Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Arti ėshtė njė investim, kultura ėshtė alibi e tij.
--- Enni Flaiano(1912-1972)komedian

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 117 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Kulture :: Njė dosje pėr Kadarenė del nė shitje
Postuar nga: Albo

Kulture Kreu i Arkivave publikon librin “Njė dosje pėr Kadarenė”


Sinani: Te “Dosja K”, ėshtė fshehur Kadareja


Tė gjitha dilemat, thashethemet, gojėdhėnat, intrigat marrin fund. Disa do tė kenė tė drejtė, disa do tė zhgėnjehen.

Dje nė libraritė e Tiranės doli nė qarkullim “Njė dosje pėr Kadarenė”, e cila zbulon dy anėt: tė mirat dhe tė kėqijat pėr shkrimtarin e njohur shqiptar. Kush ishin armiqtė dhe miqtė e Ismail Kadaresė? Ē’kanė bėrė, dhe ē’kanė thėnė pėr tė? Tė gjitha kėto pikėpyetje gjenden nė 400 faqe tė hartuara nga Prof.Dr. Shaban Sinani. “Njė dosje pėr Kadarenė”, njė libėr i botuar nga shtėpia botuese “OMSCA-1”, ėshtė sprova e parė pėr tė vėzhguar nėpėrmjet dokumentave marrėdhėniet e personalitetit tė shquar tė letrave shqipe dhe institucionet e atėhershme tė diktaturės. I konceptuar nė pesė kapituj, libri publikon pėr herė tė parė rreth 38 dokumenta dhe njė numėr tė konsiderueshėm faksimilesh, ē’ka shpjegon marrėdhėniet e vėshtira qė ka pasur Ismail Kadare me nomenklaturėn e lartė. Pėr gazetėn “Panorama” autori i veprės “Njė dosje pėr Kadarenė”, Shaban Sinani, tregon tė gjitha detajet rrėth realizimit tė kėsaj vepre.


Publikohet vepra juaj “Njė dosje pėr Kadarenė”. Si mund t’ja shpjegoni me pak fjalė lexuesit botimit e tij?

Ky ėshtė njė libėr qė pėrmban dy pjesė. Pjesa e parė ėshtė njė trajtesė shkencore e letėrsisė sė shkrimtarit Ismail Kadare dhe pėrgjithsisht e letėrsisė nė periudhėn e pasluftės sė Dytė Botėrore. Ndėrsa pjesa e dytė ėshtė letėrsi dokumentare, ku janė pėrfshirė dokumente qė dėshmojnė njė proces tė ndėrlikuar, dėshmojnė njė raport tė vėshtirė, raportin midis politikės dhe letėrsisė, raportin midis lirisė politike dhe lirisė sė artit tė vet. “Dosja K” ėshtė njė centrifikim i pjesės sė fshetė tė kėtyre raporteve dhe marrėdhėnieve. Me pjesėn e vetė dokumentare, libri ka pėr qėllim qė ta lerė historinė tė flas me gojėn e vet. Paraqitja e dokumenteve ėshtė bėrė nė mėnyrė teknokratike. Pėrpjekja ime, ka qenė qė dokumentet tė lexohen me mendjen e lexuesit dhe jo me mendjen e autorit tė librit. Nė kėtė kuptim, ėshtė njė libėr i hapur jo vetėm pėr mėnyra tė ndryshme tė tė lexuarit dhe tė kuptuarit, por edhe pėr tė nxitur kėrkime, duke marrė si pikėnisje dokumentet qė ai pėrmban. Libri nuk pretendon shterrimin e burimeve pėr kėtė raport tė vėshtirė, sepse burime si kėto duhet tė ketė me siguri edhe nė arkiva tė tjerė. Dokumentet qė pėrmban libri janė kryesisht tė kontrollit politik dhe tė letrėsisė, nuk ka dokumente tė kontrollit policesk. Kėto janė objekt i njė kėrkimi tjetėr, qė ndoshta dikush do ta bėjė nė tė ardhmen. Titulli i librit, “Dosja K” ėshtė njė dosje pėr Kadarenė, por duhet kuptuar, si njė dosje pėr letėrsinė shqipe. Ėshtė zgjedhur Kadareja si pėrfaqėsuesi mė i mirė i kėsaj letėrsie, pėr tė dhėnė mundėsinė qė dritarja qė hapet tė jetė sa mė e mirė pėr tė shkuarėn. Pėr mua ėshtė njė libėr i mundimshėm, i vėshtirė, i tendosur, ėshtė njė libėr qė ka respektuar tė gjithė faktorėt, protagonistėt, personazhet, tė vėrtetat , sigurisht qė jo tė gjitha tė vėrtetat e tij janė tė kėndshme, pėr tė mos thėnė qė njė pjesė e mirė janė fare tė pakėndshme.


A mendoni se lexuesi ka qartėsinė e duhur pėr tė shmangur keqkuptimet?

Mund tė ketė keqkuptime dhe unė e kam krejtėsisht tė qartė kėtė gjė. Ajo, qė kam marrė pėrsipėr qė unė tė bėj, ėshtė tė jem korrekt me lexuesin , i qartė nė ēfarė kam shkruar, dhe i paanshėm nė ēfarė kanė shkruar tė tjerėt. Unė jam shumė i interesuar nėse dikujt do t’i pėlqejė ose jo, sepse ėshtė nė parimet e mia, qė tė marr me tė mirė lexuesin. Marrja me tė mirė e lexuesit mund tė bėhet me kompromise dhe nė tė mirė tė sė vėrtetės. a.m


Ende nuk kish mėsuar se nėpėr libraritė e Tiranės, ishin orėt e para, qė qarkullonin “thashetheme” pėr tė.

Libri qė flet sa mirė aq edhe keq pėr tė, nuk kishte mbėrritur ende nė duart e tij. Telefonata jonė ndoshta e befasoi paksa, ashtu sikurse dhe lajmi pėr botimin e librit “Njė dosje pėr Kadarenė”. Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, nė njė intervisė tė dhėnė dje pėr gazetėn “Panorama” shpjegon pėrshtypjet e tij, pėr kėtė botim tė ri. Edhe pse pa shumė dėshirė pėr tė folur, Kadare tregon se “Dosja K” nuk i jep aspak kėnaqėsi.


Shtėpia botuese “Omska” sot (dje)pasdite ka hedhur nė qarkullim librin “Njė dosje pėr Kadarenė”. Si e prisni botimin e tij?

Tė them tė drejtėn nuk kam ē’tė them ndonjė gjė konkrete, pasi mendimet e mia unė i kam thėnė pėr kėtė problem. Nuk jam unė qė duhet tė pyetem nė kėtė rast. Vetėm do tė jetė mirė nėse ky libėr do tė ndihmoj nė pastrimin e ndėrgjegjes sė shoqėrisė shqiptare.


Jeni shprehur kohė mė parė pėr gazetėn tonė, se ato ē’ka keni nga “Dosja K” ju kanė ngjallur njė ndjenjė tė keqe…

Natyrisht kur njeriu zbulon gjėra qė janė tė hidhura, tė shėmtuara tė fshehta, ndjesia e parė nė kėtė rast ka qenė njė ndjesi e keqe, pavarėsisht se ka tipa tė ndryshėm. Unė nuk kam dėshirė, madje ju tani mė pyesni dhe unė nuk kam dėshirė tė flas pėr kėtė. Kjo ėshtė vėrtetuar derisa ėshtė dėshmuar qė unė vėrtetė kur kam qenė nė arkiv kam qėndruar vetėm njė ēerek ore atje dhe s’kam dashur tė qėndroj mė tepėr, atėherė do tė thotė se jam i sinqertė kur them se nuk kam dėshirė tė flas.


Tani qė libri ka dalė nėpėr libraritė dhe do tė jetė nė duar tė shumė lexuesve, prisni ndonjė furtunė tė madhe apo ndonjė furtunė nė “gotė”, sikurse edhe jeni shprehur?

Tė them tė drejtėn nuk e mendoj kėtė gjė dhe nuk ka asnjė arsye pėr tė patur ndonjė furtunė, nė qoftė se njerėzit artificialisht duan tė krijojnė furtuna le tė krijojnė, mua kjo nuk mė prek.


A mendoni se letėrsia do tė fillojė tė ēlirohet dhe hapi tjetėr duhet tė ishte njė botim i tillė?

(Qesh).Ndoshta.


Parlamenti pak vjet mė parė bllokoi hapjen e dosjeve pėr politikanėt. Botimi i kėtij libri sa prisni tė pėrfaqsohet nė debate poltike?

Ndoshta mund t’i zgjoj mendime parlamentarėve tanė, qoftė pėr mirė apo pėr keq, me sa duket derisa e kthyen mbrapsh ligjin tani pėr tani, kjo ka qenė njė e keqe pėr demokracinė shqiptare.



Pėr “Dojen K”

Visar Zhiti: Libri dhe diktatura

Tani jemi pėrpara “njė dosjeje” pėr Kadarenė, kėshtu e ka quajtur edhe autori i saj, prof.dr.Shaban Sinani, por vepra qė kemi ndėr duar, i ngjan njė triadhe, e cila nė pjesėn hyrėse paraprihet nga njė studim interesant e me kompetencė pėr Kadarenė, risinė e tij si shkrimtar dhe simbolet e tij ballkanike. Kjo pasohet nga disa intervista, dhėnė nė shtypin e ditės, ku autori i pėrgjigjet ēėshtjeve tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me kėtė botim. Pastaj vjen ēudia, ku s’ka mė as kritikė e as letėrsi: nė kėtė pjesė janė qėmtuar dhe grupuar njė sasi dokumentesh tė dikurshme kundėr letėrsisė, pra, antishkrimet, survejimet nė diktaturė tė partisė mbi letėrsinė e Kadaresė, njė thuajse “antivepėr”, njė shtjellim i copėrave tė njė “kundėrvepre” tė paimagjinueshme. Aty ka kontrolle ēmendurake, censurė, ndėrhyrje barbare,aq sa tė duket se letėrsia do tė duhej tė shkruhej nga shkrimtari dhe partia bashkė. Prandaj Kadareja, nė fund tė fundit ėshtė refuzuesi i pabindur, i pandreqshmi, kurajozi dhe i mbushuri me neveri pėr ta. Ndėrsa nė vetevete ai ėshtė shkrimtari qė kėrkon tė bėjė dhe bėn art tė madh, tė pavdekshėm, kur po vdisnin shumė gjėra tė shtrenjta e tė virtytshme.



Kadare tha para dy muajsh S’jam kurioz pėr “Dosjen K”

Vetėm pak kohė mė parė nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetėn tonė, shkrimtari i njohur Ismail Kadare ėshtė shprehur krahas tė tjerash edhe pėr “Dosjen K”, se nuk dėshiron ta dijė se ēfarė shkruhet nė tė.


A jeni kurioz ta lexoni “Dosjen K”?

Fare! Kam lexuar njė pjesė. Nuk jam kurioz mė. Mė ka ngjallur njė ndjenjė tė keqe.


Po kėto qė janė botuar deri tani, si tė janė dukur?

Nuk mbaj mend mirė se cilat janė botuar. Por di tė them se e gjithė ajo ėshtė njė gjė e trishtueshme. Njė ndjenjė jo e mirė. Disa ditė do tė jesh shumė i trishtuar nėse e lexon. Kėtė herė qė kam ardhur, nė ndryshim nga hera tjetėr, nuk kam dashur ta lexoj. Ajo ėshtė njė dosje e rėndėsishme, sepse ajo nuk ėshtė dosje profesionale e policisė sė fshehtė. Ajo ėshtė dosje e partisė. Aty janė njerėz qė nuk i detyronte askush. Pra e bėnin kėtė me iniciativė personale. Ana shoqėrore ėshtė shumė e rėndėsishme. Ajo s’ka tė bėjė me atė ingranazh qė diskutohet nėse duhet tė hapen apo jo dosjet, qė tė mo dalin agjentėt, tė mos dalin spiunėt. Atje spiunė nuk ka. Emri spiunit atje shėnohet “Burimi”. Atje, emrat e tjerė janė interesant, sepse shkruhet qė x apo y i thanė “Burimit”. Kėtu nuk dihet nėse ja thanė burimit pėr ta ēuar atje ku duhet…. Plus relacionet e gjata tė institucioneve janė shumė tė rėndėsishme. Mbledhjet sekrete tė institucioneve janė shumė tė rėndėsishme pėr historinė e letėrsisė shqipe. Ē’diskutohej nė mbledhjet e fshehta? Kam ngulur kėmbė pėr hapjen e arkivave. Duhet shpjeguar pse dhe si kanė ndodhur dhjetra mbledhje tė fshehta monstruoze qė janė bėrė. Kėto s’do t’i nxjerrė njeri. Pra, duhet tė dihet ē’kanė folur njerėzit nė to. Ē’ka thėnė ky e ē’ka thėnė ai. Kjo pėrmban njė tė vėrtetė shumė e tė ēmuar, qė ka humbur, sepse del pak a shumė historia e psiqikės shqiptare.



Dy letra, pro dhe kundėr, shkrimtarit


Letra e dytė

“Poezia ėshtė alarmante. Duket sikur ka ndodhur njė kob i madh. Ne nuk mund ta botojmė kėtė poezi edhe pėr arsye se Partia akoma nuk ka dalė publikisht nė shtyp kundėr komplotistėve politikė e ekonomikė, as nė “Zėri i Popullit”, dhe as nė organe tė tjera. Autori mund tė hyjė nė konflikt me redaksinė”.


Shoku Pirro,

Po tė dėrgoj njė vjershė tė I.Kadaresė. Unė e Lexova. Kam kėto vėrejtje:
1. Ėshtė tepėr alarmante. Duket sikur ka ndodhur njė kob i madh e njė gjėmė e madhe, apo njė kundėrrevolucion dhe Byroja Politike mblidhet papritur pėr ta shtypur.
2. Jepet pėrshtypja sikur ky kundėrrevolucion ka pushtuar ministritė dhe punėtorėt po i rimarrin ato. Dhe Partia duket sikur nuk sundon.
3. Identifikohen komplotistėt me burokratėt.
4. Nė fund, ne nuk mund ta botojmė edhe pėr arsye se Partia akoma nuk ka dalė publikisht nė shtyp kundėr komplotistėve politikė e ekonomikė, as nė “Zėri i Popullit” dhe as nė organe tė tjera. Edhe redaksia e “Dritės” nuk mund ta botojė. Ishte nė shtyp, por u hoq. Poezia ka edhe njė ankth tė madh, duket sikur kushedi ēka ndodhur!
Me tėrheqjen nga shtypi, autori mund tė bjerė nė konflikt me redaksinė, mund tė bėjė bujė e mund tė shajė kėtė apo atė! Unė kėshtu mendoj. Duro Mustafaj, qė sapo erdhi nga shėrbimi, e lexoi dhe e hoqi nga shtypshkronja. Pėr kėtė mė informoi dhe ma dha ta lexoja.
Lexojeni, dhe, nėse jeni dakord mė, njoftoni. Tė fala Driteroi 16.10.1975



Letra e parė

“Kronikė nė gur” s’ėshtė ngritur fare mbi tipiken,por mbi tė rastėsishmen e shėmtuar. Si vepėr ajo nuk i takon aspak realizmit socialist. Pėr mė tepėr ajo ėshtė njė vepėr surrealiste. Tani pėr tani sulmi nė shtyp kundėr Kadaresė mund tė mos provokohet, por gjithēka tė bėhet pa rėnė nė sy. Ai roman tė hiqet menjėherė nga qarkullimi”

Republika popullore e Shqipėrisė
Shoku Ramiz Alia,

Jam njė mėsues letėrsie. Jam shumė i ri nė moshė, 23 vjeē. Babai im ėshtė komunist i 1943-shit dhe mė ka mėsuar tė jem i ndershėm dhe i partishėm. Lexova romanin e I. Kadaresė “Kronikė nė gur”. Mendoj qė vepra s’ėshtė ngritur fare mbi tipiken, por mbi tė rastėsishmen e shėmtuar. Pra, si vepėr ajo nuk i takon aspak realizmit socialist. Pėr mė tepėr ajo ėshtė njė vepėr surrealiste. Unė lexoj nė tri gjuhė tė huaja dhe surrealizmin, nė qoftė se nuk e njoh shumė mirė, e njoh mirė. Duke qenė se nė jetėn time unė zgjodha detyrėn qė t’i rri pranė me ēdo kusht Partisė sime, sepse nuk kam asgjė mė tė shtrenjtė se ky popull e kjo Parti, dhe se ata 28 mijė dėshmorė qė dhanė jetėn pėr lumturinė time dhe tė shokėve tė mi, i prekur thellė dhe i tronditur prej kėsaj vepre, qė nuk ėshtė e zakonshme pėr I.Kadarenė, tek i cili kemi drejtuar sytė tanė, si qytetar dhe si komunist i ardhshėm, mendoj se ai roman tė hiqet menjėherė nga qarkullimi.

Unė kam pėrgatitur njė artikull, jo me qėllim botimi (tani pėr tani sulmi nė shtyp kundėr Kadaresė mund tė mos provokohet, por gjithēka tė bėhet pa rėnė nė sy, se na intereson tė mos njolloset si personalitet), dhe do t’jua sjell menjėherė, nė qoftė se Partia e merr tė drejtė mendimin tim. Gjithashtu unė jam njė letrar i ri. Tani del nė qarkullim vėllimi im me poezi, pėr botim ėshtė dhe i dyti, dhe dy drama. Pra, unė jam nė hapat e mi tė parė. Ky artikull, po tė ēohej nė ndonjė institucion, do mė kushtonte shtrenjtė, sepse kundėr meje mund tė hakmerreshin. ...

Pėrshėndetje revolucionare
Juaji, N
ėnshkrimi Berat, 28.6.1971


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.