Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Edhe atij qė ka dije mbi tė gjithė, i duhet tė mėsojė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 145 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Feja :: Pėrpjekjet pėr Kishėn Shqiptare tė Stambollit
Postuar nga: Skampa

Feja Shqiptarėt nuk shkonin nė kishė nga frika e mallkimeve. Patriarkana i mbante shqiptarėt nėn kontroll dhe punonte pėr greqizimin e tyre.

Patriarkana i mbante shqiptarėt nėn kontroll dhe punonte pėr greqizimin e tyre. Njė pjesė e mirė e ortodoksėve shqiptarė nė Turqi kishin ardhur kėtu tė pamartuar. Nė mungesė tė vajzave shqiptare, ata ishin martuar me vajza greke. Nė kėto rrethe influenca e Patriarkanės ishte e fuqishme dhe shumė nga kėta elementė pengonin pėrpjekjet e patriotėve shqiptarė pėr krijimin e kishės shqiptare.

Patriarkana e Fanarit kishte Sinodin, qė pėrbėhej prej 12 dhespotėve. Shqiptarėt nuk kishin asnjė pėrfaqėsues nė tė. Pėr tė lehtėsuar konvertimin e shqiptarėve nė shtetas grekė, qeveria greke mori njė vendim tė posaēem. Ajo udhėzoi konsullatėn greke nė Turqi qė t`u jepte shtetėsinė greke edhe atyre personave, tė cilėt nuk kishin jetuar fare nė Greqi, gjė qė mė parė kishte qenė krejtėsisht e palejueshme. Ky vendim fshihte qėllime tė largėta politike. Politika greke pėrfitoi edhe nga statusi jo i qartė dhe i pafavorshėm i emigracionit ortodoks shqiptar nė Turqi. Nė bazė tė legjislacionit turk, qeveria turke nuk u jepte shtetėsinė turke shqiptarėve ortodoksė. Kjo ishte njėra nga arsyet qė, shumė shqiptarė kishin marrė shtetėsinė greke. Nga martesat e disa shqiptarėve ortodoksė me gra, qė kishin shtetėsinė greke, kishin ndodhur shumė konflikte pronėsie. Gratė me shtetėsi greke ishin ndarė nga burrat dhe u kishin marrė pasurinė e tyre, duke i lėnė pa asgjė. Pėr tė gjetur njė rrugėdalje, shqiptarėt po shtyheshin tė merrnin shtetėsinė greke, sepse vetėm me shtetėsi shqiptare atyre nuk u njihej e drejta e trashėgimit apo zotėrimit tė pasurisė. Nė emigracionin ortodoks shqiptar ishin krijuar kushte qė tė depėrtonte influenca greke dhe fėmijėt e tyre frekuentonin shkollat greke.

Greqia po punonte nė emigracionin ortodoks shqiptar ndėrsa qeveria turke, sipas diplomatėve shqiptarė nė Turqi, ishte sjellė shumė ashpėr kundrejt tij. Nė kėto qėndrime kishte ndikuar tensioni dhe ndjenjat armiqėsore ndaj Greqisė. Nė kohėn e ngjarjeve nė Qipro nė vitet 1954-1955, gjatė incidenteve qė ndodhėn nė Stamboll me emigrantėt grekė, u goditėn edhe shqiptarėt ortodoksė, tė cilėt pėsuan dėme tė mėdha. Nė kėto rrethana, vetėm hapja e kishės ortodokse autoqefale shqiptare nė Turqi do ta pėrmirėsonte situatėn dhe do t`i hiqte zbulimit grek mundėsinė e veprimit me anė tė Patriarkanės greke.

Pėr tė plotėsuar ndjenjat dhe dėshirat e gjithė emigracionit shqiptar ortodoks nė Turqi, njė grup shqiptarėsh ortodoksė nė dhjetor tė vitit 1958, i kėrkuan qeverisė turke lejen qė tė krijonin njė komunitet fetar tė ndarė nga Patriarkana e Fanarit. Mundėsitė pėr krijimin e kėtij komuniteti ekzistonin, pėr arsye se nė Turqi kishin patur kishat e tyre edhe emigrantė tė kombėsive tė tjera, si rusėt, grekėt, bullgarėt etj. Sipas tė dhėnave, qė kishte ambasada shqiptare, nė Turqi dhe kryesisht nė Stamboll gjendeshin 15000 shqiptarė ortodoksė. Ky numėr ishte aq i rėndėsishėm, saqė po tė krijohej kisha shqiptare do tė rrezikonte ekzistencėn e Patriarkut grek nė Stamboll. Sipas njė marrėveshje midis Turqisė dhe Greqisė, ai qėndronte atje nė bazė tė njė numri tė caktuar besimtarėsh ortodoksė. Ky numėr plotėsohej pikėrisht me shqiptarėt ortodoksė, tė cilėt nga kisha greke konsideroheshin qėllimisht si grekė. Mirėpo, qeveria turke nuk e pėrfilli kėtė kėrkesė nė kėtė kohė, duke nxjerrė disa pretekse tė ndryshme.

Situata ndryshoi nė vitin 1960. Pas acarimit tė krizės sė Qipros, autoritetet turke, nė kuadrin e masave pėr tė izoluar dhe ngushtuar rrezen e aktivitetit tė Patriarkanės, dhanė sinjale se do t`i pėrkrahnin ortodoksėt shqiptarė me qėllim qė t`i shkėpusnin ata nga Patriarkana. Turqit dėshironin largimin e Patrikut grek nga Stambolli. Funksionarė tė lartė tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Sigurimit Turk u kėrkuan ortodoksėve shqiptarė qė tė mobilizoheshin pėr formimin e Komitetit Ortodoks Shqiptar, duke i kėshilluar qė tė mos e lejonin legatėn e Shqipėrisė tė pėrzihej nė kėtė ēėshtje dhe tė zhvillonte propagandėn e saj nė koloni. Legata e Shqipėrisė, nga ana e saj, dha udhėzime qė tė shfrytėzohej, pikėrisht kjo rrethanė, pėr tė hapur kishėn shqiptare. Gjithashtu, pėr hapjen e kishės ortodokse shqiptare ishin tė interesuar edhe shqiptarėt myslimanė tė Turqisė, tė cilėt premtuan se do tė ndihmonin materialisht. Por pėrfaqėsuesit e kolonisė shqiptare tė Stambollit mendonin se pėr hapjen e kishės shqiptare duhej marrė mė parė pėlqimi i Patrikut tė Stambollit. Pa kėtė miratim, shqiptarėt nuk guxonin tė shkonin nė kishė, sepse u trembeshin mallkimeve tė tij. Megjithkėtė, nė fillim tė vitit 1962 ata nisėn tė mblidhnin firmat e nevojshme dhe tė kėrkonin lejen nga autoritetet turke. Legata shqiptare e mbėshteti kėtė iniciativė dhe i nxiti drejtuesit e kolonisė tė nxitonin pėr tė marrė lejen e ēeljes sė kishės nga autoritetet turke, nė kėtė situatė tė favorshme tė marrėdhėnieve tė tendosura turko-greke. Hapja e kishės gjykohej si njė sukses, i cili do tė sillte pastaj hapjen e njė shkolle ose kolegji shqiptar. Por MPJ nuk e lejoi legatėn nė Stamboll qė tė ndėrhynte drejtpėrdrejt tek autoritetet turke pėr ta mbėshtetur kėtė iniciativė.

Nė pranverė tė vitit 1962 u arritėn disa suksese fillestare. Vatikani dha pėlqimin pėr t`u dorėzuar shqiptarėve njė kishė unite, e cila atėherė ishte e mbyllur. Patriku i Stambollit, Athenagorasi, premtoi se do tė bėnte bekimin e kėsaj kishe. Por nėn dhe, ai, nėpėrmjet agjentėve grekė, vijoi pėrpjekjet pėr sabotimin e krijimit tė kishės shqiptare. Ai thirri nė Stamboll Marko Lipen, i cili ndodhej nė SHBA, pėr ta vėnė nė krye tė kishės sė re, por me sa duket ky nuk pranoi. Kėshtu, nė verė tė vitit 1962 Athenagora u shtėrngua tė jepte lejen pėr ēeljen e kishės shqiptare. Edhe autoritetet turke e dhanė aprovimin, por paralajmėruan shqiptarėt se, po tė kėrkonin qė tė hapnin ndonjė shkollė ose kurs nė gjuhėn shqipe, ndaj iniciatorėve do tė merreshin masa.

Me intensitetin, qė po ecnin pėrpjekjet pėr hapjen e kishės shqiptare, dukej se ēdo gjė do tė pėrfundonte si mė mirė. Por nė nėntor tė vitit 1962 ndodhi njė kthesė e papritur. Policia e Stambollit urdhėroi shpėrndarjen e Kėshillit tė Komunitetit Ortodoks, i cili kishte marrė iniciativėn pėr hapjen e kishės shqiptare. Shkaku i kėtij ndryshimi ishte ndėrhyrja energjike e qeverisė greke. Kėtė gjė ua thanė iniciatorėve autoritetet turke. Pėrfaqėsuesi i Kėshillit protestoi ndaj kėtij vendimi dhe deklaroi edhe njė herė se, kėshilli i komunitetit ortodoks shqiptar ishte formuar qė tė luftonte pėrpjekjet greke pėr greqizimin e ortodoksėve shqiptarė. Shefi i sigurimit tė Stambollit shfaqi keqardhjen dhe i shpjegoi atij se ndaj qeverisė turke kishte patur protesta nga ministri i Jashtėm grek, kur ai kishte vizituar herėn e fundit Turqinė dhe se, Turqia nuk donte t`i acaronte mė tej marrėdhėniet me Greqinė, pėr arsye se ishin aleatė nė NATO. Ai i kėshilloi shqiptarėt qė tė gjenin forma tė tjera tė qėndresės pėr tė penguar veprimtarinė greke dhe premtoi se sigurimi turk nuk do t`i pengonte.

Beqir Meta, Shqipėria dhe Greqia (1949-1990)

METROPOL 23-02-2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.