Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēdo e pėrpjetė ka njė tatėpjetė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 117 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Shendeti :: Alarmi, mjeket: Lambia po perhapet ne mase ne Shqiperi
Postuar nga: Albo

Shendeti Alarmi, mjeket: Lambia po perhapet ne mase

Pa dallim moshe ne fshat dhe ne qytet, Lambia apo krimbat po perhapen ne menyre te shpejte duke rrezikuar shendetin. Infeskionistja: Ndotja e ushqimeve, mungesa e higjenes vetjake, arsyet e semundjes infektive. Pacientet te kryejne analiza te shpeshta per kapjen e parazitit


Disa e quajne Lambia, te tjere askaride apo krimba parazitare te gjendur ne organizmin tone dhe qe kercenojne shendetin ne rast se nuk mjekohet ne kohe. E rrezikshme dhe e pakapshme ne shume raste, Lambia nuk po njeh kufij moshe dhe krahine apo dhe stine, duke u perhapur njesoj ne vere apo dimer kudo ku gjen ambient. Mjekja infeksioniste ne Ambulancen e madhe ne Tirane tha per "Korrierin" se cdo dite vijne me ankesat per Lambia nje numer i madh pacientesh nga mosha parashkollore e deri te rritur. Dhimbje barku, te prera te forta madje dhe diarre keto jane shenjat klinike te cilat kerkojne me patjeter nje analize fece apo ujet e trashe per te verifikuar llojin e parazitit i cili gjendet tashme ne organizem. "Mungesa e higjenes jo vetem vetjake por dhe ne komunitet, ne ushiqmet e lokaleve apo ne kopshte dhe cerdhe, shtojne rrezikun e infektimit nga Lambia, semundje qe po njeh rritje nga viti ne vit"-tha mjekja. Sipas saj, semundja e Lambias nuk verifikohet menjehere ne analiza, prandaj nevojiten shume analiza per te izoluar parazitin. E pranishme ne gjithe boten, lambia cilesohet e shpeshte ne vendet ne zhvillim po ashtu dhe ne ato te perparuara. Perhapja e e parazitit varet nga faktore te ndryshem epidimiologjike dhe sociale, ku me shpesh mund te shfaqet si infeksion sporadik, por njihen dhe mikroepidemi si dhe shperthime epidemike te saj. Rreziku i perhapjes se Lambias shihet me shqetesim nga mjeket si pasoje e mosmarrjes se kures se duhur apo me keq akoma e moskryerjes se vizites tek mjeku specialist. "Neglizhenca e prinderve ndaj femijeve apo te rriturve ndaj vetes setyre, mjekimi popullor apo deir ne ambulancen e lagjes, pa shkuar te mjeku specialist, shton rrezikun e perhapjes se semundjes infektive sidomos nese femija apo i rrituri punon ne komunitet dhe ka marredhenie te drejtperdrejta me te tjeret"-perfundoi mjekja infeksioniste.


Cfare eshte Lambia?

Eshte semundje infektive qe merret me rrugen fekal-orale, zakonisht duke gelltitur cistet e parazitit. Mekanizmi i transmetimit mund te jete si direkt (kontakti i duarve te ndotura te nje te infektuari me ato te nje personi te painfektuar, qe nuk zbaton higjenen ushqimore) ashtu dhe indirekt ( kur njeriu infektohet duke pire uje apo ngrene ushqime te kontaminuara nga Lambia). Ne rastin e fundit faktor tansmetues mund te jete uji, qumeshti, zarzavatet e frutat apo produktet e ndryshme ushqimore te infektuara dhe te paperpunuara si duhet para ngrenies. Ne perhapjen e lambias kane rol dhe mizat si dhe praktikat homoseksuale. Uji konsiderohet nje faktor shume i rendesishem transmetues pasi klorinimi nuk i demton cistet e Lambias. Rreth 35-37 perqind e njerezve qe gelltitin cistet e Lambias nuk shfaqin shenja klinike; 30-35 perqind e tyre shfaqin diarre akute, dhe 5-15 perqind mbeten mbartes asimptomatike te cisteve. Forma me e njohur dhe e shpeshte e Lambias eshte enteriti akut qe zgjat mbi 7 dite dhe karakterizohet nga dhimbjet e barkut, nauzea. Diarreja e ujeshme, keqtretja, fryrja e barkut dhe astenia e shprehur. Vertetimi i diagnozes kryeht nepermjet ekzaminimit mikroskopik.

Kortezi e Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.