotėsisht ndesh me pėrvojėn qė kam pėrjetuar vetė gjatė trembėdhjetė udhėtimeve qė i bėra nė Kosovėn e pasluftės) vetėm pse shumica e shqiptarėve tė Kosovės janė myslimanė. Nė botėn e pas 11 shtatorit nuk ishte vėshtirė t’i bindje perėndimorėt, nė pjesėn dėrrmuese tė painformuar pėr historinė dhe realitetet e Evropės Lindore, se shqiptarėt janė njė shtet i mundshėm terrorist mysliman nė zemėr tė Evropės. Nė realitet, shqiptarėt janė myslimanė, katolikė dhe tė krishterė ortodoks sekularistė qė kanė jetuar krah pėr krah njėri-tjetrit nė harmoni tė plotė shekuj me radhė.

Pėrpjekjet e Beogradit pėr t’i portretizuar shqiptarėt e Kosovės si njerėz qė nuk e meritojnė tė drejtėn pėr liri dhe pėr vetėvendosje u lehtėsuan edhe mė shumė nga ngjarjet tragjike tė marsit tė vitit 2004, nė tė cilat u vranė nėntėmbėdhjetė persona, njėmbėdhjetė prej tė cilėve shqiptarė e tetė serbė dhe u dėmtuan e djegėn tridhjetė objekte fetare tė besimit ortodoks. Makineria propagandistike serbe pa vonesė kėtė dhunė e pėrshkroi si “spastrim i neveritshėm etnik” i Kosovės nga minoriteti serb dhe si njė akt tė orkestruar “kundėr krishterimit” nga myslimanėt shqiptarė. Por asnjėra prej kėtyre pohimeve nuk ishte i vėrtetė. Shumica e shqiptarėve shprehėn keqardhjen dhe kundėrshtimin e tyre ndaj kėsaj dhune qė ngjau midis 17 e 19 marsit tė vitit 2004.

Ato qė i dhanė zjarr shpėrthimit tė zemėrimit dhe frustrimit nė mesin e shqiptarėve tė rrethuar qė kishin humbur besimin nė qėllimet e komunitetit ndėrkombėtar, qenė disa incidente tė vogla ku bėnte pjesė refuzimi i OKB-sė pėr t’i dhėnė fund demonstratės serbe qė kishte bllokuar arteriet kryesore tė Kosovės pėr tri ditė me radhė dhe mbytja e tre fėmijėve shqiptarė nė pjesėn veriore tė Kosovės nga siē supozohej disa tė rritur serbė.

Kongresmenėt Haid dhe Lantosh e dinė se paqe e qėndrueshme dhe stabilitet nė Evropėn Juglindore qė ėshtė nė interesin vital tė SHBA, mund tė krijohet vetėm duke i dhėnė fund ndarjes faktike tė Mitrovicės dhe njohjes sė Kosovės sė pavarur.

Botėn nuk duhet ta befasojė shpėrthimi i dhunės nė Kosovė, por shfaqja e saj shumė rrallė, veēanėrisht nėse kihet para sysh fakti se bėhet fjalė pėr njė shoqėri e ardhmja politike dhe ekonomike e tė cilės po vazhdon tė mbahet peng nėpėrmjet mohimit tė statusit final tash e gjashtė vjet me radhė. Shtatėdhjetė pėr qind tė shqiptarėve janė tė moshės nėn tridhjetė vjeē dhe mbi gjashtėdhjetė pėr qind tė popullsisė ėshtė e papunė. Nė takimin e shkurtit tė kėtij viti, kongresisti Dana Rohrabacher e pėrshkroi drejt realitetin e politikės amerikane nė Kosovė kur tha se “ne po ua vjedhim jetėn shqiptarėve tė Kosovės”.

Nė periudhėn e pasluftės dhe sidomos pas ngjarjeve tė Marsit 2004, ishte vetėm Komiteti i Kongresit pėr Marrėdhėnie me Jashtė ai qė kuptoi dhe trajtoi me objektivitet rrezikun qė sjell me vete shtyrja e statusit final tė Kosovės. Nė fillim tė legjislaturės sė 108-tė tė Kongresit, kongresisti Lantos dhe kryetari Haid paraqitėn rezolutėn e Kongresit 28, e cila i ftonte ShBA-tė ta njihnin pavarėsinė e Kosovės tani dhe nė maj tė vitit 2003 mbajtėn njė seancė tė plotė dėgjimore tė Komitetit qė iu kushtua pavarėsisė sė Kosovės. Dhe nė fillim tė legjislaturės 109 kėtė rezolutė e paraqitėn sėrish, tani si Rezoluta 24 e Kongresit. Ata e bėnė kėtė gjė jo vetėm se janė ithtarė tė tė drejtave dhe dinjitetit tė njeriut kudo nė botė, por edhe pse e dinė dhe e pranojnė se kjo gjė ėshtė nė interesin vital tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr tė pasur paqe tė qėndrueshme dhe stabilitet nė Evropėn Juglindore, tė cilat mund tė krijohen vetėm duke i dhėnė fund ndarjes faktike tė Mitrovicės dhe njohjes sė Kosovės sė pavarur.

Ėshtė nė interesin jetik tė Shteteve tė Bashkuara qė tė mos krijohet kundėrthėnie nė dukje midis angazhimit pėr zgjedhje tė lira dhe demokraci nė Irak dhe nė Ukrainė, afirmimit tė tranzicionit tė plotė tė shteteve tė rajonit tė Balltikut nga vende komuniste nė vende demokratike, mbėshtetjes sė pėrfshirjes sė Turqisė, njė shtet i moderuar mysliman nė Bashkimin Evropian e pastaj tė dalėsh kundėr dėshirės sė popullit tė Kosovės, i cili e ka dhėnė fjalėn e tij pėr pavarėsi qysh nė referendumin kombėtar pėr pavarėsinė nė vitin 1990.

Nė verėn e vitit 2004, mbi njė milion shqiptarė tė Kosovės dhe qindra serbė po ashtu tė Kosovės, si dhe mijėra shqiptarė tė tjerė nė Maqedoni, Shqipėri, Mal tė Zi, Kroaci, Slloveni, Ēamėri, nė Luginėn e Preshevės, Australi dhe Zelandė tė Re nėnshkruan njė peticion nėpėrmjet tė cilit i bėnin thirrje presidentit Bush ta mbėshteste rezolutėn 28, tani rezoluta e kongresit 24 (Shtėpia e Bardhė ende nuk e ka shprehur gatishmėrinė e saj pėr t’i pranuar nėnshkrimet e kėtij peticioni, qoftė privatisht qoftė publikisht).

Ekzistenca i njė shumice progresive myslimane shqiptare nė zemėr tė Evropės ėshtė nė interesin vital tė ShBA-ve . Shqiptarėt kundėrshtojnė plotėsisht sojin e forcave reaksionare shtypėse qė kanė nxjerrė kokė nė radhėt e myslimanėve tė Lindjes sė Mesme dhe i kanė kundėrshtuar me forcė pėrpjekjet e tyre pėr ta shpalosur ideologjinė e tyre nė Ballkan. Ėshtė po ashtu nė interesin vital tė ShBA-ve ta mbėshtesin lirinė dhe zhvillimin demokratik tė shqiptarėve tė cilėt janė grupi mė proamerikan dhe mė properėndimor nė tėrė Evropėn Juglindore dhe nė fakt jo vetėm nė kėtė rajon por nė tėrė Evropėn. Kur u sulmua Amerika mė 11 shtator, shqiptarėt ndezėn qirinj dhe tėrė natėn mbajtėn njė manifestim tė heshtur me posterėt e shpalosur mbi tė cilėt qėndronin fjalėt “Jemi me ju” ndėrkohė qė shumė e shumė serbė, sllavė maqedonas, grekė dhe rusė hedhėn valle nė rrugė pėr ta shprehur gėzimin qė po ndjenin ndaj dhembjes qė po jetonte Amerika.

Ėshtė nė interesin vital tė ShBA tė ofrojė mbėshtetje tė mirėfilltė pėr demokratizimin e tė gjitha shoqėrive qė po dalin nga komunizmi dhe ultranacionalizmi. Kjo nėnkupton se duhet shikuar nė sy faktin se politika amerikane gjatė pesėmbėdhjetė viteve tė kaluara nuk ka arritur ta denazifikojė dhe demokratizojė Serbinė. Ndėrkohė qė shqiptarėt e Kosovės janė tė rrezikuarit kryesorė nga e tėrė kjo, ėshtė po ashtu e vėrtetė se pasojat e dėshtimit tonė qė ta ēmontojmė sistemin e Milosheviēit janė duke i vuajtur edhe serbėt e Kosovės dhe tė vetė Serbisė.

Derisa standardet qė u aplikuan nė Kosovė si njė taktikė pėr shtyrjen e statusit final nuk aplikohen sė pari dhe me tėrė forcėn nė Serbi, ky vend do tė vazhdojė tė jetė shtet mafioz qė i destabilizon fqinjėt e tij. Nė kohėn kur Shtetet e Bashkuara tė Amerikės gjendėn pėrballė zgjatjes sė mundshme tė krizave nė Irak, nė Afganistan dhe nė Lindjen e Mesme dhe me mundėsinė e daljes nė skenė tė Koresė nukleare tė Veriut, ėshtė nė interesin vital tė ShBA-ve qė t’i jepet fund mundėsisė sė njė lufte tė re nė Evropėn Juglindore njė herė e pėrgjithmonė. Vendimi i presidentit Bush pėr t’u pėrqendruar nė zgjidhjen e statusit final tė Kosovės ėshtė vendim i mirėseardhur dhe Rezoluta 24 e Kongresit i ofron atij projektin mė tė mirė pėr veprim.

Dėshmi e Shirley Cloyes DioGuardit, Kėshilltare pėr Ēėshtjet Ballkanike e LQSHA



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.