Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E vėrteta s'i pėlqen gjithkujt
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 146 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Intimitet :: Miss dhe Mister Albania, para dhe pas kurorės
Postuar nga: Albo

Intimitet Suada Sherifi dhe Ervin Pepa, Miss dhe Mister Albania 2005, tregojnė pėr veten, njė ditė pas fitores

Miss dhe Mister Albania, para dhe pas kurorės

Alma Mile

Eshtė djalė i shkathėt, optimist dhe me shumė ėndrra pėr tė ardhmen. Mbrėmjen e sė dielės, ai u shpall “Mister Albania 2005”. Ai thotė se ishte dita e tij, por jo vetėm kaq. Ervin Pepa ėshtė 19 vjeē, ka lindur nė qytetin e Durrėsit, ka mbaruar shkollėn e mesme dhe synon tė studiojė pėr arkitekturė, qė ėshtė dega e tij e preferuar. Dita e tij ėshtė thuasje e zakonshme, shkollė, shtėpi, takime me pesė miqtė e ngushtė, studime, ndonjė dokumentar… Si bregdetas tipik, i vjen pak keq qė pėr njė muaj ka ndenjur larg detit, megjithatė ai ndihet i kėnaqur qė kjo ndarje e pėrkohshme dhe lodhja e ditėve tė fundit u shpėrblye si jo mė mirė. Duke qeshur thotė se duhet tė jetė jodi i detit ai qė i bėn mė tė “ėmbėl” djemtė e bregdetit, por duket se atė vetė e ka bėrė mė tė zgjuar.

Ekziston mendimi i pėrgjithshėm qė konkurset e bukurisė janė mė tė natyrshme pėr vajzat. Tė ka shqetėsuar kjo gjė?
Nuk ndikohem nga mentaliteti, ai duhet tė ndryshojė. U them tė gjithėve : tė gjithė jeni tė bukur, provojeni dhe mund tė fitoni. Kam marrė pjesė nė “Mister Durrėsi”, ku fitova, mora pjesė nė “Mister Albania” duke pėrfaqėsuar qytetin tim dhe mendoj tė arrij edhe mė shumė.
Me ē’qėllim more pjesė nė kėtė konkurs bukurie?
Tė mos bėhemi hipokritė. Shumė mund tė thonė se kan ardhur pėr tė marrė pjesė, pėr njė eksperiencė tė re…, por e vėrteta ėshtė qė tė gjithė kanė ardhur pėr tė fituar. Unė jam natyrė optimiste dhe natyrisht qė kisha ardhur pėr tė fituar.
Do kishe dalė i pakėnaqur nga ky spektakėl sikur tė mos fitoje?
Absolutisht jo. Besoj nė vendimin objektiv tė jurisė, e cila ishte e pėrbėrė nga personalitete, duke nisur qė nga kryetari i Jurisė, Fadil Berisha, i cili nuk ka nevojė pėr koment. Ne mund tė japim gjykimet tona pėr fituesit, por nuk mund tė jemi objektivė, pasi nisemi nga vetja, aq mė tepėr qė nuk jemi profesionistė dhe nuk mund tė jemi tė sigurt pėr atė qė duket mė mirė para kamerės, ėshtė mė fotozhenik…
Sa do tė tė ndihmojė pėr tė ecur mė tej ky titull?
Arkitektura nuk ėshtė dega e vetme ku unė do tė konkurroj, mė pėlqen edhe mjekėsia. U tha qė fituesi do tė pėrfitojė njė bursė tek “Ufo Dental” pėr stomatologji dhe duke qenė se edhe stomatologjia ėshtė pjesė e mjekėsisė, mendoj ta shfrytėzoj kėtė mundėsi. Ndėrkohė qė “Miss dhe Mister Albania” ėshtė njė konkurs qė ka njė audiencė shumė tė gjerė, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe jashtė. Shumė sy e ndjekin dhe shpresoj qė dikujt t’i kem lėnė pėrshtypje tė mira.
Tė vjen keq qė djemtė nuk mund tė paraqiten nė aktivitete ndėrkombėtare?
Edhe ne po mundohemi qė tė arrijmė pėrfaqėsimin e bukurisė mashkullore nė aktivitetet ndėrkombėtare. Shpresoj qė kjo tė arrihet qė kėtė vit, megjithatė edhe nėse nuk do tė arrijmė, jam i kėnaqur edhe me kaq.
Ē’mendon se do tė bėsh mė tepėr se Misteri paraardhės, gjithashtu durrsak?
Kjo ėshtė ēėshtje karakteri, apo mė saktė natyre. Danielin nuk e tėrhiqte bota e spektaklit, kinematografisė, apo modės dhe ndoshta kjo ėshtė arsyeja pse ka mbetur “Mister i heshtur”. Ndėrsa unė jam natyrė krejt ndryshe. Mė pėlqen tė angazhohem, tė dal nė publik, tė bėhem person publik.
Ē’tė dha “Mister Albania” pėrveē fitores?
Mė ka dhėnė shumė. Mė dha mundėsinė tė njoh personalitete qė kanė vlera, duke filluar qė nga Valbona, tek Albi Nako, njė djalė i talentuar qė ka bėrė aq shumė pėr ne, pėr tė vazhduar me Arditin, Verėn… E shoh kėtė si njė mundėsi tė madhe, pasi shumė njerėz mund tė dėshirojnė t’i njohin, apo t’i takojnė, por nuk munden. Gjithashtu kjo ishte njė mundėsi pėr t’u pėrballur me njerėz me karaktere tė ndryshme.
Ēfarė efektesh shkaktonte tek ty skena e Pallatit tė Kongreseve dhe me ē’dėshirė shkele nė tė?
Mendoja se do tė kisha mė tepėr emocione, por nuk ndodhi kėshtu. Gjithēka shkoi shumė mirė. Ndoshta ishte dita ime. Ndėrsa dėshira mė e madhe ishte qė tė ēoja skeptrin nė qytetin tim, edhe pse nuk mendoja se do ta merrte sėrish Durrėsi.
Dėshiron tė bėhesh arkitekt. Si do tė pėlqente tė tė thėrrisnin Mister arkitekt, apo Arkitekt-mister?
Tė bėhem arkitekt ėshtė ėndrra ime mė e madhe ndaj do mė pėlqente mė tepėr arkitekt mister. Mė mirė njė arkitekt i bukur se sa njė “bukurosh” arkitekt.
Tė gjithė fituesit nė konkurset e bukurisė, shpresojė tė futen nė botėn e artit…
Mė pėlqen bota e artit, por mė tepėr ajo e modės, pasi ajo tė jep mė tepėr mundėsi tė merresh njėkohėsisht dhe me gjėra tė tjera. Nėse do tė merresh me kinematografi, duhet t’i pėrkushtohesh vetėm asaj, ndėrsa moda besoj se krijon mė tepėr hapėsira.
Nga kush i ke marrė urimet e para?
Nuk e di. Kur dolėm nga skena, nė celularin tim ishin 35 mesazhe nga shoqėria, klasa, tė afėrmit... Nuk e mbaj mend se kė kam lexuar tė parin.
Tė grish ideja pėr t’u larguar jashtė Shqipėrisė?
Durrsakėt e kanė bėrė rrugėn Durrės-Itali si Durrės-Tiranė, por unė ndihem mirė nė vendin tim. Edhe pse pretendoj tė vazhdoj shkollėn pėr arkitekturė nė Firence, mendoj se edhe kėtu mund tė marrėsh njė arsimim tė mirė. Ndoshta jam pak nacionalist.
Ke arritur ta skicosh ndėrtesėn ideale?
Rri shumė kohė duke vizatuar. Nė shtėpi kam shumė piktura, fantazi tė miat, por ende nuk e kam vizatuar ndėrtesėn ideale.
Sikur tė mundje ē’do t’i ndryshoje qytetit tėnd dhe ē’mendon se duhet bėrė me zbulimet arkeologjike tė dala nė dritė gjatė gėrmimeve pėr themelet e pallateve shumėkatėshe?
Durrėsit do t’i ndryshoja vetėm qendrėn, e cila ėshtė shumė e ngushtė pėr shkak tė manisė pėr tė ndėrtuar pallate tė larta sa mė afėr saj. Tek ne ndodh e kundėrta me vendet e tjera tė botės. Sa i pėrket rrenojave tė Dyrrahut antik, ky ėshtė njė problem qė duhet zgjidhur mes Bashkisė sė Durrėsit dhe instituteve tė Arkeologjisė dhe Monumenteve. Nuk duhen dhėnė mė leje ndėrtimi nė kėto zona, pasi nuk ėshtė faji i ndėrtuesit, i cili pas shumė pėrpjekjesh arrin tė marrė lejen e ndėrtimit dhe gjen gėrmadha tė qytetėrimit antik nėn tokė.
Do tė tė pėlqente njė vajzė vetėm se ėshtė Miss?
Mė pėlqen mbi tė gjitha thjeshtėsia. Por kjo nuk do tė thotė qė njė Miss nuk mund tė jetė e thjeshtė.


Suada Sherifi, fitore me goditjen e dytė

Kėtė herė ylli i shndriti asaj. Pas njė buzėqeshjeje rrezėllitėse, e cila nuk mbeti larg vėmendjes njė vit mė parė dhe njė viti reflektimi mbi veten dhe tė tjerėt, mė nė fund edhe njė kurorė. Miss Vlora, Suada Sherifi, kėtė vit arriti tė realizojė ėndrrėn e saj tė madhe, tė bėhej “Miss Albania”. “Kjo kurorė ėshtė pėr mua takimi me suksesin. Eshtė kėnaqėsi, krenari, shumė ndiesi bashkė. Aq mė tepėr jam e kėnaqur qė kurorėn e bukurisė po e ēoj nė qytetin tim, nė Vlorė. Ndihem mirė qė e kam pėrfaqėsuar denjėsisht bukurinė vlonjate”, - thotė Suada, e cila edhe njė ditė pas konkursit mban mbi krye kurorėn e Miss-it. Pėr kėdo qė ka ndjekur edicionin e kaluar tė “Miss dhe Mister Albania”, vlonjatja e bukur nuk ėshtė e panjohur. Ajo ka marrė pjesė edhe njė vit mė parė nė konkurim, ku arriti tė merrte ēmimin “Miss Buzėqeshja”, ndėrsa kurora e bukurisė, shkoi pėr pejanen Agnesa Vuthaj. Mbeti e pakėnaqur, madje kėtė nuk nguroi ta shprehė edhe pėr median. Ndėrsa kėtė vit, si njė labe e fortė, ajo vendosi tė rikonkurrojė dhe fitoi. “Mbeta e pakėnaqur, pasi si natyrė jam e tillė, kėrkoj maksimumin gjithmonė. Doja tė realizoja ėndrrėn time dhe kur mėsova se rregullorja e pjesėmarrjes e parashikon rikonkurrimin, u paraqita sėrish. Njė vit mė parė jam shprehur e pakėnaqur, por mendoj se kanė qenė thjesht reagimet e momentit. Isha e mėrzitur…Por vjet konkurrenca ishte shumė e fortė dhe tani, qė ka kaluar kohė arrij t’i shoh gjėrat ndryshe dhe them se edhe njė vit mė parė, unė kam marrė ēmimin qė meritoja”, - thotė Suada Sherifi, duke shtuar qė fillimisht u paraqit disi me ndrojtje, pasi nuk e dinte reagimin e organizatorėve, por “nė tė vėrtetė ata u treguan tė sjellshėm dhe mė pranuan”. Viti qė rrodhi nga njėri edicion nė tjetrin ka qenė tepėr i rėndėsishėm pėr vajzėn. “U rrita mė shumė, kuptova shumė gjėra, u kujdesa pėr veten dhe duket se kjo ka dhėnė rezultat”, - thotė ajo. Suada Sherifi ėshtė nė vitin e tretė nė gjimnaz. Ka dėshirė tė vazhdojė studimet e larta, i pėlqejnė artet e komunikimit masiv, ndėrkohė qė merret me sport. Ajo ėshtė jo vetėm e bukur, por edhe njė basketbolliste e mirė nė skuadrėn e “Flamurtarit”. “Shpresoj qė Miss Albania tė mė hapė edhe njė derė nė botėn e artit. Mė pėlqen kinematografia dhe do tė doja tė hyja nė botėn e madhe tė filmit”, - vazhdon ajo. Suada ėshtė njė vajzė e qeshur, njė adoleshente tipike, qė tashmė duhet tė mbajė mbi krye edhe njė kurorė bukurie, jo pak prestigjioze. Sė shpejti do tė kthehet sėrish pranė qytetit tė saj tė bukur bregdetar, ku mendon se do ta presin me entuziazėm, por edhe me shpresėn qė ky titull tė mos ndryshojė jetėn e saj nė mėnyrė radikale. “Edhe pse do tė ndikojė nė jetėn time, nuk mendoj se do ndryshojė shumė. Ndoshta nuk do tė jem mė ajo Suada aq sportive, ndėrkohė qė mė duhet tė kujdesem mė tepėr pėr veten…”, - thotė Miss Albania 2005. Tani qė gjithēka ka mbaruar ajo ndihet mė e qetė dhe mund tė thotė pa ndroje se cilėt prej organizatorėve tė konkursit kishte mė pėr zemėr e cilėt jo. “Tė them tė drejtėn mė tepėr ndrojtje kisha nga Vera Grabocka, pasi ajo ka njė karakter tė fortė, ndėrsa mė tepėr e lidhur kam qenė me Valbona Selimllarin. Ajo mė tepėr ka qenė shoqja jonė, na ka qėndruar pranė. Bobi kėrkonte maksimumin, por ajo dinte ta ndante punėn nga shoqėria, argėtimi, ndėrsa Vera kėrkonte vetėm, punė, punė…”, - thotė Suada, e cila si njė Miss i ri, shpreson tė arrijė mė shumė nė pėrfaqėsimet ndėrkombėtare tė bukurisė.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.