|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
I krishteri eshte nje pagan i keq, i konvertuar nga nje cifut i keq.
--- Weil
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 71 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Atdheu eshte krijuar nga hiri i martireve La Martin
Te balli yt po shihej mali te zeri yt-degjohej deti jeta te ngriti piedestalin vdekja te vuri monumentin.
Neper podiume balle flamurit u rrit imazh i kryetrimit me hapat -shpelle te Bajram Curri me ballin drite te Naimit.
Te vdekja jote-vater drite njerezit me mall ne sy shikonin gjaku nga plaga jote ridhte qe nga kufijte e prere te Kombit.
Martiret,vellezerit e Kosoves Sa te pane te shtrire,qe nga larg i zgjaten plaget drejt Tropojes Plaget e tu te ushqenin gjak.
Po ty te vrau nje shtazeri te tere t'i njihje,kohe spate te shtine aq shume me bresheri se i trembeshin dhe vdekjes sate.
Ne sy t'u rrotullua bota (Kreta mbi glob u ndal qefin) Ne Beograd u ngriten gotat dhe u trokiten ne Athine.
Era mbledh zerat e balades nga trojet e te gjitha aneve Fustanella e Osman Takes mbi balle te hapet valle came.
Zeri i atdheut ne shpirt te pruri driteza yjesh,harqe rrufeje cdo dite me shume ti prane flamurit cdo dite me shume plumba drejt teje.
Mbete legjende me dy vdekje,- njera mbi plumb,nje mbi dekret Njeren e more poshte me vete tjatra rri lart,"pa imunitet".
Burgut i the -Urdhro te pres! Ia njoh dhe hekurat qelise jane vijat e flamurit grek qe bredh si zot mes Shqiperise.
Rrethuar me dy heshtje tok i shtrire si nje segment rrufeje i madherishem,degjon poshte heshtjen e shtetit siper teje.
Puhi e luleve te varri "vrasesi u fsheh" te peshperin ti bisedon intim me barin: Kujdes,mos vrasin Shqiperine"!
Ti ule ballin nen flamur, Drejt miqve zgjatur brenga jote plumbat qe shtine jane prape ne udhe u vershellejne pas kraheve shokeve.
E shoket te kerkojne ku re (Asgje,vec madheshti mbi vdekje) atyre pasuri u le supet me lartesira bjeshke.
Ne ecjen tende,me dy hapa- demokraci e kombi tok- per brezat,amanet le prapa: Kush vdes per Kombin,jeton kot.
Shoku,qe ra per ty therror vdekjen duke e kthyer rilindje mbi piedestalin tend qiellor mbeti kuror e blerte dafine.
Mbetet perjete ne horizont imazh martiri te hapesirave tek re "njeri" u ngrite bronx t'u kumbosh tinguj gjithe ilireve.
Shkruar prej Agim Shehut
|
|
|
|