Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
S`bejne gabim kur thone se gruaja eshte gjysma e burrit. Sepse nje burre i martuar s`eshte vecse gjysem burri.
--- Rolland

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 137 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Albasoul :: Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė kėto zgjedhje
Postuar nga: Albo

Albasoul Zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri janė vetėm pak javė larg dhe retorika e temperatura politike nė vend ėshtė rritur ndjeshėm. Kjo duket nė faqet e shtypit shqiptar, nė aktivitetet elektorale tė subjekteve politike edhe nė debatet dhe diskutimet qė vetė shqiptarėt bėjnė si brenda edhe jashtė Shqipėrisė. Pyetja qė unė kam dėgjuar tė bėhet mė shpesh ėshtė: Kush do t'i fitojė zgjedhjet? Secili mundohet t'i japi njė pėrgjigje kėsaj pyetjeje nė mėnyrėn e vetė, por nga tė gjitha pėrgjigjet qė unė kam lexuar deri mė sot nė faqet e shtypit apo nė diskutime tė ndryshme, ende nuk kam lexuar apo dėgjuar njė pėrgjigje tė pranueshme. Njė gjė ėshtė e dukshme, interesi ndaj kėtyre zgjedhjeve ėshtė i jashtėzakonshėm si nė rradhėt e vetė shqiptarėve edhe nė rradhėt e institucioneve ndėrkombėtare.

Ēfarė i dallon kėto zgjedhje nga zgjedhjet e tjera?

Kushdo mund tė shtrojė me shumė tė drejtė pyetjen e mėsipėrme. Pėrse duhet tė besojmė se kėto zgjedhje janė kaq jetike pėr tė ardhmen e vendit, ndryshe nga zgjedhjet e tjera tė mbajtura nė tė shkuarėn? Arsyet janė tė shumta dhe unė po mundohem t'i rendis shkurt dhe qartė.

Arsyeja e parė ėshtė kriza elektorale qė ka mbėrthyer Shqipėrinė qė ėshtė kthyer nė njė krizė besimi. Me pak fjalė, shqiptarėt nuk janė dot nė gjendje qė tė mbajnė zgjedhje tė lira dhe demokratike ku vota e ēdo shqiptari numėrohet dhe respektohet. Manipulimet skandaloze tė zgjedhjeve janė kthyer tashmė nė njė serial si pėr shqiptarėt qė duhet tė pėrjetojnė nga afėr kėtė maskaradė kriminale ēdo katėr vjet edhe pėr ndėrkombetarėt qė kanė investuar kohė, njerėz dhe te ardhura nė kėto 14 vjetėt e pluralizmit shqiptar, pikėrisht pėr tė bėrė tė mundur mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Kjo ėshtė hera e pestė qė shqiptarėt do tu drejtohen kutive tė votimit nė zgjedhje parlamentare dhe ėshtė shansi i fundit pėr te mbajtur zgjedhje tė lira dhe demokratike. Durimi i shqiptarėve dhe ndėrkombėtarėve ka shterruar me institucionet shqiptare dhe klasėn e vetė politike.

Arsyeja e dytė ėshtė e lidhur me krizėn politike dhe ekonomike tė vitit 1997. Katėr vjet mė parė, nė qershor 2001, faktori ndėrkombėtar ishte pėrgatitur qė tė shikonte njė proēes zgjedhor konform standarteve demokratike, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė do ti jepej fund njėherė e mirė krizės politike tė vitit 1997. Zgjedhjet e mbajtura nė vitin 1997 nė Shqiperi u etiketuan nga vetė faktori ndėrkombėtar si "tė pranueshme", edhe pse ishin jashtė ēdo standarti demokratik. Por e tillė ishte situata atėherė dhe kjo situatė e diktonte diēka tė tillė. Nė zgjedhjet e 2001 kriza jo vetėm qė nuk u zgjidh por u thellua mė tej me manipulimet e dokumentuara mirė tė partisė nė pushtet me tė cilat u njoh gjithė bota. Pra vetė nderkombėtarėt ndihen sot bashkėfajtorė nė njė farė mase pėr minimin e institucionit tė votes sė lirė nė Shqipėri pasi preēedenti i zgjedhjeve tė 1997 nė kėto 8 vjet ėshtė kthyer nė njė krizė shqiptare tė gjithanshme qė e vuajnė jo vetėm shqiptarėt e thjeshtė, por edhe vetė ndėrkombėtarėt. Nami i keq i implikimit nė trafiqe, krim tė organizuar dhe korrupsion i instancave mė tė larta tė shtetit shqiptar ka pushtuar edhe kryeqytetet e vendeve evropiane. Dhe jo vetėm aq, por vetė shoqėritė e kėtyre vendeve janė prekur nga tentakulat e krimit tė organizuar shqiptar qė origjinė ka Shqipėrinė.

Arsyeja e tretė ėshtė e lidhur me tranzicionin e gjatė politik shqiptar. Periudha e tranzicionit politik shqiptar ėshtė e lidhur me njė seri reformash demokratike qė qeveria shqiptare duhet tė ndėrmerte nė mėnyrė qė tė bėnte tė mundur ndėrtimin e njė shoqėrie tė re demokratike mbi shoqėrinė e vjetėr komuniste. Reformat do tė ndėrmereshin me asistencėn direkte teknike dhe financiare tė institucioneve mė tė mėdha politike dhe ekonomike nė botė. Kėto reforma jo vetėm qė kanė dėshtuar, por sot Shqiperia shihet si njė shtet i dėshtuar nga shumė investitorė tė huaj qė i qėndrojne larg asaj. Vendin e Shqipėrisė demokratike e ka zėnė Shqipėria mafioze e mbytur nė krim dhe korrupsion. 15 vjet tranzicion janė shumė dhe kėto zgjedhje do tė shėnojnė ose njė kthese 180 gradė tė Shqipėrisė, ose njė vazhdimėsi nė rrugėn e krimit dhe korrupsionit qė do ta izolojė Shqipėrinė nga bota e qytetėruar mė shumė se ēfarė ėshtė izoluar. Ose Shqipėria do t'i japi fund tranzicionit tė tejzgjatur pėr t'u kthyer nė njė shoqėri demokratike, ose do tė vazhdojė rrugėn e tranzicionit kriminal qė tė prodhoje mė shumė mafioze, trafikantė e kriminelė.

Arsyeja e katėrt ėshtė e lidhur me klasėn politike shqiptare. Ky ėshtė shansi i fundit pėr tė, ose do t'i bindet verdiktit tė sovranit popull dhe do tė respektojė vullnetin e shumicės sė shqiptarėve, ose do tė pėrballet me izolimin dhe denoncimin e hapur publik tė gjithė botės sė qytetėruar qė do ta bėjė jo vetėm tė pamundur qeverisjen, por do tė bėjė tė pamundur edhe jetesėn nė mes tė Shqipėrisė dhe Evropės. Siē e zura nė goje mė sipėr, si shqiptarėt edhe perėndimi qė ka investuar shumė nė Shqipėri e kanė humbur durimin me klasėn politike shqiptare. Tė gjithė duan tė shohin qė pushteti tė ndryshoje duart me votė dhe jo me dhunė nė Shqipėri. Se sa demokratike ėshtė nje shoqėri, kjo duket jo vetėm tek numri i partive apo ardhja nė pushtet me votė, por edhe tek dorėzimi paqėsor i pushtetit atėherė kur po ata njerėz qė tė besuan pushtetin e kanė humbur besimin tek ti. Njė mėsim demokratik ky qė klasa politike shqiptare nuk e ka pėrvetėsuar siē duhet. Falė kontakteve ndėrkombėtare dhe presioneve brenda dhe jashtė Shqipėrisė, besoj se nė kėto zgjedhje gjithė klasa politike shqiptare e ka tė qartė se ēdo tė thotė "kush luan me votėn, luan me kokėn". Ata qė ende nuk e kanė mėsuar, do ta mėsojnė pas 3 korrikut.

Arsyeja e pestė dhe ajo mė kryesore ėshtė e lidhur me vetė shqiptarėt e thjeshtė qė do t'u drejtohen kutive tė votimit. Gjithė shqiptarėt dhe gjithė bota nė 3 korrik do ti ketė kthyer sytė nė Shqipėri, pėr tė mėsuar jo se kush fitoi zgjedhjet, por se a u mbajtėn nė Shqipėri zgjedhje tė lira dhe demokratike. Nėse nė Shqiperi mbahen zgjedhje tė lira dhe demokratike, tė gjithė kanė fituar, si ata qė votuan pėr partine qė do tė dalė fituese, edhe ata qė votuan pėr partinė qė i humbi ato zgjedhje. Se cila parti i fiton ato zgjedhje ėshtė e njė rėndėsie dytėsore, rėndėsia madhore, jetike, kombėtare ėshtė qė mė nė fund nė Shqipėri tė mbahen zgjedhje tė lira dhe demokratike ku vota e ēdo shqiptari numėrohet dhe respektohet, dhe nė fund fiton ajo parti qė ka arritur tė marri shumicėn e votave tė shqiptarėve. Pra duhet tė fitojnė shqiptaret, duhet tė fitoje demokracia shqiptare dhe jo mafia; krimi dhe kriminelėt qė nuk e kanė pėr gjė tė vėnė dorė edhe nė institucionin mė tė shenjtė tė lirisė: Votėn e Lirė. Me fjalėn e lirė fitoni tė drejtėn tė shprehni mendimet tuaja. Me voten e lirė fitoni tė drejtėn tė ndėrtoni tė ardhmen tuaj!


Fjalėn e kanė shqiptarėt

Partitė politike mund tė bėjnė shumė pėrgatitje pėr zgjedhjet. Mediat mund tė perpiqen t'u shtyjnė me forcė nė fyt propagandė tė shumėllojshme. Ndėrkombėtarėt mund tė bėjnė vizita dhe monitorojnė zgjedhjet sa tė duan, por prapė kėto nuk mund tė garantojnė dot zgjedhje tė lira dhe demokratike. Vetėm ju, votuesit e thjeshtė shqiptarė mund tė garantoni dhe mbroni votėn tuaj. Kur njė votė vidhet apo manipulohet, ajo nuk ėshtė as njė copė letėr, as njė "votė e Berishės" apo "votė e Nanos", ajo ėshtė vota e njė shqiptari tė thjeshtė, ajo ėshtė vota juaj. Ajo votė simbolizon fjalėn tuaj te lirė, simbolizon ėndėrrat tuaja, simbolizon fatin e jetės suaj dhe tė fėmijėve tuaj. Ėshtė ky njė tjetėr mėsim demokratik qė ēdo shqiptar duhet tė ketė parasysh kur i drejtohet kutive tė votimit kėtė 3 korrik.

Misioni i ēdo shqiptari nė kėto zgjedhje duhet tė jetė dalja nė votime, hedhja e votės dhe mbrojtja e votės sė hedhur. Ēdo shqiptar qė zgjedh tė mos votojė, zgjedh qė tė heshti dhe kush hesht dhe tregohet indiferent nė zgjedhje, i bėn njė nder gjithė atyre qė nuk u bėhet vonė pėr votat e shqiptarėve, pasi Shqipėria pėr ta nuk ėshtė e shqiptarėve, ėshtė e tyre. Kjo ėshtė pra sfida e vėrtetė e 3 korrikut, ēlirimi i Shqipėrisė nga hajdutėt e votave njėherė e pėrgjithmonė. Mos lejoni qė t'iu vjedhin edhe atė pak liri dhe atė pak dinjitet njerėzor qė iu ka mbetur. Nuk ia kini borxh vetėm vetes apo historisė, ia kini borxh edhe fėmijėve tuaj qė nuk duhet tė rriten nėn tirani, por nė liri.

Dueli i 3 korrikut ėshtė njė duel midis shqiptarėve qė duan tė ndėrtojnė demokraci dhe atyre qė duan tė shohin tirani; atyre qė duan drejtėsi dhe atyre qė ushqehen me krim; atyre qė u dhimbset Shqipėria dhe shqiptarėt dhe atyre qė nuk u bėhet vonė as pėr familjen e tyre; atyre qė duan tė shohin njė Shqipėri tė varfėr por me nder nė familjen evropiane, dhe atyre qė duan ta shohin Shqipėrinė si njė ēiflig tė tyre nė mes te Evropės tė ngritur mbi ekonominė e krimit dhe korrupsionit; atyre qė duan tė punojne e ndėrtojnė me djersėn e tyre dhe atyre qė duan tė pasurohen mbi fatkeqėsine e 3 milion shqiptarėve.

Pas 15 vjetėsh pluralizmi dhe tranzicioni, keni qėnė ju qė i keni jetuar dhe vuajtur tė gjitha. Keni qenė ju qė keni dėshmuar historinė e shkuar, ashtu siē keni jetuar nė kohėn kur PD ishte nė pushtet pėr 5 vjet dhe kur PS ka qenė nė pushtet pėr 8 vjet. Keni qėnė ju qė keni pėrtypur dhe ripėrtypur propagandėn e gazetave dhe televizioneve tė paguara nė Shqipėri. Keni qenė ju qė jeni pėrballur me premtime boshe dhe gėnjeshtra nė dite me diell. Prandaj kėsaj here, nuk keni nevojė tė dėgjoni asnjeri, krejtėsisht asnjeri pasi keni qenė ju vetė qė i keni vuajtur nė kurriz tė gjitha. Shkoni pra drejt kutive tė votimit dhe votoni ndėrgjegjen tuaj.


Kush do t'i fitojė zgjedhjet?

Une jam i bindur se nė 3 korrik shqiptarėt do tė vrasin me votėn e tyre tė lirė krimin dhe korrupsionin politik. Dhe nėse dikush do tė guxojė qė tė vėrė dorė pėrsėri mbi votėn e shqiptarėve, tė gjithė shqiptarėt do tė mbushin sheshet e Shqipėrisė dhe tė mbarė botės pėr t'u numėruar jo mė si njė copė letėr, por trup mė trup e kokė mė kokė. Zgjedhjet e 3 korrikut vetėm shqiptarėt mund t'i humbin dhe vetėm ata mund t'i fitojnė. Dhe atė ditė, gjithė bota do ta marrė vesh nėse shqiptarėt fituan apo humbėn nė 3 korrik.

Ilirjan Papa
Philadelphia, SHBA
18 qershor 2005



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.