Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė premton shumė, bėn pak
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Demokraci :: Cfare eshte demokracia? V
Postuar nga: ILovePejaa

Demokraci Kultura E Demokracisė

Kulturė qytetare


Demokracia nuk mund tė barazohet thjesht me institucionet e saj. Demokracia e shėndoshė varet shumė nga

shkalla e zhvillimit tė kulturės demokratike qytetare. Kultura nė kėtė kuptim, thekson Dajena Reviē, nuk ka tė bėjė me artin, letėrsinė a me muzikėn, por me «sjelljet, praktikat dhe normat qė pėrcaktojnė aftėsinė e njė populli pėr t'u vetėqeverisur.»
«Njė sistem politik totalitar, — shkruan ajo, — nxit plogėshti dhe moskokėēarje. Regjimi pėrpiqet tė farkė-tojė njė qytetari tė bindur dhe tė nėnshtruar. Krejtėsisht ndryshe, kultura qytetare e njė shoqėrie demokratike formohet nga veprimtaria e lirė e individėve dhe e grupeve. Shtetasit e njė shoqėrie tė lirė ndjekin interesat e tyre, ushtrojnė tė drejtat e tyre dhe pėrgjigjen pėr jetėn e tyre. Ata vendosin vetė ku do tė punojnė, se ēfarė pune do tė bėjnė, ku do tė banojnė, nėse duhet tė hyjnė nė ndonjė parti politike, ēfarė tė lexojnė dhe kėshtu me radhė. Kėto janė vendime personale, jo vendime politike.»
Letėrsia, arti, drama dhe filmi — shprehje artistike tė kulturės sė njė shoqėrie — janė gjithashtu tė pavarura nga qeveria. Shoqėria demokratike mund t'i pėrkrahė apo nxisė artistėt dhe shkrimtarėt, por ajo nuk mund tė caktojė kritere artistike, apo tė gjykojė vlerėn e njė vepre artistike, as nuk mund tė ēensurojė njė vepėr tė tillė. Artistėt nuk janė nėpunėsa apo shėrbėtorė tė shtetit. Ndihmesa kryesore qė demokracia duhet t'i japė artit ėshtė liria pėr tė krijuar, pėr tė eksperimentuar, pėr tė zbuluar botėn e mendjes dhe tė shpirtit tė njeriut.

Demokracia dhe arsimi

Arsimi ėshtė pjesė pėrbėrėse jetike e ēdo shoqėrie, sidomos e njė shoqėrie demokratike. Lidhur me kėtė Tomas Xhefėrsoni shkruan: «Nė qoftė se njė komb shpreson tė jetė i paditur dhe i lirė nė kohėn e qytetė-rimit, ai shpreson pėr diēka qė nuk ka ndodhur dhe qė nuk do tė ndodhė kurrė.»
Ndryshe nga shoqėritė autoritare, tė cilat pėrpiqen tė ngulitin njė qėndrim pėr tė pranuar gjithēka nė mėnyrė pasive, qėllimi i arsimit demokratik ėshtė tė formojė qytetarė me botėkuptim tė pavarur, kėrkues e tė arsyeshėm dhe njėkohėsisht me ide mjaft tė qarta pėr teorinė dhe praktikėn e demokracisė. Profesori i Universitetit tė Vanderbiltit, Ēester E. Fini i Ri, nė fjalėn e tij pėrpara arsimtarėve nė Nikaragua ka thėnė: «Njerėzit mund tė lindin tė etur pėr liri personale, por ata nuk lindin tė ditur pėr masat shoqėrore dhe politike qė duhen marrė pėr ta bėrė lirinė tė mundur pėr veten dhe fėmijėt e tyre... Gjėra tė tilla fitohen. Ato duhen mėsuar.»
Sipas kėsaj pikėpamjeje, nuk mjafton tė thuhet se detyra e arsimit nė njė vend demokratik ėshtė thjesht tė shmangė indoktrinimin qė haset nė regjimet autoritare dhe tė realizojė njė mėsim tė paanshėm nga interesat politike. Njė gjė e tillė ėshtė e pamundur, pasi ēdo lloj arsimi pėrēon, dashur pa dashur, interesa tė caktuara. Nxėnėsve mund t'u mėsohen me tė vėrtetė parimete demokracisė nė frymėn e hulumtimeve tė hapura, tė cilat paraqesin nė vetvete interesa tė rėndė-sishme demokratike. Nė tė njėjtėn kohė, nxėnėsit nxiten tė ngrihen kundėr mendimit tradicional me argumente tė bazuara dhe punė kėrkimore tė kujdesshme. Debatet mund tė jenė tė gjalla. Megjithatė tekstet shkollore mbi demokracinė nuk duhet tė mos i pėrfillin ngjarjet apo faktet e pakėndshme a tė diskutueshme.
«Arsimi luan rol tė veēantė nė njė shoqėri tė lirė», — thotė Fini. «Ndėrsa sistemet arsimore tė regji-meve tė tjera janė vegla tė kėtyre regjimeve, nė njė vend demokratik, regjimi ėshtė shėrbėtor i popullit, i njė populli, aftėsia e tė cilit pėr ta krijuar, mbėshtetur dhe pėrsosur kėtė regjim varet nė shkallė tė madhe nga cilėsia dhe efektshmėria e strukturave arsimore nėpėr tė cilat ai kalon. Mund tė thuhet me tė drejtė se nė njė vend demokratik, arsimi e bėn vetė lirinė tė lulėzojė me kalimin e kohės.»

Konflikti, kompromisi dhe konsensusi

Qeniet njerėzore kanė dėshira tė shumta, ndonjėherė edhe kontradiktore. Njerėzit lakmojnė sigurinė, dhe megjithatė pėlqejnė edhe aventurėn. Ata aspirojnė pėr liri personale, dhe megjithatė kėrkojnė edhe barazi shoqėrore.
E tillė ėshtė edhe demokracia. Duhet vėnė nė dukje se shumė prej kėtyre tė kundėrtave, madje paradoksesh, janė tė pranishme nė ēdo shoqėri demokratike. Lari Dajėmėnd, bashkėbotues i «Revistės sė demokracisė» (Journal of Democracy) dhe bashkėpunėtor i Institutit «Huvėr», ėshtė i mendimit se midis konfliktit dhe marrėveshjes ekziston njė paradoks qendror. Demo-kracia nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė sėrė rregullash pėr zgjidhjen e konfliktit. Nė tė njėjtėn kohė, ky konflikt duhet tė zgjidhet brenda caqeve tė caktuara dhe tė sjellė kompromisin, konsensusin apo marrė-veshje tė tjera qė gjykohen nga tė gjitha palėt si tė ligjshme. Theksimi i tepėrt i njėrės anė tė barazimit mund tė rrezikonte gjithēka. Nė qoftė se grupet e vėshtrojnė demokracinė vetėm si njė forum ku ato kėrkojnė realizimin e kėrkesave tė tyre, shoqėria do tė shkatėrrohej nga brenda. Nė qoftė se qeveria ushtron mbi popullin presion tė tepėrt pėr arritjen e konsen-susit, duke e mbytur zėrin e tij, shoqėria do tė shkatė-rrohej nga lart.
Pėrfundimi ėshtė se zgjidhja pėr njė ēėshtje tė tillė nuk ėshtė e vetme apo e lehtė. Demokracia nuk funk-sionon vetvetiu, sapo tė pėrdoren parimet dhe proce-durat e duhura. Njė shoqėri demokratike ka nevojė pėr pėrkushtimin e qytetarėve, tė cilėt duhet ta kuptojnė pashmangshmėrinė e konfliktit dhe domosdoshmėrinė e tolerancės.
Ka rėndėsi tė kuptohet se shumė konflikte nė njė shoqėri demokratike nuk lindin nga njė kundėrvėnie e prerė midis dy pikėpamjeve, ku njėra ėshtė «e drejtė» dhe tjetra «e gabuar», por midis dy interpretimeve tė ndryshme tė tė drejtave demokratike dhe parėsive shoqėrore. Nė Shtetet e Bashkuara, krijohen shpesh debate tė tilla. A ėshtė e drejtė, pėr shembull, qė grupeve tė pakicave qė kanė vuajtur historikisht nga dallimi racial, t'u jepet njė pėrqindje e caktuar vendesh pune? A ka tė drejtė shteti tė shpronėsojė shtėpinė e dikujt pėr tė ndėrtuar nė vend tė saj njė rrugė shumė tė nevojshme? E drejta e kujt duhet tė mbizotėrojė kur shoqėria kėrkon tė ndalojė prerjen e druve, nė emėr tė ruajtjes sė bimėsisė, por nė kurriz tė humbjes sė vendeve tė punės dhe tė rrėnimit ekonomik tė disa bashkėsive tė vogla, pėr tė cilat industria e drurit ėshtė burimi i vetėm i tė ardhurave? A kemi tė bėjmė me cėnim tė tė drejtave tė qytetarėve apo me mbrojtje tė tė drejtave tė bashkėsisė, kur policia kontrollon pa dallim tė gjithė njerėzit, pėr tė penguar kontrabandėn e drogės?
Kėtyre pyetjeve nuk mund t'u pėrgjigjesh lehtė, ndėrkohė qė rregullat e pėrgjithshme tė demokracisė vetėm na udhėzojnė si t'i trajtojmė dhe analizojmė kėto probleme. Nė tė vėrtetė, zgjidhjet qė mund t'u jepen kėtyre problemeve mund tė ndryshojnė me kalimin e kohės. Kjo ėshtė arsyeja qė zhvillimi i kulturės demo-kratike ka rėndėsi shumė tė madhe. Individėt dhe grupet duhet tė paktėn tė tregojnė vullnetin e mirė pėr tė toleruar dallimet midis tyre, duke pranuar se argu-mentet e palės tjetėr janė me tė vėrtetė tė drejta. Palėt e ndryshme qė marrin pjesė nė njė debat, qoftė nė shkallė lagjeje apo parlamenti, mund tė takohen nė frymė kompromisi dhe tė kėrkojnė njė zgjidhje tė veēantė, tė ngritur mbi parimin e pėrgjithshėm tė sundimit tė shumicės dhe tė tė drejtave tė pakicės. Nė disa raste, do tė ishte e nevojshme qė ēėshtja tė hidhej nė votė zyrtarisht, por palėt mund tė arrijnė njė konsensus apo marrėveshje jozyrtatare nėpėrmjet deba-teve dhe kompromisit. Nė tė njėjtėn kohė, kėto prak-tika kanė edhe tė mirėn tjetėr se mbi bazėn e tyre, ngrihet besimi i nevojshėm pėr zgjidhjen e problemeve tė ardhshme.
«Krijimi i koalicioneve, — vė nė dukje Dajena Reviē, — ėshtė thelbi i veprimit demokratik. Ai i mėson grupet e interesuara tė hyjnė nė bisedime me tė tjerėt, tė bien nė kompromis dhe tė punojnė brenda kuadrit tė sistemit kushtetues. Gjatė punės pėr formimin e koalicionit, grupet me mosmarrėveshje midis tyre, mėsojnė si tė diskutojnė nė mėnyrė paqė-sore, si tė ndjekin qėllimet e tyre nė mėnyrė demokra-tike dhe sė fundi, si tė jetojnė nė njė botė tė larmishme.»
Demokracia nuk pėrbėn njė sėrė tė vėrtetash tė njohura e tė pandryshueshme. Ajo ėshtė njė meka-nizėm, nga i cili, njerėzit, sado nė mėnyrė jo tė pėrsosur, mund ta arrijnė tė vėrtetėn nėpėrmjet ballafa-qimit tė ideve, tė individėve e tė institucioneve, dhe kompromisit midis tyre. Demokracia ka karakter prag-matik. Idetė dhe zgjidhjet e problemeve nuk kontro-llohen sipas njė ideologjie tė ngurtė, por provohen nė botėn reale, ku ato shtrohen pėr diskutim dhe ndryshohen, pranohen ose hidhen poshtė.
Vetėqeverisja nuk tė mbron nga gabimet, as nuk i jep fund grindjeve etnike dhe as nuk garanton mbarėvajtjen e ekonomisė. Megjithatė, ajo merr parasysh debatet dhe shqyrtimet qė bėhen pėr gjetjen e gabimeve, i lejon grupet tė mblidhen dhe tė sheshojnė mosmarrėveshjet dhe krijon mundėsi pėr ripėrtėritje dhe investime, qė janė baza e zhvillimit ekonomik.

------------------------------------------------


Karta e tė drejtave dhe tė drejtat e njeriut

Nė verėn dhe vjeshtėn e vitit 1789, brenda njė muaji, u aprovuan dy dekkrata historike mbi tė drejtat e njeriut — Deklarata mbi tė Drejtat e Njeriut dhe tė Qytetarit mė 26 gusht nė Francė dhe Karta e tė Drejtave mė 25 shtator nė Ame-rikė. Tė dyja kėto dokumente u pėrpiluan mbi bazėn e doktrinės sė tė drejtave tė natyrshme dhe tė disa burimeve tė tjera filozofike tė Ilu-minizmit, nė njė kohė kur qėndrimet e Francės dhe tė Amerikės ishin tė pėrafėrta dhe tė paj-tueshme. Por shumė shpejt rragėt e tyre do tė ndaheshin.
Marrėdhėniet e hershme franko-amerikane ishin komplekse dhe jo fare pa kontradikta. Nė kohėn e Revolucionit Amerikan mė 1776, Franca ishte njėkohėsisht qendra e mendimit iluminist dhe vendi ku sundonte monarkia mė e fuqishme e Evropės, ajo e Burbonėve, me oborrin e tyre vezullues nė Versajė. Megjithatė Franca lidhi njė aleancė ushtarake me kolonitė rebele tė Amerikės, pėr tė mposhtur armikun e tyre tė pėrbashkėt, Britaninė e Madhe. Pėr kritikėt francezė tė Regjimit tė Vjetėr, Amerika pėrfaqėsonte, qoftė edhe nė mėnyrė tė papėr-sosur, idealin e tyre iluminist pėr liri nga ēensu-ra, pėr tė drejta tė natyrshme dhe pėr njė riorga-nizim tė pėrshtatshėm tė qeverisė.
Dhjetė vjet mė vonė, amerikanėt mbėshte-tėn nė mėnyrė tė flaktė fazėn e shpėrthimit tė Revolucionit Francez — mbledhjen e Estat Zheneralit, sulmin kundėr Bastijės dhe kriji-min e Asamblesė Kombėtare. Por mbėshtetja e amerikanėve mori fund me ekzekutimin e Lui-gjit XVI dhe me ardhjen nė fuqi tė Mbretėrisė sė Terrorit. Qeveria federaliste konservative nė Uashington u tmerrua nga pėrdorimi i dhunės. «Nė Francė janė mbjellė dhėmbė dragonjsh dhe prej tyre kanė mbirė pėrbindėsha», — vinte nė dukje presidenti i dytė i Shteteve tė Bash-kuara, Xhon Edėms.
Megjithatė, opozita politike qė po shfaqej nė Shtetet e Bashkuara, me nė krye Tomas Xhcfėrsonin, vazhdoi tė mbėshteste republika-nizmin francez. «Kėtu po shkruhet kapitulli i historisė sė ēlirimit tė Evropės», — shkraante Tomas Xhefėrsoni. Idealizimi i mėparshėm i Amerikės prej reformatorėve dhe revolucio-narėve francezė ishte shndėrruar nė vitet 1790, nė idealizimin e Francės prej republikanėve amerikanė.
Nė njė letėr drejtuar Xhefersonit, figura e rėndėsishme e iluminizmit francez, Zonja Hudėto shkruante: «Ndryshimi karakteristik midis revolucionit tuaj dhe revolucionit tonė ėshtė se, duke mos pasur asgjė pėr tė shkatė-rruar, ju nuk kishit asgjė pėr tė dėmtuar.» Revo-lucionet nė Francė dhe nė Amerikė mund tė kenė marrė drejtime krejtėsisht tė ndryshme, megjithatė, nė Kartėn e tė Drejtave dhe nė De-klaratėn e tė Drejtave tė Njeriut, Franca dhe Amerika mbrojtėn nė mėnyrė tė qėndrueshme tė drejtat e individit, tė cilat me kalimin e vite-ve, u pėrhapėn nga kushtetuta polake, qė u nėnshkrua mė 3 maj 1791, deri tc kushtetutat kombėtare qė po hartohen nė ditct tona.

------------------------------------------------

vazhdon


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.