|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Te rinjte dine gjithcka, te vjetrit dyshojne ne gjithcka.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Informacion mbi shpalljen Pasuri e kulturės botėrore mbrojtur nga UNESCO, tė qytetit-muze tė Gjirokastrės
Qyteti muze i Gjirokastrės, bėhet pjesė e trashėgimisė botėrore
Prej vitit 1991, qeveria shqiptare, nėpėrmjet Ministrisė sė Jashtme tė saj mbi bazėn e dokumentacionit pėrkatės, i ka kėrkuar zyrtarisht UNESCO-s, qė nė listėn e Monumentve Pasuri Botėrore tė pėrfshihen: qytetet-muze tė Beratit dhe Gjirokastrės, Varret Monumentale tė Selcės, Amfiteatri i Durrėsit dhe Qyteti Antik i Butrintit.
Nė nėntor tė vitit 1991 Dr. Andrazh Roman, nė cilėsinė e ekspertit tė UNESCO-s ka ardhur nė Shqipėri pėr tė vrojtuar nė vend propozimet e kėrkesės shqiptare. Sipas raportit tė tij dėrguar nė Shqipėri, ai ka shprehur mendimin se mundėsitė mė tė mėdha pėr tė fituar kėtė status tė privilegjuar i ka lagja Mangalem nė Berat dhe qyteti i muze i Gjirokastrės.
Kėto pėrpjekje pėr rritjen e statusit tė monumenteve tė trashėgimisė sonė Kulturore, erdhėn nė ēastin kur vetė shteti shqiptar kishte dhėnė maksimumin e mundshėm pėr ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre, kjo si nė pikėpamje tė pėrfaqėsimit tė tyre ligjor, ashtu edhe nė buxhetet vjetore qė shpenzoheshin pėr mirėmbajtjen e tyre. P.sh. qyteti i Gjirokastrės ishte shpallur qytet-muze qysh nė vitin 1961., sė bashku me qytetin e Beratit, me pazarin e vjetėr tė Krujės dhe nėntokėn e Durrėsit. Mė 12.07.1973, me vendim tė Ministrisė sė Arsimit dhe Kulturės u miratua rregullorja Mbi mbrojtjen, restaurimin dhe administrimine qytetit-muze tė Gjirokastrės etj.
Nė vitet 1995-1996, Drejtori i Pėrgjithshėm i UNESCO-s Federico Major gjatė qėndrimit tė tij nė Shqipėri u sensibilizua pėrsėri lidhjen me kėrkesėn e vjetėr shqiptare pėr shpalljen pasuri botėrore mbrojtur nga UNESCO tė disa qėndrave tė rėndėsishme tė trashėgimisė shqiptare. Kjo gjė u pėrsėrit edhe gjatė vizitės nė vitin 2001 tė Z. Macura nė Shqipėri.
Angazhimi i M.K.R.S, Drejtorisė sė Trashėgimisė pranė kėsaj Ministrie ka qėnė maksimal, qė dosja tė plotėsohej dhe tė dorėzohej brenda afatit tė kėrkuar nga UNESCO qysh nė hapat e parė tė depozitimit tė kėrkesės nė fillim tė vitit 2001. Eshtė e rėndėsishme tė thuhet se plotėsimi i dosjes pėr aplikim pranė UNESCO-s nė thelb ėshtė njė punė e vėrtetė shkencore. Kėtė problematikė kaq tė vėshtirė e pėrballoi grupi i punės i ngritur pranė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės nė atė kohė me drejtor Z. Artan Shkreli, dhe nėn kujdesin e drejtpėrdrejtė tė Prof. Dr. Emin Rizės i cili njihet si edhe si personaliteti mė nė zė nė fushėn e monumenteve.
Dosja e dėrguar pėrmbante:
1. Tre kopje tė tekstit nė frengjisht dhe disketėn e tekstit.
2. Hartėn e zonifikimit tė qytetit - muze tė Gjirokastrės.
3. Hartėn e zonės sė rrethit tė Gjirokastrės.
4. 28 foto me ngjyra dhe bardhė e zi.
5. 26 diapozitivė me ngjyra.
6. Rilevime tė 6 banesave tipike gjirokastrite.
7. Separate tė tre artikujve mbi restaurimine tre banesave gjirokastrite.
8. Njė studim mbi ndėrtimet social - kulturore tė Gjirokastrės botuar nė Revistėn Monumentet.
9. Albumin Gjirokastra Qytet - Muze.
10.Video tė ndryshme filmike mbi qytetin-muze te Gjirokastrės
11.Legjislacionin shqiptar pėr trashėgiminė kulturore dhe VKM pėr qytetin muze tė Gjirokastrės nė gjuhėn franceze.
Ky ėshtė monumenti i dytė nga Shqipėria pas Qytetit Antik tė Butrintit qė bėhet pjesė e trashėgimisė botėrore. Nė gjithė botėn kėtė status e gėzojnė afėrsisht 812 site, (nga kėto 628 kulturore, 160 natyrore dhe 24 mikse), si qėndra tė rėndėsishme tė trashėgimisė.
Vendimin pėr shpalljen e qytetit muze tė Gjirokastrės, pasuri e kulturės botėrore, e mori Komiteti i Trashėgimisė Botėrore i mbledhur nė sesionin e 29 tė tij nė Durban tė Afrikės sė Jugut, nga data 10-17 Korrik 2005.
Ministria e Kulturės Shqiptare
|
|
|
|