Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne zbulojme ne vetvete ate qe te tjeret na fshehin edhe njohim tek te tjeret ate qe ne ia fshehim vetes.
--- Vauvenargues

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 117 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
"Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.

Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.

Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.

Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
Kulture :: Del nė dritė botimi origjinal i Kanunit tė Lekė Dukagjinit
Postuar nga: Albo

Kulture Zbulohet botimi i vitit 1933. Nė kohėn e diktaturės e ruajtėm duke e mbėshtjellė me njė revistė partizane”

Zbulohet botimi origjinal i Kanunit tė Lekė Dukagjinit

Kastriot Bushi

Thotė pa mėdyshje se familja e tij ka ruajtur me fanatizėm Kanunin origjinal tė Lekė Dukagjinit, madje kėtė botim ia kanė kėrkuar disa shtėpi botuese dhe shumė shpejt do ta dorėzojė nė njėrėn prej tyre. Gjergj Bugu rrėfen pėr gazetėn se si babai i tij ka arritur ta ruajė me fanatizėm kėtė “kushtetutė”, botim i vitit 1933 edhe nė kohėn e diktaturės, kur shtėpia e tij ishte bėrė disa herė objekt kontrolli i agjentėve tė sigurimit tė shtetit. I botuar disa herė, Kanuni i Lekė Dukagjinit ka ardhur te lexuesit nė forma tė ndryshme deri nė formėn e sotme. Shtėpitė botuese kanė marrė pėrsipėr tė ndryshojnė ose tė ndėrhyjnė nė fjalė tė ndryshme, duke u munduar tė sjellin aktet ligjore dhe nėnligjore qė ndodhen aty nė formėn mė tė kuptueshme pėr lexuesit. Pėrkundėr kėsaj, familja Bugu, me banim nė Shkodėr, pretendon se ruan tė vetmin botim origjinal tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, me tė gjithė fizionominė e tij.

Si e ruajtėm Kanunin

Botimi qė ėshtė ruajtur me fanatizėm nga familja Bugu ėshtė i vitit 1933 dhe pa emrin e njė autori. Ai ėshtė blerė nė vitin 1956 nga Pal Bugu. Sipas djalit tė tij, Gjergj Bugu, ky botim ėshtė mė origjinali ndaj dhe kohėt e fundit ėshtė kėrkuar nga disa shtėpi botuese. “Edhe fjalėt aty janė shkruar si 560 vite mė parė”,- thotė Gjergji. Ai tregon se si babai i tij e ka ruajtur kėtė “kushtetutė qė nuk ka tė paguar”. “Im atė, Pali, e ka ruajtur nė bibliotekėn e tij, nė tė cilėn ndodheshin rreth 450 lloje librash. Ai ka mundur tė ndryshojė vetėm kopertinėn e tij. Gjatė kohės sė monizmit, kanunin e mbėshtolli, me njė revistė me partizanė, pėr ta shpėtuar nga shkatėrrimi”,- kujton Gjergji. Pal Bugu ka punuar nė ushtri si kapter. Por nė kohėn qė kryente kėtė detyrė, u akuzua se kishte harxhuar mė shumė fishekė se sa ishin parashikuar. Regjimi i asaj kohe e futi nė burg, duke e arrestuar pėr abuzime. Sapo pėrfundoi nė qeli, akuza ndryshoi shumė shpejt,. Ai u akuzua pėr agjitacion dhe propagandė, duke u dėnuar me 12 vjet burg. Shtėpia e tij u bė objekt i disa kontrolleve, por Pali e kishte gjetur mė sė miri marifetin qė Kanuni tė mos pėrfundonte nė zjarr. E kishte mbėshtjellė Kanunin me faqen e parė tė njė reviste partizane dhe e kishte vendosur mes 450 lloj librave qė kishte nė bibliotekė. “Kjo kopertinė e ruajti Kanunin nga sekuestrimi dhe babain tim nga shtimi i viteve tė burgut”. Me fanatizėm u ruajt Kanuni edhe nga djali i vetėm i Palit, Gjergji. “Babai im nuk rron mė, por qėllimi i tij ka qenė qė ēdo gjė tė mirė t’ua pėrcjellė fėmijėve dhe brezave”,- thotė Gjergji. Sipas tij, Kanunit nuk i ka ikur koha. “Por kur njė gjė nuk e konsumon, nuk ia di shijen. Kėshtu po ndodh dhe me Kanunin e Lekė Dukagjinit. Pra po ta studiosh edhe do ta vlerėsosh”. Gjergji nuk do ta jepte kėtė libėr edhe sikur ta kėrkonin ta blinin me flori. “Ėshtė njė kushtetutė qė unė e kam trashėguar nga im atė. Kam parė qė Kanuni i Lekės ėshtė botuar nga disa shtėpi botuese, por jo si ky origjinali. Pėr mua ka vlera tė jashtėzakonshme. Miliarda lekė tė mė ofronin, pėr mua nuk kanė vlerė pėrpara kėtij botimi qė zotėroj. Ky ėshtė kanuni qė ka shuar gjakmarrjen, ėshtė ky kanun qė u ka dhėnė jetė njerėzve. Ėshtė ky kanun qė e vlerėson njeriun si qenien mė tė vlerėsuar nė jetė. Ėshtė ky kanun qė ka shmangur konfliktet”,- vlerėson Gjergji. Ai thotė se gjatė gjithė jetės sė tij ka zbatuar me pėrpikmėri ligjet e kėsaj “kushtetute tė ēmuar” .“E dija qė po tė ma gjenin nė shtėpi do tė mė dėnonin dhe mua Por unė nuk mund tė rrija pa Kanunin dhe pa e studiuar atė” pėrfundon Gjergji.


Pas viteve ’90, Pali punoi pėr pajtimin e gjaqeve

Familja e Pal Bugut ka vite qė ėshtė vendosur nė qytetin e Shkodrės. Eshtė njė nga familjet mė tė vjetra dukagjinase, qė nuk ka trashėguar mė shumė se njė djalė. Atje nė Dukagjin familja ka shtėpinė dykatėshe, me frengji, por qė nuk banohet nga askush. Kati i parė i shtėpisė, tregon Gjergji, ka shpėrbyer pėr bagėtitė, ndėrsa nė katin e dytė jetonin pjesėtarėt e familjes. Familja dhe gjithė fisi Bugu njihet si njė familje e ndershme dhe patriotike nė tė gjithė zonėn, e respektuar dhe mikpritėse. Pas viteve ‘90 Pali punoi me misionin e pajtimit tė gjaqeve, nė zonėn e Dukagjinit dhe tė Shkodrės, deri dy vjet mė parė, kur ndėrroi dhe jetė. Nga tė njohurit cilėsohet si njeri i qetė dhe tepėr i matur. Pal Bugu e bleu Kanunin nė vitin 1956, por asnjėherė nuk tregoi, duke ruajtur besėn dhe fjalėn, se kush ishte personi qė ia dha. Nuk e tregoi as pas viteve ’90, thotė i biri. K. Bushi


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.