Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Asnjėherė mos e urrej armikun tėnd sepse nuk do arish tė bėsh zgjedhjet e zgjuara.
--- Micheal Corleone

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 157 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Politike :: Pano: PD ėshtė favoritja e zgjedhjeve tė korrikut
Postuar nga: Albo

Politike Profesor Nicholas Pano analizon klimėn politike nė Shqipėri

Nicholas Pano, studiues dhe analist i njohur i ēėshtjeve shqiptare, ish profesor i historisė nė Universitetin Western Illinois, thotė se zgjedhjet e 3 korrikut janė me rėndėsi jetike pėr demokracinė dhe shtetin ligjor nė Shqipėri, pėr marrėdhėniet e saj me perėndimin dhe mbi tė gjitha njė nga kushtet themelore pėr anėtarėsimin e vendit nė strukturat euro-atlantike.

Intervistoi Isabela Ēoēoli
07-06-2005

Zėri i Amerikės: Profesor Pano, ēfarė vlerėsimi do t’i bėnit klimės aktuale politike nė Shqipėri?

Nicholas Pano: Shqipėria sapo ka filluar fazėn zyrtare tė fushatės, pas njė sėrė sondazhesh tė opinionit qė tregojnė se Partia Demokratike dhe aleatėt e saj po shkojnė nė kėto zgjedhje si alternativa mė e preferuar. Nuk mund tė them se ka njė prirje tė qartė pėr fitoren e Partisė Demokratike, por zhvillimet duket se po shkojnė nė atė drejtim.

Ka shenja qė tregojnė se rezultati i zgjedhjeve do tė jetė mė i ngushtė nga sa kanė pritur disa, por nė njė atmosferė zgjedhore si ajo e Shqipėrisė ėshtė shumė herėt tė parashikohet se cili do tė jetė rezultati pėrfundimtar. Por pėr mendimin tim, duke patur parasysh gjithė spektrin e zhvillimeve duket se Partia Demokratike ėshtė mė e preferuar, pjesėrisht pėr shkak tė ndarjes sė Partisė Socialiste qė nxiti Fatos Nano. Pėr mendimin tim, nė qoftė se socialistėt i humbasin zgjedhjet, Fatos Nano duhet tė konsiderohet fajtor si arkitekti i disfatės sė Partisė Socialiste. Sado ironike qė tė duket pėr logjikėn normale, fakti ėshtė se kjo parti praktikisht e pėrjashtoi nė 2004-tėn nga radhėt e veta grupin Meta, duke e larguar atė nga posti udhėheqės.

Kėshtu nga njera anė ėshtė njė Parti Socialiste e dobėt dhe e pėrēarė, dhe nga ana tjetėr Partia Demokratike qė ka treguar forcė brenda saj. Udhėheqėsi i PD-sė Sali Berisha krijoi Komitetin e Orientimit tė Politikave (KOP) pėr tė zgjuar ide tė reja, pėr tė sjellė nė parti elementė tė rinj, duke i dhėnė njė jetė tė re partisė. PD-ja ėshtė pėrpjekur tė bėjė gjithashtu aleanca me partitė e vogla qė u ndanė prej saj, duke krijuar kėshtu njė opozitė mė tė bashkuar, duke e vėnė vetė PD-nė nė njė pozitė mė tė fortė se mė parė. Lėvizja Socialiste pėr Integrim (LSI) e Ilir Metės nga ana e saj ka disa kandidatė shumė tėrheqės politikė, por anketat tregojnė se ajo nuk gėzon ndonjė mbėshtetje tė madhe popullore dhe nė zgjedhje me njė rivalitet kaq qė madh, LSI-ja mund tė jetė njė faktor qė do tė dobėsonte shanset e PS-sė pėr tė fituar.

Zėri i Amerikės: Shtetet e Bashkuara, demokraci tė tjera perėndimore, zyrtarė tė struktuarve euro-atlantike dhe organizatave tė ndryshme, kanė kėrkuar nga Shqipėria tė marrė tė gjitha masat qė kėto zgjedhje tė jenė tė lira dhe tė drejta. Kohėt e fundit kjo u shpreh fare qartė nė rezolutat e paraqitura nė Senatin dhe Dhomėn e Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan, respektivisht nga senatorėt Sem Braunbek dhe Hillėri Klinton, dhe nga kongresmenėt Kristofėr Smith dhe Eliot Engel. Pėr mendimin tuaj, cila ėshtė domethėnia e gjithė kėtij preokupimi?

Nicholas Pano: Patjetėr qė kėto janė zgjedhje shumė tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė. Shqipėria ka bėrė njė farė pėrparimi drejt demokracisė dhe ka patur njė periudhė tranzicioni. Rėnjėt e demokracisė, rrėnjėt e pjesėmarrjes nė jetėn politike tė vendit nuk janė tė thella nė Shqipėri. Tė gjitha zgjedhjet nė Shqipėri, ndoshta me pėrjashtim tė atyre tė vitit 1992 kanė qėnė tė manipuluara.

Mendoj ajo qė Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po pėrpiqen t’i bėjnė tė qartė Shqipėrisė ėshtė se shfaqje tė tilla nuk mund tė tolerohen mė dhe se Shqipėria duhet tė ecė vendosmėrisht nė rrugėn e ndėrtimit tė demokracisė, tė shtetit ligjor dhe tė ndėrtimit tė njė vendi qė tė jetė i pėrgjegjshėm nė arenėn ndėrkombėrare. Shqipėria duhet t’i tregojė botės se ėshtė e aftė tė mbajė zgjedhje tė ndershme, tė lira dhe tė drejta dhe se populli shqiptar do t’i respektojė rezultatet e tyre.

Nė qoftė se kėto zgjedhje do tė manipuloheshin, kjo do tė shkaktonte vėshtirėsi politike nė vend dhe Shqipėria nuk mund tė pėrballojė mė trazira politike. Nė momentin e tanishėm, Shqipėria duhet tė analizojė problemet qė ndesh vendi dhe t’i marrė ato seriozisht.

Zėri i Amerikės: Profesor Pano, Shqipėria ka njė sėrė problemesh sociale, pėfshirė edhe korrupsionin nė nivele tė ndryshme qeveritare. Ligjvėnės dhe zyrtarė tė tjerė amerikanė kanė thėnė se Shqipėria mund tė hyjė nė kategorinė e shteteve tė dėshtuara nėse nuk forcohet shteti ligjor dhe nėse nuk bėhen pėrpjekje serioze kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, duke pėrfshirė edhe arrestimin e zyrtarėve tė korruptuar. Brenda vendit dėgjohen akuza dhe kundėr akuza tė vazhdueshme lidhur me kėto probleme qė mbeten ende tė pazgjidhura. Nė kushtet e Shqipėrisė, si mund tė trajtohet dhe zgjidhur ky problem?

Nicholas Pano: Shqipėria duhet tė luftojė korrupsionin nė tė gjitha nivelet e qeverisė. Ky ėshtė njė problem shumė serioz dhe i vazhdueshėm. Mendoj se korrupsioni i zyrtarėve ėshtė njollė nė demokracinė shqiptare dhe shpresoj se ēdo qeveri e re qė do tė vijė nė pushtet do tė ndėrmarrė njė luftė tė vėtetė kundėr korrupsionit. Nė disa raste Fatos Nano ėshtė zotuar pėr ērrėnjosjen e korrupsionit nė partinė e tij, por individė tė akuzuar pėr korrupsion janė anėtarė tė kabinetit tė tij qeveritar. Ato qė duhet tani nuk janė fjalėt por masat. Unė do tė sugjeroja se pavarėsisht se kush i fiton zgjedhjet, duhet caktuar njė prokuror i posaēėm dhe duhet krijuar njė grup kėshillues me ekspertė ndėrkombėtarė qė tė bashkpunojė me tė dhe shpresoj qė agjenci ndėrkombėtare dhe qeveri tė ndryshme do tė ndihmojnė financiarisht pėr tė mbėshtetur njė ndėrmarrje tė tillė. Kjo strukturė do tė ndihmonte qė Shqipėria tė godiste korrupsionin politik.

Ajo qė nuk duhet tė ndodhė nė Shqipėri ėshtė qė me njė fitore tė mundėshme tė demokratėve tė fillojnė persekutimet e ish zyrtarėve socialistė pa ndjekur normat ligjore tė pranueshme nga komuniteti ndėrkombėtar. Strukura qė unė sugjerova mė parė do tė shėrbente edhe pėr t’i dhėnė fund akuzave dhe kundėrakuzave pa fund mes rivalėve politikė dhe lufta e paprinciptė politike.

Zėri i Amerikės: Analistė nė Shtetet e Bashkuara kanė shprehur shqetėsime se me njė fitore tjetėr tė Partisė Socialiste, shanset e Kryeministrit Fatos Nano pėr tė tė mbetur njė nga figurat kryesore udhėheqėse tė vendit janė tė mėdha. Nė thelb tė kėtyre shqetėsimeve janė diskutimet se korrupsioni zyrtar nė Shqipėri shkon deri tek ai dhe se nė disa raste ai nuk ėshtė treguar njė udhėheqės i pėrgjegjshėm. Si e shikoni ju figurėn e Kryeministrit Nano?

Nicholas Pano: Besoj se Fatos Nano e ka tė qartė se Shqipėria ėshtė nė njė udhėkryq kritik. Zoti Nano ėshtė njė individ i aftė pėr tė udhėhequr vendin, por nė qoftė se vazhdon kursin e veprimeve tė tij tė papėrgjegjėshme, ai do tė dėmtonte jo vetėm partinė e tij por edhe Shqipėrinė. Nė njė rast tė tillė, do t’u pėrkiste elementėve tė shėndoshė brenda partisė sė tij ta detyronin zotin Nano tė largohej nga pushteti.

Kėto zgjedhje janė njė provė e madhe pėr Nanon po aq sa janė edhe pėr Berishėn. Populli shqiptar nuk ėshtė i predispozuar tė durojė edhe pėr katėr vjet tė tjerė indiferencėn e Kryeministrit Fatos Nano ndaj shqetėsimeve tė shqiptarėve. Ndėrkohė qė ai e kalon kohėn nėpėr kafe pa i kushtuar vemendje situatave tė vėshtira nė vend, viktima tė tragjedive shoqėrore dergjen nė morg. Kryeministri Nano bėn njė jetė tepėr luksoze nė njė vend tepėr tė varfėr. Dhe me tė drejtė shqiptarėt duhet tė jenė tė shqetėsuar nga stili i tij i jetesės, po aq sa edhe nga stili i tij arrogant i udhėheqjes.

Zėri i Amerikės: Profesor Pano, janė shprehur shqetėsime kėtu nė Shtetet e Bashkuara se me njė fitore tė Partsė Demokratike nė zgjedhjet dhe eventualisht me ardhjen e kryetarit tė saj, Sali Berisha, nė pushtet, shanset e Shqipėri pėr t’u bėrė anėtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, janė tepėr tė pakta. A shikoni ndonjė bazė pėr komente tė tilla?

Nicholas Pano: Kėto zgjedhje janė njė provė e madhe pėr Sali Berishėn. Mė shqetėson niveli i retorikės deri nė fazėn e tanishme tė fushatės, por mendoj se ai duhet tė demostrojė se mund tė jetė njė udhėheqės konstruktiv, qė nuk synon tė ndjekė njė politikė hakmarrėse. Partia Demokratike ka elementė tė aftė pėr tė drejtuar vendin, nė qoftė se zoti Berisha nuk tregohet i aftė tė pėrballojė sfidat e shekullit tė 21-tė. Siē kanė treguar sondazhet e opinionit nė Shqipėri, Sali Berisha nuk ėshtė i pari nė zemrat e bashkėatdhetarėve tė tij. Nė fakt si zoti Berisha ashtu edhe Kryeministri Fatos Nano, renditen mjaft poshtė.

Por Sali Berisha ka njė mbėshtetje tė fortė nė radhėt e Partisė Demokratike dhe njė shans tė mirė pėr njė rol udhėheqės nė shtetin shqiptar. Nė qoftė se ai vjen nė postin e Kryeminsitrit, ai do tė kishte rasin tė koregjonte disa nga politikat e gabuara qė ndoqi gjatė periudhės qė drejtoi Shqipėrinė, duke krijuar kėshtu njė imazh tė ri pėr vete dhe pėr partinė e tij.

Zėri i Amerikės: Profesor Pano, duke patur parasysh gjithė dinamikėn e zhvillimeve nė Shqipėri, a shikoni ndonjė mundėsi reale qė nga zgjedhjet e 3 korrikut tė dalin udhėheqės tė rinj, tė aftė pėr tė drejtuar vendin?

Nicholas Pano: Nė dy partitė ka udhėheqės mė tė rinj me aftėsi drejtuese. Mendoj se njė nga rezultatet mė tė rėndėsishme tė kėtyre zgjedhjeve do tė jetė se ose Nano ose Berisha, varet se kush do tė fitojė dhe kush do tė humbasė, do tė largohet nga skena politike. Si Nano ashtu edhe Berisha kanė thėnė se do tė largohen nga udhėheqja e partisė nė qoftė se humbasin nė zgjedhje. Berisha ka shkuar edhe mė tej, duke thėnė se do tė heqė krejtėsisht dorė nga politika. Kjo do tė shėnonte njė moment tė ri nė tranzicionin e Shqipėrisė, kur njė apo mė shumė parti politike do tė dalin me udhėheqės tė rinj qė do tė pėrcaktonin njė kurs tė ri pėr vendin. Nuk dua tė pėrmend emra, por jam plotėsisht i sigurt se Shqipėrisė nuk i mungojnė individė tė aftė pėr ta udhėhequr.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.