Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kopracia fillon atje ku mbaron varferia
--- Honore de Balzac

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 129 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Sport :: Shqipėri - Ukrainė = 0 - 2
Postuar nga: Albo

Sport Ndeshja e djeshme na ka pozicionuar sėrish nė vendin e tretė me gjashtė pikė por me ndeshje mė shumė

Shuhen shpresat pėr kualifikim nė botėtorin gjerman

Greqia, Danimarka, Turqia e Gjeorgjia kanė pėr tė zhvilluar ndeshje kur ekipi ynė ėshtė pushim

Ened Janina

TIRANĖ- Kombėtarja jonė e futbollit humbet “trenin” e fundit pėr botėrorin “Gjermania 2006”. Humbja e djeshme me rezultatin 0-2 me Ukrainėn pothuajse i ka prerė tė gjitha shpresat e kuqezinjve pėr tė qenė pėr herė tė parė nė njė kampionat botėror. Fitorja e djeshme e ka pozicionuar Ukrainėn nė vendin e parė me 11 pikė ndėrsa ne kemi mbetur nė tė njėjtin pozicion, atė tė tretė me gjashtė pikė. Greqia ka fituar mbrėmė me Danimarkėn duke arritur kuotėn e pesė pikėve dhe me njė ndeshje mė pak se sa Kombėtarja jonė. Tashmė ne nuk na mbetet asgjė tjetėr pėrveēse tė shpresojmė se nė kėtė grup do tė ndodhin ēudira pėr tė vazhduar ėndrrėn tonė kuqezi.
Para kėsaj ndeshjeje, gjithkush mund tė thoshte se kishim shpresa pėr kualifikim, por vetėm nėse merrnim njė rezultat tė mirė me Ukrainėn. Dje nė orėn 22.30 shpresat e njerėzve janė shuar dhe dy golat e ukrainasve duket sikur i kanė vėnė drynin kualifikimit tė Shqipėrisė pėr nė Botėrorin Gjermania 2006. Tashmė ish- sovjetikėt kanė arritur nė kuotėn e 11 pikėve me pesė ndeshje tė kryera dhe kryesojnė grupin bindshėm. Ata kanė shpresa tė mėdha pėr kualifikim. Pas tyre vjen Turqia qė ka po aq pikė sa ne, gjashtė, por qė ka njė ndeshje mė pak. Dje Turqia ishte pushim dhe nuk ishte nė kalendari e ndeshjeve zyrtare. Ajo e kishte shfrytėzuar kėtė datė pėr tė zhvilluar njė ndeshje miqėsore me pėrfaqėsuesen e Tunizisė por kjo ndeshje ėshtė shtyrė. Kėshtu ne nuk patėm mundėsinė qė tė shikonim rivalėt tanė nė grup se nė ēfarė forme janė. Ndėrkohė ndeshja tjetėr e grupit tonė, ajo ndėrmjet Greqisė dhe Danimarkės, ka pėrfunduar me fitoren e ekipit vendas. Grekėt kanė zhvilluar njė lojė tė mirė dhe kanė arritur qė ta mbyllin ndeshjen qė nė pjesėn e parė tė lojės. Zagoraqis ka shėnuar golin e parė pėr vendasit nė minutėn e 25- tė tė pjesės sė parė duke i dhėnė atyre njė shtysė tė madhe. Vetėm gjashtė minuta mė pas, gjyqtari italian Pierluixhi Kolina akordon njė penallti nė zonėn e danezėve dhe Angelo Basinas nuk gabon nga pika e bardhė. Nė minutėn e 31-tė tė pjesė sė parė, Greqia kryeson 2-0. Fundi i pjesės sė parė flet mė shumė pėr ekipin mik dhe danezėt arrijnė qė tė shkurtojnė rezultatin me anė tė Denis Romendahl. Sulmuesi i krahut tė djathtė mposht portierin Nikipolidis nė minutėn 45-tė tė pjesės sė parė. Danimarka hyn nė pushimin e ndeshjes me shpresėn se nė pjesėn e dytė mund tė bėjė pėrmbysjen e madhe. Pjesa e dytė e lojės ėshtė dominuar nga ekipi grek por rezultati nuk ka ndryshuar. Greqia ėshtė ngritur nga dy pikė nė pesė ndėrsa Danimarka ka mbetur nė vend numėro me pesė pikė. Tė dyja kėto ekipe janė poshtė nesh nė klasifikimin provizor por ato kanė nga njė ndeshje me pak dhe gjithēka mund tė ndryshojė. Edhe Turqia qė ka po aq pikė sa ne, gjashtė, ka njė ndeshje mė pak dhe mund tė na kalojė nė klasifikim. Mundėsia pėr tė na kaluar nė klasifikim ėshtė edhe e Gjeorgjisė qė ka vetėm katėr pikė por dy ndeshje mė pak se ne. Kėshtu pas ndeshjeve tė ardhshme nė grup ekipi ynė mund tė gjendet vetėm mbi Kazakistanin nė klasifikim. Sėrish trajneri Brigel mendon se shanset pėr kualifikim ekzistojnė ende por asnjė nga tifozėt nuk mund ta ndjekė kėtė teori.


GRUPI II

L F B H P
Ukrainė 5 3 2 0 11
Turqi 4 1 3 0 6
Shqipėri 5 2 0 3 6
Greqi 4 1 2 1 5
Danimarkė 4 1 2 0 5
Gjeorgji 3 1 1 1 4
Kazakistan 3 0 0 3 0



Trajneri i kombėtares shqiptare deklaron se nuk ka mbaruar akoma lufta pėr t'u kualifikuar nė botėror

Brigel: Humbja mė e hidhur me Shqipėrinė


Eduard Ilnica

"Kjo ka qenė humbja mė e hidhur qė kur kam marrė nė dorė tė drejtoj kombėtaren shqiptare". Kėshtu e ka nisur koferencėn pėr shtyp Hans Peter Brigel. Nė fakt trajneri ynė ėshtė parė shumė i mėrzitur, ndoshta si asnjėherė tjetėr. "Nė pjesėn e parė dominuam tė gjithė lojėn, madje patėm dy raste tė pastra shėnimi, por nuk i shfrytėzuam dot. Ata njėherė zbritėn dhe ndėshkuan me goditje standarte. Nė pjesėn e dytė, duke parė se si Ukraina luajti nė pjesėn e parė mendova se do ta pėrmbysnim rezultatin, por ata pėrsėri bėnė tė njėjtėn gjė. Mbrojtja tė dy herėt nuk ishte e reshtuar mirė dhe e papėrgatitur. Ne nuk shfrytėzuam lojėt nga krahėt, duke u dendur nė qendėr, aty ku ukrainasit nuk ēaheshin dot. Nuk mund tė themi se fati na ndėshkoi, por tersi. Ju e patė vetė qė nė dy-tre raste topi nuk hyri nė portė," - ka deklaruar Brigeli nė lidhje me lojėn e skuadrės nė pėrgjithėsi. Ndėrsa pėr shanset qė i mbeten Shqipėrisė pėr t'u kualifikuar, ai pohon: "Nuk ka mbaruar gjithēka, edhe pse humbėm. Kuptohet, fitorja do tė na lejonte ndonjė hap tė gabuar mė vonė. Tani nuk duhet tė gabojmė mė, qė do tė thotė qė do tė shkojmė nė Turqi dhe Greqi pėr tė fituar. Le tė bėjmė njė surprizė, pasi nuk ėshtė se kundėrshtarėt tanė janė treguar shumė superiorė. Ashtu siē kanė fituar ata kėtu, mund tė fitojmė ne atje. Janė edhe shtatė ndeshje nė lojė, prandaj e pėrsėris, mbetet gjithēka e hapur. Eshtė grupi mė i vėshtirė ky i yni. Surprizat do tė ketė deri nė fund." Pėr sa i pėrket lojtarėve tė rinj, qė u aktivizuan, Brigeli thotė: "Dallku dhe Osmani e justifikuan plotėsisht besimin tim dhe ju e parė vetė se sa me grintė luajtėn ata. Dallku pėr 75 minuta luajti shkėlqyeshėm, por mė pas, ku ndikoi edhe mungesa e pėrvojės nė arenėn ndėrkombėtare, ai u lodh disi, duke dhėnė topa tė gabuar. Megjithatė, nė pėrgjithėsi bėri njė lojė tė mirė. Edhe Osmani e bėri shumė detyrėn, duke zėvendėsuar bindshėm Ēipin e dėmtuar."



Bllohin: Fitoi loja e grupit, jo individėt

Eduard ILNICA

Trajneri i kombėtares ukrainase, Oleg Bllohin, ėshtė shprehur se skuadra e tij fitoi nė saj tė grupit dhe jo tė individėve. "Mendoj se sot (dje), ashtu si nė shumė ndeshje tė tjera, fitoi skuadra dhe jo individėt, edhe pse kemi disa tė shkėlqyer," - deklaroi Bllohin, i cili nuk e mohoi faktin qė ka qenė edhe me fat. "E pranoj qė kemi qenė edhe me fat, por suksesi ynė i deritanishėm nuk ėshtė varur vetėm nga fati. Kemi patur dy titullarė tė dėmtuar, qė kanė rrezikuar tė prishin karrierėn e tyre. Shevēenko dhe Voronin sakrifikuan mjaft dhe ju i patė vetė ata qė nuk ishin nė formėn e duhur. Punėn e tyre e ka mbuluar mbrojtja, e cila nuk ka bėrė gabime," - shton Bllohin, i cili nuk harroi tė pėrmendte faktin qė kampionati ukrainas ka qenė pushim dhe jo kjo ka ndikuar shumė te disa futbollistė. "Nė 25 minutat e para mund tė ishim ndėshkuar, pasi pothuaj nuk ishim fare tė pėrqendruar, por pas golit tė parė skuadra e mori veten disi. Pra, pjesa e parė ka qenė jo, shumė e mirė pėr ne. Nuk e kisha menduar qė do ta fitonim lojėn me dy gjuajtje standarte, por ja qė futbolli i njeh tė gjitha. Luajtėm tė tėrhequr, pėr tė shfrytėzuar kundėrsulmin. Nė pjesėn e dytė, nga mesi i saj, skuadra u lodh disi, por nga fundi e mori veten disi dhe ia dolėm mbanė," - shprehet trajneri ukrainas pėr lojėn nė pėrgjithėsi. Ndėrsa pėr ekipin shqiptar, ai thotė: "Shqipėria ėshtė njė ekip nė rritje. Kushdo qė do tė vijė kėtu do ta ketė tė vėshtirė. E kisha menduar qė mė parė se do tė ishte e vėshtirė dhe ashtu ndodhi." Pėr sa i pėrket kualifikimit, Bllohin pėrfundon: "Nuk mendoj se e kemi siguruar kualifikimin. Eshtė akoma njė rrugė e gjatė, pasi janė edhe shumė ndeshje, sidomos nė fund ku duan tė gjithė pikė."



Armen Dallku, njė debutim pėr t’u mbajtur mend gjatė


Shekulli

Pėr Armend Dallkun ishte ndeshja e tij e parė me ekipin Kombėtar por mbrojtėsi i Elbasanit bėri qė as tifozėt dhe as kundėrshtarėt tė mos e merrnin vesh kėtė gjė. Mbrėmjen e djeshme ai ka zhvilluar njė lojė shumė tė mirė duke treguar se ka arritur qė tė sintonizohet shumė mirė me pjesėn tjetėr tė ekipit kombėtar. Mbrojtėsi 22- vjeēar i Elbasanit ka mbuluar shumė mirė krahun e tij duke mos i lėnė mundėsi kundėrshtarėve tė sulmojnė. Gjatė 90 minutave ai ka treguar njė siguri tė madhe duke zhvilluar kombinime shumė tė mira edhe me patriotin e tij, mesfushorin e Arminia Biefield nė Gjermani, Klodian Duro. Dyshja elbasanase e krahut tė majtė ka arritur nė shumė raste qė tė mbulojė tepėr mirė futbollistin mė tė mirė tė botės pėr kėtė vit, Andri Shevēenkon. Gjatė 90 minutave tė lojės nė fushėn e stadiumit “Qemal Stafa”, Armend Dallku ka bėrė edhe disa dalje tė mira nė krahun e tij duke u vendosur nė rolin e njė mesfushori tė mirė. Njė lojė tė pėlqyeshme si debutues ka bėrė edhe elbasanasi tjetėr Tefik Osmani, i cili ka hyrė nė vend tė tė dėmtuarit Geri Ēipi. Tė tre kėta lojtarė qė vijnė nga kampionati ynė kanė arritur tė bėjnė njė lojė shumė tė mirė nė mbrojtje duke neutralizuar tė rrezikshmit Shevēenko e Voronin.

PORTA
Legjendari Foto Strakosha ka bėrė njė pushim tė merituar gjatė 90 minutave tė djeshme nė “Qemal Stafa”. Kjo jo pėr fajin e tij por ukrainasi mė i njohur nė botė, Topi i Artė 2004, Andri Shevēenko, nuk ka arritur asnjė herė tė vėrė nė vėshtirėsi Strakoshėn. Golat nuk ishin faji i tij

MBROJTJA
Treshja e sigurisė Aliaj- Ēipi- Dallku pritej qė tė ishte pika e dobėt e Kombėtares sonė por kjo gjė nuk ka ndodhur asnjė herė. Ata kanė arritur qė tė luajnė shumė mirė me njėri- tjetrin duke neutralizuar tė gjitha rreziqet qė mund tė vinin nga ekipi kundėrshtar. Kjo treshe jep garanci

MESFUSHA
Reparti ynė i artė kėtė herė ka funksionuar pėrgjysmė. Nė fazėn mbrojtėse ky sektor ka qenė nė formė tė mirė, edhe pse nuk ėshtė vėnė shumė nė provė nga miqtė. Ndėrsa faza sulmuese ka lėnė pėr tė dėshiruar. Ata kanė dhėnė topa tė lartė pėr Taren dhe depėrtime personale pa rezultat

SULMI
Tare- Bushi, Bogdani- Myrtaj. Brigel i provoi tė gjitha por rezultati ėshtė Shqipėri 0- 2 Ukrainė. Dyshja e parė lidhej disi por asnjėherė nuk rrezikoi portėn. Dy gjuajtje tė Bushit nuk mjaftojnė qė sulmi tė jetė mirė. Dyshja e dytė tregoi formė tė dobėt dhe nuk arriti qė tė ambientohej, edhe pse ishin mė tė freskėt




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.